Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Kush ėshtė Ismail Kadare ?
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

NUK I MOHOJ VLERAT

E NDERUARA DENADA UNE NUK I MOHOJ VLERAT QE KA KADAREJA PAMVARESISHT NE CILIN REGJIM I KA SHKRUAR POR SE KUSH ESHTE ESHTE
ISMAIL KADAREJA ME MIRE SE CE NJOH UNE NUK E NJEH NJERI.

1.ESHTE HAKMARES

2. ESHTE KRIMINEL

3. ESHTE SHPIFES


ISHTE HAKMARES SE U HAKMAR ME MUA DHE DJALIN TIM DUKE PATUR SHPATULLAT E NGROHTA NGA ENVER HOXHA DHE NEXHMIJA E MASAKRUAN DJALIN TIM DHE MA MBYLLEN NE PSIQIATRINE E EBASANIT ME KURE TE DETYRUAR, FAKTI QE DHE SOT ESHTE I PERNDJEKUR POLITIK NE GRUPIN A1
SU MJAFTUA ME KAQ PO NE VITIN 1984 NA INTERNOI NE KOSOVE TE ELBASANIT ME DENIM5 VJET . KU ISHTE PARE DHE NDEGJUAR QE TE INTERNOHESH VETEM PER ISMAIL KADARENE? KRIM QE BERI DJALI IM ISHTE SE PSE DASHUROJE VAJZEN E TIJ GRESA KADARE, FATI KEQ QE JETONIM AFER TYRE. LUS ZOTIN QE E KAM GJALLE.


ESHTE KRIMINEL SEPSE AI ME URDHER TE FOTO CAMIT DHE HEKURAN ISAJT ME SHOKE I ABORTOJ FEMIJEN E PA FAJSHME NE BARK TE VAJZES 6 MUAJSH KU FEMIJA ISHTE DJALE DUKE JA SHQYER DUART , KEMBET. SYTE DHE TE TER
TRUPIN, GJYNAH QE SLAHET SA TE JETE JETA JETE.

ESHTE SHPIFES DHE INTRIGANT NE SHUME DREJTIME, PO TE KENI LEXUAR LIBRIN PESHA E KRYQIT E CILA MBAN KAMPJON NE GENJESHTRAT E TIJ, NATA ME HENE.................PO TE DONI ME SHUME HERE, TJETER DO TT'JU JAP
SQARIME.


RESPPEKTE SARANDAEBUKUR{JANULLA RRAPI NENA E RENATOS}

GJITHMONE RESPEKTOJ TE VERTETEN

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2004 03:09
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

eeeeee ka kohe qe nuk ka shkruar askush ketu...
si duket askush nuk mund te perballet me faktet e sarandaebukur apo .......
desha te beja nje pyetje per ate djallin nga shkodra, u frigove nga Fajtori apo si eshte puna?
sidoqofte nese dikush ka ndonje fakt qe ia vlen te lexohet le ta thot se permes intenetit nuk ban BAM kush jo

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2004 09:17
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Citim:
Po citoj ato që tha unforgivable
eeeeee ka kohe qe nuk ka shkruar askush ketu...
si duket askush nuk mund te perballet me faktet e sarandaebukur apo .......
desha te beja nje pyetje per ate djallin nga shkodra, u frigove nga Fajtori apo si eshte puna?
sidoqofte nese dikush ka ndonje fakt qe ia vlen te lexohet le ta thot se permes intenetit nuk ban BAM kush jo





First of all skam frike njeri ne jete reale jo te kem ne vertualen mos me ngaterro me vete,,,,,,,, Second of all jam rrite ne America se njoh mire Kadaren vetem kam degju qe ashte shkrimtar i shquar edhe ka qen kriminal,komunis,etc... Sarandabukur e kam kumshi e njoh personalisht edhe ja njoh djalin qe kur e shof eshte me vertet nje fatkeqsi qe ju ka ndollur ksaj familje,,, edhe nga nga ky (Klysh) po e perseris po vuan edhe sot,,,,,, kur them po vuan po vuan nese me kupton,,,, sdu te flas ma teper te vras zemra nenash,,,,edhe pse po vuan thu ti pse ra ne dashuri me vajzen e Kadares,,, pse vajza e tij ishte e shtatzan me te, pse vajzes ti nuk i interresoshin xhenerajlat apo officerat komunista por i interresonte nje Actori i cili ishte djali i sarandes,,,,, prandaj po vuan fizikisht ky sot edhe prandaj e shpreha une ket mendim Unforgivable[Sinner]..... sikur ta njifsha si shkrimtar do te flitsha me teper per ate por si kam lexu kurr librat e tij,,, po qe fjala per Lorrain Hansberry, Walter De La Mare, Edgar Ellen Poe, plus more: ateher mundem me shkemby me shum fjale sesa klysh Enverit.. Pershendetje Sarandabukur te falna te gjithve Rrenatos ne vecanti. Shnet se urrej me shkru gjate...


