Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Tirana Vlerėsimi i Temės: 9 votime, mesatarja 3.67.
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
white_genius
Hitman

Regjistruar: 18/01/2003
Vendbanimi: In front of a bullet
Mesazhe: 71

Meqe se ka prekur askush sportin e tiranes po e ngacmoj pak une.
Sic dihet tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise edhe si i tille eshte vendi me me shume ekipe sportive. jo vetem kaq por ekipet kryeqytetase jane nga me te sukseshmet ne vend por jo vetem.
Ekipe shumesporteshe si

Tirana
Partizani
Dinamo
Studenti
etj

Statistikat tregojne se ne sportet mbret ekipe te tilla si ato me larte kane dominuar.. Vlet te permendim futbollin ku ekipet e kryeqytetin nuk kane rivale si Sk Tirana Si Partizani FK apo edhe dinamo jane ekipe qe kane marre nje nr te konsiderueshem kupash edhe titujsh kampione.

ne sportet me dore gjithashtu kane dominuar keto 3 ekipe por pa anashkaluar ekipin e ri studenti i cili per nje periudhe te shkurter kohe ka bere emre dike fituaj tituj ne vend edhe duke prezantuar shqiperine denjesisht ne Volejboll per femra e meshkuj.
Kete jave luhet derby
TIRANA - PARTIZANI


Forca demat e kuq

__________________
Victims?
Aren't we all?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2003 18:53
white_genius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė white_genius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me white_genius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: white_genius Shto white_genius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto white_genius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
JamCelik
Aurvandil the Bold

Regjistruar: 05/08/2003
Vendbanimi: Jutland
Mesazhe: 179

hej i_lire

me duket se ke shtuar nja 2 mbiemra kot dhe ke harruar mbiemrin Ali Mehmeti.

__________________
I'm Aurvandil the Bold, once king of Jutland, married to Gerutha and son's name Amleth. Killed by my brother Feng who married my wife. "Who created a star out of my frozen toe??"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2003 15:01
JamCelik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė JamCelik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me JamCelik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: JamCelik Shto JamCelik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto JamCelik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Mbiemrat kot si kam shtuar, n.q.se je tironc duhet t'i dish mesiguri. Ali Mehmet gjalle n'bote se i harroj, por ti e di qe s'eshte e lehte te gjesh material. Meqe te intereson BUJRUM dako une ate dua qe te shkruaj sa me shume per familjet e bukra tironce, edhe sigurisht Ali Mehmet jane nji nga ato familje, por s'ke pse hedh poshte te tjerat... Jo Kshu Lal!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2003 15:14
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Familja Jella

