trojani
Veteran ne forum
Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900
|
Teme e bukur kjo.
Ja pra edhe njehere po bindem se historia eshte nje seri te vertetash te modifikuara. Te modifikuara ne menyre te tille, qe ne te gjitheve te na pelqeje historia, dhe te biem dakort se si duhet bere modifikimi.
Se si qysh dhe tek as une sikur edhe ju nuk e kam idene e prejardhjes se flamurit.
Por persa i perket ngritjes se flamurit ne Vlore, kam pershtypjen se nuk eshte thene asnjehere e verteta. Se pse nuk e di.
Versionet jane nga me te ndryshmet. Spekullimet akoma me te medha.
Citim: Po citoj ato që tha Isra
ndersa une e di qe flamuri u be me dy koka shqipponje pas shpalljes se pavaresise ne 1912 ne Vlore.
Pasi skenderbeu e kishte shpallur po ne kete dite ne 1444 (ne mos gabohem)atehere ndodhi dhe nentori i dyte ndaj flamuri u be me 2 koka shqiponje ne 1912.
Ndersa fusha e kuqe, gjaku i derdhur.
Ky ishte versioni qe na shpjegonin ne tetevjecare
Ne kujtimet e tij Eqrem bej Vlora (nipi i Ismail Qemal Vlores) shkruan:
Cituar nga "Kujtime 1885-1925"
"E pra me 28 nentor kryeobjekti i dites, flamuri si simbol i pavaresise, me ate pakujdesine tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Per me tetper shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrrkush me perpara as e kishte pare, as kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar. Atehere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thote se ne dhomen e gjumit te Eqrem beut varet nje flamur shqiptar, i futur ne nje kornize te bukur. Dhe pyeti se a mund te merrej pa qene aty i zoti. Ismail beu i dha leje dhe keshtu flamuri, qe dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht ne Paris, shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail beut, i cili ia dorzoi Murat bej Toptanit me porosine ta varte jashte, nderkohe qe vete qendronte prane, ne dritare.
( E zgjata ca historine e ngritjes se flamurit sepse ne vitet e fundit kane qarkulluar variante krejt te paverteta dhe une deshiroj qe ngjarja e sakte te pershkruhet e te mbetet njehere e pergjithmone. )
Mijera njerez u mbodhen ne sheshin para shtepise dhe ne kopesht, duke brohoritur "rrofte, rrofte!" edhe pse shume prej tyre nuk kuptonin edhe aq se c'po behej
Me vone, kur une ne ditet festive te shpalljes se pavaresise si shtet i lire dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar ne ballin e shtepise sone , disa kosovare te mire me thane: "Shume mire bete ju te diturit qe ngritet flamurin e babe Kralit (pra te perandorit Franc Jozef) se tani nuk kane me se c'na beje as serbi i poshter, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kane pare shqiponjen e zeze, m'u pergjigjen krenarisht; "tek ushtaret e babe Kralit" ne Pazarin e Ri.
Por natyrisht, pati edhe te tille si nje fare Haxhi Muhamet efendiu, nje klerik i rendesishem e fanatik ne Vlore dhe ithtar i forte i tim eti, i cili shprehej me zemerim se Ismail beu kishte zgjedhur nje "korb" si simbol te Shqiperise se lire. "Ah ta kishte bere Shqiperine, Syrja beu ( i vellai i Ismai beut) , ankohej ai, - tani do te kishim ne flamur suret e bukura te kuranit. Po c'mund te presesh tjeter nga Ismail beu, qe e ka kaluar te gjithe jeten e tij ne vendin e frengve!" Kur ia rrefeva historine Ismail beut, ai qeshi me te madhe, por edhe me kercenoi me gisht se do t'i tregonte hoxhes qe flamurin nuk e kishte gjetur ai, por une! ... .
E pra sic e shikoni, vetem rastesia dhe fati i mire ka dashur qe flamuri i Kastriotajve te ngrihej ne Vlore. Pra ne shqiptaret mos ti qahemi gjithmone fatit.
Pershendetje trojani.
__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|