Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Dyshimi, Shullazi i implikuar nė katėr ngjarje tė rėnda
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Dyshimi, Shullazi i implikuar nė katėr ngjarje tė rėnda

Policia pohon se i arrestuari po hetohet për disa ngjarje të vjetra si dhe për vënie gjobash biznesmenëve

Dyshimi, Shullazi i implikuar në katër ngjarje të rënda

Dashamir Biçaku

TIRANË- Prokuroria dhe policia e kryeqyteti dyshojnë se i arrestuari i dy ditëve më parë, Emiliano Shullazi, është i implikuar në të paktën katër ngjarje të bujshme të ndodhura gjatë viteve të fundit. Ky fakt pohohet nga burime të drejtorisë së Policisë së Tiranës të cilët shtojnë se në të gjitha rastet hetimi i është adresuar si kompetencë komisariatit të policisë nr.1. Gjithsesi, në të katër rastet, edhe pse hetuesit kanë kryer një volum të madh pune, ata nuk kanë mundur të mbyllin asnjë prej çështjeve ku Shullazi është i dyshuar. Kështu, sipas tyre, ngjarjet mbeten vrasja e mbetur në tentativë ndaj Vajdin Lamajt, me 16 dhjetor të dy viteve më parë si dhe vrasja e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit nëpërmjet vënies së eksplozivit në ashensorin e apartamentit të Lamajt në muajin mars të vitit të kaluar. Ndërkohë vetëm një muaj e gjysmë pas atentatit në pallatin ku banonte Lamaj, në shkallët e pastiçeri “Venecias” ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli duke shkaktuar dëmtime të ndryshme. Pa kaluar shumë kohë, disa muaj më vonë, në qendër të Tiranës u tentua të vritej me një breshëri armësh, 27- vjeçari Elidon Bulku. Në momentin e atentatit ai po udhëtonte me një prej automjeteve të pasticeri “Venecias”. Ndërkohë Emiliano Shullazi, dyshohet nga policia e kryeqytetit se është edhe autori i vënies së gjobave ndaj disa biznesmenëve. Burime të policisë pohuan dje se kanë dyshime të forta se Shullazi, vetë ose nëpërmjet njerëzve të tjerë, i ka kërkuar para biznesmenëve të ndryshëm në këmbim të sigurisë së tij. Kjo pistë nuk është saktësuar ende por një pjesë e grupit hetimor po merret me zbardhjen e saj.
Lamaj
Ngjarja e parë për të cilën policia ka pasur gjithmonë dyshime për Shullazin ka qenë vrasja e mbetur në tentativë e Vajdin Lamajt me pasojë plagosjen e tij dhe Xhevahir Ngjeqarit pranë TVA-së. Ngjarja ka ndodhur me 15 tetor të dy viteve të kaluara kur Lamaj dhe Ngjeqari zbrisnin nga shkallët e TVA-së. Për këtë ngjarje, policia administroi një sasi të konsiderueshme gëzhojash dhe predhash të gjetura në vendin e ngjarjes, pas atentatit gjithsesi. Gjithsesi si në këtë atentat ashtu edhe në të parin, Shullazi ka pasur alibi të fortë faktin se ai kishte qenë në Itali dhe se nuk kishte pasur mundësi të kryente një veprim të tillë ndërsa gjendej atje. Pa kaluar shumë kohë, Vajdin Lamaj humbi jetën në një antentat me eksploziv, i cili iu bë në ashensorin e pallatit të tij. Në kënë ngjarje mbeti i vrarë edhe Artan Arsi. Gjithsesi, pak muaj pas vrasjes së biznesmenit dhe drejtuesit të boksit shqiptar, Shullazi është arrestuar nga komisariati i policisë së Durrësit kur ai, bashkë me disa persona të tjerë, nuk i kishin ndaluar një postblloku të policisë së Durrësit. Grupit të personave të mësipërm policia iu bllokoi një sasi armësh dhe dokumentesh false për të cilat u zhvillua edhe një proces gjyqësor në qytetin e Durrësit.
“Venecia”
Ndërkaq edhe pse i dyshuar për ngjarjet e tjera si vendosja e sasisë së eksplozivit në shkallët e lokalit luksoz “Venecia”, ndaj të dyshuarit Emiljani Shullazi, policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të zënë ndonjë provë për ta vënë përpara përgjegjësisë ligjore. Ekzplozivi i vënë në mesin e muajit prill të vitit të kaluar u interpretua nga krerët e policisë si dhe të prokurorisë si një tentativë për të bërë presion ndaj familjes Lamaj, me qëllim që ata të mos dëshmonin për problemet e mundshme të njeriut të tyre, përpara njerëzve që hetonin çështjen. Edhe pse ngjarja u interpretua si mesazh kërcënues apo presion, blutë nuk mundën të zbulonin apo të mblidhnin prova në lidhje me këtë gjarje. Tashmë pohimi i fundit që vjen nga policia është se në fillim të muajit shtator dhe me datën 1 tetor të vitit të kaluar, në dy ngjarje që kanë lidhje me Lamen, i dyshuar ridel në skenë Shullazi. Sipas të policisë, më një shtator të vitit të kaluar, mbeti i plagosur nga një breshëri me armë Elidon Bulku, ndërsa udhëtonte me automjetin tip “Reno”, me targa të Tiranës. Bulku punonte për llogari të “Venecias”. Një muaj më vonë, persona të paidentifikuar tentuan të djegin restorant “Juveniljen”, në kodrat e liqenit artificial. Autorët mundën të lidhnin rojet ndërsa më pas u larguan, përpara se aty të mbërrinte policia e kryeqytetit.



13/02/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2006 10:11
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Ore po qeveria e kap lepurin me qerre more.
hajt se do zgjidhet

__________________
Bye

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shkurt 2006 16:29
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė astras Kėrko mesazhe tė tjera nga: astras Shto astras nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto astras nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Dyshimi, Shullazi i implikuar nė katėr ngjarje tė rėnda

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.