Pinjollët e familjes së vjetër tironse, Jella, nuk i gjetëm në atë vilën e bukur alpine, që ish-prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Rexhep Jella, pati ndërtuar në vitet ’30 për familjen e vet. Shķ aty ku sot ngrihet një pallat i ri deri dy vjet më parë lëngonte një nga vilat më të bukura të borgjezisë së viteve ’30 në “sarajet” e familjes Jella. Një nga trashëgimtaret më të vjetra të kësaj familjeje, Hatixhe Jellën, të bijën 70 -vjeçare të Rexhep Jellës, e gjetëm në një nga apartamentet e reja të pallatit që është ndërtuar në vend të asaj vilës. Borgjezka e vogël, e përzënë në moshën 12 -vjeçare nga shtëpia e saj, vetëm me rrobat e trupit, rrëfen kalvarin e vuajtjes së familjes Jella për “faj” të Rexhep Jellës, që kishte qenë nëpunës i lartë i regjimit të Ahmet Zogut, prefekt i disa qyteteve dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës për afro 5 vjet. Nga Tirana e asokohe ajo nuk mban mend shumë, pasi edhe nga Lapraka ku u vendosën në shtëpinë e vëllait të Rexhep Jellës, i përzunë për në Durrës, mandej në Kavajë, ku u nda nga jeta mes brengash dhe librash, prefekti i dikurshëm i Elbasanit, Durrësit dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës. Aty në mëhallën e Tabakëve, tironsit e vjetër e mbajnë mend ende atë vilën e bukur të Rexhep Jellës, megjithëse në të banuan kohë pas kohe shumë të tjerë, njerëz me pozitë e të preferuar të regjimit diktatorial, por jo Jellët. Ata u përzunë e jetuan në kushte nga më të vështirat sa në Durrës e në Kavajë ku i dërguan në fund. Të gjitha pasuritë iu konfiskuan dhe Rexhep Jellës nuk iu lidh kurrë ndonjë pension. E bija, Hatixhe Jella i ka harruar të gjitha “privilegjet” e fëmijërisë, kujton vetëm ato që ka hequr më pas dhe pezmatimin e të atit vitet e fundit. Merakun e tij për mirëmbajtjen e garderobës dhe kënaqet duke vështruar fotografitë nga "Belle Epoque", kur i ati vishte atë kostumin e bardhë dhe mbathte përherë këpucë lustrafine të modës. “Megjithatë nuk ishim të pasur”, - kujton ajo. Shton se gjithsesi jetonin mirë pavarësisht se nuk merreshin me tregti. “Kishim disa prona dhe një çiflik në fshatin Kus, aty ku e kalonte kohën babai kur u largua nga funksionet që kishte pasur në kohën e Monarkisë”, - tregon e bija. Rexhep Jella, i diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Kembrixhit në Londër, është më i shquari i familjes Jella së bashku me vëllain e tij Ramazan Jella, i cili gjithashtu u përndoq nga regjimi diktatorial derisa vdiq. Historia e mëvonshme e familjes Jella është ajo e shume familjeve te tjera tiranse, që u internuan, burgosën e u dënuan me vuajtje për "privilegjet" që i kishin krijuar vetes dikur, ndërsa shtëpitë e pasuritë iu konfiskuan një më një. Pinjollët e sotëm të familjes Jella janë të shënjuar ende nga peripecitë e dikurshme. Hatixhe Jella, megjithëse tanimë banon në një apartament të mirë në pallatin që u ndërtua në këmbë të vilës së "Belle Epoque", mbart një kalvar vuajtjesh dhe përbuzjesh nga e shkuara e saj dhe e bashkëshortit Darli, që gjithashtu nuk gëzonte reputacionin e njeriut me biografi të pastër. Ajo nuk ka mundur të kryejë arsimin e lartë dhe ka punuar gjithë jetën mësuese filloreje në një fermë të Kavajës e pastaj në Peqin. Pas ndërrimit të regjimit ajo u shpërngul në Elbasan prej nga është i shoqi dhe ka jetuar aty deri përpara pak kohësh, ndërsa tanimë është rikthyer në Tiranë. Por fati nuk e deshi që të kthehej në një shtëpi-muze, që t’i ngjallte kujtimet e largme të së shkuarës të lavdishme. Vendosën, ashtu siç kanë bërë shumë pronarë të tjerë shtëpish të vjetra, me ose pa histori, një marrëveshje me një firmë ndërtimi e cila në këmbim të truallit të shtëpisë u ka dorëzuar Jellëve çelësin e pesë apartamenteve në pallatin shumëkatësh që ka ngritur diku në zonën pranë shkollës së Baletit. Kapitulli i lavdisë Jella duket sikur është mbyllur në atë shtëpi, të një stili mjaft të veçantë, e vetmja në Tiranë në atë stil arkitekturor, me rreth 1800 metra katrore, rrethuar nga një bahçe me pemë e lule, dykatëshe dhe me një verandë të madhe dikur. Hatixheja tregon se i ati e kishte gjetur modelin e asaj shtëpie në një katalog zviceran dhe në fakt fotografitë e shtëpisë të kujtonte ato shtëpitë e stilit alpin. Fillimisht i pëlqeu një gjenerali rus, i cili banoi për një farë kohe në atë shtëpi pasi e përzunë që andej familjen e Rexhep Jellën. Mandej në të ka banuar Panajot Plaku etj. Në kthim, e bija e Rexhep Jellës thotë se nuk gjetën më në atë shtëpi sharmin e dikurshëm. Veranda ishte shndërruar në një dhomë me xhamllik ndërsa atmosfera e dhomave të zahireve e të gatimit kishte humbur. Shtëpia në fund fare ishte kthyer në çerdhe. Jellët e dhanë me qira, u shpenzuan rreth 20 milionë lekë për restaurim por përsëri destini i saj qe shembja. Një shtëpi më pak nga Tirana e vjetër e bukur, një pallat më shumë për Tiranën e re, jo me Tiransve.


