Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia
Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

si nderhyn virusi HIV ne sistemin imunitar

istituti pastur ne paris ka rritur te zbuloje menyren se si ulet pergjigja imunitare tek nje person i infektuar nga AIDS-i dhe kane arritur ne rezultatin qe vjen si pasoje e modifikimit te nderveprimeve qe duhet te kryeje linfociti T me qelizat qe te filloje pergjigja imunitare...pergjegjes per kete ishte proteina virale Nef!
rezultatet e publikuara ne numrin e fundit te revistes "Immunity"...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Qershor 2006 00:25
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

ilac per cirrozen hepatike

Cod. A25092007

shkencetare bretanike kane gjetur nje ilac qe mund te perdoret si alternative te trapiantit ne pacientet me cirroze hepatike...ilaci bazohet mbi molekulen sulfasalazine. pritet te fillojne testet klinike se shpejti ne Angli!

(ANSA)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 28/11/2007 ora 00:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2006 23:54
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

deshifrohet gjenoma e trikomonas vaginalis

deshifrohet gjenoma e Trikomonas Vaginalis,nje protozo qe godet rreth 170 milion persona ne bote dhe eshte asintomatik.trasmetohet ne menyre seksuale (raporte seksuale te pambrojtura) dhe eshte nje nder shkaktaret kryesore te semundjeve seksuale.po ashtu lehteson edhe infektimin nga HIV.

11/01/2007
(ANSA)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2007 22:51
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

kortikosteroidet nuk japin permirsime ne semundjen e kawasakit

Cod. B01052007

pacientet me semundjen e Kawasakit nuk paraqesin permiresime nese ne terapine e tyre standart shtohen kortikosteroidet ne rruge endovenoze. eshte ky rezultati i nje studimi te kryer dhe publikuar ne revisten New England Journal of Medicine (NEJM 356: 663-675) me mbi 200 femije te cileve u eshte dhene metilprednizolon ne rruge endovenoze bashke me terapine standart te perbere nga imunoglobulinat dhe aspirina . ky rezultat nenvizon edhe nje here ndryshimet mes semundjes se kawasakit dhe vaskuliteve te tjera kronike (vaskulitet jane semundje te faqeve te eneve te gjakut qe vijne si pasoje e nje aktivizimi anormal te sistemit imunitar) per te cilat kortisteroidet jane baza e terapise.

nje permbledhje te artikullit mund ta gjeni
ketu

per me teper per semundjen e kawasakit mund te shihni postimet:
-semundja e kawasakit (Cod. A 30122006)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2007 18:19
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Shencėtarėt njoftojnė rėnie tė rasteve tė reja tė kancerit tė gjirit

Cod. A06072007

Burimi: Shqiperia.com
Data e Publikimit: 20/04/2007
Autori: L.K

Shkencëtarët thonë se numri i rasteve të kancerit të gjirit në Shtetet e Bashkuara ra ndjeshëm në vitin 2003. Kjo rënie pason një zbulim që i lidh terapitë për zëvendësimin e hormoneve me shtimin e numrit të kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera të kancerit tek gratë.

Në një raport të posaçëm të botuar këtë javë në Revistën Mjekësore New England Journal, një ekip studjuesish arritën në përfundimin se numri i rasteve të reja të kancerit të gjirit ra thuajse 7 për qind në vitin 2003 krahasuar me vitin 2002, dhe qëndroi në këto nivele më të ulëta gjatë 2004-s.

Kjo rënie nënkupton se në vitin 2003 dhe 2004 u diagnostikuan 44 mijë raste më pak me kancer në gji. Para këtij studimi, Shoqata Amerikane e Kancerit pat njoftuar se çdo vit diagnostikoheshin rreth 300 mijë raste të reja me kancer në gji.

Rënia në rastet e reja të kancerit u zbulua nga një studim i gjerë i njohur si Nisma për Shëndetin e Gruas. Studimi kishte në shenjestër 16 mijë pjesëmarrëse dhe shqyrtonte nëse terapitë për zëvendësimin e hormoneve parandalojnë sëmundjet e zemrës tek gratë në periudhën pas menopauzës. Studimi mbi terapinë për zëvendësimin e hormoneve u ndalua në vitin 2002 kur u arrit në përfundimin se këto ilaçe rrisnin prirjet për kancer në vezore. Miliona gra ndalën marrjen e ilaçeve.

