Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Drejtuar te gjithe Studenteve Shqiptare kudo qe jane(ju lutem lexojeni)
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
FBI agent
legal adviser

Regjistruar: 01/10/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 66

Drejtuar te gjithe Studenteve Shqiptare kudo qe jane(ju lutem lexojeni)

Te nderuar studente shqiptare kudo qe ndodheni!

Jam I vetedijshem se ne ndryshim me nje pjese te madhe te sdudenteve te botes secili nga ne ka patur veshtiresi shume te medha ne jeten e tij studentore, duke filluar me kushtet e papershtatshme te mesimit, mungesen e librave dhe kufizim te marrjes se informacionit, duke vazhduar me kapacitetin intelektual te disa mesueseve, profesorave e pedagogeve I cili le per te deshiruar e duke mbaruar tek me e rendesishmja ajo e padrejtesive dhe e korrupsionit ne vendosjen e notave dhe marrjen e provimeve. Keto ishin disa nga lista e pafund e problemeve qe na kane shoqeruar vit pas viti por qe nuk ja kane arritur te na bejne qe te heqim dore nga ajo qe gjithmone kemi enderruar. Gjithesesi nuk po zgjatem me shume por po dal drejt e ne teme. Aresyeja pse une vendosa ta shkruaj kete komunikate eshte se sebashku me disa nga shoket e mi te cilet studiojne ne Shqiperi, Amerike, Angli, Turqi, Itali Bullgari etj. Kemi vendosur qe te krijojme nje organizate studentore e cila te trjajtoje dhe te zgjidhe probleme nga me te ndryshmet qe na shqetesojne ne si studente. Meqenese shumica jone jemi larg shqiperise e gjitha do te nise me hapjen e nje faqe (site) interneti e cila do te jete e pasuruar me nje larmi informacioni ku studentet shqiptare do te gjejne cdo gje qe deshirojne. Ndersa me vone, nese cdo gje do shkoje ashtu sic e kemi planifikuar do te hapim nje zyre tonen ne Tirane por kjo do te ndodhe vetem nese cdo gje shkon sipas parashikimeve. Sic e shihni dhe vete ky projekt eshte ne fazat e tij fillestare dhe ne po kerkojme per me shume bashkepunetore te cilet te na ndihmojne dhe te na japin ide se si mund ti organizojme gjerat ne menyre qe te gjithe sebashku te arrijme te krijojme dicka fantastike dhe mjaft te domosdoshme.
Kush deshiron te marre pjese ne kete projekt I lutem qe te dergoje nje email ne kete adrese goni4eva@yahoo.co.uk e cila do te jete vetem e perkohshme deri ne nje lajmerim te dyte.
Kush te shkruaj email I lutem te thote Emrin, Mbiemrin, vendin ku studion, degen qe studion dhe moshen.
Gjithashtu I mirepresim keshillat dhe sygjerimet tuaja!


Ju faleminderit te gjitheve
Agroni

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2006 02:06
FBI agent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė FBI agent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me FBI agent (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė FBI agent't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: FBI agent Shto FBI agent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto FBI agent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ta dija se universteti ishte kaq i lehte do kisha mbaruar dhe gjimnazin!

Desha te kujtoj qe ekziston nje shoqate goxha efektive studentore e ketij tipi qe ka lindur ne faqet AlbStudent. Per te dytin vit rradhazi ka organizuar praktika ne Shqiperi per studentet qe jetojne jashte. Kete vit madje eshte organizuar dhe nje seminar 3-ditor ne Linze ku perfaqsues te studenteve takuan edhe ministra e perfaqesues te qeverise duke diskutuar per problemet aktuale. Ndoshta do ishte e udhes te bashkoheni me ta ne vend qe te krijoni shoqate me vete. Mendojeni vete si eshte e udhes.

Megjithate, edhe pse i vleresoj shume inisiativa te tilla, mendoj se nuk kane ndonje impakt interesant ne ambjentin shqiptar. Te gjithe qeveritaret, duke filluar nga Nano e deri tek Berisha, flasin ne teori mbi afrimin e intelektit, por ne praktike Shqiperia nuk ofron asgje, madje krijon shume veshtiresi per nje te sapokthyer. Pardje nje mesuese letersie me tha miqesisht "Atyre nuk i intereson te kthehen studentet nga jashte sepse pastaj rrezikohen ata qe jetojne ose kryejne shkollen ne Shqiperi".