Kujtime nga Belle Époque
Pushimet në Londër, garderoba e pasur, shërbëtorët. Kjo ishte bota e një “borgjezke” 12 -vjeçare në vitet ’30 në Tiranë. Privilegjet vinin nga i ati, Rexhep Jella, i cili ishte ndër të paktët politikanë të diplomuar. Njohës i pesë gjuhëve të huaja, me studime të kryera në Kembrixh, Londër ndërsa kishte mbaruar gjimnazin e famshëm “Robert Kolexh” në Stamboll, Rexhep Jella kishte arritur pozicione të rëndësishme shtetërore në atë kohë dhe ishte një përkrahës i politikës së Ahmet Zogut. Një nga fotot më të bukura të sëndukut të kujtimeve të familjes Jella është ajo e e Rexhep Jellës me uniformën e studentit në Kembrixh dhe ajo me uniformë popullore. E bija tregon se ai vishej me shumë sqimë. “Ne jetonim mirë megjithëse nuk mund të thuhej se ishim shumë të pasur e nuk kishin as florinj të fshehur”, - kujton e bija periudhën e para ‘45-ës në Tiranë, ku kanë jetuar brez pas brezi, që prej kohësh kur nuk mbahen mend Jellët. Rexhep Jella, pasi u burgos dy herë nga regjimi komunist, vdiq në vitin 1974 në rrethinat e Kavajës ku jetonte thuajse në mjerim të plotë. Pikërisht në Kavajë, qysh në vitet ‘40 përfundon kjo "Belle Époque" e ndërprerë e familjes Jella.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2003 08:00
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Familja Tabaku

Rrapi i Tabakëve, Ura e Tabakëve, Selvia shekullore e Tabakëve, Hani i Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Xhamia e Tabakëve... Përveç urës dhe xhamisë, të gjithë toponimet e tjera të Tabakëve janë varrosur me një të rënë të planit për ndërtime të reja që nga vitet ’60 deri në ‘90-ën. Por marka “Tabakët” në Tiranë nuk ka humbur. Madje pinjollët e Tabakëve i gjetëm në trojet e të parëve, ku sapo janë ribashkuar. Jo larg Urës së Tabakëve dhe përkarshi Xhamisë me të njëjtin emër. Pikërisht aty ku ka qenë Tyrbja dhe Teqeja e vjetër. Tabakët e kanë rikthyer mëhallën e dikurshme, madje edhe dyqanet që sigurisht nuk quhen më Tabakhane. Trashëgimtarët e emrit të njohur i ruajnë ende të parët dhe të shkuarën në kujtimet e tyre. Një pjesë prej këtyre thjesht në formë gojëdhënash, të pashkruara askund. Por njëri prej pinjollëve të Tabakëve i ka përjetësuar shtëpitë e vjetra, tyrben, teqenë, selvinë në disa vizatime të para 50 vjetëve dhe i ruan me fanatizëm si dëshmi pamore të mëhallës së vjetër të Tabakëve. Quhet Besim Tabaku dhe është skulptor e mësues në Liceun Artistik. Ai ruan përveç grafikave të kohës kur ishte vetë liceist edhe një mal me kujtime e gojëdhëna për rrënjët e familjes së vet. Në një ditar për përdorim të brendshëm nga pjesëtarët e familjes Tabaku, Besimi ka shkruar një pjesë të mirë të këtyre kujtimeve. Nga ana tjetër, Kasem Tabaku, 68 vjeç, më i vjetri pinjoll i familjes, i ruan të gjitha në kujtesë. Po ashtu edhe pinjollët e tjerë, Bashkimi, Burhani, Dhurata. Të gjithë rrëfejnë diçka nga kujtimet e tyre për familjen duke e plotësuar tablonë deri në detaje. Gojëdhëna për emrin Tabaku që mori emrin nga Sheshi i Tabakëve e mandej qe pikërisht familja Tabaku, që nga ana tjetër ia dha emrin Xhamisë. Historia e hanit të Tabakëve, tyrbes dhe teqesë si edhe selvisë shekullore, asnjëra prej të cilave nuk ka mbërritur deri në ditët e sotme. Çezma dhe tubacionet që kanë zbuluar Tabakët së fundmi gjatë rrëmimit për ndërtimin e pallatit ku tani janë vendosur bashkë të gjithë djemtë e Abdyl Tabakut dhe pak më tutje trashëgimtarët e Selim Tabakut, që të dy djem të Sheh Kasem Tabakut, një nga të parët më të lavdishëm të familjes Tabaku dhe fetar me titull të lartë në atë kohë.

