Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Bardhyl Mezini; Gomari Refugjat (fabula)
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Qeni dhe macja

I thotë macja e shqetësuar,
Qenit në oborr lëshuar:
- Dhe pse je pa zinxhirë
Detyrën s’po e kryen mirë.
Ke ca kohë që vetëm leh,
Asnjë s’ke ngrënë për be.
I thotë qeni kafshë e zgjuar:
- Nuk kam frikë, as kam harruar.
Sot këtë punë, moj zonjë e mirë,
E bëjnë njerëzit me dëshirë.

Gjithë ditën rrinë mendojnë,
Njëri - tjetrin si ta kafshojnë…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 16:51
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Ariu emigrant

Vjen ariu nga emigrimi.
Pare shumë kish fituar,
Por ama qe dobësuar.
Dhelpra, si e paduruar,
Pyetje shpejt i ka drejtuar:
- A s’më thua, zoti ari,
Çfarë mësove, dua ta di?
- Shumë gjëra atje mësova,
Në kurriz i provova.
Mbi të gjitha, kam mësuar,
Pylli ynë është më i çmuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 16:52
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Uria

Zotnia që kish rënë në hall,
Shkon pyet komshin përballë:
- Shpesh herë kam menduar,
Pulat si i ke edukuar?

Në hije i shoh përherë,
Tek - tuk ndonjë n’kullotë,
Të miat ngelën në derë,
Bëjnë zhurmë dhe glasa plot.

Thotë komshia pa u lëvduar:
- Unë shpend s’kam edukuar.
U hedh ushqim, çdo ditë dy herë,
Siç e sheh, s’më rrinë në derë.

Prandaj hidhu, mos i ler gjatë,
Se vinë e ta marrin në pjatë…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 16:57
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Gjeli i rinovuar

Filloi gjeli në mesditë,
Të këndojë ki… ki… kiii…
Kush dëgjoi, u çudit:
- Me gjelin ç’ka bërë vaki?!

U thotë gjeli pendëshkruar:
- Sot kohët kanë ndryshuar.
Imzot në disko shkon çdo natë,
Kur zbardh dita, bie në shtrat.

Dhe unë si besnik i tij,
Shpejt bëra llogari.
Kur ka rënë, kur duhet çuar,
Në mesditë ka rezultuar.

Kësisoj kam treguar,
Se jam gjel i rinovuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 16:59
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Të blesh belanë

Zonja derrat kish hobi.
Bleu një gic, e sjell në shtëpi.
Sa e lau, pa u tharë mirë,
Gici në baltë është shtrirë.

E pa zonja me habi:
- Ky nuk dashka pastërti?
Zë i flet, që t’a bindte,
Por ai s’donte t’ia dinte.

Papagallit, që s’ju durua,
I thotë zonjës:- Dëgjomë mua.
Me të kohën kot harxhon,
Se derri s’para dëgjon.

A s’më thua ti shpeshherë,
Lëri llafet, mor kokëderr?
Dëgjoi zonja çfarë i thanë:
Me lekë,- tha,- bleva belanë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 17:01
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Gaforrja dhe peshku

I tha peshku: - Ti, gaforre,
Lindur dhe rritur në det,
S’i s’mësove të notosh,
Apo duket aq ta pret?

Thotë gaforrja: - Gjyko vetë
Kush është më i zgjuar.
Ti noton dhe ngec në rrjetë,
Unë që s’di, rrjetë s’kam provuar.

Pastaj ti e ke dëgjuar,
Si thotë shprehja popullore.
Atij që nuk ia pret,
I thonë trupeshk, jo trugafore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 17:03
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Gomari me qera

Zotëria tregtar
Me qera, gomar kish marrë.
Duke ecur i ngarkuar,
Papritur është rëzuar.

Tregtari, i nervozuar,
Me shkop e ka qëlluar.
Thotë gomari: - Pse më godet?
Për çfarë ndodhi, faj ke vetë…

Me qera ti më ke marrë,
Të më ngarkosh sa një gomar.
Barra e sotme, o njeri,
Është për kalë që ha tagji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 17:06
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Lejleku dhe bretkoca

Gjarpëri me bretkocë në gojë,
Lejlekun porsa pa,
Të fshihet nuk vonoi,
Gjahun të lirë e la.

Bretkoca e çliruar,
Falnderime lejlekut i jep,
Porse fjalën pa mbaruar,
Veten e shikon në sqep.

Mes dhimbjesh ajo pyet:
- Shpëtimtari po më ha?
Thotë lejleku, në këtë botë,
Me interes bëhet gjithçka.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 17:13
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Bufi vjedhacak

Me britmë ulet një skifter,
Zog klloçke në kthetra merr.
Bufi te pema në oborr,
Nga një zog merrte çdo orë.

- ǒështë kështu,- i tha skifteri? -
Vetëm një mora, i mjeri,
Dhe thonë që bëj kërdi,
Ty me gojë s’të zë njeri.

I thotë bufi: - Faj ke vetë,
Kur merr zogun, pse këlthet?
Ndërsa unë rri i gozhduar,
Pres rastin për të sulmuar.

Ndaj për mua njerëzit thonë:
- Bufi ditën nuk shikon.
Me një fjalë, duhet vjedhur,
Jo me forcë!…Me të hedhur!…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 17:16
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bardhyl Mezini

Ena bosh

Ariu prapë kësaj here,
Hapi më të mirën koshere.
Të nesërmen kur u gdhi,
Sheh bletërritësi më habi,
Dhe pyet veten: - Kush ia thotë,
Cila koshere është plot?
Flet kali, që e pruri,
Lidhur fort te huri:
- S’është vështirë ta mësosh…

Troket më shumë ena bosh!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 17:19
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Bardhyl Mezini; Gomari Refugjat (fabula)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.