Peter Ravdin është onkologjist në Qendrës Mjekësore Anderson në Hjuston të Teksasit dhe autor i studimit të botuar në Revistën Mjekësore New England Journal, ku nënvizohet rënia e ndjeshme në rastet e reja të kancerit të gjirit. Në retrospektivë, thotë ai, ky zbulim nuk është aspak i papritur. Rezultatet e Nismës për Shëndetin e Gruas të vitit 2002 tregojnë se gratë pas periudhës së menopauzës, të cilat kishin marrë për 5 vjet apo më shumë terapinë për zëvendësimin e hormoneve, ishin më të rrezikuara nga kanceri. Zoti Ravdin thotë se edhe ky përfundim nuk ishte i papritur:

"Një nga dilemat që më çudisin më shumë në punën që bëj është ndikimi i një produkti të natyrshëm. Si mundet që një kimikat që gjendet normalisht në trupin e gruas, t’i bëjë asaj dëm? A nuk është normale që gruaja të ketë hormonin estrogjen në trupin e saj? Është, por ndoshta jo për një grua mbi moshën 60 vjeç," thotë specialisti.

Ndërkaq, në një artikull të botuar në revistën mjekësore britanike The Lancet, shkencëtarët e angazhuar në një studim që ndiqte reagimin e 1 milion grave në periudhën pas menopauzës për 15 vjet radhazi, njofton për rreth 1 mijë vdekje që mendohet se janë rezultat i terapisë për zëvendësimin e hormoneve.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2007 00:47
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Imunologjia, gati pėr transplante

Cod. A16072007

Burimi: Gazeta Shekulli online
Data e Publikimit: 20/05/2007
Autori: Prof. Dr. Genc Sulçebe (Shefi i Shërbimit të Imunologjisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë)

Rreth 30 000 transplante organesh realizohen çdo vit në SHBA dhe përafërsisht po aq transplante të palcës kockore ose të qelizave bazë të gjakut. Duke krahasuar të dy popullatat, nevojat në vendin tonë do të ishin të paktën për 100 deri 200 nga secili lloj transplanti në vit. Sot, transplantet e organeve dhe indeve nuk janë më prej kohësh procedura eksperimentale, por janë afirmuar si akte mjekësore jetë-shpëtuese për shumë sëmundje me ecuri fatale.

Realizimi i tyre përbën një hap cilësor në mjekësinë e një vendi dhe shënon kalimin nga stadi i mjekimit thjesht medikamentoz ose riparues, në atë zëvendësues të një organi apo indi dhe kjo padyshim do të jetë edhe mjekësia e së ardhmes. Por, organet e njeriut nuk janë si pjesët e këmbimit të makinave. Njerëzit janë gjenetikisht të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe pengesat e pajtueshmërisë indore midis individëve kushtëzojne flakjen e organit apo indit të transplantuar, sikur ky të ishte trup i huaj.

Pikërisht, këtu ndërhyn shkenca e Imunologjisë, e cila përcakton shkallën e pajtueshmërisë midis dhuruesit dhe marrësit të organit apo indit të transplantuar. Roli i imunologut nuk kufizohet këtu. Rëndësi të veçantë ka pas transplantit, monitorimi i sistemit imunitar të marrësit në mënyrë që të parandalohet flakja e organit të transplantuar. Në rastin e transplantit të qelizave bazë të gjakut, si dhe të palcës kockore, laboratori imunologjik merret dhe me përpunimin dhe matjen e këtyre qelizave dhe indeve, pra, ndërhyn dhe në aspektin terapeutik. Për këto arsye, zhvillimi dhe mbështetja e shërbimit të
Imunologjisë është një hallkë kyçe për realizimin e çdo lloj transplanti. Para rreth 2 vite e gjysëm, Ministria e Shëndetësisë hartoi një plan veprimi për realizimin e transplantit të veshkave në vendin tonë.