Në mëhallën e Tabakëve
Kasemi, 68 -vjeçari që ka punuar si radioteknik në Repartin Ushtarak të Tiranës, ka jetuar në tokën e të parëve edhe gjatë regjimit komunist. Megjithëse shtëpisë së tij iu afrua dy herë plani i ndërtimeve të reja të pallateve, ai mundi të ruante një pjesë të saj duke jetuar vetë në një dhomë të vetme të mbetur nga shtëpia prej qerpiçi, ndërkohë që ndërtohej pallati. Tabakët e tjerë u shpërngulën dhe vetëm një pjesë mori shtëpi në pallatet e reja që u ndërtuan aty ku më parë ishin shtëpitë prej qerpiçi të pronarëve të tokës. Nga shtëpia e vjetër ka mbetur vetëm një pus, të cilin e kanë varrosur brenda mureve të ndërtimeve të reja që kanë bërë Tabakët së fundmi. Kasemi jeton në një shtëpi private të re dykatëshe së bashku me nuset, djemtë dhe nipërit e mbesat. Ai e mban mend mirë se aty ku tani është ngritur një pallat shumëkatësh dikur ishte Sheshi i Tabakëve. Mu aty ka qenë edhe një Han i madh. Por Hani i Tabakëve ishte më i vogël dhe ka ekzistuar sipas Kasemit deri në vitin 1953. “I gjithë vendi ishte një qendër e rëndësishme sidomos për përpunimin dhe tharjen e lëkurëve”, - tregon Kasemi. Gjyshi i tij Sheh Kasem Tabaku ishte kryetar i Teqesë së Tabakëve dhe pas vdekjes u varros pikërisht në Tyrben e Tabakëve ku kanë qenë varrosur edhe 20 qyresh prej Tabakëve të parë. Vetëm varri i Sheh Kasem Tabakut është shpërngulur në Tufinë gjatë shndërrimit të mëhallës së vjetër në shesh ndërtimi për pallate të reja. Eshtrat e pararendësve të tjerë janë tretur bashkë me tyrben nën pallatet e ndërtuara. Po ashtu edhe Teqeja e cila u prish në vitet ’60. Në këtë kohë u hoq edhe selvia e moçme që siç kujton njëri nga pinjollët e Tabakëve, Bashkim Tabaku, pedagog i matematikës në Universitetin e Kamzës, ishte e lartë sa minareja e xhamisë dhe “në trungun e saj jashtëzakonisht të trashë kam numëruar vetë njëherë 1200 rrathë me plus minus, që tregojnë për moshën tepër të vjetër të selvisë, e cila thirrej në atë kohë Selvia e Tabakëve”, - thotë Bashkimi. Edhe Besimi, skulptori i Tabakëve tregon për selvinë të cilën e ka ruajtur në vizatimet kohës kur ishte në lice ashtu si edhe shtëpitë prej qepriçi të lidhura me shtylla druri. Aty ka fiksuar edhe tyrben dhe teqenë për të cilat folëm. Besimi thotë se pikërisht aty ndodheshin edhe dyqanet ose Tabakhanet e të parëve, që janë marrë kryesisht me bujqësi në tokat përreth, për të cilat kishin sajuar një sistem ujitës, por janë marrë edhe me përpunimin e tharjen e lëkurëve. Mëhalla e dikurshme e Tabakëve dilte sipas rrëfimeve të pinjollëve në urën e Tabakëve. “Lumi i Lanës atëherë nuk gjarpërohej në të njëjtin shtrat si sot. Ura e Tabakëve ka qenë goxha e thellë dhe nën të kalonte përroi i Lanës, që vinte afër mëhallës sonë. Duket se edhe pjesëtarët e familjes sonë kanë kontribuar për ndërtimi të kësaj ure ashtu si edhe banorë të vjetër të zonës. Por meqënëse ajo njihej si mëhalla jonë, atëherë kështu besomë se i ka mbetur emri edhe urës e nga ana tjetër edhe Rrapit të Tabakëve ashtu si edhe Xhamisë”, - tregon Besimi. Sipas gojëdhanës Tabakët pretendojnë se gjejnë gjurmë në Tiranë qysh prej 400 vjetësh. Mbiemrin Tabaku e shpjegojnë në lidhje me Tabakhanet ku thaheshin dikur lëkurët dhe me sheshin që mbante këtë emër e që me sa duket u është ngjitur familjarëve që jetonin aty. Ndërsa me xhaminë ka ndodhur e kundërta. Ajo e ka marrë emrin nga mëhalla e Tabakëve. Kjo mëhallë është rigjallëruar këto muajt e fundit ku janë rikthyer vëllezërit Tabaku së bashku me familjet e tyre dhe kanë çelur dyqane të reja si dikur në pjesën që u ka mbetur në mes dhe pas pallateve të ndërtuara kohë pas kohe.