Tema ishte Kush Eshte Ismail Kadare?????? sikur te ishte Kush eshte Ismail Kadare si Shkrimtar??? sdo kisha shkru hic ktu se ka edhe tema tjera per ate por sme interreson shum,,, kur thu kushe eshte filani perfaqson te gjitha e jo vetem veprat e shquar te tija, bajene me te qart temen ateher.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2004 16:28
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Kush asht Ismail Kadare?

Asht shume e veshtire me nda I.Kadare njeriu, nga I.Kadare shkrimtari....pse ata jane nje....

Per sa i perket Kadare njeriu individi.. me sa po thohet ka deshmi te cilat na tregojne se ai nuk ishte aq i paster dhe ka shume dyshime mbi veprimatrite e tij e mbi sjelljen e tij.

Derisa te dalin dikush tjeret te helle poshte versionin e Sarandaebukur une ate do e marr si te vertete. Nuk mund te dal kunder e ti kudervihem fakteve te dukshme te SARANDAEBUKUR e cila me shume keqarrdhje na tregon fatkeqesite e shkaktume nga familja Kadare ne te sajen....dhe kaq mjafton qe K. si njeri te mos vleresohet e te ngrihet ne piedestale....pse si njeri nuk ishte njeri me N te madhe.....

Kena edhe nji rast tjeter ku Kadare Njeriu mund te hynte ne Histori si njeri dhe jo si Shkrimtar.Ne vitet 90’ me ardhjen e demokracise ishte momenti i tij per te hy ne histori atehere kur populli kishte nevoje per intelektuale e njerez te medhenj vigane po heshtja e tij e tejzgjatun bani qi ai te humbe trenin e historise.Ca kishte ne mend ky vigan i letrave ne at’periudhe ??!! apo ishte keqardhja per nje periudhe qe po shkonte e ku ai ishte i vetmi letrar i oborrit mbreteror.
Me kete ai s’u tregu i dej per besimin qe kishte dhane kombi Shqiptar,e ai kshtu nuk eshte tani vetem nje Guliver i madh-i vogel, xhogleri qe ka kene gjithmone,s’asht gja tjeter vetem se ai shkrues jo shkrimtar, krijese artificiale e institutit Gorki.
Krijese artificiale e makinacioneve politike,diplomatike, kulturore t’dhunshem te kultures komunsite e ideve te tyne mbi njeriun shqiptar. Krijese do te ndertonje nji njeri te ri per te rrezu mitin e njeiut shqiptar e Shqipnise se deri at’hershme te ndertume prej Rilindasve me aq mund e djerse.
A ka ba ndonje veper bamiresie Kadare,a ka dhane ndonje shume te hollash per sponsorizimin e poeteve te rinj te kultures ne Shqiperi,me thoni dicka te mire qe ka ba Kadare si njeri per Shqiperine e shqipetaret ???

Tesh per sa i perket Kadare. si shkrimtar…
Kane thane se Kadare eshte perfaqesus i kultures shqiptare, best seller etj etj. Sigurisht qe eshte perfaqesues i kultures shqiptare po vetem e te asaj te Realizmit Socialist perfaqesus i kultures Komunsite.
Tani qe ne Shqiperi kane hy te gjitha rrymat letrare ai spo del me nje botim te bujshem me nje veper latrare te mirefillte te lire ashtu siq pretendon ai po edhe ashtu siq e deshirojne lexusit e vepres se Kadare. Ai eshte formu, rrite nen realizem socialist por tani atij i mungon landa e pare per krijimiet e tia prandaj ne po presim dicka me te cilen ai te fitoje aq te pritunin NOBEL.

Nga ana letrare per shume ai ka shkru libra te bukur,por ata shume jane njerezit e rinj lexuesit e Shqiperise Komuniste.Sa per poezite, nje poezi te njohur ka qe gjithe adoleshentet e kane ne goje dhe eshte ‘’MALL’’.
Me tregoni nji perzonazh te krijume qe ju ka mbete ne mend kur mbaroni se lexumi librat e Kadarese…..nji pershkrim nji kalim dicka nga ana letrare artistike qe te laje njerezit me goje hape…..
Libri ‘’Generali i ushtrise se vdekun’’ e bani te njohur filmin apo filmi bani te njohur librin.
Sigurisht qe eshte shkrimtari me i mire qe kena nqs per 30 vjet sistemi komunist lene n’harrese lirike si Lasgush Poradeci dhe i ve kemben Mitrush Kutelit.
Asht anku Kadare se se kishte limine me shkru dhe bile bile eshte edhe persekutu nga regjimi per idete e tia.Po tani qe eshte i lire……apo si e thame s’ka landene pare….???
Kam pershtrypjen se ai eshte vetem nje shkrues e jo nje shkrimtar nje krijues.Ai di tekniken e shkrimit po nuk ka talentin qe karakterizon shkrimtaret e vertete poetet e krijusit e medhenj.
Kadare asht vetem perfaqesus i njeriut te ri te ndertum me aq mund e djerse gjate viteve te komunizmit ne shqiperi po s’asht njeriu Shqiptar.Ai asht perfaqesus e shkrimtar i njeriut i ri i ndertume artificliasht nga vete ata qe donin nji Njeri te Ri te Kuq ....prandaj edhe sot e kesaj dite ai vahdon te adhurohet pelqehet lexohet e blehet nga ata qe e ngriten ne piedestale

