Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > A ishte Jezusi ai qe u kryqezua.....
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Dele
sherbetor

Regjistruar: 29/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 3

Citim:
Po citoj ato që tha andaluzi91
Po kush e ringjalli...?

“Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!” (Veprat e Apostujve 2:32).

E ringjalli vetveten Jezusi, a? Cka ishte Jezusi?



I dashur Andi Jeta ka kaq te papritura sa ne vet harrojme se ku jemi.
nese themi kush e ringjalli Jezusin kjo eshte nje pyetje me mangesi pasi ju vete i keni dhene pergjigje pyetjes qe ju keni ngritur.
Tek veprat e Apostujve thuhet shume qarte qe Perendia e ka ringjallur, dhe tek Korintasve 15 na thuhet nese nnuk ka ringjallje i kote eshte besimi juaj.
Me lejo te te bej nje pyetje: Kush eshte Jezusi per ty dhe sa e vlereson ti ate?
Per mua Jezusi ishte njeri/Perendi si mund ta kuptojme.
1. Bibla na e shpjegon shume qarte dhe ne te njenjten kohe duke pare edhe vete jeten e tij te pamekateshme. Kush eshte i pamekatshem?
2. Nese ne si njerez arrijme te kuptojme gjerat e medha te Zotit atehere ne jemi vet Zoter, dhe kjo nuk eshte aspak e vertete mendja jone eshte e kufizuar per te kuptuar gjerat e medha te Zotit.
Prandaj i dashur Andi jep fakte kur flet per kete tem dhe jo vetem nje thenie tenden.

Me respekt sherbetori.
Paqja me ju.

__________________
Bekimet e Zotit mbi ju te gjithe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 08:53
Dele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dele Shto Dele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

A u kryqezua Jezusi? Nese po, ne cfare ore ju lutem dhe ne cfare dite?