Në këtë kuadër u mbështet dhe shërbimi i Imunologjisë i QSUT “Nënë Tereza” dhe me një fond modest prej rreth 10 milionë lekë u bë e mundur marrja e pajisjeve dhe reagentëve të nevojshëm, për tipizimin e pajtueshmërisë midis dhuruesit dhe marrësit. Prej 15 muajsh kanë filluar të realizohen në shërbimin e Imunologjisë së QSUT “Nënë Tereza” analizat e tipizimit indor dhe të pajtueshmërisë midis dhuruesit dhe marrësit, të cilat kanë hapur tashmë rrugën për kryerjen e transplanteve edhe në vendin tonë. Deri tani janë tipizuar rreth 100 çifte dhurues/marrës, për qëllim transplantimi veshkash apo të palcës kockore dhe duke u bazuar në këto analiza, një pjesë e tyre kanë realizuar me sukses transplantin e veshkës jashtë shtetit. Rëndësi të veçantë përbën fakti se, tipizimi dhe pajtueshmëria indore përcaktohen në laboratorin tonë imunologjik, me metodat më bashkëkohore të Biologjisë Molekulare dhe asaj Qelizore.

Realizimi i transplanteve është dhe fundi i veprimit mjekësor, si thjesht bashkëveprimi një mjek-një pacient. Kryerja e tyre kërkon detyrimisht veprimin e përbashkët dhe të koordinuar të një ekipi të gjerë mjekësor të përbërë nga internistë, kirurgë, imunologë, reanimatorë e të tjerë, të cilët veprojnë në harmoni dhe me frymë ekipi. Suksesi i transplanteve kërkon gjithashtu, që gjithë këto hallka të të njëjtit zinxhir të jenë në të njëjtin nivel cilësor, pra kontribuon direkt në ngritjen cilësore në tërësi të shërbimit mjekësor të një vendi.

Deri tani, në vendin tonë, rëndësi prioritare në shërbimin mjekësor terciar i është dhënë trajtimit të disa sëmundjeve që kanë sëmundshmëri më të lartë, si sëmundjet kardiake, të sistemit nervor etj., apo trajtimit më dializë të të sëmurëve renalë kronikë. Mund të përmendet fakti se, fondi për solucionet e dializës renale është shumë më i larte sesa shpenzohet për të gjithë laboratorët diagnostikë të QSUT “Nënë Tereza”. Këto sëmundje kanë padyshim rëndësinë e tyre për masën e popullatës që prekin, por duhet pranuar se është nënvlerësuar aftësia e mjekëve shqiptarë për të përballuar sfidat e mjekësisë moderne, siç janë transplantet. Ky koncept, deri-diku nihilist, ka penguar mbështetjen e duhur për zhvillimin e bioteknologjive të nevojshme në këtë fushë.

Sidoqoftë duhet të theksojmë se kohët e fundit, ka një ndryshim të mentalitetit në drejtim të një interesimi më të madh për realizimin e transplanteve. Gjithashtu, po arrihet të kuptohet së fundi, se zhvillimi i bioteknologjive laboratorike është i domosdoshëm në rrugën drejt tyre. Përfshirja e transplanteve të veshkave në kuadrin e programit “INTERREG”, përbën një kthesë të rëndësishme në këtë drejtim. Mbështetja në teknologji dhe trajnimi në kuadër të këtij programi, do të bëjë të mundur që edhe shërbimi i Imunologjisë, ashtu si dhe hallkat e tjera të nevojshme për realizimin e transplanteve të veshkave, të jenë në të njëjtin nivel me standardet europiane.

Por, mendoj se, në asnjë mënyrë nuk duhet të mjaftohemi më kaq. Hapi tjetër është kryerja e transplanteve të palcës kockore dhe i qelizave bazë të gjakut. Shërbimi i Imunologjisë i yni, ka tani aftësitë dhe eksperiencën e nevojshme për të mbështetur këtë program. Përveç përcaktimit të nivelit të pajtueshmërisë indore dhe ekzaminimeve të tjera imunologjike, shërbimi i Imunologjisë ofron dhe përpunimin e palcës kockore dhe të qelizave bazë të gjakut, si dhe hartimin e një Regjistri Kombëtar dhuruesish të këtyre indeve. Mendoj se mbështetja prioritare e shërbimit të Imunologjisë, por dhe e të gjithë laboratorëve të tjerë diagnostikë apo kërkimorë, përbën tashmë një domosdoshmëri, nga e cila kalon rruga drejt mjekësisë të së ardhmes.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2007 01:03
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

episodet e para te bronkiolitit tek te miturit: steroidet nuk permirsojne gjendjen

