agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Kjo teme me kujton, kur kam lexuar librin " thuame se me dashuron" te shkrimtarit tim te preferuar Remarkut. Ishte udhetimi im Tirana-Munich (Gjermani) e pastaj Munich-Paris.
Libri me ato mesazhe aq te ndjera te remarkut me dukej sikur me perkedhelte, dhe kisha nevoje te perkedhelesha. Ate dite, kisha lene mbas vete te gjithe te dashurit e mi, e mbi te gjitha, kisha lene dike per te cilin, kisha nje ndienje jashtezakonisht te veçante...
Ishte viti 2006... Sot mbas 3 vjeteve, se di cfare ka ndryshuar...
Por mesazhet e ketij libri nuk me perkedhelin me si dikur, dhe nuk pres me qe dikush te me thote se me dashuron sepse edhe po te jete e vertet nuk do e besoj me...
E çuditshme, e thene nga un nje gje e tille!!! Me eshte dukur qe e vetmja gje qe kam ditur te bej mire ne jete... ishte pikerisht te dashuroja marrezisht...
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|