Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > a mund te mbijetoj Mali i Zi si shtet i pa varur?
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Re: ...

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Pyetja me e sakte do qe: A do te mbijetoje Serbia,


ke te drejt Admirali, mirpo pyetjen e mora nga nje mendim i shfaqur nga autoritetet serbe, ku thojn se mali i zi nuk mund te mbijetoj me ate numer te popullsise.

ndersa serbia mund ta ket problem pak , mirpo me me politiken e saj , un them se do ja dal mban dhe do nxjerr shum profite.

psh. Me pranimin e rezultateve te referendumit, me heqjen dore nga Kosova ( don zoti se shpejti), me dorzimin e Mlladicit dhe Karagjiqit, do ta pergadite rrugen per te hyre ne BE, dhe athere problemet vetem se kan mbaruar.

ndersa Mali i Zi, jo vetem qe do mbijetoj por do jet faktor kyq ne ballakan.

Dhe ne fund i bashkangjitem urimit te Benjamin.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2006 11:23
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Ēfarė do tė ndodhė mė tej nė Mal tė Zi

Komisioni elektoral në Malin e Zi ka njoftuar se sipas rezultateve paraprake, referendumi i së djelës ka dhënë shumicën e duhur për shkëputjen e Malit të Zi nga Unioni me Serbinë.
A do të thotë kjo se Mali i Zi është i përgatitur për pavarësinë, si do të ndodhë kjo, dhe çfarë do të thotë për Kosovën?

Irena Luto bisedoi me analistin Gabriel Partosh, i cili fillimisht komenton rezultatin e referendumit.

Partosh: Rezultati i referendumit do të thotë që Mali i Zi do të përgatisë rrugën drejt pavarësisë, apo më saktësisht do të ringjallë pavarësinë e tij që e dorëzoi 90 vjet më parë.

Mali i Zi do të zhvillojë bisedimet e veta me Bashkimin Evropian, pasi të njihet si shtet i pavarur, nga ana tjetër është e rëndësishme për malazezët, (ata që dëshironin pavarësinë) që çështja e Kosovës do të hiqet nga kurrizi i tyre. Është e rëndësishme që ky problem nuk është më shqetësim i tyre.

BBC: Sa i rëndësishëm është reagimi i Beogradit?

Partosh: Është shumë i rëndësishëm, sepse Beogradi mund të bëjë dy gjëra; ta lehtësojë procesin (e shkëputjes) apo ta bëjnë atë më të vështirë. Kam parasysh negociatat për ndarjen e aseteve të Unionit.

BBC: Dhe cilat janë ato?

Partosh: Nuk janë shumë, krahasuar me ato që kanë qënë në të kaluarën në Jugosllavinë e vjetër, pasi Unioni Serbi Mal i Zi ishte një aleancë e lirshme e dy vendeve të pavarura.

Asetet janë të pakta; disa ndërtesa të përbashkëta të institucioneve në Beograd, ushtria dhe misionet diplomatike.

Pra nuk janë shumë, krahasuar me asetet në kohën e Jugosllavisë së vjetër, të cilat duhet të ndaheshin atëherë mes gjashtë republikave të vjetra.

Pra të gjitha këto duhet të ndahen. Meqënëse Serbia ka avantazh, sepse është pasuesi ligjor i Unionit, në bazë të marrëveshjes së njohur si Marrëveshja e Beogradit, që formoi këtë union, Serbia është pasuesi ligjor, dhe nuk ka nevojë të aplikojë për anëtarësi në OKB, kurse Mali i Zi do të duhet që të aplikojë.

Por Mali i Zi kërkon disa nga asetet, sepse ka një kartë të fuqishme që është, dalja në detin Adriatik, tek i cili Serbia nuk do të ketë më akses.

Dhe nëse Serbia do të dojë që të gëzojë mundësinë e shfrytëzimit të kësaj pjesë, për shembull nëse dëshiron që të ketë vazhdimësi të një farë force detare në Adriatik, atëherë do të duhet të ketë të drejta.

BBC: Pra këto çështje do të disktutohen gjatë negociatave. Ju thatë se Beogradi mund ta bëjë më të lehtë apo më të vështirë këtë proces? Në çfarë mënyre mund të vështirësohet ai?

Partosh: Për shembull në negociatat për ndarjen e aseteve brenda 6 republikave të vjetra, bisedimet zgjaten më shumë se 10 vjet, pasi Serbia dhe Mali i Zi i donin që të gjitha, duke argumentuar se ky union ishte pasuesi ligjor.