Sënduk
Disa sënduqe të vjetra janë të vetmet dëshmi nga e shkuara. Ndërsa Besim Tabaku, skulptori, ruan si një dëshmi materiale të së shkuarës edhe një pjesë tubi. Besimi pretendon se ai tub mund të shpjegojë se si vinte uji në çezmën e gurtë që dikur gjendej rrëzë shtëpive të Tabakëve dhe që ishte një nga të rrallat çezma në Tiranë pasi në atë kohë uji nxirrej ende nga puset dhe nuk kishte rrjete ujësjellësi. Thotë se e ka gjetur pikërisht në drejtim me çezmën. Ndërkohë ai na shpjegon se për shkak se në Teqe gjatë kalimit të ushtrive zbarkuan ushtarët, shumë prej librave me vlerë dhe antikuareve u zhdukën ndërsa një pjesë tjetër u vodhën gjatë shembjes për ndërtimet e reja. Vetë Besimi ka dorëzuar në Muzeun e Armëve të Gjirokastrës shtatë armë të vjetra që ruheshin në Teqenë e Tabakëve.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2003 08:10
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Si nuk ekisha pare un kete teme me pare?
faleminderit shume per te gjitha informacionet e sjella ne kete teme,
faleminderit eniss e tua i-lire.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2004 08:18
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje!

Teme shume e bukur do mundohem te kontriboj ketu sa te kem mundesi.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2004 15:38
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Rrugėt e Tiranės

Përveç historisë së ngjarjeve, figurave, Tirana ka edhe një histori rrugësh. Nga familjet e vjetra tiranase, tek heronjtë dhe dëshmorët e njësive partizane, por edhe artistë, politikanë, gjeneralë, miq të Shqipërisë; rrugët dhe sheshet e kryeqytetit kanë përjetësuar një mori individësh të njohur, të harruar ose krejt të panjohur nga vetë kryeqytetasit. Historia e Tiranës mund të ndërtohet edhe nga historia e rrugëve të saj. Fatet e kësaj historie i ka vendosur një organizëm “i padukshëm” në institucionin e Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak, edhe pse shpesh emërtimet nuk kanë ngjitur dhe njerëzit e kanë ndryshuar fatin e këtyre vendimeve. Nga ana tjetër, një mori rrugësh e sheshesh kanë emra që përgjithësisht nuk janë memorizuar, pasi janë ndërruar shpesh, duke i ngatërruar njerëzit. Ndërkaq, mungesa e pllakave të rrugëve, vendosja e tyre gabim ose fshirja së shkronjave është një problem tjetër, që i ka shtuar keqkuptimet. Lista e emërtimeve të rrugëve të kryeqytetit për një pjesë të banorëve të Tiranës është “idiomë”. Për shembull, rruga “Gjeneral Nikols” shumicës së tyre nuk u kujton asgjë. Ka plot nga ata që nuk e dinë se paskërka një shëtitore “Lasgush Poradeci” ose një shesh me emrin “Paris”. Emërtimet e reja, pas ndryshimesh të shumta, zëvendësimesh e fshirjesh për shkak të konotacionit komunist, ende nuk janë në përdorim nga kryeqytetasit. Për shembull, shumë qytetarë sheshit “Mustafa Qemal Ataturk” vazhdojnë t’i thonë “21 dhjetori” (pasi e kanë fshirë nga kujtesa “evenimentin” që i dha emrin këtij kryqëzimi gjatë regjimit komunist), i cili përkujtonte ditëlindjet e Stalinit. Nga ana tjetër, “Rrugës së Kavajës” nuk i ngjiti kurrë emërtimi “Konferenca e Pezës” e që tani e ka zgjatimin e saj fundor drejt Kombinatit. Referimi me familjet tiranase, nga ana tjetër, janë emërtimet më solide të rrugëve të kryeqytetit. Disa prej tyre qysh prej themelimit të Tiranës, shpalljes së pavarësisë ose nga koha e shtetit të Zogut.

