Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Vrasja, seanca e 8-tė ndaj nipėrve tė Luiza Hoxhės
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Vrasja, seanca e 8-tė ndaj nipėrve tė Luiza Hoxhės

Dje ka dëshmuar shoku i ngushtë i viktimës, Like Bitaj, nga Vlora, i cili gjendej me të në çastin fatal.

Vrasja, seanca e 8-të ndaj nipërve të Luiza Hoxhës

Ardian Dauti

Është zhvilluar dje në Vlorë seanca e tetë në ngarkim të Arben Liçajt, Elidon Liçajt dhe Sokol Hoxhës, nipërit e Luiza Hoxhës, ish-deputetes së PS-së, e cila u arrestua disa ditë më parë. Tre të rinjtë akuzohen për vrasjen e Klodian Dalipit, në 8 dhjetor 2004. Dje ka dëshmuar shoku i ngushtë i viktimës, Like Bitaj, nga Vlora, i cili gjendej me të në çastin fatal. I tronditur dhe ndoshta i frikësuar, ai dëshmoi për rreth 3 orë dhe në disa raste kundërshtonte ato që kishte thënë më parë.
***
Bitaj e ka nisur dëshminë e tij me pasiguri e me ngatërrime fjalësh. “nuk jam në gjendje të dëshmoj me hollësi, i kam harrua shumë gjëra”,-i është drejtuar ai disa herë me zë të këputur trupit gjykues.
Madje në fillimin e seancës, Bitaj nuk ka pranuar të deklarojë asgjë me gojë, duke thënë se u përmbahej atyre që kishte lëshuar me shkrim në polici. Por pas disa minutash ka ndërruar mendje e ka nisur të dëshmojë.
Sipas tij, ai vetë e shoku i tij Klodiani ishin gridnur dy herë të tjera, për gjëra të vogla me Arben Liçajn. “Në 8 dhjetor Klodiani dhe unë ishim në një nga lokalet e Ujit të Ftohtë në Vlorë, tek “7 pallatet”, kur hyri Arbeni me pistoletë në dorë. Ai iu afrua Klodianit dhe e tërhoqi jashtë, duke e ofenduar e sharë. Ata nisën të dy të ziheshin fort, të dy me pistoleta në dorë. Pastaj u dëgjua një krismë. Klodiani u largua me vrap drejt rrugës që lidh Ujin e Ftohtë me Vlorën. Në këtë kohë Arbeni e qëlloi me pistoletën e tij, po ashtu edhe Sokol Hoxha e Elidon Liçaj, që e ndoqën shokun tim. Klodiani u vra rreth 100 metra larg lokalit”,-ka qenë pak a shumë dëshmia e Bitajt. Por gjatë marrjes në pyetje nga prokurori dhe avokatët mbrojtës i riu ka qenë i pasigurt. Njëherë deklaroi se Arben Liçaj kishte pistoletë kur u fut në lokal e një herë tjetër “nuk e pashë në kishte pistoletë”. Që nga vrasja e Klodian Dalipit, Like Bitaj është marrë 4 herë në pyetje dhe në të gjitha rastet ka dhënë deklarata me ndryshime. Sipas avokatëve të të pandehurve, ekziston një kasetë e incizuar ku Bitaj deklaron krejt ndryshe ngjarjen. “Do ta sjellim në gjyq seancën e ardhshme”,-thanë ata.
Në këtë seancë gjyqësore ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Arben Liçaj,ndërsa Elidon Liçaj e Sokol Hoxha janë shpallur në kërkim me vendim nga gjykata e Vlorës.


04/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 12:12
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Vrasja, seanca e 8-tė ndaj nipėrve tė Luiza Hoxhės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.