Natyrisht që republikat e tjera nuk mund ta pranonin dhe si rezultat ato duhet t'i përdornin sëbashku. Ndoshta kjo nuk ka gjasa që të ndodhë, pasi ky divorc është më tepër miqësor, nuk ka gjasa të ketë dhunë.

Përsa i takon interesit vetjak Serbia mund të jetë më e vështirë në negociata.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm dhe indirekt është influenca e Serbisë në kampin pro-unionit brenda Malit të Zi.

Nëse Beogradi, pranon rezultatin, thotë se është i drejtë, 'të mos e vëmë në dyshim dhe të merremi me punë', atëherë ka shumë pak gjasa për kundërshtim politik, zemërim dhe trazira që mund të kthehen në dhunë.

Nëse Beogradi është dyshues përsa i takon rezultatit, flet për manipulim të votimit, atëherë kjo mund të inkurajojë mbështetësit e unionit brenda Malit të Zi, shumica e të cilëve janë serbë dhe që kanë ndenja të forta përsa i takon humbjes së lidhjeve të ngushta me Serbinë. Ata mund të veprojnë dhe kjo mund të jetë e rrezikshme.

BBC: Kundërshtarët e pavarësisë, apo mbrojtësit e unionit thonë se Mali i zi ka nevojë për Serbinë dhe nuk mund të funksionojë si shtet, cili është komenti juaj për këtë?

Partosh: Mali i zi është një shtet shumë i vogël dhe nga ana tjetër një shtet i varfër.

Të dyja këto të kombinuara bëjnë që të mos jetë e lehtë për këtë vend, qoftë për të patur edhe misione diplomatike, sepse këto janë të shtrenjta, apo të ketë të gjitha departamentet në qeveri si vendet e tjera që kanë të ardhura më të mëdha nga ekonomija apo taksat.

Pra do të jetë një proces i vështirë. Bashkimi Evropian beson se Mali i Zi ndoshta nuk do të ketë kapacitet të mjaftueshëm administrativ, me fjalë të tjera, aftësitë apo njohuritë nga ana e nëpunësve civilië, vullnetin dhe besimin për të luftuar krimin e organizuar, kontrabandën etj.

Këto janë detyra, me të cilat përballet një shtet i pavarur, por nëse nuk do të ketë mundësi të paguajë sa duhet forcat e policisë, atëherë nuk do të ketë aparatin e duhur në sensin e mbrojtjes së sigurisë.

BBC: Meqë jemi tek fillimet, si do të ndodhë procesi i shkëputjes, nëse vlerësimet zyrtare për rezultatin përfundimtar do të jenë pozitive?

Partosh: Hapi i parë do të jetë mbledhja e parlamentit në Podgoricë dhe shpallja e pavarësisë.

Kjo mund të ndodhë brenda disa javësh, ndoshta edhe më shpejt.

Kjo do të jetë shpallja simbolike dhe në atë etapë malazezët do të jenë në bisedime me serbët, bisedime që mund të zgjasin për muaj të tërë.

Ka mundësi që po kaq të zgjasin edhe bisedimet me BE-në për njohjen e shtetit dhe më pas për marrjen e mandatit për fillimin e bisedimeve për marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit.

Pra këto bisedime mund të zgjasin disa muaj.

Është e qartë që Mali i zi dëshiron që deri në vjeshtë të jetë njohur si anëtar i Kombeve të Bashkuara, kur mbahet edhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme.

Pra këto do të jenë hapat që do të merren në gjashtë muajt e ardhshëm.

BBC:Në negociata Mali i Zi shkon pa barrën e kërkesave nga gjykata e Hagës edhe pa Kosovën. Cili do të jetë roli i BE-së në konsolidimin e shtetit të pavarur malazez?

Partosh: Roli i Bashkimit Evropian do të jetë shumë i rëndësishëm, siç edhe ka qënë në ruajtjen këto vitet e fundit të Unionin Serbi Mali i Zi, si edhe përsa i takon ushqimit të Malit të Zi me konceptet për t'u bërë një vend më tepër evropian.

Duhet thënë se Mali i Zi, ndryshe nga Serbia do të ketë shumë nevojë për mbështetjen evropiane përsa i takon administratës publike.

Mali i Zi do të ketë nevojë për ndihmë, përsa i takon hartimit të legjislacionit, për të siguruar se ligjet janë në përputhje me legjislacionin evropian dhe zbatohen plotësisht.