Rrugët e vetëpagëzuara

Paçka se “Rruga e Dibrës” është pagëzuar nga Këshilli Bashkiak me emrin rruga “Bajram Curri”, ajo edhe sot e kësaj dite vazhdon të quhet “Rruga e Dibrës” e, më në fund, edhe vetë insitucioni ka vendosur ta quajë kështu këtë rrugë edhe zyrtarisht. Është një rrugë e vetëpagëzuar, e cila ishte pikënisja e rrugës së vjetër për në Dibër, nga Qafa e Tujanit dhe ku u vendosën shumë prej migrantëve dibranë që zbarkuan në qytetin e Tiranës, i cili pranoi t’i kishte në gjirin e vet, pasi ishin refuzuar në Elbasan. Tani komuniteti i dibranëve të vjetër është identifikuar fort në këtë zonë të Tiranës. Ndërkaq, emërtimi “Bajram Curri” ka kaluar si emërtim për bulevardin përgjatë Lanës, në pjesën e jashtme të unazës së kryeqytetit. “Rruga e Kavajës” gjithashtu ka një histori të ngjashme emërtimi dhe qytetarët e kanë thirrur gjithnjë kështu, megjithëse zyrtarisht ajo ka mbajtur gjithnjë emrin “Konferenca e Pezës”, ndërsa vitet e fundit edhe emërtimi i saj zyrtar përputhet me emërtimin e popullit dhe vetëm pjesa e mbetur e rrugës nga sheshi “Ataturk” për në Kombinat ka emrin “Konferenca e Pezës”. Po kështu edhe “Rruga e Durrësit”.

Rrugët e dëshmorëve

Një mori rrugësh në kryeqytet përjetësojnë dëshmorët, partizanët dhe këto emërtime janë ruajtur. Sipas Valter Gjonit, përgjegjës i sektorit të historisë dhe traditës kulturore në Bashkinë e Tiranës, gjatë emërtimeve të rrugëve është bërë kujdes të risillen vlerat, të mos çohen në periferi figurat e rëndësishme, por të mos bëhet më luftë klasash deri edhe me emërtimet e rrugëve, siç ishte bërë më parë. Kjo është arsyeja për të cilën shumë emërtime rrugësh nuk janë ndryshuar për shkak të traditës që kanë krijuar këto emërtime. Nga ana tjetër, sipas Gjonit, u vu re një mungesë e emërtimeve nga rilindasit. “Rruga e sotme “Abdyl Frashëri”, përkarshi Presidencës, vetëm para pak vitesh vazhdonte të quhej rruga “Miqësia”, megjithëse askush nuk e mbante më mend se për çfarë miqësie bëhej fjalë”,- shprehet Gjoni. “Kishte gjithashtu dy rrugë “Mine Peza”, njëra prej të cilave e tepërt, që tani quhet “Asim Vokshi”. Rruga tjetër tregonte pikërisht vendin pranë burgut ku është vrarë Mine Peza”,- shprehet spcialisti i kulturës në bashki. Është shtuar gjithashtu rruga “Murat Toptani”, pranë Galerisë së Arteve, pasi edhe ai ka qenë një artist (skulptor).”

