Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Shirat pėrmbytin 30 shtėpi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Shirat pėrmbytin 30 shtėpi

Shirat përmbytin 30 shtëpi

Sulo Gozhina

BERAT-Pas 12 orë shiu të dendur janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe disa shtëpi banimi në fshatrat Çiflik, Banaj, Syzes, të komunës Poshnje, 15 km në perëndim të qytetit të Beratit. Sipas pushtetit vendor, toka e përmbytur ka qenë e mbjellë me grurë, perime të stinës si dhe foragjere për blektorinë. Në të gjithë fshatrat e komunës janë përmbytur 30 shtëpi. Përmbytje të tokave ka pasur edhe në disa komuna fushore të rrethit të Beratit, ku uji është futur edhe në shumë shtëpi. Sipas evidencës së djeshme të zyrës së emergjencave në drejtorinë e Bujqësisë, përmbytje nga shirat ka patur në komunat Otllak, Poshnje e Kutalli dhe në dy fshatra të bashkisë Ura-Vajgurore. Kështu në komunën Poshnje rezulton se janë përmbytur mbi rreth 40 ha toka bujqësore, nga vërshimi i kanalit të Shainovës, i ndërtuar mbi 40 vjet më parë për kullimin e kënetës së Konizbaltës dhe tokave bujqësore të Mesit të Urave. Ky kanal gjigand ka vërshuar në disa segmente të tij, si pasojq e bllokimit në grykëderdhje nga niveli i prurjeve të lumit Seman. Ai ka mbajtur nën ujë deri pasditen e djeshme mbi 200 ha tokë të fshatrave fshatrave Konizbaltë, Pashalli, Poshnje, Syzes, Banaj, Sheq-Gajdë e Gajdë. Vërshimi i tij ka nxjerrë jashtë funsionit edhe kanalet e dyta e të treta kulluese që derdhen në të duke sjellë përmbytjen e tokave në fshatra të tjerë.



04/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 12:08
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Shirat pėrmbytin 30 shtėpi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.