Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Nėn kampioni i Botės qė tallet nga Shteti !!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Nėn kampioni i Botės qė tallet nga Shteti !!

Nën kampioni i Botës që tallet nga Shteti

Nga Fatime Kulli

Pse po flas me këtë gjuhë të egër, por të vërtetë?
Shteti shqiptar, aktualisht një objekt amorf për mua si qytetare. Një shtet që nuk di të organizojë e mirë-administrojë vlerat e resurset që i ka dhuruar natyra. Një shtet rrëmujaxhi e poterexhi që përplaset kokë më kokë me veten e tij si njeri i çmendur që kërkon të çmendë të gjithë të tjerët. Një shtet që ka lidhur rreth tij shumë fije të rrezikshme të rrjetit mafioz dhe që kërkon të shkatërroj vlerat njerëzore, intelektuale, artistike dhe sportive... Një Shteti i mbyllur brenda oazit të kornizave të qelbura, miop, memec që shkund për shqiptarët vetëm zhgënjim, dhimbje, shkatërrim, degradim, regres për zhvillimin e shoqërisë shqiptare, e cila tenton të ndërtojë kultin e individëve të talentuar në fusha të ndryshme të jetës artistike, kulturore, akademike, shkencore, sportive, etj. Një shtet që s’do të bëjë më të mirën e shqiptarëve, qoftë edhe për të vendosur ligje të drejta kushtetuese për zgjedhjen e një presidenti për ta udhëhequr atë me dinjitet. Shtet i përbërë në trungun e tij politik nga materie të fëlliqura, vemje, specie, vejusha të zeza që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër në jetë, vetëm atë të gjurmë-vdekjes në ekzistencën e jetës njerëzore. Një shtet që mashtron, që shkatërron kultet e kulturave të ndryshme edhe në ato pak vlera që i kanë mbetur nga korifenjtë e artit, kulturës dhe rilindësve tanë.

Shtet i kalbur në ide e vizione që s’dëgjon zërin e njerëzve të mençur, të talentuar dhe të mendjes, për të mos shkatërruar çdo kulturë që tregon identitetin e kombit tonë. Shtet që s’mbron shtetasit e tij në vendet fqinjë për hir të interesave të ngushta partiake e individuale. Shtet që përdhos simbolin e flamurit shqiptar, kur djem të talentuar që me mund e sakrifica e çojnë atë krenar nëpër botë dhe thonë me zemër e krenari jemi Shqiptar. Atë emër të madhërishëm ndër shekuj që politika shqiptare s’e bëri dot në këto 17 vjet tranzicion politiko-social. Shtet i verbuar nga babëzia e korrupsionit, shtet që në trupin e tij ka mbledhur rreth vetes njerëz intrigant e dallaverexhinj për të drejtuar e menaxhuar resurset njerëzore. Shtet që përfaqësohet nga ministra pa integritet si Ministri i Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango që vazhdon me paaftësinë dhe agresivitetin e tij politik të shkatërroj edhe ato vlera që kanë ekzistuar dhe kanë gjallëruar jetën e shqiptarëve. Ylli Pango është ministri më i papërgjegjshëm dhe i paaftë në historinë e qeverisjeve të sistemit pluralist. Pango është njeriu që po asfikson edhe të vetmin simbol të shenjtë shqiptar që na dallon nga kombet e tjera, Flamurin Kombëtar. Pse flas me këtë gjuhë të egër, por të vërtetë.

Flas se më dhemb shpirti për vendin tim, më dhemb çdo qelizë e karakterit intelektual si qytetare, si shkrimtare, si gazetare dhe si një grua që rininë ti,me e kam kaluar në kampet e internimit në sistemin në famëkeq komunsto-lindor. Por s’dua atë flas për këtë tani, po ndalem pikërisht, tek argumenti i gjuhës së egër që përdor ndaj shtetit tim dhe ministrit Pango me një argument fizik. Rastësisht njoha një djalë shqiptar nga qyteti i Fierit. Quhet Albert Mahmutaj, është një djalë që ka arritur një ëndërr të madhe për vetën, familjen e vendin e tij. Pra nuk është njeri zakonshëm por është nën-kampioni i botës në kulturën sportive Kick Boxing dhe e keqja më e madhe e qeverisë Berisha është se për nën-kampionin e botës Albert Mahmuti nuk është investuar asnjë kacidhe, madje nuk i është dhënë asnjë vizë greke për të marrë pjesë në kampionatin e karatesë në Selanik, ku ishin të ftuar pjesëmarrës nga 60 vende të botës.