Shume prej nesh jetojne jashte prej vitesh tashme. Dashur padashur kemi marre nje kulture, nje forme jetese, te cilen mendojme se do e eksportojme ne Shqiperi. Por kjo nuk ndodh, sepse qysh ne ditet e para e kupton qe duhet te behesh ti si ata dhe jo ata si ty. Pra eksperienca jone, jo vetem qe nuk sherben ne Shqiperi, por mbytet teresisht nga mentaliteti aktual shqiptar. Ne keto kushte nuk me duket ide e mire te investohet akoma per Shqiperine. Ai shtet nuk ka nevoje per ne sepse po te ishte keshtu do krijonte lehtesira dhe promovime ne kthimin tone. Eshte e kote gjithashtu te mendohet se nje grup studentesh nga jashte do ndryshojne mentalitetin e pergjithshem shqiptar. Dhe kur them "mentalitet" kam parasysh vlerat me te cilat jetojne ata njerez, ndaj te cilave une jam shume larg. Universiteti shteteror bazohet thjesht ne korrupsion dhe interesa te uleta me qellim final marrjen e nje cope letre. Studentet nuk kane nje diferencim te sakte mes atyre qe mesojne dhe atyre qe nuk mesojne. Psh. nje person qe njoh ne Itali po ben gjithe provimet ne Shqiperi (edhe pse fizikisht eshte ne Itali!). Kur te mbaroje shkollen do kete nje diplome, e cila nuk ka menyre te kuptohet si eshte marre apo te diferencohet nga diplomat e marra me studim serioz. Nga ana tjeter kam degjuar shpeshhere te keqtrajtohen nxenesit e mire qe nuk i japin leke profesorit. Me pak fjale, sic tha nje shoku im, universiteti shteteror ka marre fund. Atehere, pse duhet te harxhojme trute neve qe jetojme jashte per te rregulluar nje katrahure te tille? Cfare ju ben te mendoni se deshira jone per te ndryshuar Shqiperine do realizohet? Kush ju mbeshtet ne Shqiperi? Cfare interesi ka ai qe ju mbeshtet?

Qe ti biem shkurt, edhe pse ata njerez ne Shqiperi jane mesuar te jetojne krah per krah me krimin dhe korrupsionin, edhe pse jane mesuar te tolerojne llucen ne te cilen jane zhytur, askush nuk do merrte masa drastike ne zgjidhjen e problemeve. Pikesepari qeveritaret nuk jane te afte as te anullojne konvalidimet e turpshme te diplomave qe vijne nga jashte, jo me pastaj te mbyllin fare universitetin e degjeneruar shteteror dhe ti japin jete universiteteve private. Ne mentalitetin shqiptar komunist universiteti shteteror duhet te vazhdoje te jetoje, edhe pse vuan nga hemorragjia e vlerave kombetare. E qe te kthehem tek nje pyetje retorike: Ku e gjejne te drejten profesoret e nje universiteti te korruptuar 70 vjecar te gjykojne nese diploma e marre ne nje universitet 700 vjecar vlen apo jo ne Shqiperi? A e imagjinojne shqiptaret cfare kane qene duke bere 700 vjet me pare, kur u krijua universiteti im, para se te me kerkojne programin e plote te gjithe lendeve te perkthyer dhe noterizuar (afer 1 milione leke!) ? Apo eshte normale te pres 6 muaj qe te mblidhen 3 profesore te lodhur dhe te me konvalidojne diplomen kur te kthehem ne Shqiperi? Apo harrojne ministrat tane se studentet i kane derguar vete ne Itali, fale nje marreveshje bujare qe ndihmon Shqiperine ne krijimin e kuadrove te kualifikuar. Italia u ka bere nder qe pranon studente nga Shqiperia, nderkohe qe kjo e fundit nuk njeh diplomat italiane. Apo kujtojne ministrat shqiptare se italianeve i plas per ata ata 5000 studente qe vijne cdo vit nga Shqiperia, disa prej te cileve kapen me droge, ndersa shumica ze vende fikse pune per te mbajtur veten?