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2004 13:34
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

pyetje???????

nga shkrimet e deri tashme te dashur forumista shum gjera kan ndryshuar ne mendjet tona ne lidhje me kete peson, dhe personalisht od te doja te beja nje pyetje qe i kam bere vehtes por nuk mund ta gjej pergjigjjen.

Nese Ismail Kadare ne boten e brendeshme te tij nuk eshte ai qe pasqyrohet ne shkrimet e tij, atehere e kujt eshte ajo bote e brendeshme shpirterore qe ne gjejm ne librat e tij???

Ja nje nga arsyet per pyetjen.
nese nje njeri eshte dy ftyresh, nuk mund te i ket dy bote te brendeshme, ajo eshte nje dhe e pa ndryshueshme,"e mire e keqe ajo qe eshte".

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2004 14:09
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
zemera
Anetar i ri

Regjistruar: 02/08/2004
Vendbanimi: montreal kanada
Mesazhe: 16

Klysh do mbetet

Ky eshte dhe do ngelet percaktimi me i mire qe munde ti behet ketij shkrimtaruci.Kush ishte nje shkrimtar i partise dhe si i till i sherbeu me kenaqesi dhe kete e analizon shume bukur treshi .Ishte nje shkrimtar qe ju pershtat me mire se kushdo tjeter sistemit te Enverit si me veprat e tij letrare ashtu dhe me veprat si njeri .Faktet qe na jepe Sarandaebukur jane renqethese, tronditese dhe ato mbijetuan dhe i degjojme sot, por sa e sa te tjera qe munde te kete dhe koha i ka varosur dhe nuk thon dhimbjen sic e thot kjo nene.Unforgivable nuk ka vende per pyetjen tuaj. Eshte dy fytyreshe dhe bota e tije e brendeshme eshte nje dhe vetem nje klyshi i komunisteve.Nuk ja vume ne kete eshte nje zgjedhje qe e ka bere vet ai.Pershendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2004 15:17
zemera nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė zemera Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me zemera (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: zemera Shto zemera nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto zemera nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

PERSHENDETJE TRESH

JU PERSHENDES TE GJITHEVE PA PERJASHTIM SE TE GJITHE JENI BIJ DHE BIJA TE NENAVE QE JU KANE DHNE QUMESHTIN E TYRE.

TRESH KAM RESPEKT PER JU PAMVARESISHT SE NUK JU NJOH NGA POSTIMET QE KE ME DUKESH SHUME I PREGATITUR NGA ANA LETRARE POR NJE GHE DO TE THEM BESOJE SE ESHTE PLOTESISHT E VERTETE KJO HISTORI E HIDHUR. NUK MA HA KJO MENDJA IME QE TE DALE DIKUSH DHE TE MA HEDHE POSHT VERSIONIN TIM, VETEM NEQOFTESE QEVERIA I ZHDUK DOKUMENTAT QE EGZISTOJNE NE ARKIVAT E POLICISE,SPITALIT TE BURGUT , GJYKATAVE SI DHE TE KOMISIONIT TE DEBIM INTERNIMEVE.DHE KETE NUK E BEJNE DOT SEPSE VETE QEVERIA SHQIPTAREI KA DHENE STATUSIN POLITIK TE GRUPIT A1 KU GJATE REGJIMIT KOMUNIST JANE 280 PERSONA. NGA TORTURA DHE MJEKIMET TE DETYRUARA UA KANE HEQUR AFTESINE MENDORE. HERE TJETER DO TE TREGOJ TAKIMET ME PUSHTETAR E SHUME TE TJERA

ME SHUME RESPEKT SARANDAEBUKUR

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2004 18:12
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
phenix8
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 29

Citim:
Po citoj ato që tha X-File
nuk e di se me cfar baze kritikon Kadaren ne kete menyre, mirpo me sa di une per te dhene nje kritik poziotive ose negative duhet te te kesh edhe fakte.
Prandaj per ne qe nuk e njofim ismil kadaren si Agjent te sig.shtet. ose siq thot djalli nga shkodra "klysh i enverit" beni mire qe te na jepni disa fakte, e mos te behemi si politikanet tane pasiv qe vetem kritikojne por nuk japin ndonje arsye per kritikat.
me respekt



Po te shtrengoj doren o byrazer. po kadareja yni eshte dhe yti qe te shan ai te do

__________________
I'm lost in a dream, with a mind's full of sadness

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2006 19:55
phenix8 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė phenix8 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me phenix8 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: phenix8 Shto phenix8 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto phenix8 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Kadareja shkrimtar dhe kadareja qytetar...

