Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Ismail Kadare
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Lightbulb

Ismail Kadare

Shkrimtari Ismail Kadare merr çmimin për arritjet e një jete nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan

Ilir Ikonomi
19-04-2006
Zeri i Amerikes


Shkrimtari i njohur Ismail Kadare tha se asnjëherë nuk ka patur në botë kaq shumë shqiptarë të lirë, dhe kjo duhet t’i bëjë ata optimistë për të ardhmen. Zoti Kadare i bëri komentet dje në Nju Jork duke marrë çmimin për arritjet e një jete dhënë nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, organizatë që interesohet për çështjet shqiptare kudo në Ballkan.

Shkrimtari Ismail Kadare i falenderoi ata që i dhanë çmimin, jo thjesht për nderin që i bënë atij personalisht por për faktin që ata nderuan një njeri të kulturës sepse shpesh, tha ai, kultura harrohet. Kombin shqiptar, tha zoti Kadare, përpara se ta integrojë në botë politika, do ta integrojë kultura e tij, sepse kultura ka një avantazh ndaj politikës: ajo nuk është përçarëse, siç qëllon të jetë politika.

"Asnjë artist, asnjë shkrimtar nuk shkruan vepra që të jenë për një parti politike, ose për një tjetër, për të djathtën ose për të majtën, për veriun apo për jugun, për të krishterët, myslimanët apo katolikët, për Shqipërinë e brendëshme, siç quhet shteti amë historik apo për Shqipërinë e jashtëme që është Kosova, një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi dhe Shqipërinë e largët që është diaspora. Shkrimtari shkruan për të gjitha këto pa bërë asnjë dallim. Gjeografia e shkrimtarit është fare e ndryshme nga ajo e politikës. Ai nuk ka zgjedhës për t’i mbushur mendjen që të jenë me të. Për të populli janë lexuesit e tij dhe lexuesit nuk kanë ngjyrë politike”.

Zoti Kadare tha se populli shqiptar gjendet përballë një problemi madhor të tij, problemit të unitetit. Sot, tha ai, kërkohet më tepër se kurrë që shqiptarët të mos jenë të përçarë, sepse problemi i përçarjes, lind zakonisht në liri e jo në robëri. Kadareja kritikoi ata njerëz që harrojnë një arritje të rëndësishme të shqiptarëve në Ballkan:

“Mund të themi se asnjëherë nuk ka patur në botë kaq shumë shqiptarë të lirë. Kjo është një gjë shumë e madhe dhe duhet të na bëjë të jemi thellësisht optimistë dhe jo të përsërisim si ato kukuvajkat: mjerë ne ç’na ka gjetur, morëm fund, s’ jetohet këtu, s’jetohet atje. Kjo gjë tregon njerëz të vegjël që harrojnë themeloren. Themelorja është kryer, themelorja është liria për një komb”.

Shkrimtari foli pastaj për të ardhmen e shqiptarëve, sidomos pas zgjidhjes së statusit të Kosovës.

“Dy shtete shqiptare në Ballkan do ta përfaqësojnë shumë bukur kombin shqiptar, do të jenë shumë të fuqishëm dhe do t’i japin shtatin e vërtetë kombit shqiptar. Dhe bashkë me këtë shtat të vërtetë do t’i japin një psiqikë tjetër shumë të shëndetëshme, sepse kur një trup plotësohet, edhe mendja plotësohet”.

Zoti Kadare ndodhet në Shtetet e Bashkuara për disa veprimtari siç ishte një ligjëratë që mbajti të hënën në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut mbi marrëdhëniet midis letërsisë dhe tiranisë, si dhe për takime me komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilit i transmetoi mesazhe optimizmi për të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me qendër në Nju Jork, nderon herë pas here me çmime personalitete të ndryshme që kanë dhënë ndihmesë në përparimin e interesave shqiptare në Ballkan. Midis atyre që janë nderuar me çmime të tilla kanë qenë ish Presidenti Bill Clinton dhe ish sekretarët e shtetit James Baker dhe Madeleiene Albright.

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2006 22:37
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Me bejne pershtypje marrdheniet Qose-Kadare. I pari i cili mendon se libri i Kadarese "Identiteti Evropian i Shqiptareve" eshte nje varg me probleme. Ne artikullin qe sapo lexova kuptova se Qose mendon se eshte nje liber me karakter kunderkombetar. Nuk e kam lexuar por do doja te dija opionet e atyre qe e kane shfletuar kete liber?

Nqs e kini lexuar, cfare mendimi kini ju?

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2006 19:16
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PrOuD^2Be^AlBaNiAn
Anetar i ri

Regjistruar: 27/10/2006
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 6

Te dy jane njerez te medhenj te letrave, si Kadare, ashtu dhe Qosja. Une nga Kadare kam lexuar shume vepra ndersa nga Qosja kam lexuar vetem disa fraza e komente ne shtypin e dites. Kurrsesi nuk mendoj se Kadare eshte antishqiptar apo shkrimet e tij jane antishqiptare. Ai i ka dhene shume Shqiperise pikerisht me shkrimet e tij te vyera dhe e ka rritur reputacionin e Shqiperise ne mbare boten me shkrimet e tij. Ne shume vende te botes eshte perkthyer vepra e tij dhe lexohet nga shume e shume njerez ne mbare boten. Gjithashtu dhe Qosja, eshte nje pene e vyer e letersise shqiptare, dhe ai i ka dhene mjaft kombit shqiptar me veprat e tij. Keto perplasje mendimesh mendojn se vijne nga ego personale te dy shkrimtareve dhe kjo gje me duket mese normale, pasi te dy jane te medhenj. Dhe nga njera ane me behet dhe qejfi qe ka perplasje mendimesh, pasi po nuk pati kundershtime ne mendime nuk ecet perpara.

PS: Dua te pershendes te gjithe ata qe shkruajne ketu, pasi per mua eshte postimi i pare ne kete nenforum pasi sic e shikoni jam dhe anetar i ri.

Me respekt PrOuD^2Be^AlBaNiAn

__________________
Shqiperia e Madhe Per Shqiptare Te Bashkuar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2006 14:01
PrOuD^2Be^AlBaNiAn nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PrOuD^2Be^AlBaNiAn Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PrOuD^2Be^AlBaNiAn (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PrOuD^2Be^AlBaNiAn Shto PrOuD^2Be^AlBaNiAn nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PrOuD^2Be^AlBaNiAn nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Ismail Kadare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.