volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Mbinjeriu është qenie që ka të zhvilluar mbilogjikën dhe mbimendjen, dhe jeton me Shpirtin e pavdekshëm. Njohja e Vetvetes tek Mbinjeriu, paraqet aktin më të lartë njerëzor, dhe Mendja e tij udhëton me aftësinë e mbinjohjes njerëzore. Mbinjeriu paraqitet dhe zhvillohet nga orientimi i mprehtë i mendimeve, dhe nëpërmjet kualifikimit shpirtëror, ai bën shndërrimin e vetvetes në Mbinjeri. Njohja, Mënyra e të menduarit dhe Shpirti i pjekur e kapërcejnë njeriun, dhe shndërrohet në Mbinjeri. Ky është qenie që ka të pajisur shpirtin me zili të mëdha, dhe nuk duron asnjë ngacmim nga ana e jashtme, mbase ngacmimet e brendshme të tij janë vetëm arritje dhe kapërcim në Njohje të intelektit. Mbinjeriu se ka ndërmend të merret me gjërat e zakonshme të njerëzve normal, por ai është i fshehtë, i heshtur, i vetmuar dhe analist i mirë i mendimeve. Atë e tërheq natyra si art, dhe Perëndia; gjërat tjera nuk i bëjnë shumë përshtypje; vetëm se ngaherë me lëvizjet dhe të arriturat e natyrës i nënshtrohet nocionit të pesimizmit. Ky është i shkëputur nga epshet, dëshirat dhe pasionet e zjarrta...
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|