Cod. B26072007

te miturit qe paraqesin episode te para te bronkiolitit nuk kane dobi nga deksametazoni.eshte ky rezulteti i nje studimi te publikuar ne New England Journal of Medicine.

ne nje studim te bere ne shume qendra,600 femije te moshes nga 2 deri ne 12 muaj qe jane paraqitur ne ndihmen e shpejte,jane zgjedhur ne menyre te rastesishme te merrnin ose deksametazon ne nje doze te vetme orale ose placebo (definicioni me i thjeshte i kesaj fjale eshte nje ilac qe nuk ka efekte).te gjithe rastet e bronkiolitit ishin te shkalles se mesme ose te rende.

studimi tregoi qe nuk kishte ndonje diference ndermjet grupeve per nga permirsimi i funksionalitetit te mushkerive pas 4 ore vezhgimi,shtrimi ne spital (perfshi edhe nevojen e vizitave te mevonshme) ose gjate qendrimit ne spital.

shkruajtesit e Journal Watch mendojne se rezultatet e studimit jane te qarte: "ne episodet e para te wheezing (me ndihmoni ne kete pike sepse nuk e di termin e kesaj fjale ne shqip ...eshte nje zhurme si fishkellime...ne italisht do ta gjeni me termin "ronchi" ose ne forme me informale "fischi") jo steroideve" shkruan J.Stephen Bohan ne Emergency Medicine; ndersa ne Pediatrics and Adolescent Medicine, Howard Bauchner komenton, "nuk besoj se steroidet kane rol ne trajtimin e bronkiolitit."

per te interesuarit mund te gjeni abstraktin e artikullit ketu

gjithashtu shikoni edhe:
-A Controlled Clinical Trial of Steroids for Bronchiolitis (Cod. C 26072007)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2007 15:20
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Rezultate primati boteror per Qendren Universitare Spitalore te Anvers,Belgjike,ne lidhje me trajtimin kirurgjikal te apnese obstruktive*.
Gjate nderhyrjes kirurgjikale vendoset nje implantat dy-pjesesh ne gjuhe i cili ndalon renien e gjuhes duke bllokuar zgavren e fytit.

*Apneja obstruktive eshte nje semundje tek e cila zgavra e fytit bllokohet pjeserisht ose plotesisht ne gjume.Kjo shkakton mungesa oksigjeni dhe gjume te fragmentuar.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2007 22:27
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Qelizate gjakut kurojne demet e infarktit

Sipas studimeve te bere ne Institun e Ematologjise e Trapiantit ne Muhouse ne Alsazia ,fale tranpiantimit te qelizave staminale te gjakut do te jete e mundur te riparohen demet e shkaktuara nga infarti.Teknika konsiston ne marrjen nga gjaku i pacientit, pas infarktit disa qeliza staminale te gjakut qe pasi trajtohen ne laborator mund te injektohen direkt ne zemer, ne zonen miokardiociteve te vdekura.

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2007 12:59
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Trastuzumab-nje shprese per kurimin e tumoreve te gjoksit

Cod. B29092007

Ne Barcelone kohet e fundit eshte prezantuar Trastuzumab, i cili me te vertete mund te lejoje nje trajtim kirurgjikal me konservativ dhe cka me e rendesishme te permiresoje mbijetesen tek grate qe paraqesin karcinoma mamario me infiamacion (tumori HER2 pozitiv).
Trastuzumab eshte nje antikorp monoklonal i cili i injektur gjate kemioterapise pre-operatore favorizon sherim te plote te tumorit me nje numer gati trefish po te krahasosh kuren me vetem kemioterapi.
Tumori HER2 pozitiv perfaqeson rreth 30% te te gjitha rasteve te karcinomave te gjoksit dhe kerkon nje vemendje sepse eshte e karakterizuar nga nje rritje e shpejt por edhe probabiletet te larte per perseritshmeri;tumori perhapet me shpejtesi aq sa shpesh kerkon nje trajtim me mastektomi totale dhe ka nje prognoze me te keqe ne krahasim me te tjera lloje neoplasish te gjoksit.

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Modifikuar nga NS-6 datė 29/09/2007 ora 14:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2007 13:09
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.