Të krishterët proto-ortodoks të shekullit të dytë, shumë dekata pasi shumica e librave të Dhjatës së Re ishte shkruar, pohonin se ungjijtë e përzgjedhur prej tyre ishin shkruar nga dy dishepuj, Mateu-tasksa mbledhësi, Gjoni, disheulli I preferuar, si dhe nga dy shoqërues të apostujve, Marku sekretari I Pjetrit dhe Luka, shok udhëtimi I Palit. Teologët sot, gjithsesi, e shohin të vështirë të besojnë në këto tradita për disa arsye.
Së pari, asnjë nga këta ungjijtë nuk e pretendon këtë gjë për veten e tyre. Të katër autorët kanë zgjedhur ta mbajnë indentitetin e tyre të fshehur. A do ta kishin bërë ato këtë nëse do të kishin qenë me të vërtetë dëshmitarë okular? Kjo mund të ketë qenë e mundur, por së paku do kish qenë e pritshme që një dëshmitarë okular apo një shok i tij të ketë dëshiruar ta mbështesë argumentimin e tij duke u bazuar në dijen e tij në vetë të parë për ngjarjet, duke e rrëfyer historinë në vetë të parë njëjës (Ditën kur unë dhe Jezusi shkuam në Jeruzalem…").
Ndoshta aspekti më I rëndësishëm lidhur me autorësinë e ungjijve është fakti se ato duket se kanë përdorur dhe ruajtur histori të cilat kanë qenë në qarkullim për shumë kohë. Kjo vërejtje zbatohet, natyrisht, ndaj atyre ngjarjeve për të cilat nuk mund të sigurohet dëshmia e një dëshmitari okular. Përshembull, nëse Pilati dhe Jezusi kanë qenë të vetëm në sallën e gjyqit sipas rrëfimit të Gjonit 18:28-19:16, e Jezusi menjëherë pas kësaj është ekzëkutuar, kush I tha ungjillorit se çfarë ka thënë Jezusi në atë rast? Të krishterët e hershëm natyrisht kanë formuar rrëfime për këtë ngjarje. I njëjti princip zbatohet edhe ndaj rrëfimeve të tjera në ugjij. Të gjitha këto duket se kanë qarkulluar në mënyrë gojore nga të krishterë të konvertuar përgjatë gjithë mesdheut.Marku nuk e kishte dëgjuar e as nuk e kishte parë ndonjëherë Jezusin; më vonë, ai filloi të shoqëronte Pjetrin, I cili e kishte zakon të përshtaste mësimet e tij nevojave (të momentit apo të audiencës), por jo me dëshirën për të përpiluar një rrëfim të organizuar të thënieve (logia) të Zotit (Lord). Prandaj Marku nuk ka bërë asnjë gabim se I ka shkruar ato sipas asaj që mbante mend, për arsye se ai kishte si qëllim që të mos linte jashtë asgjë nga ajo që kishte dëgjuar si dhe për të mos thënë asgjë të pavërtetë.
Sipas mendimit të shumicës së teologëve të Dhjatës së Re, ka gjasa që në përpjekje e sipër për të ruajtur përmbledhje të sakta historike lidhur me atë që Jezusi kish thënë e kish bërë, këto autorë, gjithashtu, kanë rrëfyer histori të cilat kanë qenë modifikuar, madje edhe shpikur, gjatë procesit të rrëfimit.
Por le të vijmë menjëherë tek ngjarja jonë e shumë pritur të cilën po e diskutojmë këtu, orën e kryqëzimit të Jezusit dhe ditën e tij, meqënëse ti u habite kur thashë që Jezusi sipas Markut është kryqëzuar një ditë më pas se Jezusi i Gjonit. Le të shikojmë këtë moment.
Të katër ungjijtë e biblës pohojnë se Jezusi është kryqëzuar diku gjatë javës së Pashkës, në Jeruzalem, sipas urdhërit të guvernatorit romak Ponc Pilatit. Në kohën e Jezusit, Pashka ishte festa më e rëndësishme për hebrenjtë. Ajo përkujtonte eksodin e bijve të Izraelit prej skllavërisë së plotë që kishin përjetuar në Egjipt. Shkrimet hebraike e përkujtojnë vetë këtë ngjarje (Eksodi 7-12). Sipas rrëfimit të hershëm, Perëndia e ngriti Moisiun për të shpëtuar popullin e tij e përmes tij i solli dhjetë plagë tokës së egjiptit në mënyrë që të bindte faraonin që të linte të lirë popullin e Izraelit. Plaga e dhjetë ishte me e rënda: vdekja e çdo të parëlinduri, qoftë njeri apo kafshë, në qytet. Në përgatitije të këtij sulmi të furishëm Perëndia e udhëzoi Moisiun duke i kërkuar që çdo familje Izraelite të bënte një kurban e përhapte gjakun e tij në qemerin dhe pragun e shtëpisë. Në këtë mënyrë, engjëlli i vdekjes kur të vinte për të zbatuar dënimin, do të shihte gjakun në dyert e shtëpive të Izraelitëve dhe do të kalonte pa bërë gjë duke shkuar më pas në shtëpitë e Egjiptianëve.
Bijve të Izraelit i urdhërohet të hajnë një vakt të shpejtë e të përgatitjen për ikjen. Nuk kishte kohë as për të pritur që zihej buka, ato duhet ta konsumonin atë të ndormtë. Izraelitët vepruan siç ju tha; engjëlli i vdekjes erdhi dhe iku. Faraoni iu lut bijve të Izrealit që të iknin, ato u arratisën drejt detit të kuq, ku ato kryen ikjen e fundit përmes detit të hapur.
