kURTh
Anetar i ri
Regjistruar: 14/08/2006
Vendbanimi: EARTH
Mesazhe: 8
|
Zakonisht, ne vend qe te kuptojme vdekjen, ne tronditemi prej saj. Prandaj zemra fillon e dridhet me frike.
Dhe frika nuk ndihmon aspak, bile frika zymton mendjen akoma me shume. Prej frikes
kurre nuk ka dal ndonje menyre te kuptuari.
Keshtu qe sa here ndjejme frike eshte nje shans, eshte nje mundesi e madhe qe te kuptojme
qe jeta eshte momentale, kalimtare, e bere nga i njejti lloj materiali sikurse edhe enderrat.
Sa reale duken enderrat kur jemi ne gjume -- ne fakt, me reale sesa eksperiencat qe kemi
kur jemi te zgjuar. Mbase asnjehere nuk e kemi menduar, por nderkohe qe jemi te zgjuar
mund te dyshojme: "Ndoshta kjo qe shoh eshte thjesht nje enderr". Une mund te jem nje enderr,
ti mund te jesh nje enderr, e gjitha kjo bashkesi njerezish mund te ndodh tamam si nje enderr.
Paspak do zgjohesh dhe do gjesh qe: "oh, ishte thjesht nje enderr".
Kur je zgjuar ekziston nje mundesi dyshimi, te mosbesosh realitetin qe te rrethon. Ndersa
ne gjume nuk mundesh bile as te dyshosh ne ekzistencen e enderres. Eshte kaq reale, eshte
me reale se realiteti. Ne ndonje enderr, ke dyshuar ndonje here, ke menduar qe ndoshta po shikon
nje enderr? Ne momentin qe dyshon, zgjohesh dhe enderra mbaron menjehere. Enderra mund te
qendroje atje vetem nese je plotesisht ne gjume, kaq thelle saqe asnje dyshim, asnje mosbesim
mos te shfaqet.
Por tek ata qe kane kuptuar te dyja, jeten dhe vdekjen si asgje tjeter vecse si dy aspekte te
nje realiteti, enderra dhe i ashtu-quajtur realitet i zgjimit te koshiences ne parim nuk kane ndryshim.
Sikurse zgjohesh ne mengjes dhe jeta e enderres mbaron, nje dite ne vdekje zgjohesh ne nje realitet
tjeter dhe cdo gje qe ishte reale deri atehere -- per 80-90 vjet -- behet vecse nje enderr. Asnje lloj
gjurme nuk mbetet ne vetedijen tende.
Vdekja eshte nje kujtues konstant qe "Mund te vij ne cdo moment. Pergatitu". Dhe cfare eshte
pergatitja? Pergatitja eshte: Te jetosh jeten aq totalisht, aq thelle, te jesh aq i zjarrte me te saqe
kur vdekja te vije mos me pas ankesa, qejfprishje, merira. Pra te vish ne ate lloj stadi ku te jesh
absolutisht gati sepse e ke jetuar jeten totalisht, i ke njohur gjithe misteret e saj.
Dhe per mua, jeta nuk duhet marre shume seriozisht. Sa me shume buzeqeshje, sa me shume ngrohtesi,
dashuri aq me e embel behet rruga e saj. Serioziteti eshte i ngurte, eshte pjese e vdekjes.
Jeta ka ardhur prej dashurise dhe me dashuri duhet te iki.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|