Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > A ka jete pas vdekjes ? Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 2.00.
Gjithsej 27 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencëtarët duhet të bazohen në burimet fetare në zhvillimin e objektivave të tyre: Edhe pse feja është ajo që përcakton qëllimin, ajo ka mësuar nga shkenca, në kuptimin më të gjerë të fjalës, se cilat mënyra do kontribuonin në arritjen e qëllimit që ajo ka caktuar. Por shkenca mund të krijohet vetëm nga ata që janë të mbushur me frymëzim drejt të vërtetës dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesë… Nuk mund ta përfytyroj dot një shkencëtar të vërtetë pa këtë besim të thellë.11

Materializmi, një ide që fillon që nga Grekët antikë, pranon ekzistencën absolute të lëndës dhe mohon ekzistencën e Zotit. Kjo pikëpamje materialiste gradualisht u fut në komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. të 19-të një pjesë e konsiderueshme e vëzhgimit shkencor filloi ta mbështesë atë. Nga ky shkak u formuluan dhe shumë teori si "modeli i universit të pafund" që sugjeronte se universi ekziston për një kohë infinite, teoria e evolucionit të Darvinit që thotë se jeta është rezultat i rastësive, apo pikëpamjet e Frojdit që mendja njerëzore përbëhet vetëm nga truri.

Sot, duke parë të kaluarën, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetëm një humbje kohe për shkencën. Për dekada, një numër i madh shkencëtarësh kanë shpenzuar përpjekjet e tyre për të provuar secilën nga këto pohime por rezultatet gjithmonë ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur'anit - atë që universi ishte krijuar nga asgjëja, se është i përshtatshëm për racën njerëzore dhe se është e pamundur që jeta të vijë vetë dhe të evoluojë rastësisht.

Tani lë të konsiderojmë këto fakte një nga një.

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për "Universin e Pafund"

Deri në fillim të shek. të 20-të, opinioni konvencional i komunitetit shkencor, i cili atë kohë ishte nën influencën e materialistëve, ishte se universi kishte përmasa të pafundme dhe se ekzistonte dhe do të ekzistojë në pafundësi. Sipas këtij këndvështrimi, i quajtur "modeli statik i universit", universi nuk kishte as fillim dhe as fund pra ishte thjesht një konglomerat i pakufizuar lënde. Mohimi i faktit që universi është krijuar përbënte themelet e filozofisë materialiste.

Shkencëtarët që ndoqën qëllime të kota i shkaktuan shkencës humbje të mëdha.

Shumë shkencëtarë që përqafuan materializmin, plotësisht apo pjesërisht, e vendosën modelin e "universit infinit" si bazë e kërkimeve të tyre shkencore. Si rrjedhim, të gjitha kërkimet në astronomi dhe fizikë vareshin nga hipoteza se lënda ekzistonte prej një kohe pambarimisht të gjatë. Për një kohë, shumë shkencëtarë punuan dhe u munduan më kot, pasi shkenca shpejt e hodhi poshtë atë keqkuptim.

Shkencëtari belg, Zhorzh Lemčtrë ishte i pari që dalloi pasaktësinë e modelit të "universit infinit" dhe postuloi një alternativë shkencore për të. Duke u bazuar në llogaritje të shkencëtarit rus Aleksandër Fridman, Lemčtrë deklaroi se universi në fakt kishte një fillim dhe se ai po zgjerohej që nga ai moment fillestar. Ai gjithashtu hodhi idenë se mund të gjendeshin mbetjet e rrezatimit nga ai moment fillestar.

Këtu duhet theksuar se Zhorzh Lemčtrë ishte gjithashtu prift. Lemčtrë besonte fort se "universi ishte krijuar nga Zoti prej asgjëje". Prandaj, afrimi i tij me shkencën ishte krejt i ndryshëm nga ai i materialistëve.