“Leni Riefenstahl” shqiptar quhet - KADARE
Nga Migjen Kelmendi
Apr 20, 2006, 15:56


1.
Botuesi i gazetës “Shkodra”, Nik Leshai, kishte qenë në ligjeratën që Kadare, i primun nga përkthyesi i tij n’anglisht David Bellos, kishin në Harriman Institute të Universitetit Columbia në New York. E lexoni raportin dhe kritikën e tij në këte numër të Javës, por une deshta me u ndal shkurt në disa momente që i zbuloj të reja në ligjerimin e Kadares. Ma në fund, mbas sa-e-sa kohe, Kadare pranon se nuk ka qenë disident. Se ka qenë vetëm nji shkrimtar oborri. Kadare paska vendos me heq dorë e mos me u shtihue si disident. “Kam qenë 90 përqind në shërbim të komunizmit”, i përgjigjet Leshait.
Personalisht kjo sjell nji moment të ri në atitudën e tij. Se ka qenë i oborrit, kjo gja nuk e ka ba asnjihere shkrimtar të vocërr. E ka ba vetëm – qytetar të vocërr. Kadare nuk ka dështue si shkrimtar, këte mundoheshim me ja thanë tanë ne tjerët, njerëzit që e kanë çmue Letërsinë e Mjeshtrinë e tij, por jo Qytetarinë e tij. Përgjegjësinë prej Qytetari e Intelektuali. Po them, Kadare nuk ka dështue si shkrimtar, ka dështue si qytetar. E mbi tanat – si njeri.
Personalisht e kam përjetue gjithmonë si ate regjisoren e famshme gjermane, miken e Hitlerit, Berta Helene Amalie, e njoftun si “Leni" Riefenstahl. Leni ka qenë ajo autorja e regjisorja e famshme që e ka estetizue e dizajnue deri në perfeksion imazhin e nacistave përmes filmave propagandistikë. Mbas Luftës së Dytë Botnore, Leni ndiqet nga Gjermania dher paditet se ka mohue egzistimin e kampeve naciste. Deri në pleqni të vonë ka qenë e detyrueme me jetue n’Afrikën Jugore, dhe diku nga fundi i jetës së saj, shteti Gjerman vendos që për shkaqe humanitare me e tërheq padinë dhe me e lejue me u kthye në Gjermani. Të gjithë profesionistat ja kanë njoftë mjeshtrinë dhe artin e saj, edhe pse ai art i shërbeu nji kauze tjetër. Njisoj si Leni, edhe Kadare, nuk ka ba gja tjetër pos ka estetizue e ka dizajnue e plus tanave – ka legjitimue nji dhunë, nji diktator. Por, Leni, përkundër Kadares, asnjihere nuk ishte mundue me u ba e me u kallxue për çka s’asht. Në nji nga intervistat e saj të fundit (ka vdekë në vitin 2003), ajo akuzon vetveten si artiste për suksesin e nacistave. Rrallë-e-tek ka pranue me folë për punën e saj, tue thanë se ma mirë të mos kishte lind fare e të mos i kishte ba kurrë ata filma që i ka ba.
Kadare nuk e ka as guximin e as njerëzinë e Lenit. Kadare asht i vocërr me pritë prej tij gjeste të këtij kalibri njerëzor. Por, për njaq sa asht, mjafton se kah fundi ka nis me thanë se nuk ka qenë disident. Boll, sa për nji njeri të vocërr.

Marre nga gazeta Java

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Maj 2006 23:34
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Kush është në të vërtetë shkrimtari Ismail Kadare