Per te gjitha keto aresye mendoj se investimi ne Shqiperi nuk ja vlen. Eshte me mire qe forcat tona ti perqendrojme ne realizimin personal, dhe do shikoni pastaj si do afrohen vete zhgarravinat e Shqiperise qe t'ju sjellin qofte edhe njehere ne Shqiperi. Tek e fundit eshte e modes qe Shqiperia te vete-lavderohet paturpesisht me ata qe kane qene dikur me origjine shqiptare. Qofte dhe me ata qe vriten ne Irak nen flamurin amerikan...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 09/09/2006 ora 16:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2006 14:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
FBI agent
legal adviser

Regjistruar: 01/10/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 66

Nga buron nje pesimizem i tille!?

Nga buron nje pesimizem i tille!?

E kam lexuar me vemendje mjaft te madhe pergjigjen tende ndaj asaj qe une pata shkruar ne lidhje me studentat shqiptare. Perpara se ti bej nje koment shkrimit tuaj do doja te thoja se e di se ekziston nje organizate studentore me emrin Albstudent, por ajo trjaton nje tematike krejt tjeter nga ajo qe duam te trajtojme ne. Albstudent eshte e perqendruar kryesisht ne kthimin e trurit e ne shqiperi duke organizuar praktika cdo vit. Une kam qene pjesmarres ne pallatin e kongreseve ne shator te 2004 kur Zoti Fatos Nano inaguroi nismen e disa studenteve shqiptare qe studiojne ne vende te ndryshme te botes te cilet u prezantuan me emrin ASAN (Albanian Student Abroad Network). Me pak fjale Albstudent trajton nje tematike krejt tjeter nga ajo qe duam te trajtome ne. Organizata jone si detyre kryesore do te kete informimin e studenteve shqiptare kudo qe ndodhen per cdo gje e cila eshte ne interes te tyre, pra do te jete si qender informuese. Pastaj e c'te keqe ka qe krijohen 2 organizata? Se kjo e rrit me shume mundesine e zgjedhjes dhe nese do e shikonim ne kendveshtrimin e nje ekonomisti do rriste konkurrecen e cila do ndikonte ne rritjen e sherbimit. Persa i perket shkrimit tuaj ai pasqyron nje pjese te realitetit por me duket shume pesimist. Sipas jush eshte me mire te heshtim e te mbyllim nje sy e e te bejme nje vesh shurdh e te shohim punet tona personale, se nuk ja vlen te besh dikca per Shqiperine ose me mire per studentat shqiptare?? Te gjithe e dime se ne shqiperi mbret eshte korrupsioni por po nuk u ngritem ne si qyetater kunder tij e kush do te ngrihet, do ngrihen serbet apo greket qe kane filluar te na e marrin kalane nga brenda? I gjithe shkrimi juaj i ben nje panorame skandaloze sistemit arsimor ne shqiperi, por mos harro se nga ato univesitete shteterore kane dalur pedagoge, inxhinjere, ekonomiste dhe juriste mjaft te zote, pra mos ta marrim se ne shqiperi te gjithe ata qe studiojne ne keto universitete jane analfabete (ose sic e thote titulli i shkrimit tuaj, pa shkolle te mesme). Ne keto universitete ka elita te cilet fare lehte mund te krahasohen me studente te universiteteve me ne ze ne europe e ne bote. Nuk po zgjatem me shume por thjesht me beri shume pershtypje fakti qe shkrimi juaj mbi shqiperine ose sistemin arsimor ishte aq pesimist dhe dekurajues.

Ne fund dua te falenderoj te gjithe ata studenta qe kane treguar nje interes mjaft te madh duke me derguar emaile ne adresen e mesiperme.

Agroni

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2006 00:09
FBI agent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė FBI agent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me FBI agent (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė FBI agent't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: FBI agent Shto FBI agent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto FBI agent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Orhidea
Anetar i ri

Regjistruar: 03/12/2003
Vendbanimi: Kosove
Mesazhe: 2

Ju uroj per iniciativen qe e keni marre, me duket mjaft ide e mire hapja e nje organizate te tille studentore ku do te mund te perfshihen te gjithe studentet pavaresisht nga ajo se ne cfare lemie studjojne dhe do te kene mundesi te shkembejne qofte informata te ndryshem, ekperienca apo gjera te cilat jane preokupuese per ta.....une jam e interesuar te di nese do te mund te ishin pjesemarres edhe kosovaret..... ne fund te fundit mundeni edhe te zgjeroheni dhe ta keni pastaj degen apo organizaten e njejte edhe ne Kosove, pse jo ..... ju pershendes dhe ju deshiroj suksese.

