Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Kush ėshtė Ismail Kadare ?
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kush ėshtė Ismail Kadare ?

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ndërsa për sa i përket romaneve është e vështirë të zgjedhësh më të mirët ne krejt krijimtarinë e Kadaresë.
"Përbindëshi", "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Koncert në Fund të Dimrit" janë vetëm majat e alpeve të krijimtarisë së Kadaresë në prozë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Janar 2003 18:27
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Ismail Kadare

I. Kadare (1936), me poezinë (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozën e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohës dhe përtëriti letërsinë shqiptare me forma dhe motive që e integrojnë atë në rrjedhat moderne të letërsisë botërore.
Vepra e Kadaresë paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar t’i gërryhen themelet regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proçeseve.
Për këto vlera, vepra e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja është vlerësuar nga kritika e huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Kadareja është sot përfaqësuesi më eminent në botë i kulturës shqiptare.
Shkrim i huazuar!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2004 14:26
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Ismail Kadarijea ka qen nje pusht klysh i Enverit harrut me e than ket
hajt TUNG,,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2004 06:55
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dreqja shkordrane.
Nje sekonde.
Nese vazhdon te ofendosh keshtu pa dhene asnje mendim te sjellshem mbi kedo personazh publik apo anetar te forumit do te marresh ban.

Pershendetje

P.s. Ky mesazh dhe ai me lart do fshihen pas pak ditesh.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2004 14:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Dreqja shkordrane.
Nje sekonde.
Nese vazhdon te ofendosh keshtu pa dhene asnje mendim te sjellshem mbi kedo personazh publik apo anetar te forumit do te marresh ban.

Pershendetje

P.s. Ky mesazh dhe ai me lart do fshihen pas pak ditesh.





ohhhhhhh DIO edhe ktu ka Ban se dita

sorry se isha pak pishem mram kur e lash ket koment,,,,, kur jam pishem me dalin te vertetat,,,,,,,,,,, sorry per tifozat e Kadares ne fact pse e urrej une ket e spjegon ma bukur Sarandabukur se une skam nerva edhe vjerrshat e tija i kam harru.

Fajtor te pershendes me nje kange Greke.

Tung everyone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2004 18:02
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Lightbulb

nuk e di se me cfar baze kritikon Kadaren ne kete menyre, mirpo me sa di une per te dhene nje kritik poziotive ose negative duhet te te kesh edhe fakte.
Prandaj per ne qe nuk e njofim ismil kadaren si Agjent te sig.shtet. ose siq thot djalli nga shkodra "klysh i enverit" beni mire qe te na jepni disa fakte, e mos te behemi si politikanet tane pasiv qe vetem kritikojne por nuk japin ndonje arsye per kritikat.
me respekt

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2004 13:01
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

KE SHUME TE DREJT

I NDERUARI UNFORGIVABLE

TE JAP SHUME TE DREJT KUR DISA PERSONA NUK JAPIN FAKTE JO PER NJE KRITIKE KUNDER KADARESE POR PER NJE AKUZE. NE NEW JORK ESHTE SHITUR NJE LIBER I SHKRUAR NGA ISH DREJTORI I PERGJITHSHEM I POLICISE SE REPUBLIKES SE SHIPERISE SI DHE SHEF I HETUSISE, LIBRI TITULLOHET "ENIGMA E 2 KORRIKUT `90" DILVER BENG

PO JU SHKRUAJ VETEM PAK SE LIBRI ESHTE SHUME.

"EDHE ENGELLI EDHE DJALLI, JANE SE BASHKU TEK I GJALLI".VERTETESINE E KESAJ SHPREHJE FILOZOFIKE, E PLOTESOJNE EDHE REFIMET E OFICERIT TE UDB- SE JUGOSLLAVE, NAFI CEGRANI, NE LI BRIN E TIJ "BALL PER BALLE
ME VDEKJEN" GJITHCKA KA RE FYER NE LI BRIN E TIJ NAFI CEGANI, I KA MESUAR NGA STUDIMI I DOSJEVE SEKRETE QE I KA PATUR PER NJE KOHE TE GJATE NE DISPOZICION PER TI LEXUAR DHE MESUAR PER PUNEN AGJENTURORE DHE AGJENTET E UDB-SE. NDER TE TJERA AI SHPREHET:....LE TE JETE PRA KJO VETEM NJE GODITJE NE NDERGJEGJEN E ATYRE QE PER KARIERIZEM SHITNIN INTERESAT KOMBETARE. KY AUTOR NE REFIMET E TIJ, VEC SHUME SEKRETVE QE PARAQET PER PUNEN AGJENTURORE UDB-SE,