Ja dokumenti i ardhur nga Greqia për Albert Mahmutin dhe shteti ynë nuk e pajisi nën-kampionin e botës, me një vizë greke për të ngritur lart flamurin shqiptar

1- Shoqata Botërore Amatore e Kick-Boxing
Kydonim Str.38
54665 Selanik-Greqi (5 shtator,2006)
Për: Ambasadën Greke në Tiranë/Shqipëri
Shoqëria botërore e Kick-Boxing dëshiron të ftojë personin e mëposhtëm të marrë pjesë në Turneun Internacional që do të zhvillohet në Athinë më 23 shtator. Ne ju kërkojmë përzemërsisht të lejoni të hyjë në Greqi dhe të pajisni me vizën e nevojshme këtë person. Albert Mahmuti / 31/05/1977. Z1431404 sportist.
Chronis Kechagias / WPKA Lidhjet Ndërkombëtare.

Dhe në këtë Kampionat Albertit nuk iu dha një vizë për të përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa politikanët tanë me amoralitetin politik, po e nxijnë imazhin Shqipërisë, shëtisin për qejf të vet nëpër botë, me paratë e taksapaguesve shqiptarë.


2-Albert Mahmuti fitoi Medaljen e Argjendtë në Japoni në Turneun Internacional të karatesë, që u zhvillua nga datat 16 deri 25 nëntor 2005. Dhe ky vend nderi duhet që të stimulohej nga shteti me një shumë prej 80 milion lekësh, (si nën-kampion bote), por fatkeqësisht nën-kampioni nuk i është dhënë asnjë vlerë monetare për udhëtimin e tij dhe jo më për mundin e djersën e garës sportive. Ky shtet absurd nuk i përgjigjet vlerave njerëzore që përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre, duke i sjellë krenarinë me kulturën sportive, kryetarja e Kuvendit blen me tender Limuzinë 130 mijë euro (për të treguar aristokracinë e kësaj politikaneje që kërcet në antipod me realitetin ekonomik të personave që ngrijnë lart emrin e Shqipërisë në botë). Është një fyerje e madhe që i bëhet simbolit të flamurit shqiptar nga parlamentarët, kur ata si sharlatanë, miratojnë buxhetin në dhjetëra miliardë lekë për kompleksin e ri të kuvendit. Ndërsa ministria e Kulturës dhe Sportit nuk financon dot mbështetjen financiare sipas Udhëzimeve Kushtetuese, për pjesëmarrjen e nën-kampionit të botës në turneun ndërkombëtar. Për këtë ish ministri i KTRS,-ve, zoti Leskaj ka nxjerrë një urdhër për detyrimin financiaro-ligjor për sportistin me famë botërore, A. Mahmuti.

3-Pse nuk është zbatuar urdhri i ish ministrit Bujar Leskaj?


URDHËR

Nr.133 datë 17.11.2005, për Financimin e z. Albert Mahmuti për pjesëmarrjen në Turneun “Peace King Cup”, që do të zhvillohet në Japoni.
Duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimit të sportit cilësor në vendin tonë, në veçanti të arteve parciale, konstatova se është i nevojshëm financimi për pjesëmarrjen në Turneun “Peace King Cup” (Kupa e Mbretit të Paqes), që do të zhvillohet në Japoni të zotit Albert Mahmuti në shumën prej 1167 Euro. Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Shqipërisë, të VKM nr.150, datë 03.04.1993 “Për financimin e projekteve kulturore-artistike të personave fizik, privat vendas e të huaj” me ndryshimet përkatëse, si dhe Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministrit të Financave nr.5, datë 18.05.2000. Urdhëroj:

1-Të mbështetet financiarisht z.Albert Mahmuti për pjesëmarrjen në turneun “Peace King Cup” (Kupa e Mbretit të Paqes), që do të zhvillohet në Japoni, në shumën 1167 Euro, sipas preventivit bashkëlidhur. 2- Ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Ministri Bujar Leskaj

Dhe në të vërtetë, ky urdhër i ministrit Leskaj nuk është akorduar kurrë. Shteti ynë nuk zbaton ato ligje që i formulon vetë. Pra sportisti Mahmuti nuk ia ka parë as ngjyrën kësaj shume modeste që nuk e justifikon talljen e shtetarëve përgjegjës që kanë për detyrë të respektojnë ligjet e shtetit në shërbim të shtetasve të tij, siç është rasti Mahmuti, nën-kampioni i botës në karate.