Vitet që pasuan konfirmuan saktësinë e supozimit të hedhur nga Lemčtrë. Së pari, astronomi amerikan Edvin Habëll zbuloi me anë të teleskopit të tij gjigand se yjet po largoheshin si nga ne ashtu dhe nga njeri-tjetri. Kjo do të thoshte se universi po zgjerohej dhe si rrjedhim nuk ishte statik siç pretendonin materialistët.

Në fakt, më herët akoma Albert Ajnshtajn e kishte llogaritur teorikisht se universi nuk mund të ishte statik. Megjithatë, ai e la mënjanë teorinë thjesht sepse llogaritjet e tij nuk përputheshin me modelin shumë të njohur të universit statik të asaj kohe. Edhe një shkencëtar si ai, i konsideruar si gjeniu më i madh i shekullit, frikësohej nga dogmatizmi i pikëpamjes materialiste, duke zgjedhur kështu të mos e tregonte zbulimin e tij. Më vonë, Ajnshtajni pohoi se ajo zgjedhje ishte 'gabimi më i madh i karrierës së tij'.

Kemi një të vërtetë tjetër të rëndësishme që sjell fakti i zgjerimit të universit: nëse universi bëhet më i madh me kalimin e kohës, atëherë po të kthehemi pas në kohë ai do ishte më i vogël dhe nëse shkojmë akoma më shumë shohim se çdogjë do të mblidhej dhe do të konvergjonte në një pikë të vetme. Llogaritjet treguan se kjo pikë e vetme duhet të kishte vëllim zero. Universi jonë lindi si rezultat i shpërthimit të kësaj pike, shpërthim ky i cili quhet "Big Beng".

Në fakt, emërtimi i kësaj pike shpërthyese me vëllim zero s'është gjë tjetër veçse një shprehje teorike. Shprehja e vëllimit zero thjesht tregon "asgjënë". Krejt universi u krijua pra nga "asgjëja".

Teoria e Big Beng-ut demonstroi qartësisht se universi u krijua nga asgjëja. Megjithatë, nevojiteshin fakte të tjera shkencore që teoria të pranohej gjerësisht. Në 1948, Xhorxh Gamov propozoi që, nëse universi ishte krijuar në një shpërthim të menjëhershëm kataklizmik, si pranonte Lemčtrë, duhet të kishte një sasi të caktuar rrezatimi si pasojë e atij shpërthimi dhe se ky rrezatim duhet të ishte uniform në të gjithë universin.

Po afrohej konfirmimi shkencor i postulatës së Gamovit. Në 1965, dy zbulues të quajtur Arno Penzias dhe Robert Uilson zbuluan mbetjet e atij rrezatimi. I quajtur "rrezatim i sfondit kozmik", ai nuk ishte i lokalizuar por i shpërndarë njëtrajtësisht në univers. Shpejt u kuptua se ky rrezatim ishte jehona e Big Beng-ut që akoma ushtonte nga momentet e para të atij shpërthimi të madh. Penzias dhe Uilson morën çmimin Nobel për zbulimin e tyre.


Satelitit COBE iu desh shumë pak kohë për të gjetur provat që vërtetojnë hipotezën e Big-Bengut.
Në 1989, NASA, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapsirës, lëshoi satelitin COBE në hapsirë për arsye kërkimore të rrezatimit të sfondit kozmik. Brenda pak minutave, skanerat sensitivë të satelitit konfirmuan matjet e Penzias dhe Uilson.

Zbulimi i fakteve që konfirmonin krijimin e universit nga asgjëja sipas Big Bengut, bëri që shkencëtarët materialistë të ngelnin gojëhapur. Ata ishin dëshmitarë të rrëzimit të kërkimeve të tyre të gjera, hipotezave dhe teorive të paverifikuara ende, njëra pas tjetrës. Filozofi i shquar ateist Antoni Flju dha këto komente rreth situatës:

Dihet, rrëfimi është qetësim i shpirtit. Prandaj po filloj të rrëfej se ateisti është i zënë ngushtë nga aprovimet kozmologjike të kohëve të fundit. Pasi, duket se kozmologët po arrijnë një provë shkencore të asaj që, Shën Tomasi mendoi që nuk mund të provohet kurrë filozofikisht; pra, se universi ka një fillim. Për sa kohë që universi mendohet si jo vetëm i pafund por gjithashtu i pafillim, atëherë mbetet se ekzistenca e tij e paarsyeshme dhe të gjitha vetitë e tij më kryesore duhet të pranohen si baza shpjeguese. Edhe pse besoj se është akoma e saktë, është padyshim jo e lehtë apo e rehatshme të mbash këtë pozicion përballë historisë së Big Bengut. 12

Siç e qartëson dhe shembulli i mësipërm, nëse dikush është verbërisht i përkushtuar ndaj materializmit, ai kundërshton të pranojë ndonjë dëshmi që thotë të kundërtën. Edhe pse ai e pranon faktin përsëri nuk e kompromenton përfshirjen e tij në materializëm.

Nga ana tjetër, shumë shkencëtarë, që nuk i zgjidhnin çështjet duke mohuar Ekzistencën e Zotit, sot pranojnë se Zoti, i Gjithëfuqishmi, krijoi universin. Një shembull i tillë është shkencëtari amerikan Uilliam Lein Kreig, i cili njihet për kërkimet e tij mbi Big Bengun:


Universi u krijua në sajë të shpërthimit të një mase të vetme pikësore me vëllim zero. Ky shpërthim, i quajtur Big-Beng, vërtetoi me bindje të plotë se universi ishte krijuar nga asgjëja dhe rrëzoi përfundimisht pohimin e materialistëve për universin e pafund.

Në fakt, nga vërtetësia e parimit ex nihilo nihil fit (asgjëja lind nga asgjëja), rrjedh se teoria e Big Bengut kërkon një shkak mbinatyror. Meqë veçantia kozmologjike fillestare përfaqëson kulmin e trajektores hapsirë-kohë, nuk mund të ketë pasur një shkak fizik të Big Bengut. Madje, shkaku duhet të tejkalojë kohën dhe hapsirën fizike; duhet të jetë i pavarur nga universi dhe paimagjinueshmërisht i fuqishëm. Për më tepër, ky shkak duhet të jetë një qënie vetjake, e pasur me dëshirën e lirë… Prandaj, shkaku i origjinës së universit duhet të jetë një Krijues vetjak, i cili një kohë të fundme më parë mundësoi ekzistencën e universit me vullnetin e tij të lirë.13

Një përfundim tjetër i rëndësishëm që rrjedh nga teoria e Big Bengut është se, siç e përmendëm dhe më parë, një afrim shkencor i bazuar në dije hyjnore do të jetë shumë e suksesshme në zbulimin e mistereve të universit. Shkencëtarët që dolën nga filozofia materialiste dhe vunë përpara modelin e "universit infinit", nuk ishin në gjendje ta vërtetonin atë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre maksimale. Megjithatë, teoria e Big Bengut ,që zhvilloi Zhorzh Lemčtrë dhe që bazohej në burime hyjnore, ndihmoi në përparimin shkencor dhe zbulimin e origjinës së vërtetë të universit.

Kur shikojmë historinë e shkencës së shekullit të 20-të, shohim se ndodhi të ngjashme ka pasur dhe në fusha të tjera

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 12:00
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Humbjet qė i shkaktoi shkencės thėnia "Nuk ka modelim nė natyrė"

Materialistët jo vetëm që propozuan se universi ekzistoi që nga pafundësia, por gjithashtu thanë se nuk ka modelim apo qëllim në univers. Ata diskutonin se i gjithë ekuilibri, harmonia dhe rregulli në univers janë të rastësishëm. Kjo thënie, që dominoi botën e shkencës duke filluar nga gjysma e dytë të shek. të 19-të, vendosi dhe rrjedhën e mëposhtme të vëzhgimit shkencor.