Wednesday, 09 August 2006

Nga Pëllumb A. Çabej

- Ismail Kadarenë e kam njohur më mirë sesa mund ta ketë njohur ai veten e tij.Si mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, erdhi në Tiranë për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, Dega Gjuhë- Letërsi. Ai vinte nga qyteti i gurit, qytet me tradita të lashta patriotike, që nga koha e princeshës Argjiro, deri në ditët tona. Paraqitja e tij e qetë dhe naive të kujtonte të rinjtë nga provinca në romanet e Stendalit dhe të Balzakut kur ata hynin për të parën herë në rrjedhën e jetës së një kryeqyteti. Veshja e tij e thjeshtë dhe modeste të jepte të kujtoje se ai rridhte nga një shtresë qytetare e thjeshtë. Ai, kur pa për të parën herë në auditorin e fakultetit bionden e bukur, studenten flokë rrathë floriri, mbeti i habitur. Ajo me bukurinë e saj e bëri për vete, deri aty sa ra në dashuri me të. Studentja e bukur me sy të kaltër me bisht, me lëkurën e brishtë si prej mermeri dhe me fustanin e kuq me qershia të bardha, ngjante më shumë me një luledielli majë një kodre, spërkatur nga vesa kur çel petalet e saj të verdhë nën ngrohtësinë dhe përflakjen e diellit. Studentja e bukur ishte vajza e parë që ndikoi në shpërthimin e ndjenjave djaloshare të Kadaresë. Mirëpo në jetë femrat, sidomos vajzat e reja, pretendojnë ta kenë dashnorin sa më të bukur, ose sa më simpatik. Ato interesohen më shumë për gunën, sesa për punën. Kadareja, duke mos pasur asnjë nga të dy referencat, studentja e bukur, pasi bëri nja dy- tre takime me të, më në fund e braktisi. Ajo shumë shpejt u dashurua me një djalë tjetër, brun, simpatik, shtatlartë, flokëzi me pala, aq më tepër që vazhdonte studimet e larta jashtë shtetit, në një specializim të preferuar. Braktisja e studentes së bukur, duke marrë nëpër këmbë dashurinë e pastër dhe të sinqertë të Kadaresë, krijoi tek ai një dhembje të thellë dëshpërimi dhe tronditëse, deri aty sa ai u mbyll në guaskën e vetmisë, duke braktisur shokët dhe shoqërinë. Dhembja krijoi tek Kadareja dhe xhelozinë, smirë e ambicie për hakmarrje. Ai priste me padurim se kur do të vinin ato ditë për t’i treguar asaj se kush ishte ai në të vërtetë, dhe se njeriu duhet çmuar më shumë nga puna, sesa nga bukuria. Mirëpo Kadaresë, për t’ia arritur këtij qëllimi, i duhej të krijonte një farë personaliteti në fushën e letërsisë ku ai studionte. I gjendur përpara këtyre rrethanave, Kadareja iu shmang letërsisë për fëmijë dhe iu përkushtua asaj për të rritur. Me lirikat e tij ai nisi t’i këndoj dashurisë. Ato priteshin mirë nga lexuesit e sidomos nga të rinjtë. Në to kishte ndjenjë, temperament, ngrohtësi. Kjo dihet, se kur shpirti i një poeti përjeton dhimbje, pena e tij patjetër do jap krijime të bukura plot frymëzim. Po citojmë një nga lirikat e Kadaresë:

U zunë rrugët
U zunë rrugët me dëborë,
Afër teje s’mund të vi,
Rri dritareve me orë,
Në mendime fur rri.
Era zë të ulërijë,
Gjithë rrugët mbetën shkret,
Bora, s’ka ndërmend të shkrijë,
Ti, siç duket, nuk më pret!