ROLIN AGJENTUROR TE ISMAIL KADARESE, NE SHERBIM TE UDB-SE JUGOSLLAVE DHE ZBULIMIT FRANCEZ. METODA E SHERBIMIT SEKRET KA SYNUAR DHE KA ARRITUR TE FUSE EDHE FIGURA TE NJOHURA INTELEKTUALE, SHKENCORE E KULTURORE. VLEN PER TE PERMENDUR SE NJE NGA AGJENTET E CIA-S AMERIKANE KA QENE ERNEST HEMINGUEJ.
KGB-JA RUSE ILIA ERENBURG
LIBRI BALLLE PER BALLE ME VDEKJEN NE FAQEN 139-143.
KADAREJA MBANTE KONTAKTE ME DY PERSONA XHAVIT SHABANI, AGJENT SHQIPTAR, DHE BASHKEPUNTORIN E UDB-S ME PSEUDONIM"ADRIATIK".
SHKRIMTARI SHQIPTAR KADAREJA, AGJENTEVE BEOGRADAS U RAPORTONTE
TE DHENA USHTARAKE STRATEGJIKE E IDEOLOGJIKE TE PLATFORMES DHE VEPRIMTARISE TE PPSH-SE. SI NJE PERSONALITET MJAFT PRODUKTIV, SIC ISHTE KADAREJA QE NDIHMOJ DHE KONTRIBOJ NE ANALET SEKRETE FRANCEZE, APARATI I SIGURIMIT TE FRANCES I GJETI DERMAN KADARESE DHE ME PLANE TE PEEEEEEEEEEEEEERGATITURA QE ME PARE, AI I PERGATITI IKJEN NGA SHQIPERIA PER SHKAQE SIGURIJE . VILA E KADARESE SOT GJENDET NE MBIKQYRJEN E AGJENTEVE TE PARISIT.

I NDERUAR UNFORGIVABLE KA DY LIBRA QE I BLEVA DHE KA SHUME OPINIONE, FABRIKIME, UNE , ISMAIL KADARE, FAMILJA RRAPI, ...
PO DO ME DERGO ADRESEN DHE UNE DO TA POSTOJ.


ME RESPPEKT SARANDEBUKUR.

---------------------------------
RESPEKTOJ TE VERTETEN

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2004 03:40
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Re: KE SHUME TE DREJT

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
I NDERUARI UNFORGIVABLE



ROLIN AGJENTUROR TE ISMAIL KADARESE, NE SHERBIM TE UDB-SE JUGOSLLAVE DHE ZBULIMIT FRANCEZ. METODA E SHERBIMIT SEKRET KA SYNUAR DHE KA ARRITUR TE FUSE EDHE FIGURA TE NJOHURA INTELEKTUALE, SHKENCORE E KULTURORE. VLEN PER TE PERMENDUR SE NJE NGA AGJENTET E CIA-S AMERIKANE KA QENE ERNEST HEMINGUEJ.
KGB-JA RUSE ILIA ERENBURG
LIBRI BALLLE PER BALLE ME VDEKJEN NE FAQEN 139-143.
KADAREJA MBANTE KONTAKTE ME DY PERSONA XHAVIT SHABANI, AGJENT SHQIPTAR, DHE BASHKEPUNTORIN E UDB-S ME PSEUDONIM"ADRIATIK".
SHKRIMTARI SHQIPTAR KADAREJA, AGJENTEVE BEOGRADAS U RAPORTONTE
TE DHENA USHTARAKE STRATEGJIKE E IDEOLOGJIKE TE PLATFORMES DHE VEPRIMTARISE TE PPSH-SE. SI NJE PERSONALITET MJAFT PRODUKTIV, SIC ISHTE KADAREJA QE NDIHMOJ DHE KONTRIBOJ NE ANALET SEKRETE FRANCEZE, APARATI I SIGURIMIT TE FRANCES I GJETI DERMAN KADARESE DHE ME PLANE TE PEEEEEEEEEEEEEERGATITURA QE ME PARE, AI I PERGATITI IKJEN NGA SHQIPERIA PER SHKAQE SIGURIJE . VILA E KADARESE SOT GJENDET NE MBIKQYRJEN E AGJENTEVE TE PARISIT.

I NDERUAR UNFORGIVABLE KA DY LIBRA QE I BLEVA DHE KA SHUME OPINIONE, FABRIKIME, UNE , ISMAIL KADARE, FAMILJA RRAPI, ...
PO DO ME DERGO ADRESEN DHE UNE DO TA POSTOJ.


---------------------------------
RESPEKTOJ TE VERTETEN

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2004 08:25
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

upsssssss
ishte nje gabim i vogel,mirpo pasi qe citova me lart nuk po e perseris, vetem desha tethe se nga kjo qe sarandaebukur ka shkruar sikur nuk po i pergjigjet shprehjeve te pjestarve te tjere si KLYSH I ENVERIT por ne fakt qenka komplet e kunderta.......
Saranda e Bukur te falenderoj dhe nese mundesh te me postosh diq te till jam shum i interesuar te lexoj diq te tille prandaj dhe kam derguar nje mesazh privat ne adresen tende.
Te pershendes.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2004 08:30
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
denada
Anetar i ri

Regjistruar: 09/10/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1

Pa titull

Me vjen keq qe te rinjte shqiptare nuk kane konsiderate per nje shkrimtar te madh si Ismail Kadare.Edhe une si shume ju nuk kam ndonje afeksion te madh per te si individ por persa i perket anes se tij si shkrimtar meriton gjithca te mire qe mund te shkruhet per nje shkrimtar, per me teper mos harroni se ne c'kohe ka shkruar Ismail Kadare.Te gjithe thoni se nuk ju pelqen por nuk besoj se ka ngelur ndonjeri nga ju pa ju rrenqethur mishi kur ka recituar vete ose kur e ka degjuar nga te tjeret vargjet e poezise "Mall".Ne rregull ai mund te kete qene "kelysh i E.Hoxhes" por edhe nqse ka qene kjo ka ndodhur qe ai te kishte dore te lire ne shkrimin e veprave te tij.Ai eshte shkrimtar i madh dhe mos harroni se ne jo pak venede emri i Shqiperise eshte bere i njohur nga emri i vete Ismail Kadarese.

__________________
hahahahahaha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2004 11:13
denada nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė denada Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me denada (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė denada't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: denada Shto denada nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto denada nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Kush ėshtė Ismail Kadare ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.