Izraelitët u udhëzuan nga Moisiu për ta përkujtuar këtë ngjarje çdo vit. Qindra vite më vonë, në kohë të Jezusit, festimi i pashkës sillte një numër shumë të madh pelegrinësh një Jeruzalem, ku ato merrnin pjesë në sakrificat në Tempull dhe më pas hanin një vakt të shenjtë me ushqime domethënëse për ngjarjen, përfshi kurbanin e qingjit, barishte të hidhura si përkujtim e vuajtjeve në Egjipt, bukën e ndormëve, e disa kupa me verë. Renditja e ngjarjeve zakonisht ishte e tillë: qengji dërgohej në tempull ose blihej atje, për tu bërë kurban i asistuar nga një prift. Më pas ato përgatiteshin për darkën e Pashkës duke e rrjepur, i drenazhuar nga gjaku i tij dhe i ndarë në pjesë. Mbrëmja në të cilën pjestari i shtëpisë merrte mishin e qengjit të bërë kurban dhe e dërgonte në shtëpi konsiderohej darka e pashkës e cila inaguronte festën e fundjavës që quhej festa e ndomëve. Siç mund ta dish, numërimi i ditëve sipas hebrenjve fillon kur bie muzgu (kjo është arsyeja përse sabati hebre sipas numërimit tonë fillon të premten në mbrëmje). Kështuqë qengji i sakrificës duhej përgatitur për festën e Pashkëve në mesditën e një dite më parë se të konsumohej darka. Një ditë më parë, sipas Markut 14:12, dishepujt e kanë pyetur Jezusin se ku dëshironte ai që të bëheshin përgatitjet për pashkën. Kjo, thuhet se ka ngjarë, gjatë ditës ku priftërinjt "kryenin ritin e sakrificës së qengjit", ose ndrysha në ditën e përgatitjes së Pashkës (një mesditë para konsumimit të ushqimit). Atë mbrëmje-fillimi i ditës së re për ta- ata kremtuan së bashku darkën e Pashkës (14: 17-25). Më pas, ai shkoi me dishepujt e tij në kopshtin e Getsemanisë ku u tradhëtua nga Juda e u arrestua. (14:32,43). Menjëherë më pas ai u vendos për gjykim para Sanhedrinit, këshilli hebraik (14:53). Natën e kaloi në burg; herët në mëngjes Sanhedrini e dorëzoi atë tek Pilati (15:1). Pas një gjyqi të shkurtër, Pilati e dënoi me vdekje. Më pas filloi kalvari i kryqëzimit, dhe e vendosën në kryq në 9:00 të paradites (15:25). Kështuqë sipas ungjillit të Markut Jezusi është kryqëzuar mëngjezin pas ngrënies së darkës së Pashkës. Përveç shumë pyetjeve që ngrihen mbi vërtetësinë e kësaj historie, që sduhe harruar kurrë, a je dakord me evidencat Biblike?
Tregimi më i vonshëm, nga katër ungjijtë tanë, lidhur me këtë ngjarje gjendet në ungjillin e Gjonit. Duhet theksuar së tepërmi se ungjilli sipas Gjonit ndryshon nga çdo pikëpamje me ungjllin sipas Sinoptikëve(të cilët janë bazuar tek njëri tjetri për të shrkuar këtë histori, që do të thotë se Marku ka qenë i pari që ka shkruar ungjillin Luka është bazuar tek ai dhe Mateu tek të dy. Ndërsa përsa i përket Markut ai u bazua tek thëniet e pergamenit Q quelle, nga gjermanishtja, që ka pasur disa parabola të Jezusit por jo kryqëzimin). Sipas Gjonit, priftërinjtë nuk hynë tek salla e gjykimit të Pilatit, sepse nëse do hynin atyre do tu prishej pashka dhe do të bëheshin të papastër (18:28-19)[ kujto, se për Markun ato e kishin ngrënë këtë darkë një natë më parë!]. Po kështu na habit fakti, që Gjoni paska marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë sallë ku ndodhej vetëm Pilati dhe Jezusi se çka thënë njëri apo tjetri??????????? Veç të tjerash sduhet harruar se Jezusi i tij ndryshon edeh në vijën Cruxis, a e takon vallë Simonin të atin e Rufit Jezusi??? Këtë se dimë, unjgillorët nuk na tergojnë një version të saktë.
"tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora 12:00 paradite..." (Gjoni 19:14). Më pas Jezusi u dërgua menjëherë për kryqëzim (19:16).
Dita e përgatitjes së Pashkës, si ka mundësi? Kjo është dita para se të konsumohet darka, dita kur priftërinjtë fillojnë rreth orës 12:00 të përgatisin kurbanët. Por, tek Marku Jezusi dhe dishepujt e tij ishin duke përgatitur Pashkët atë ditë, e më pas ai e konsumoi këtë ushqim në mbrëmjen pasuese para se të binte krejtësisht darka, për tu kryqëzuar më vonë. Në rrëfimin e tij Jezusi nuk ka dhënë asnjë udhëzim për dishepujt e tij në lidhje me përgatitjen e Pashkës, njësoj sikur ai të mos e kishte ngrënë atë një ditë më parë me dishepujt e tij (ai, psh., nuk e ka marrë ushqimn simbolik e të ketë thënë: "Ky është trupi im" dhe "ky është gjaku im"). Arsyet e këtij dallimi duhet të jetë të qarta tashmë: në ungjillin e Gjonit, Jezusi ka qenë në varr gjatë kohës kur konsumohej pashka. Siç shihet gjendemi përballë një dallimi të vështirë për tu harmonizuar. Si Marku ashtu edhe Gjoni përcaktojnë ditën dhe orën e kryqëzimit të Jezusit, por rrëfimet e tyre janë kundërshtuese. Në rrëfimin e Gjonit, ai është ekzekutuar pak kohë pas mesditës në ditën e përgatitjes së Pashkës kur po zhvilloheshin të gjitha aktivitetet për të ngrënë darkën e Pashkës. Në rrëfimin e Markut, ai është vrarë ditën pasuese, në mëngjesin vijues pas ngrënies së darkës së Pashkëve, diku rreth orës 9:00. Nëse e pranojmë që kjo është një kundërthënie, çfarë shpjegimi do ti japim asaj?
Të takon ty përgjigja!