Në lirikat e Kadaresë, ka influencuar dhe poezia ruse, si ajo e Pushkinit, Lermontovit, Shipaçovit, Isakovskit e sidomos ajo e Eseninit, si dhe te Agolli ndikimi i Aleksandër Bllokut, kreu i shkollës së imazhinizmit pasuar nga Sergej Esenin. ǒështë e vërteta, kultura ruse ndikoi në zhvillimin e kulturës sonë jo vetëm në shkencë, por dhe në letërsi, sidomos në gjininë e poezisë. Ajo i hapi shtigje të reja poezisë sonë drejt një farë modelimi, e nxori nga guaska ku ishte mbyllur me format e saj të vjetruara që nga koha e rilindësve. Futi në të hapësirën e stepës, lirizmin e sidomos mendimin që i kishte munguar prej kohësh. Enver Hoxha, bëri një gabim, nuk duhet ta linte kulturën tonë vetëm në ndikimin dhe zhvillimin e kulturës pro Lindore, me në krye kulturën ruse, por duhet të ishte mbështetur dhe në kulturën Perëndimore. S’duhet t’ia kishte mbyllur rrugën. Një parruar është më i fuqishëm kur përbëhet nga dy rrjedha. E. Hoxha bëri edhe një gabim tjetër: në vitet e para të pasçlirimit, sipas mësuesit Arshi Çabej, për gjysmë shekulli pishtar arsimi, i cili tregonte se në shkollat tona mësoheshin disa gjuhë të huaja, si italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, latinishtja, e deri tek greqishtja e vjetër, ai i hoqi dhe la vetëm gjuhën shqipe, si gjuhë kombëtare dhe gjuhën ruse. Kështu që, gjatë asaj kohe, kultura jonë nuk pati një zhvillim të plotë, po të cunguar, gjysmak. Kjo ishte një fatkeqësi për kulturën dhe për intelektualët tanë. Ai, pas shumë viteve, u mundua t’i riparonte këto gabime, por ishte tepër vonë…. Përsa i përket letërsisë artistike, gjatë asaj kohe u krijuan disa rrethana për një zhvillim më të shpejtë drejt një farë modelimi, të cilën e kërkonin interesat e kohës, ku të arrinte të renditej dhe ajo përkrah letërsive botërore. Mirëpo, pengesë për këtë zhvillim bëhej direkt kryetari i Lidhjes, zoti Dhimitër Shuteriqi, i cili vazhdonte ta udhëhiqte Lidhjen akoma me forma të vjetruara, kurse ajo kishte nevojë për reforma të reja. Në lidhje me këtë problem, me interes kombëtar, iu drejtova qeverisë, me dy letra radhazi. Mirëpo, qeveria nuk reagoi në të dyja letrat. Më pas, një mbrëmje në orët e vona të natës, kur po dilja nga një vizitë familjare, më zuri syri rastësisht te lulishtja me shkallë, aty ku është vendosur busti i Qemal Stafës, Dhimitër Shuteriqin në takim, pas një peme, në errësirë, duke biseduar kokë më kokë me Ramiz Alinë. Aty kuptova pse nuk kishte reaguar ndaj letrave të mia. Puna arriti deri aty sa iu drejtova qeverisë me një letër të tretë. Meqenëse këmbëngulja ime për problemin që ngrija ishte e drejtë dhe parimore e me interes kombëtar, më në fund si kryetar i lidhjes u emërua Dritëro Agolli dhe jo Ismail Kadareja, sipas propozimit tim në letra. Kuptova se Kadareja i duhej qeverisë më shumë i lirë, sesa i preokupuar me punë institucionale, për ta dërguar me misione të posaçme nga më të ndryshmet me interes kombëtar. Përsa i përket Dritëro Agollit, ç’është e vërteta nja dy vjen punoi mirë, bëri disa reforma bashkëkohore, po më pas iu fut pijes, më shumë klubeve sesa në zyrë. Me kalimin e kohës Kadareja krijoi një farë personaliteti. Mirëpo, për ta bërë atë sa më të pranishëm dhe sa më të njohur si brenda dhe jashtë vendit, përkrah poezisë, iu përkushtua dhe prozës, që nga tregimi, novela e deri tek romani. Ai shkroi dhe botoi një sërë veprash me tema nga më të ndritshmet, ku në to spikaste më shumë dashuria për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Po citojmë disa vargje nga një poezi e tij:

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë,
Për shqiptarët malli më ka marrë,
Për qiellin e saj të madhe dhe të thellë,
Për dallgët e kaltra të Adriatikut,
Për sinjalin e trenave ku lokomotivat
Ngasin si kuaj………..
Më ka marrë malli dhe së shpejti do jem atje,
Sa i largët, aq dhe i dashur je Atdhe!