Orhidea

__________________
Peace and Love .....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2006 15:41
Orhidea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orhidea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orhidea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orhidea Shto Orhidea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orhidea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Agron, ke te drejte qe kane dale pedagoge te nivelit nga universiteti shqiptar, por duhen pare dy gjera. E para kur jane formuar keta njerez dhe e dyta cfare quhet e nivelit. Kam pershtypjen qe studimi serioz behej me pare dhe jo sot, kur formimi i studentit perzjehet me interesa akute te profesorit. Eshte e vertete qe ka personazhe tek tuk qe shkelqejne, por keta me se shumti jane prodhim i vullnetit dhe jo i ambjentit te shkelqyer shqiptar. Keto jane pjese e prodhimeve kaotike te gjenive qe cdo vend ka. S'ka te beje me politiken largpamese te universitetit. Pastaj, ne vend qe te diskutojme mbi njeshat qe shkelqejne rralle do ishte mire te tregonim cfare ambjenti ofron universiteti shteteror dhe cfare njerezish prodhon. Veshtire ti jepet pergjigje kesaj me sinqeritet, pa u mpleksur me nacionalizmin kronik te atyre qe jetojne jashte.
Me kalimin e kohes kam kuptuar qe shteti nuk eshte i afte te manaxhoje gjerat praktike. Mjafton te shikosh sesi aeroporti i Rinasit po merr forme vetem tani qe e moren gjermanet. Ose mjafton te kujtojme sherbimet publike qe qeverite perendimore ua lene shpesh firmave private ne koncesion. Ne te njejten menyre edhe edukimi apo mjekesia shqiptare po vuan ngercin e nje mentaliteti komunist. Te gjithe e dine qe jepen leke por duan te besojne se i kane falas!

Sidoqofte suksese ne punen tuaj.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2006 20:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

dje ne France u mbajt konkursi i ekonomis per studente te universiteteve nga gjith bota
ne finale ishin , SHQIPERIA , anglia ,franca ,rusia

dhe vendin e pare e zune Studentet SHQIPTARE .Pra ushpallen fituesit e ktij konkursi dhe moren medaljen e Arte.

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2006 20:36
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
FBI agent
legal adviser

Regjistruar: 01/10/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 66

Orhidea edhe kosovaret shqiptare jane keshtu qe do ishte shume absurde te beje nje dallim ndermjet tyre dhe studenteve nga Shqiperia. Ne ju mirepresim me kenaqesi ne shoqaten tone studentore.

Fajtor, shkrimi juaj bazohet ne fakte reale dhe mjaft aktuale per kohet qe po jetojme por nuk me duket e aresyeshme qe ne (dmth studentat ose rinia e shqiperise) te biem pre e ketyre politikave burokratike te "politikaneve tane te dashur". Pra ne nuk mund te mbyllim gojen aty ku duhet te bertasim me te madhe, por qe ta bjeme kete duhet qe te gjithe te jemi te organizuar e te bertasim nje zeri ne menyre qe te degjohemi nga dikush.
Une di se sa studenta te shkollave te mesme bien ne dileme kur vjen puna per te zgjedhur degen e tyre ne universitet. Shumica e tyre shpeshhere i zgjidhin deget e tyre nisur nga shuma qe do fitojne kur te fillojne pune, por as qe ja kane idene se cfare studion x dege. Kjo i ben qe te nderrojne dege vitin qe vjen e te humbasin nje vit kot, e per cfare? vetem per mungesen e informacionit se me cfare dege (kursi) kane te bejne. (I THEM KETO SE KAM TAKUAR SHUME STUDENTA QE KISHIN ZGJEDHUR NJE DEGE PA PASUR IDENE SE CFARE DO STUDIONIN E PAS NJE VITI I SHIHJA TEK NDRYSHONIN DEGEN)
keto i thashe sa per te ju dhene si ide se si do funksionoje organizata jone.

Etnik me behet shume qejfi qe studentat shqiptare kane marre medaljen e arte ne France. KJO ME DUKET SI NJE FAKT ME SHUME PER FAJTORIN



Jeni te lutur te gjithe te shkruani dhe te jepni mendimet ose sugjerimet tuaja
Kushtojini pak kohe dickaje qe na duhet te gjitheve

Faleminderit
Agroni

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 02:12
FBI agent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė FBI agent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me FBI agent (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė FBI agent't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: FBI agent Shto FBI agent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto FBI agent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tepelensja
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2006
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 4

Pershendetje te gjithve,

U antaresova ne forum vetem sepse me terhoqi mesazhi juaj ne faqen kryesore te Fajtorit. Me behet qejfi qe keni menduar per dicka te tille dhe sinqerisht dua t’ju pergezoj.