p.s Ky postim, ose me sakte ripostim eshte per Bariun dhe per delen qe eshte nje sherbetor i Perendise, pres nje pergjigje per kete postim nese doni te debatoni.

Paqaj me ju dhe meshria qofte mbi ata qe kane zemren e hapur per te verteten.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 12:49
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Muhejminu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Muhejminu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Muhejminu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

Kryqezimi i Krishtit fakt e jo sajim

I nderuar te debatosh per kryqezimin e Krishtit eshte shume e lehte se provat jane me se te bollshme. Kur u kryqezua? Pse u kryqezua? Kush e kryqezoi? Cfare beri kur u kryqezua? Me ke u kryqezua?  Kush e pa qe u kryqezua? Cfare ndodhi pas Kryqezimit? A ka deshmi jashte biblike te kryqezimit?

Te gjitha keto pyetje pervec te fundit kane pergjigjgje shume te qarte tek Ungjijte dhe e fundit ka tek Historia.

Keshtu nuk e kuptoj se pse dikush do te vere ne pikpyetje dicka kaq te qarte? Me kaq shume prova per te cilen nuk ka asnje antiprove te besueshme.

Megjithate me lejo te te pyes meqe je Musliman se me duket se ne biseda te tilla po qortohet dicka me plot prova dhe po fshihet dicka qe s'dihet si eshte tamam.

Kur vdiq profeti Muhamed dhe pse? A ishte vdekje natyrale apo vrasje apo?

S'kam pare asnje gje te shkruar ashtu serioze per kete ceshtje per profetin me te rendesishem te Islamit. Nese ka nje pergjigje me prova do te me pelqente shume.