Mirëpo, në disa nga veprat e Kadaresë ka dhe gabime dhe nuk dihet nëse këto gabime janë të rastit, apo të krijuara enkas ose me porosi nga lart. Të vërtetën vetëm ai e di. Po të marrim romanin “Kronikë në gur”, në të përgojohen me pa të drejtë disa emra të ndershëm gjirokastritesh, sa kur doli romani për herë të parë në shitje, krijoi shqetësime në disa familje. Te romani “Autobiografia e popullit tim në vargje”, i kundërvihet me pa të drejtë Fishtës, poetit tonë kombëtar. Po për Gjergj Fishtën ka botuar në vitet tetëdhjetë në “Zërin e Popullit” një artikull prej tre kolonash, duke e quajtur poet shovinist, prandaj thotë nuk i kemi botuar veprat e tij. Si mund të quhet shovinist një poet kur mbron me të drejtë në veprën e tij trojet kombëtare të grabitura nga fqinjët shovinistë? A duhej ta lejonte ndërgjegjja dhe logjika e Kadaresë një përcaktim të tillë? Aq më tepër që Kadareja e njihte fare mirë figurën komplekse të At Gjergj Fishtës, meqë ishte marrë me veprat e tij. ai e dinte se Fishta ishte një personalitet i njohur si brenda dhe jashtë vendit. Për merita të ndryshme, në vitin 1911, populli i Shkodrës i dhuroi një kurorë të rrallë argjendi, ndërsa populli i Beratit i dhuroi një penë të artë. Më 1912, si endi me duart e tij flamurin kombëtar, së bashku me komandantin e Shkodrës Riza Pashë Shkodrani, për të shpëtuar Shkodrën nga rrethimi e ngritën në majë të kalasë së Rozafës. Më 1908 zgjidhet kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit, ku u aprovua dhe propozimi i tij për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa në vitin 1924 mbajti një fjalim mbi varrin e Avni Rustemit. Jo vetëm kaq, po Fishta ishte nderuar dhe me medalje nga më të ndryshmet nga Akademia e Romës, Athinës, Vjenës, Turqisë e deri te Papa Piu II. Artikulli i Kadaresë botuar në vitet tetëdhjetë në “Zërin e Popullit”, ku i kundërvihet Fishtës, edhe sikur të ishte me porosi nga lart, ai s’duhet ta bënte këtë. Ai duhej të sugjerohej me qeverinë, të hidhte dritë mbi të vërtetat. Duhet t’i thoshte asaj se ky artikull, jo vetëm që nuk na nderon, po bie ndesh me pikëpamjet tona se vepra madhore e Fishtës “Lahuta e Malësisë” me karakter të theksuar kombëtar përputhet me aktualitetin e politikës sonë. Dhe të kërkonte prej saj rehabilitimin e Fishtës, si dhe ribotimin e “Lahutës së Malësisë”. Ky ishte rasti më i volitshëm. Këtë, jo që nuk e bëri, por iu kundërvu me pa të drejtë Fishtës. Kadareja i ka shumë borxh Fishtës, megjithëse kohët e fundit mundohet t’ia lajë, po ësthë tepër vonë. Populli nuk thotë kot në proverbin e tij se “Dielli nuk mbulohet me shoshë!”. Ismail Kadareja, kur u kthye nga Franca duhej të mbante përpara lexuesit të tij një justifikim të drejtë, të sinqertë dhe parimor, duhej t’u thoshte se i kam kënduar dhe regjimit të kaluar si dhe shumë të tjerë. Nuk isha as i pari dhe as i fundit. Të tilla ishin rrethanat politike të asaj kohe dhe jo ta hiqte veten për një farë kohe si disident, se në asnjë nga veprat e Kadaresë nuk mund të krijohet figura e tij si disident. Po të ndodhej lexuesi përpara këtij justifikimi, pa tjetër do t’i jepte të drejtë. Përpara tij do hiqet me respekt kapelën. Dhe tani kohët e fundit Kadareja dha një intervistë në televizionin “Koha”. Shprehjet e tij, jo vetëm që nuk e nderonin si intelektual të moderuar, po ishin mjaft të rëndomta dhe bajate. Se ata që mund të kritikojnë Kadarenë janë njerëz jo të mirë, të përdalë, janë spiunë të sigurimit të reduktuar dhe se nuk duhet të shkruajnë dhe të botojnë. Kadareja harron që jetojmë në demokraci, ku shtypi është i lirë, gjithkush ka të drejtë të shfaq mendimet e tij të drejta dhe parimore dhe nuk është pronë e Ismail Kadaresë që të zbatoj urdhrat e tij. Përsa i përket ish spiunëve të sigurimit, Kadareja s’duhet të harrojë romanin e Bashkim Shehut “Vjeshtë ankthi”, kur i thotë Mehmet Shehu, i ati i tij: “ Priti marrëdhëniet menjëherë me Ismail Kadarenë dhe të shoqen e tij. Mehmet Shehu nuk ishte njeri dosido, po ishte burrë shteti. Udhëhoqi për një çerek shekulli qeverinë. Kadareja gjithashtu nuk duhet të harrojë intervistën e kompozitores Dhora Leka dhënë medias, si dhe intervistën e zonjës Janulla Rrapi, botuar në tri numrat e gazetës “Ballkan”. E vërteta nuk mund të mbulohet, sa mund të mbulohet dielli me shoshë. Të tilla ishin rrethanat politike të asaj kohe. Lenini nuk ka thënë kot: “ Kush punon dhe gabon”, ndërsa populli thotë: “ Kush ha bukë, do bëjë edhe thërrime”. Prandaj Kadareja, përpara se të flas për të tjerët, duhet të kontrolloj veten njëherë. Kadareja lexon shumë klasikët, letërsinë botërore dhe kjo është një anë pozitive për