Për shembull, shkencëtarë të caktuar vunë para një supozim të quajtur "teoria e kaosit" për të treguar se nuk ka përcaktim në univers. Sipas kësaj teorie, rregulli mund të formohej spontanisht nga kaosi dhe u kryen një numër i konsiderueshëm studimesh shkencore për të mbështetur këtë thënie. Llogaritjet matematike, studimet në fizikën teorike, provat fizike dhe eksperimentet kimike, të gjitha këto u kryen për t'i dhënë një përgjigje pyetjes: "si mund të tregojmë se universi është produkt i një kaosi?"

Çdo zbulim i ri më pas mohonte kaosin dhe teorinë e rastësive, duke treguar se ka një projektim vigan në univers. Kërkimet e kryera që nga viti 1960 provuan se të gjithë ekuilibrat fizikë në univers janë planifikuar në mënyrë të tillë që të bëhet e mundur jeta. Me vazhdimin e kërkimeve u zbulua se secili pre ligjeve të fizikës, kimisë dhe bioligjisë, rreth forcave fondamentale si graviteti dhe elektromagnetizmi, rreth detajeve të strukturës së atomit dhe elementeve të universit, ishin vendosur në mënyrë të saktë për të bërë të mundur ekzistencën e jetës njerëzore. Shkencëtarët i referohen këtij përcaktimi të mahnitshëm si "Parimi Njerëzor". Ky është parimi me anë të së cilit çdo detaj në univers është rregulluar në mënyrë të kujdesshme për të mundësuar jetën njerëzore.

Me këto zbulime, thënia formale e imponuar në komunitetin shkencor nga filozofia materialiste, ku "universi është një grumbull lënde pa kuptim dhe arsye që punon në përputhje me rastësinë", u shfaq si një falsitet joshkencor. Biologu i shquar molekular Majkëll Denton bën komentet e mëposhtme në librin e tij , Fati i Natyrës:Si Ligjet e Biologjisë Zbulojnë Qëllimin në Univers:

Pamja e re që është shfaqur në astronominë e shek të 20-të paraqet një sfidë dramatike ndaj supozimit që mbijetoi brenda qarqeve shkencore gjatë pjesës më të madhe të katër shekujve të fundit: se jeta është një fenomen tërësisht periferik dhe aksidental në skenën kozmike… Prova e ofruar nga kozmologjia dhe fizika moderne është saktësisht lloji i provës që teologët natyralë po kërkonin në shekullin e 17-të por që nuk e gjetën në shkencën e kohës së tyre.14

"Teologët natyralë" të përmendur më lart janë shkencëtarët besimtarë të devotë të shekullit të 17-të dhe 18-të, që u përpoqën për të rrëzuar ateizmin mbi baza shkencore, dhe si rrjedhim të provonin ekzistencën e Zotit. Megjithatë, siç thuhet më lart, grada e ulët e njohurisë shkencore në atë kohë nuk i lejonte të provonin ato të vërteta që perceptonin dhe materializmi, duke qenë i mbështetur nga i njëjti nivel primitiv i shkencës, u bë më autoritativ në botën shkencore. Shkenca e shekullit të 20-të e ka kaluar atë etapë dhe ka në dorë provat përfundimtare se universi u krijua nga Zoti.

Këtu, pika kryesore për tu konsideruar është sasia e jashtëzakonshme e kohës që kaloi mbi studime për të provuar zhgënjimin e materialistëve sipas të cilëve "nuk ka arsye dhe përcaktim në univers". Të gjitha këto teori, formula, studime në fizikën teorike, ekuacione matematike, etj, provuan se ishin përpjekje të pavlera të çuara dëm. Ashtu si shkatërrimet e ideologjisë raciste e çuan njerëzimin drejt Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe ideologjia materialiste e tërhoqi pa qenë nevoja botën e shkencës në errësirë.

N.q.s komuniteti shkencor i bazon përpjekjet e tij, jo mbi moskuptimin e materializmit por mbi realitetin se universi u krijua nga Zoti, kërkimet shkencore do të kishin marrë rrjedhën e duhur.