Gjithe te mirat:
Bariu

__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 08:18
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

Se pari , une dua qe te mos i ikesh pyetjes sime ashtu duke i bishtuar, edhe pse keni shume kohe qe bishtoni, nuk dua ta beni tani, andaj te lutem mos i bishto pyetjes sime qe eshte e drejte dhe shume e qarte. E kuptoj shume mire qe ti as qe e ke lexuar ate qe kam shruar andaj pote perseris edhe nje here pyetjen po tashme te shkurtuar, Ne cdite e ne cfare ore Jezusi u Kryqezua Jezusi?

ti the

"Te gjitha keto pyetje pervec te fundit kane pergjigjgje shume te qarte tek Ungjijte " po une nuk shoh pergjigje te njejte(sikurse per shume gjera) tek ungjijte e tu

pse?

shikoje me poshte

Marku 15/25(thote ne oren nente te mengjesit, diten pas darkes se pashks) ndersa Gjoni 19/14 thote ne oren 12 p.m ne diten e berjes kurban te qingjit, pr a Jezusi i tij ska ngrenen pashke.

Bari mos kujto se po flet me ndonje dele???????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 11:55
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Muhejminu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Muhejminu't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Muhejminu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

A ishte Jezusi ai qe u kryqezua.....

Jo, ishte vellai...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 14:39
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

jo,ishte komshia.....

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 15:26
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aRiAnA
Sweet memories

Regjistruar: 12/12/2006
Vendbanimi: Under the Clouds
Mesazhe: 179

Jesusi

Te nderuar anetare te FH .......asnje nga ne se dime te verteten.

Mendimi im.............

Pse Zoti e dergoi Jesusin?
Eshte e logjikshme qe Zoti dergoi Krishtin ne Toke ,mes Njerezish vetem e vetem per tu treguar Atyre qe NUK BESONIN.......ZOTI EGZISTON........

Si ua tregoi kete?
Permes mrrekullive qe beri vete Jesusi............

Pse Perendia lejoj qe Jezusi te Kryqezohet?
Kete e lejoji per tu treguar qe Jezusi eshte Biri I ZOTIT.........

Si u binden pabesimtaret qe Jesusi eshte biri i Zotit?
Jesusi u ringjall.................s`egziston askush tjeter qe eshte ringjall, perpos JESUSIT.........

__________________
"I’m going to smile and make you think I’m happy..... I’m going to laugh.....so you don’t see me cry......I’m going to let you go in style..... and even if it kills me.......I’m going to smile."

Modifikuar nga erzeni_be datė 04/03/2007 ora 16:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 12:34
aRiAnA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aRiAnA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aRiAnA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aRiAnA Shto aRiAnA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aRiAnA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aRiAnA
Sweet memories

Regjistruar: 12/12/2006
Vendbanimi: Under the Clouds
Mesazhe: 179

[IMG]

__________________
"I’m going to smile and make you think I’m happy..... I’m going to laugh.....so you don’t see me cry......I’m going to let you go in style..... and even if it kills me.......I’m going to smile."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 12:37
aRiAnA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aRiAnA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aRiAnA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aRiAnA Shto aRiAnA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aRiAnA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Re: Jesusi

Citim:
Po citoj ato që tha aRiAnA

Jesusi u ringjall.................s`egziston askush tjeter qe eshte ringjall, perpos JESUSIT......... 



Nga e di ti?

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 15:24
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Ti Petrit nga e di qe

ekziston nje ishull me emrin Madagascar? ( supozoj qe nuk ke qene atje)

E ke pare ne harte? Nga e beson qe harta eshte e perpikte? Pse e merr qe hartuesi i hartes ishte i besueshem kur beri ate harte?
E ke pare ne pikture? Nga e di ti qe piktura nuk eshte sajuar?

Petrit njerezit ecin me besim dhe ne ditet e sotme. Mos mendo qe jemi ne kohen e shkences dhe i dime te gjitha. Ne jami te gatshem te besojme qe ne momentin qe dergojme nje sms ,duhet me patjeter te kete shkuar ne celularin e shokut/shoqes.

provo te germosh se cdo te thote te besosh tek Jezu Krishti pra.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2007 02:51
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > A ishte Jezusi ai qe u kryqezua.....

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.