të, vetëm se ndikohet shpesh nga ta dhe nën riminishencën e tyre mundohet të krijojë ndonjë temë, mirëpo përpara se ta hedh temën në letër, duhet ta shoshisë mirë nëse i përshtatet karakterit tonë, se pastaj ndodh si me novelën “Natë pa hënë”, e cila u kritikua me të drejtë gjatë asaj kohe. Ne që kemi jetuar në atë kohë e dimë fare mirë se çdo ndërmarrje apo dikaster administrativ mbulohej nga një operativ sigurimi, i cili kontrollonte çdo veprim. Ku kishte burra nëne që t’i thoshte në atë kohë një vajze kur paraqitej në një zyrë kuadri për punë se a je e virgjër, apo jo; shko e vizitohu e sill raportin e dokrra të tjera si këto. Në atë kohë, po të shprehje një mendim të tillë, të fusnin hekurat në vend, të dënonin dhe me burg, sidomos kohët e fundit kur emancipimi e kishte ngritur femrën tonë me të drejta të barabarta me burrin, deri aty sa ai e ndihmonte edhe në punët e shtëpisë, çonte edhe fëmijën në kopsht apo çerdhe. Prandaj, në të tilla raste, duhet të ketë kujdes Kadareja, se pastaj ndodh si dhe me artikullin e botuar para disa kohësh prej tij kur thotë se “Kosova i takon Serbisë!” Tek ne ekziston akoma smira, ambicia dhe shpirtngushtësia, nuk duam ta shohim njëri- tjetrin mirë. Këtë nuk po e them unë, po e kanë thënë vite më parë dy kokat e kulturës sonë kombëtare: Konica me Nolin, e se shqiptarit nuk i vjen e keqja nga të huajt, po i vjen nga vetë shqiptari. Disa nga kritikuesit tanë, duke parë se Kadareja nga dita në ditë rrit reputacionin e tij si brenda dhe jashtë vendit, veprat e tij vazhdojnë të botohen në shumë vende të botës, ku priten mjaft mirë dhe nga lexuesit e tyre, shpirt ngurtësia i shtyn ata që me artikujt e tyre mundohen të prishin imazhin e mirë të Kadaresë, duke kërkuar të gjejnë ndonjë të çarë në ndonjë vepër të Kadaresë dhe o burra artikullin për të kritikuar ndonjë. Kjo përbën për ta njërën anë, kurse nga ana tjetër duan t’i japin vetes së tyre rëndësi, të thonë se kush jam unë derisa kritikoj Kadarenë, shkrimtarin më në zë. Si ndodhi para disa kohësh me artikullin “Lotët e Kadaresë për Baba Stalinin”. Kur vdiq Stalini, Kadareja ishte akoma çunak, nuk kishte shkuar brisk në faqe, nuk ishte më tepër se tetëmbëdhjetë vjeç, vazhdonte klasën e parë të fakultetit filologjik. Po dhe në rast se do kishte derdhur lot për Baba Stalinin, nuk ishte as i pari dhe as i fundit. Dhe artikull shkruesi, në rast se do kishte jetuar në atë kohë, qoftë ai apo i ati i tij, në mos patën derdhur lot për Baba Stalinin, dy minuta heshtje do të kenë mbajtur. Fabulisti francez Lafonteni thotë: Elefanti nuk pyet për lehjet e kones! Se kush ka qenë Stalini, atë do ta përcaktoj historia në shekujt pasardhës, siç përcaktuan Bonapartin, Kutuzovin, Çan Kaj Shinë, Camberlanin, Çërçillin. Ajzenaurin, Degolin e shumë politikanë të tjerë të dëgjuar. Mirëpo, s’duhet harruar një gjë se Stalini ne shqiptarëve na bëri një të mirë, na shpëtoi nga tradhtia jugosllave, nuk na la të bëheshim Federata e tretë e tyre. Dhe shqiptari e ka për traditë që të mirën nuk e shkel me këmbë dhe nuk hedh baltë mbi të… Ka ardhur koha që të gjitha këto cikërrima pa vlerë dhe që nuk na nderojnë, duhet t’i hedhim prapa krahëve dhe të shohim përpara dhe vetëm përpara, ashtu siç i pat thënë dikur ish presidenti spanjoll Gonzales popullit të tij. Këtë e kërkojnë interesat e Atdheut. Është koha kur Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë çmimi Nobel. Fishta, Koliqi, Konica, Noli dhe Çabej, që mund ta merrnin këtë çmim, nuk jetojnë dhe ky çmim pas vdekjes nuk jepet. Është mëse e vërtetë që e mori Nënë Tereza, po ama ajo nuk i shërbeu kombit të saj, popullit shqiptar, po u shërbeu popujve të tjera me në krye popullin indian. Çmimi Nobël për ne duhet të merret nga një intelektual që i shërben komb it, popullit të tij. Dhe më pranë këtij çmimi është intelektuali dhe shkrimtari i nderuar Ismail Kadare. Artikulli i tij i fundit në lidhje me problemin e Statusit të Kosovës ishte i drejtë, bindës, parimor. Kur një popull e do, e respekton, i këndon dhe këngë, pse ti kërkon të gërricesh dhe të hedhësh baltë mbi të, në vend që ta mbështesësh dhe ta ngresh në piedestalin e kulturës botërore. Nëse ai do ta marrë çmimin Nobel, në radhë të parë e merr për kombin e tij, për të rritur krenarinë. Dhe nëse e nuk e merr këtë radhë, do ta marrë radhës tjetër. Shqiptari ka qenë gjithmonë optimist, ka pasur besim në fitore.
Tjetri >


(Gazeta Sot)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2006 17:31
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ismail Kadare > Kush ėshtė Ismail Kadare ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.