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 12:02
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Per sot besoj se eshte mjaft se u lodha me shkime, por shenje rrepsektindaj lostit nuk pertoj aspak dhe jam ne disponim qe 24 ore ti online ti sjell fakte shkencore.

Lost te shkenca mos te lutem, se ç'ti besh, me terehjek shume.

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 12:05
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Ej kosovar, po te pergjigjem meqe e ke mare kaq seriozisht. S'ka nevoje te jesh disponibel 24 ore o burr i dheut.

Pse jetoj? Erdha ne jete dhe jetoj pa vullnetim tim. Qellimi i jetes mendoj qe eshte ruajtja e jetes.
Kujt ia jap atributet? Nenes, babait the rastesise. (nese e kuptoj pyetjen tamam)

Kaq kisha. Mund te diskutoj pa fund per ato qe ke shkruar, por dua ta le kete debat se nuk eshte hera e pare per mua, dhe me eshte bere pak i merzitshem.

Edhe per ato te sharat, mos u merzit se jane pa vlere, thjesht i ka fryma e debatit. Nese kerkon vetem hare dhe buzeqeshje, ka tema te tjera ku te pershendeturit pershendeten me kenge e perqafime.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 17:11
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Kurt, ta dish, qe nqs zoti ekziston, nuk ia hedh dot.
Ti qe beson me interes, ne hell do perfundosh.. Hajde se ka femra te bukura atje.. ..
C'e do ne parajse. Gjithe jeten me nene terezen..

Kurt asht tu ta ba me hile mos e degjo largqoftin
Shihe si don me te rrejt me "vajza te bukura". Mos harro se atje nuk ka veç vajza te bukura por ka dhe asish qe nuk te lene kurre as ti shohish me sy.
Ata , aty jane vete zot e vete shkop lol:p :p :p plus qe jane edhe me te vjeter dhe kane eksperience aty.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 18:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Kurt asht tu ta ba me hile mos e degjo largqoftin
Shihe si don me te rrejt me "vajza te bukura". Mos harro se atje nuk ka veç vajza te bukura por ka dhe asish qe nuk te lene kurre as ti shohish me sy.
Ata , aty jane vete zot e vete shkop lol:p :p :p plus qe jane edhe me te vjeter dhe kane eksperience aty.

hahah, nuk e keq ti piktor, dreqi thojn eshte master dhe i gjen piken e dobet njerzve

lol

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 18:43
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Misha
Vogelushja Misha

Regjistruar: 08/09/2009
Vendbanimi: Everywhere
Mesazhe: 263

nuk ka jete jo..nuk ka sesi te kete...kush e verteton kete...ndonje vertetesim nga ju te gjallet ka??? ndonje gje te perjetuar ka....Jo sepse ndryshe nuk do ishit mes nesh....mos u bazoni ne ato qe kane thene ata qe si njihni....por bazohuni ne eksperiencen tuaj...dhe te atyre qe si keni me prane vetes,


kalofshi mire

__________________
No one thinks to change himself, everyone thinks of changing the WORLD........Tolstoi my love

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 12:31
Misha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Misha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Misha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Misha Shto Misha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Misha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ej kosovar, po te pergjigjem meqe e ke mare kaq seriozisht. S'ka nevoje te jesh disponibel 24 ore o burr i dheut.

Pse jetoj? Erdha ne jete dhe jetoj pa vullnetim tim. Qellimi i jetes mendoj qe eshte ruajtja e jetes.
Kujt ia jap atributet? Nenes, babait the rastesise. (nese e kuptoj pyetjen tamam)

Kaq kisha. Mund te diskutoj pa fund per ato qe ke shkruar, por dua ta le kete debat se nuk eshte hera e pare per mua, dhe me eshte bere pak i merzitshem.

