arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
IQ
Citim: Po citoj ato që tha IQVLORA
Po mire o artush,pse asnje opozitar nuk e votoi ate ligj.
Pervec faktit qe (ti e di mire) ne asnje vend te botes opozita nuk voton ligjet ekonomike te pozites (perndryshe do te ishte sikur ti thoshte elektoratit "shikoni sa mire po udheheqin keta"), do te te thoja (pa polemike, me beso) qe edhe une personalisht nuk do ta votoja. Arsyeja eshte e thjeshte, sipas meje per sasi te ndryshme fitimi duhet qe te kontribohet ne shtet me sasi te ndryshme taksimi.
Po te sjell nje shembull:
Nqs ti, aty ku punon merr 20.000 euro rroge ne vit, me ligjin e ketushem do paguash 2.000 euro taksa. Pronari jot merr 200.000 euro rroge/fitim ne vit, dhe i bie te paguaje 20.000 euro taksa ne vit. Sipas mendimit tim nuk "dhembin" njelloj 2.000 euro te tuat (ne 20.000 euro totale) me 20.000 eurot e atij (ne 200.000 euro). Une mendoj qe ai duhet te paguaj dicka me shume, apo jo?
Megjithate une nuk jam "i ngurte" ne kete idene time, mund ta kem edhe gabim. Prandaj po e shtroj si teme.
Citim: Tjeter pse presidenti i fasuleve nuk e firmosi nje ligj tjeter pak kohe me pare.
Nuk e di per cilin ligj po flet, sepse ai ka kthyer disa. Mos harro qe shume ligje i ka kthyer edhe kushtetuesja (kryetari i shkuar i saj ishte i votuar nga PD-ja) dhe mos harro edhe faktin qe Ngjela i tha ne biseden e rregjistruar Sales "Ju nuk dini as ti shkruani ligjet, kam qene une ne Komisionin e Ligjeve qe ua kam rregulluar ato". Mos me thuaj edhe ti tani qe Ngjela eshte komunist.
Citim: Europa tha nuk e kuptojme,pse nuk firmoset je ligj i mire nga presidenti juaj.Ai nuk e firmosi sepse e kundershtoi opozita.
Kete nuk e di, dhe keto jane vetem supozime. Personalisht jam dakort me shumicen e "kthimeve" ne Kuvend qe ka bere Moisiu (por ky eshte muhabet tjeter)
Citim: Busha tha njehere se une firmos edhe ligje qe nuk i votojne demokratet,por kete e beje ne te mire te popullit amerikan.
Me duket se kemi qene gjithmone dakort qe eshte e kote ti krahasojme politikanet tane me ata te vendeve te tjera, apo jo?
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|