Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Lajmi i Mire I Perendise eshte permbushje, jo thjesht njohuri!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
fitimtar
Anetar i ri

Regjistruar: 16/10/2006
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5

Lajmi i Mire I Perendise eshte permbushje, jo thjesht njohuri!

Lajmi i Mire i Perendise!

A. Cdo njeri eshte nje shpirt para Perendise dhe s ii tille eshte krijuar qe te jete I LIDHUR ME ZOTIN:

 Te pershtatet me Te
 Te ushqehet prej Tij
 Te jete i Perkujdesur prej Tij
 Te gjeje rehat ne Zotin
 Te kete paqe te Perjetshme
 Te kete kuptim per jeten…

Pra me nje fjale…nevoja te plotesuara ne Te.

Njeriu u krijua qe te gjente gjithcka tek Krijuesi i Tij, nevojat me te thella te shpirtit te tij, dhe keto nevoja u perpiluan qe ne fillim te gjenin permbushje vetem ne Zotin.

B. Cfare ndodhi kur njeriu ra ne mekat?

Zanafilla 3:22-24

22 Dhe Zoti Perëndi tha: "Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t`i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë".
23 Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.
24 Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.


Njeriu humbi marredhenien me Perendine dhe si rezultat humbi perkujdesjen qe merrte nga Zoti; humbi shtepine e tij.

Qe nga ajo kohe, me dije ose padije, njeriu ndjen nevojen aterore te Perendise dhe u perpoq qe te kthehej, por “askush” nuk mundi ta gjente rrugen per perkujdesjen e shpirtit te tij.

Ungjilli i Gjonit 14 thote:

6 Jezusi i tha: ``Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.




Tek keto fjale te thena nga vete Jezusi ka thellesi:

a. “askush”—shpreh pafuqishmerine e njeriut; asnje person permbi dhe’ nuk mundet; tregon qe te gjithe njerezit jane ne kerkim te permbushjes se shpirtit te tyre dhe megjithate “askush” nuk mundet.
b. “nuk vjen”—shpreh pamundesine e njeriut; megjithese ben perpjekje, prapeseprape nuk vjen. Shpreh qe njeriu vete me gjithe fetarine e tij, me gjithe “miresine” e tij nuk mund t’i afrohet dot Atit Qiellor. S’mundet!
c. “Tek Ati” – Shpreh permbushjen e njeriut ne teresi. Njeriu kerkon nje permbushje, qe nuk di si tia vere emrin, dhe ja Krishti tha se kjo permbushje e shpirtit eshte vete Perendia, Ati.

Shpirti yne ka nevoje per Atin Qiellor per te Cilin na fklet Jezus Krishti. Vetem Ati eshte permbushja e shpirtit. Te kthehesh tek Ati do te thote te kthehesh ne shtepine tende, ,se aty ku eshte Ati eshte streha e shpirtit tone, perkujdesja, ruajtja, ushqimi per shpirtin, qetesia dhe perkedhelja.

Gjoni 14 vazhdon…”pervecse nepermjet meje!”

Me lejoni qe t’u prezantoje Lajmin e Mire te Perendise per te gjithe shpirtrat!

a. “Pervecse”—kjo fjale shpreh mundesi. Atehere kur “askush” nuk e gjen dot kete mundesi, nje rreze shprese del, nje rrugedalje per permbushjen e shpirtit tone. Atehere kur “askush” nuk e gjen dot permbushjen, Ati degon Birin e Tij, qe te gjejme rrugen tek Ai.

Jezusi tha “Une jam Udha!”

Ti ke nevoje te kuptosh se ka nje vendmberritje per shpirtin tend, permes besimit ne Jezus Krisht; Kjo vendmberritje eshte Ati Qiellor.

Momentin qe ti pranon Krishtin ne jeten tende, si flijimin per mekatet e tua, si te vetmin qengj te derguar nga Perendia per te lare nje here e mire mekatet e tua, ti merr te drejten te vish tek Ati dhe te drejten per te qene bir; dhe pastaj shpirti yt do te gjeje prehje ne tryezen e famijes se Perendise dhe shpirti yt do te kullotet, qetesohet dhe do te gjeje permbushje.

Pjetri, nje nga nxenesit e pare te Jezus Krishtit tha: “ Sepse ju ishit si dele endacake, por tani ju u kthyet tek Bariu dhe Ruajtesi i shpirtrave tuaj”.

Ketu mesojme te verteten qe Perendia- Ati yne eshte vete Bariu yne qe kujdeset per shpirtin tone, por edhe Ruajtesi i shpirtit tone.
Ky varg nga Fjala e Zotit shpreh edhe nje aktualitet tjeter:
Njerezit qe ende nuk kane ardhur tek Ati permes Krishtit, ENDEN AKOMA (dmth. Nuk kane njje vendmberritje frymore, perkujdejse, vemendje, siguri, drejtim se ku po shkojne—pasi ai qe endet nuk ka destinacion!

Fjala “endacake” shpreh te verteten qe shpirti “endet” per te kerkuar permbushje dhe mbeshtetje per te future koken diku.

Jezus Krishti erdhi te kerkoje shpirtin endacak qe Ai e quan ndryshe ‘dele”, por kur flet per dele i referohet njeriut ne pergjithesi dhe shpirtit te tij.

Cfare beri Jezusi kur pa turma qe e ndiqnin? Ungjilli i Markut 6:34

Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t`u mësojë shumë gjëra.

1. Si eshte delja pa bariun?

Pa perkujdesje, e hutuar, e rrezikuar nga armiqte, e pasigurte, pre e lehte, pa strehe, pa drejtim…

2. Zotit pati dhembshuri per to; Cfare beri Ai?

-Ai filloi t’i ushqente keto shpirtra. Me cfare? Me mesim qe permbante sherim per shpirtin, dashuri dhe pranim nga Ati per njeriun e humbur, u dha rrugedaje ketyre deleve pa drejtim, ngushelloi te dobtin shpirt se Perendia e do, u foli per Atin.

Shprehja “ishin si dele pa bari” shpreh mungese drejtimi ne jete dhe mungese strehe per shpirtin.

Dhe ja Lajmi i Mire i Perendise eshte se Bariu i Mire jep jeten e vet per delet qe ato te shpetohen! Jezus Krishti jep jeten e vet ne kryq qe delet te kene jete dhe drejtim tek Ati Qiellor.

Ja si e shpreh Mbreti David gezimin qe ai ndjen kur e gjen veten nen strehen e ketij Bariu:

Psalmi 23:

1 Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
2 Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
3 Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.
4 Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
5 Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.
6 Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.


Lajmi i Mire i Jezus Krishtit nuk eshte te dime sa me shume gjera qe te mundemi rreth Perendise, por te bejme hap perpara drejt fteses per te qene ne marredhenie perseri si me pare me Atin qiellor dhe te gezojme jeten e perjetshme me te. Ati Qiellor eshte dashuri dhe na ka afruar te gjitheve shume hir per te qene pjese e familjes se Tij.

Ju pershendes te gjitheve ne Emer te Zotit!
Fitimtari

__________________
Bej per te tjeret ate qe do te deshiroje te ta benin ty! -jesus

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2006 14:37
fitimtar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė fitimtar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me fitimtar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: fitimtar Shto fitimtar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto fitimtar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Lajmi i Mire I Perendise eshte permbushje, jo thjesht njohuri!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.