Edhe per ato te sharat, mos u merzit se jane pa vlere, thjesht i ka fryma e debatit. Nese kerkon vetem hare dhe buzeqeshje, ka tema te tjera ku te pershendeturit pershendeten me kenge e perqafime.



"..NUk ka dhune ne fe, eshte dalluar e verteta nag e paverteta..".

Pergjigjjet qe mi keni dhene jane shume te varfera, dhe nuk kan ndonje sens jasht natyres, Per te prinderit po kryeke pa deshiren tende nje urdher te Zotit te cilin ju e mohokit se ekziston...

Ne Universitetin e Frankfurtit, dega Shenca politike dhe komunikimi masiv, ne lenden debati dhe replika, thuhet: Kur njera pale fillon dhe shan ajo veq ka humbur debatin, sepse, ne munges te argumentit ka fyerjen, se nuk di si te dal nga situata e krijuar..."Mbrojtja me e mire eshte sulmi..".

Keshtu qe me keqardhje po ua them se jeni te mirepritur ne diskutim shoqeror, dhe asnjehere mos te shkon ndermend se ksovarit i mbetet hatri, sepse se paku per anetaret e ketij forumi qe jane shumeeeeeeee te shkelqyer, se paku me ata qe me eshte dhene rasti te diskutoj, kane qene shume te embel, pa marr parasysh bindjet e tyre politiko-fetar..

Dhe edhe pse nuk besoni ne Zot, une nuk habitem dhe nuk me vjen ters, sepse po deshi Zoti te udhezon, po nuk deshi te len ne humbje...Perderisa Ai te len ne jete, punet i ke mire, deri ne çastin kur edhe juve, sikurse, edhe atyre qe ishin para nesh, do i vijn çastet e fundit, te ndahen nga kjo bote, dhe kush çka besuar, ate ka per te gjetur, sepse Zoti nuk eshte i padrjete....

Me shume mirekuptim dhe aspak i prekur nga fjalori juaj dhe duke ju kerkuar falje per ndonje rrjedhje te rastit, nje mike forumi -KSOVARI-

Uroj te gjitha te mirat mik

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 12:58
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Misha
nuk ka jete jo..nuk ka sesi te kete...kush e verteton kete...ndonje vertetesim nga ju te gjallet ka??? ndonje gje te perjetuar ka....Jo sepse ndryshe nuk do ishit mes nesh....mos u bazoni ne ato qe kane thene ata qe si njihni....por bazohuni ne eksperiencen tuaj...dhe te atyre qe si keni me prane vetes,


kalofshi mire



kur te vdes Misho do te te dergoj ndonje prove qe te llahtarisesh; lugat kam per tu bo :p

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 13:02
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksovari
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610

Citim:
Po citoj ato që tha Misha
nuk ka jete jo..nuk ka sesi te kete...kush e verteton kete...ndonje vertetesim nga ju te gjallet ka??? ndonje gje te perjetuar ka....Jo sepse ndryshe nuk do ishit mes nesh....mos u bazoni ne ato qe kane thene ata qe si njihni....por bazohuni ne eksperiencen tuaj...dhe te atyre qe si keni me prane vetes,


kalofshi mire



He moj Misha, po mos beso moj, kujt i behet vone. Po di nga te vjen qe nuk ka bote tjer, pasi ne nuk njohkem autoret e librave me voluminoz, ti ke njef?

Me thuaj edhe nje gje, i kontrollon juve tiktaket e zemres sate? Pastaj, e kontrolloni frekuencen e zemres? Rrymimin ne trupin tuaj? Hajt me shpjego pak, e pastaj, po deshe bejme muhabete!

P.S. Po nese nuk i kontrolloni juve, atehere kush?...

__________________
zotriu i ēdo pune ėshtė dije ndėrsa zotriu i dijes ėshtė sinqeriteti, ambicia dhe vendosmėria nė kapjen e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 13:03
ksovari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksovari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksovari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksovari Shto ksovari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksovari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 27 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > A ka jete pas vdekjes ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.