Pra ka një nevojë shumë të madhe për ndihmë.

Në nivel më praktik, Mali i Zi do të shpresojë se duke qënë pranë anëtarësimit të mund të tërheqë më shumë investime të huaja për industrinë turistike të vendit.

BBC: Në Kosovë rezultatet e para nga Mali i Zi u pritën me gëzim të madh. Çfarë rëndësie ka pavarësia e Malit të Zi për Kosovën, statusi i të cilës siç thuhet mund të vendoset në fund të këtij viti?

Partosh: Pavarësia ka më shumë rëndësi për Malin e Zi, i cili po e heq këtë barrë nga shpatullat e tij.

Në Kosovë ka rëndësi nga ana propagandistike, 'nëse malazezët u lejuan të votojnë në referendum, përse jo ne?'

Nëse Mali i Zi shpallet i pavarur me 55 për qind shumicë, përse jo Kosova, ku shumica mund të jetë 90 për qind.

Pra për arsye propagande kjo do të përdoret, por unë mendoj se procesi i drejtuar nga Kombet e Bashkuara do të vazhdojë në rrugën e tij, pra me fjalë të tjera do të jetë OKB-ja dhe palët kryesore në rolet drejtuese.

Se çfarë mbështetje publike do të kërkohet për këtë proces në nivel lokal, për shembull në formën e referendumit, do të jetë një çështje tjetër, por jo më kryesorja.


Marrë nga BBC.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2006 11:59
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mendoj se Mali i Zi do t'ja dali mbane shume me lehte nga c'parashikohet.
Bregdeti Montenegros eshte i parapelqyer per turistet Europian;gje e cila do t'i siguroj te ardhura te mira ekonomise vendase.
Ndersa persa i perket shkaut serb,le te rrine ne sterre tani se dalje ne dete nuk ka me per ta.Nqse do t'i shfrytezoj portet e Malit te Zi patjeter duhet te zgjidhi qesen,gje qe do t'i kushtoje goxha.Po nuk u pelqeu le te lundrojne ne Danub ose te hidhen nga miqte e tyre ortodokse korofillaket e Greqise.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2006 20:24
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pali
mėsimdhėnės

Regjistruar: 26/02/2007
Vendbanimi: Zvicėr Vevey
Mesazhe: 47

Mali Zi dhe shqiptarėt qė jetojnė atje nė tokat e tyre etnike

Mali i Zi me rregullimin e të drejtave të popujve tjerë që jetojnë në atë shtet e ka bërë vetëm me ca çështje sa për sy e faqe në mënyrë fasadeske.
Politika e Gjukanoviqit është pothuaj e njëjtë ose më mirë të themi tërsësisht e bazuar në poliken e Titos. Domethënë në afrimin e popujve në bazë të vëllazërim-bashkimit pa i shikuar të drejtat nacionale e sidomos ata shqiptare.
Kjo politļkë është shumë më e rrezikshme për shqiptarët se sa politika e Millosheviqit.Me anë të kësaj politike serbomalazezët synojnë asimilimin e tërësishëm të shqiptarve në trojet e veta. Shëmbull kryesor është politika në arsim. Librat e përdorura në shkollat fillore po edhe në ato mesme janë shumë prej tyre produkt i arsimit sllav.
Shembull tjetër është edhe jehona e madhe që ka bërë partija e gjukanoviqit në trojet shqiptare.
Pastaj përkrahja që ka patur kjo parti nga disa parti "patrotike" shqiptare.
Pjesëmarrja masovike e shqiptarëve në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi ka qenë e shtytur: një nga dëshira për lehtësimin e pavarësimit të Kosovës, dy; propaganda e fortë e partisë së Gjukanoviqit si dhe bashkëpuntorëve të tyre.
Sot shqiptarët në Mal të Zi janë më se të zhgënjyer sepse shumë e shumë çështje nuk janë zgjidhur për ta. Komunat shqiptare janë të lënura pas dore, bile iu kanë hequr edhe shumë të drejta në çështjen e pronësisë si të komunës ashtu edhe të qytetarëve të saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 10:15
Pali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pali Shto Pali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Eh...

Se harrova, tema eshte spostuar tek Aktualitet Nderkombetare pasi nuk ka te beje me Ceshtjen Kosovare ku dhe u hap ne fillim.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 13:34
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > a mund te mbijetoj Mali i Zi si shtet i pa varur?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.