Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Nja dy reflektime pas zgjedhjeve.
Po e hap kete teme per te evituar pacavuret e temave te tjera te ndotura me militantizem te thate. Do hedh thjesht disa reflektime qe secili mund ti pasoje me gjakftohtesi nga mendime te tjera. Kush ka tru te shkruaje sic duhet le ta beje, kush do te shprehe simpatite politike me mire te shkoje tjeterkund. Duhet thene se deri tani nuk merret vesh aspak sesi eshte panorama e rezultateve. Edhe ato pak rezultate qe kane dale nuk jane te sigurta pasi vetem 10% e kutive te votimit jane numeruar. Nderkohe ne Tirane nuk ka as edhe nje rezultat te vetem.
Se pari, mendoj se ishte politikisht e gabuar hyrja ne konkurrence e kryetarit te PS-se Edi Rames me nje ushtar te thjeshte te PD-se sic eshte Olldashi. Cilidoqofte rezultati Edi Rama humbet pike nga perballja me nje kundershtar te rangut me te ulet. Aq me teper qe kushtet politike kerkojne qe Edi Rama te spostohet nga politika lokale tek politika kombetare. Bashkia e Tiranes ishte nje klecke qe duhej lene ne dore te personazheve te tjere tashme. Edhe sikur Rama te fitoje nuk ka me kuptim te merret me Tiranen sepse shume shpejt do jete e nevojshme te perqendrohet tek politika qeveritare.
Se dyti, me behet qejfi qe nuk do lexoj me neper forum keta militante autobuzash qe kane blere nga nje skede DigitAlb dhe rrudhin ekzistencen duke perseritur ato qe degjojne ne TV. Them militante sepse vertet nje pjese e atyre qe shkruajne jane kthyer ne militante te nxitur nga fushata elektorale. Dhe them autobuzash sepse ka nga ata qe vertet mund ti sherbejne partive per te mbushur autobuzat qe cojne neper mitingje. Personalisht kam preferenca te vogla per ndonje kantidat, por nuk shaj dhe ofendoj politikanet pa pike llogjike sic bejne disa. Ama nuk me pelqen as te quhem i majte dhe te marr etiketa kalamajsh kur shpreh nje mendim. Kete e them sepse e di qe shume prej jush i cilesoni njerezit bardhe e zi. Dhe ju kuptoj sepse i masni gjerat me metrin tuaj.
Se treti, kisha nje preference per Edi Ramen dhe kjo nuk lindi dje, por ka vite qe me ka pelqyer ne pune. Shume te zeza thuhen per te dhe se ve ne dyshim qe nje pjese jane te verteta. Megjithate me pak llogari me rezulton se eshte i vetmi qe e ka care rrugen e politikes me forcat e veta dhe nuk ka lepire sahane per te arritur aty ku eshte. Nga ana tjeter vleresoj faktin qe eshte kokekrisur dhe me cmendurine e tij arriti te shpertheje binomin Nano-Berisha. Nese Nano ka dale nga politika kjo eshte merite e madhe e Edi Rames ne rradhe te pare dhe jo e Sali Berishes.
Se katerti, keto zgjedhje per mendimin tim ishin te pranueshme, por si te gjithe zgjedhjet e tjera ishin pacavure. Si zakonisht u perseriten problemet me certifikatat, boja e gishtit nuk ishte e sigurte dhe politikanet nderhyne ne disa qendra votimi. Edhe po te leme menjane problemin e certifikatave, nuk e kuptoj me cfare te drejte politikanet shkojne neper qendra votimi. Prezenca e poltikaneve diten e Diele eshte krejtesisht kunder normave zgjedhore sepse fushata elektorale ka mbaruar qe te premten. Cdo shfaqje publike mund te perdoret per te manipuluar zgjedhesit. Aq me teper qe keta politikane shkojne fizikisht neper qendra dhe qendrojne aty si per te ndare tokat. KQZ duhet te tregohej me e rrepte ndaj ketyre rasteve. Do ishte mire qe diten e zgjedhjeve politikanet te ndalohen ti afrohen qendrave te votimit dhe KQZ te ishte i vetmi organizator neper qendra votimi.
Se pesti, megjithe pacavurat e ketyre zgjedhjeve, ato qe do vijne jane akoma me te rrezikshme. Ka qysh me 4 Korrik qe Berisha ka thene se kodi aktual zgjedhor eshte i tejkaluar, por deri me sot nuk di te kete ndryshuar ligji. Me ligjet aktuale zgjedhjet jane krejtesisht te manipulueshme nga koalicionet paraprake, nga sistemi i Dushkut etj. Pa llogaritur qe sistemi shqiptar eshte as mish dhe as peshk, dmth gjysem mazhoritar dhe gjysem perpjestimor. Cfare kuptimi ka kjo kur dihet qe njerezit nuk votojne per njerezit por per partite. Apo shqiptaret kane arritur pjekurine aq sa te lene menjane bindjet politike dhe te votojne per njerezit? Keto probleme do mbarten gjithmone derisa mos ndryshohet ligji elektoral drejt nje sistemi me afer realitetit kultural shqiptar. Tani per tani mendoj se sistemi plotesisht perpjestimor eshte me i pershtatshem. Nderkohe kete sistem ka aplikuar dhe Italia pas problemeve te ngjashme me ato te Shqiperise.
Se fundi, do ishte mire qe qeveritaret mos bejne gjithmone te njejten loje kalamajsh duke deklaruar se zgjedhjet kane shkuar per bukuri. Kjo ndodhte me qeverine socialiste dhe po ndodh sot me Jozefina Topallin qe llustron imazhin e PD-se pa pike turpi. Kryetari i kuvendit duhet te kete miresine te jete realist dhe te lere militantizmat diten e zgjedhjeve. Zgjedhje te qeta do kete kur mos kete nevoje per mediat te monitorojne ore e minut problemet, kur te gjithe te ulemi te sigurte ne darke e te degjojme rezultatet pa friken e manipulimeve, kur mos kete bllokime, kur te verberit te votojne si gjithe te tjeret, kur politikanet te mos shkojne me Porsche Cayenne neper qendra votimi duke zgjidhur sherret qe krijojne vete, kur Shqiperia te mos kete nevoje per vezhgues te huaj, kur njerezit te mos behen militante autobuzash, kur fushata elektorale te jete civile. E tha dhe Mustafa Nano shume bukur sot. Fakti qe televizionet harxhojne gjithe diten me zgjedhjet pa transmetuar asgje tjeter tregon se zgjedhjet nuk jane te sigurta dhe kane nevoje per monitorim kostant qe te shkojne mire. Pra, nuk eshte e hijshme qe sa here ka zgjedhje dalin politikanet e rradhes dhe thone "A doni me per Bejlulin". Kush eshte ne opozite ankohet, kush eshte ne qeveri lavderon veten. Te isha une politikan do me dukej vetja femije qe ka nevoje per vemendjen e prindit (mediave ne kete rast) per te mos bere gabime.
Reflektimet e tjera neser, se sonte vajti vone.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|