Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Aksident nė autostradė, vdesin 3 persona
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Aksident nė autostradė, vdesin 3 persona

Një automjet tip “Nisan” ka dalë nga autostrada. Humbi jetën Elvis Shelgjo, dy të tjerët të paidentifikuar

Aksident në autostradë, vdesin 3 persona

Shekulli

TIRANË- Humbja e kontrollit në drejtimin e makinës u ka kushtuar jetën 3 personave, të cilët mbrëmjen e djeshme po udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 20.00, në afërsi të Qendrës Tregtare Univers, në autostradë. Burime nga policia e Tiranës pohojnë se mbrëmjen e djeshme, automjeti i tipit “Nisan” me targa DR 7953D, brenda së cilit po udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin e drejtuesit. Makina ka dalë nga autostrada, ku po ecte me shpejtësi të madhe, ç’ka ka sjellë edhe dëmtimin e pasagjerëve. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që u kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve, të cilët janë nisur menjëherë në drejtim të spitalit ushtarak të Tiranës. Burimet sqarojnë se tre personat që ndodheshin në makinën e aksidentuar kanë humbur jetën njëri pas tjetrit, në mjediset e spitalit, pasi plagët që kishin marrë ishin shumë të rënda. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, i vetmi i identifikuar ishte 25-vjeçari Elvis Shelgjo, ndërkohë që dy viktimat e tjera të aksidentit tragjik nuk ishin identifikuar ende. Në vendngjarje kanë mbërritur inspektorët e qarkullimit rrugor të Tiranës, të cilët filluan hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ata kanë kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje, ndërkohë që automjeti i aksidentuar është dërguar në mjediset e Inspektoriatit të Qarkullimit Rrugor, ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkaq, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme punonjësit e policisë kanë filluar punën për identifikimin e dy viktimave të tjera të këtij aksidenti tragjik, që shkaktoi 3 të vdekur në autostradën Tiranë-Durrës.



04/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 12:18
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Aksident nė autostradė, vdesin 3 persona

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.