Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Alarmi , gjenden 200 pula te ngordhura ne Berat !!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Alarmi , gjenden 200 pula te ngordhura ne Berat !!

• Alarmi, gjenden 200 pula të ngordhura në Berat
Berat-Rreth 200 pula dhe zogj të ngordhur janë gjetur dje të hedhura në disa thasë në përroin e fshatit Roshnik të Beratit. Veterinerët e Qarkut të Beratit kanë hedhur dyshimet se këto pula dhe zogj mund të jenë të infektuar me virusin vdekjeprurës H5N1, por megjithatë ata kanë thënë se më saktësisht ata do të shprehen pasi të bëhen analizat. Në mëngjesin e djeshëm banorët e fshatit Roshnik kanë parë në anë të përroit, por edhe brenda tij disa thasë të mbushur me zoq e me pula, por edhe jashtë tyre kanë parë pula të ngordhura që vinin erë të keqe të hedhura në përroin që vjen nga lagja Korcani e këtij fshati. Pulat e ngordhura kanë qëndruar aty për më shumë se dy ditëdhe kjo ka ngjallur panik tek banorët e zonës të cilët menjëherë sapo i kanë parë pulat e ngordhura, kanë lajmëruar veterinerin e fshatit, kryeplakun dhe kryetarin e komunës. Njëri nga banorët e zonës, Beqo Ficka, tha për gazetën “Sot” se pulat e ngordhura kanë dëmtuar rëndë faunën e zonës, kafshët dhe shpendët e egra si dhe bagëtitë, që në kullota pinë ujë nga ky përrua. Ficka që është edhe agronomi i komunës tha për gazetën “Sot”, se përronjtë derdhen në ujëmbledhësin e fshatit në të cilin mblidhen shumë shpendë të egra si rosa, kredharak etj. Ka qënë Kryetari i Komunës, Roshnik, ai që ka lajmëruar Drejtorin e Bujqësisë dhe Ushqimit. Kjo e fundit ka dërguar në vendin ku kishte pula e zogj të ngordhur, dy ekspertët e saj veterinerë Lavdosh Toskën dhe Ylli Zekën, të cilët kanë marrë pulat dhe i kanë izoluar në ambiente të sigurta e të izoluara mirë. Po dje sipas Drejtorit të Buqësisë dhe Ushqimit, Piro Bici, është marrë një kampion nga pulat e ngordhura dhe është dërguar për analiza në Institutin e Kërkimeve Veterinare në Tiranë. Bici u shpreh për gazetën se ai dyshon se ky kontigjent pulash e zogjsh të ngordhur, mundet të jetë i prekur nga sëmundja e pseudopes, ndërsa më saktë llojin e sëmundjes do ta përcaktojnë analizat që do të bëhen në Institutin e Veterinarisë. Ndërsa veterinerët e qarkut u shprehën për gazetën se ngordhja masive dyshohet të ketë ardhur nga virusi vdekjeprurës H5N1, por ata thanë se më saktësisht do të shprehen pas analizave. Nga ana tjetër vetërinerët u shprehën se do të mundohen të gjejnë pularinë që ka pasur një ngordhje të tillë kaq masive, sepse duhet të izolohet e gjithë pularia, e cila ka patur këtë ngordhje masive të pulave. Banori i fshatit që ka parë nga afër pulat, së bashku me shokët e tij Fitim Mimani dhe Ymer Mimani tha për gazetën se: “pulat vinin erë të keqe dhe duke pasur frikë nga kjo ne nuk i jemi afruar atyre por lajmëruam menjëherë Kryetarin e Komunës”. Po dje banorët e zonës kanë parë një makinë e cila ka shkuar dhe ka marrë disa thasë me pula të ngordhura dhe është larguar menjëherë prej andej. Kryetari i Komunës të Roshnikut, Adriatik Serjani dje i është drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit si dhe policisë së sektorit të Antikrimit dhe kërkon prej tyre gjetjen e menjëhershme të autorit, fermerit apo pronarit të kujtdo pularie qoftë, të bllokojë menjëherë pularinë pasi mund të bëhet rrezik për banorët dhe klientët që konsumojnë mish pule.

marre nga gazeta ''Sot'

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2006 18:58
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Alarmi , gjenden 200 pula te ngordhura ne Berat !!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.