4-Pse nuk respektohen e mbështeten vlerat sportive që i vlerëson bota nga ministri Pango?

Ndërsa për shqetësimin e fatit financiar të sportistit fierak, Bashkia e qytetit në bashkëpunim me Klubi Shumë-sportesh “Apolonia”, i dërgojnë një kërkesë ministrisë së TKRS-ve me datën 01.02.2007. Nr. Protokolli:1253.


Kërkesë

Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve

Klubi shumë-sportësh “Apolonia” ka në përbërjen e tij edhe z. Albert Mahmuti, sportist dhe tranier i ekipit të King-Boxing, Fier, dhe sic dihet nga të gjithë , mbajtësi medaljes së Argjend në turneun e hapur (me pjesëmarrjen e 60 shteteve) të organizuar nga Federata Botërore e “Tong –il-modo-s” në Japoni. Me respekt institucional kërkojmë mbështetjen financiare të këtij sportisti shembullor, jo vetëm si profesionist në sportin e “King-Bokxing”, por dhe si përfaqësues i Shqipërisë në arenën botërore. Mendojmë se inkurajimi financiar dhe morali i këtij sportisti është detyrë e të gjithëve neve si “ambasadorë” të Shqipërisë në arenën mbarë-botërore në fushën e sportit. Shefi i klubit shumë-sportesh “Apolonia” Lili Gërmau.

5-Pse nuk zbatohet urdhri i kryeministrit Berisha?


Kryeministria, Marrëdhëniet me PUBLIKUN

Lënda: Për problemin e z. Albert Mahmutaj. Nr. Prot. 17/4. Tiranë,më 1.06.2006.
Drejtuar: Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotit Bujar Leskaj.
Për dijeni z. Albert Mahmutaj tel.(0692808687)

Z. ministër, z.Albert Mahmutaj, është paraqitur disa herë në Këshillin e Ministrave dhe ka kërkuar me këmbëngulje të takohej me kryeministrin Sali Berisha. Problemi që e shqetëson është se, nuk ka gjetur mbështetjen e shtetit për sportin e karatesë që e ushtron prej shumë vjetësh. Në datën 3.11.2005 ka përfaqësuar Shqipërinë me iniciativën e tij në Turneun e Hapur Botëror për sportin e karatesë, zhvilluar kjo në Japoni. Pranë jush ka kërkuar mbështetje, por sipas tij është ndihmuar vetëm me shpenzimet e udhëtimit. Pas kësaj gare z. Mahmutaj ka ngritur flamurin shqiptar, duke kualifikuar Shqipërinë në vendin e dytë. Shpenzimet e qëndrimit, janë përballuar nga familja e tij, e cila është në gjendje të vështirë ekonomike. Në këto kushte e ka të pamundur që të vazhdojë aktivitetin e tij sportiv. Para pak ditëve i është kërkuar që të përfaqësojë Shqipërinë si profesionist, kërkesë kjo e ardhur nga Federata Greke.

Kryeministri Berisha, pasi u njoh me këtë rast, porositi që, nga ana juaj, të përgatitet një projekt brenda datës 15.06.2006, i cili duhet të parashikojë mbështetjen financiare të z. Albert Mahmutaj dhe plotësimin e kushteve për zhvillimin e këtij sporti. Jemi në pritje të sqarimeve tuaja, në një kohë sa më të shpejtë, të mundur. Shefi i Sektorit Elham Sharra.

6- Tani jemi në korrik të 2007 dhe për sportistin nën-kampionin e botës Albert Mahmuti, përveçse shkresave të pluhurosura, që përcjellin njëra tjetrën, për të mbajtur zvarrë premtimet boshe të shtetit pa shtet, sportisti pret, pret të marrë atë që i takon me ligj nga shteti shqiptar. Pritja e nën-kampionit është fyerje për sportin shqiptar në përgjithësi, është përdhosje që i bëhet simbolit të flamurit shqiptar që këta sportistë të talentuar e valëvisin në podiume të nderit nëpër botë.



E Merkure, 18 Korrik 2007-gazeta ndryshe


---------------------------------------------------------------------------------------------

Duke kerkuar ne web gjeta kete artikull dhe mu duk interesant prandaj dhe e solla ketu !

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2007 17:35
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Nėn kampioni i Botės qė tallet nga Shteti !!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.