Ndodh shpesh qe pasi kemi kaluar vuajtjet vete, sic e permendni edhe ju ne mesazhin fillestar, harrojme qe edhe te tjeret mund te hasin te njejtin problem. Jam e bindur se nisma juaj do te jete ndihme per shume student shqiptar Brenda dhe jashte Shqiperise.

Sa per ceshtjen e pranimit neper fakultete ne Shqiperi, populli me te drejte thote; “Fshati qe duket s’do kallauz”. Para pak diteve lexova per nje 20-vjecar qe kisthe vrare veten ne Tirane (me duket) sepse nuk ishte pranuar ne degen ku deshironte. Ndoshta jam edhe e gabuar por personalisht nuk kam degjuar ndonej vend tjeter te botes se qytetuar ku dicka e tille te ndosh. Une mendoj se jane te rinjte ata qe duhet ti jane fund intrigave dhe prapaskenave te prinderve te vet. Cilindo prind te pyesesh do te te thote qe deshiron qe femija i vete te behet doktor. Po jaqe jo te gjithe mund te marrin doktorat ne mjeksi apo ndonej dege tjeter. Kembet shtrihen sa eshte jorgani kane thene te paret. Eshte e rendesishme qe 18 vjecari te kuptoj se cfare sutdion edhe cfare pune bene cdo dege qe ata zgjedhin. Shkolla nuk eshte qe tjeter vetem nje outlet ku njeri fatmiresisht mund te gjeje veten dhe te bene te mjere kur e perdor thjesht si mjet per te arritur qellime financiare. Mjerimin nuk e ndjen kur je 18 apo 20 vjec por 40 apo 50.

Gjithsesi, une jam studente ne degen finance edhe jetoj ne Boston, MA ne SHBA. Te gjitha ato goca apo cuna qe kane ndonje pyetje qe une mund t’ju pergjigjem per degen time, apo per ndonje universitet tjeter ne Boston ju lutem ndjehuni te lire te pyesni.

Do te jete kenqesi te punojme edhe mesojme bashke, si dikur!

Ju pershendes,

Elda

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2006 16:36
Tepelensja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tepelensja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tepelensja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tepelensja Shto Tepelensja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tepelensja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
FBI agent
legal adviser

Regjistruar: 01/10/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 66

Tepelense me ka pelqyer shume ajo cka ti ke shkruar sepse nje pjese e misionit tone eshte dhe dhenia e informacionit per cdo dege ose profesion.

Deri tani ne na kane mberritur mbi 100 emaile ne te cilat shume studente shqiptare shprehin gadishmerine e tyre per tu bere pjese e iniciatives tone studentore.

E kam vene re se shumica nga ju i pelqen me shume te lexoje se cfare kane shkruar te tjeret por as qe e marrin guximin per te shkruar e per te thene mendimet e tyre personale.


Eshte per tu habitur se po te shkosh tek DISKUTIMET SHOQERORE e sheh te mbushur dhe pothuajse cdo antar i forumit shkruan cdo dite ne tema qe me duken me pak me rendesi se kjo.
Nejse gjithesesi ju e dini por vetem dua qe te ju kujtoj se cdo gje behet me pune e jo duke ndenjur ne vend.
Sa me shume diskutime e mendime rreth temes aq me te mira jane rezultatet e punes tone e tuajes.

Faleminderit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2006 23:32
FBI agent nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė FBI agent Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me FBI agent (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė FBI agent't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: FBI agent Shto FBI agent nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto FBI agent nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tepelensja
Anetar i ri

Regjistruar: 13/09/2006
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 4

FBI Agent,

Edhe une pata menduar se do te kishte me shume njerez te interesuar per kete teme.

Nje pyetje? Cfare po e pengon nismen tuaj per tu finalizuar? Ju permendi mbi 100 emaile ne mesazhin tuaj. Numri nuk eshte i mjaftueshem por gjithsesi i konsiderueshem. A keni veshtiresi teknike apo prisni per me teper interesim?

E.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2006 17:45
Tepelensja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tepelensja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tepelensja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tepelensja Shto Tepelensja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tepelensja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Drejtuar te gjithe Studenteve Shqiptare kudo qe jane(ju lutem lexojeni)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.