Rrugët e familjeve tiranase

Rruga e Bogdanëve, e Tafajve, e Saraçëve... Një pjesë të mirë të historisë së rrugëve të Tiranës e kanë bërë familjet e vjetra të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i ruajë këto emërtime të rëndësishme. Për shembull, “Rruga e Bogdani” shenjon pikërisht emrin e fisit me këtë emër. Ky emër iu rikthye vetëm para rreth 3 vjetësh kësaj rruge dhe emërtimi që e zëvendësonte, “Andon Zako Çajupi” i kaloi një tjetër rruge, aty ku ndërthuren rrugë me emërtime kryesisht të personaliteteve rilindase. Rruga e re “Andon Zako Çajupi” i ka vajtur pranë një busti të rilindasit të shquar. Emërtimet e këtyre rrugëve janë nga më të vjetrat. Si për shembull, “Rruga e Tafaj” është një rrugë rreth 200-vjeçare, pranë Selvisë, tek Akademia e Tafajve.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2004 20:30
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
100%Tironce
Anetar i ri

Regjistruar: 27/07/2004
Vendbanimi: u.s.a
Mesazhe: 12

Thumbs up

Ju pergezoj te gjitheve per te
dhene keto informacione te vlefshme .

Qe i ben shqiptaret te jene krenare per vendin e tyre,
ashtu sic jam une .

__________________
*Si TirOna se bO nOnA*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2004 01:34
100%Tironce nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė 100%Tironce Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me 100%Tironce (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: 100%Tironce Shto 100%Tironce nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto 100%Tironce nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Emri Tirana

Nuk e di nese kete te dhen qe une po sjell e ka postuar njeri me pare por rastesisht e gjeta dhe mendova se do ishte mire ta sillja per te pasuruar kete tem dhe per te hedhur drjte mbi emrin Tirana. (Nese eshte postuar me pare moderatori le ta heqi).

Sipas Kristo Frashërit emri Tiranë nuk ka lidhje as me Sulejman Pashë Bargjinin, as me qytetin Teheran të Iranit, as me legjendën e mëndafshit të kësaj treve. Historiani thotë se emrin e Tiranës siç shqiptohet sot e ndeshim disa herë në burime dokumentare, të paktën dy shekuj e gjysmë me radhë përpara themelimit të Tiranës si qytet. “Për herë të parë atë e ndeshim si vend të prejardhjes së dy emigrantëve shqiptarë të vendosur në Venedik, në vitin 1372, të regjistruar njëri me emrin Villino nga Tirana tjetri me emrin Leo nga Tirana, me profesion marinarë, banues në famullinë e Shën Markut të qytetit të Lagunave. Historiani përmend edhe emra të tjerë të regjistruar si banorë të Tiranës gjysmë shekulli më vonë. Ai thotë se megjithëse nuk përcaktohet qartë se çfarë përfaqësonte emri Tiranë në aktet venedikase (nëse ishte fshat, fushë apo malësi) të gjitha gjasat të çojnë tek një fshat me emrin Tiranë, pasi banorët me prejardhje nga fusha nuk e praktikonin si mbiemër gjatë mesjetës dhe nga emrat që ata mbajnë duket se ishin katolikë. Ndërsa hollësi të mëtejshme dhe gjithashtu të padyshimta për emrin e Tiranës, Kristo Frashëri i ka gjetur tek humanisti shqiptar Marin Barleti. Në veprën e tij shkruar në latinisht flitet për Tiranën e madhe e cila sipas Barletit quhet kështu për të dalluar nga tjetra që quhet e Vogël që ndodhet afër Krujës. Pra emrin e Tiranës e mbante në shekullin XV pa dyshim si edhe sot fusha që ndodhet midis Krujës, Petrelës dhe Prezës. Ndërsa fshati Tiranë përmendet edhe në regjistrin osman të 1533-s dhe kështu të dhënat përputhen me njoftimin që del nga legjenda e regjistruar nga J.Von Hahn sipas të cilës në truallin e Tiranës ekzistonte një fshat para themelimit të saj si qytet.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2005 15:18
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Tirana

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.