Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Deri kur me keta bastarde!!!
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Deri kur me keta bastarde!!!

Politikanet shqiptare nuk njohin turpin.
Kete gjithkush e di ne Shqiperi dhe jashte saj.Dhe jo vetem shqiptaret .Por edhe shume njerez qe kane nje fare interesi per vendin tone.

A do vije valle nje dite qe te qerohen keta BASTARDE?Apo jemi vete te tille qe lindim keta lloj udheheqesish?

Nuk di c'te them.Sa ngjallet nje fije shrese,mbytet me njehere nga nje e pegere e madhe qe i bie siper.

Koincidenca domethenese.25 vjet me pare,n/drejtor i PTT-se(me vone drejtor)ishte Sokol Enver Hoxha.Sot-Shkelzen Sali Berisha.

O Zot,a do shpetojme dot ndonjehere nga kjo skote e felliqur?!!!!!!!

__________________________________________________
___


Djali i Berishës, drejtor te "Çalik"


Lindita Çela
27-07-2007





Kur nuk kanë kaluar ende një muaj nga shitja zyrtare e "Albtelekom", djali i Kryeministrit vihet në krye të drejtimet të kësaj kompanie. Shkëlzen Berisha, i kthyer nga Suedia, tashmë drejton operatorin e tretë të kompanisë celulare në Shqipëri. Burime pranë kësaj kompanie pohojnë për gazetën "Shekulli" se prej më shumë se dy javësh, djali i Kryeministrit është emëruar nëndrejtori i shoqërisë "Eagle Mobil", që tashmë menaxhohet nga kompania turke "Calik Energy".

Konsorciumi Turk "CETEL"
Emërimi

Prej ditësh, një "BMW" e zezë parkohet brenda ndërtesës së "Albtelekomit". Fakti që në të udhëton djali i njeriut më të pushtetshëm të vendit bën jo vetëm rojet, por edhe zyrtarë të lartë të kësaj shoqërie, që t'i rrinë gati nëndrejtorit të sapoemëruar. Shkëlzen Berisha, prej dy javësh mban këtë post në kompaninë e tretë celulare në vend. Përveç burimeve të sigurta, lajmi konfirmohet edhe nga drejtues të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë, si dhe nga sekretaria e z.Berisha të Riut. Vajza që përgjigjet në nr.04229436, të thotë se nëndrejtori i kompanisë, z.Shkëlzen nuk është paraqitur sot në punë. Ndërsa personi që ka marrë përsipër të komunikojë me median në këtë kompani, nuk pranon të japë asnjë koment. I kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesi i kësaj kompanie, që prezantohet me emrin Sokol Karapici, të thotë se komunikimi me median do të bëhet vetëm për interesa të kompanisë.

Gjithsesi, Sokoli të shpjegon se asnjë prej drejtuesve nuk ndodhet në zyrë dhe se kompania është në fazën e transferimit nga shteti shqiptar në kompaninë turke, pas zyrtarizimit të shitjes së kompanisë "Albtelekom" kompanisë turke. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Punëve Publike dhe e Telekomunikacionit, Erla Mëhilli, thotë se në bazë të kontratës së shitjes së kompanisë "Albtelekom" të drejtën ekskluzive për vendosjen e stafit të "Eagle Mobil" e kanë pronarët e rinj. Zëdhënësja të sqaron se, pikë e kësaj marrëveshjeje është që ish-drejtuesit e kompanisë së tretë celulare duhet të japin dorëheqjen dhe më pas, për fatin e tyre vendosin drejtuesit e shoqëria turke "Calik Energy" që kanë blerë këtë shoqëri. Kështu, nga sa thotë zëdhënësja e ministrisë, duket se drejtori i përgjithshëm aktual i kompanisë së tretë celulare, Arben Margilaj i ka ditët e numëruara. Në zyrat e kompanisë "Eagle Mobile" të thonë se drejtori është me pushime, ndërkohë që ndihet fuqishëm prezenca e nëndrejtorit të ri, Berisha. Emërimi i Shkëlzen Berishës është i vetmi ndryshim i bërë deri më tani në nivelet e larta të kësaj shoqërie, pas shitjes së kompanisë "Albtelekom" shoqërisë turke "Calik Energy".

"Eagle Mobile" është operatori i terë celular i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, që vitin 2003, si pjesë e paketës së shitjes së shoqërisë "Albtelecom". "Eagle Mobile" është premtuar se do të jetë në treg brenda muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Pala turke është angazhuar që të investojë brenda kësaj kohe rreth 35 milionë euro për ngritjen e "Eagle Mobile" dhe ka pranuar që të heqë dorë nga shërbimi roaming, për të shfrytëzuar rrjetet e dy kompanive ekzistuese, AMC dhe Vodafone. Në ditën e nënshkrimit të kontratës së shitjes "Albtelekom" kishte një numër total prej 2233 punonjësish, ndërsa "Eagle Mobile" 29. Në opozitë, Berisha e ka akuzuar shpesh shitjen e "Telekomit" tek turqit nga ish-kryeministri Nano, por që nga ardhja e tij në pushtet kanë kaluar dy vjet dhe sërish, para më pak se një muaj, kompania u shit me të njëjtin çmim dhe operatori i tretë celular, që shpresohet se do të ulë tarifat e komunikimit, në të vërtetë nuk dihet kur do të dalë në treg.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 04:25
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

O Varka

He mor Varka, cfare do te na thuash per kete "mashtrim" te Zerit te Popullit sic e quan tek tema "Rast pas rasti......"

Germo Tare germo.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 13:52
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

O artum sollet nje faqe gazete po ju pergjigjem me nje te tille.
Shpifje e ulët dhe sulm personal dhe familjar i gazetës "Shekulli"


Djali i kryeministrit, jo drejtor tek "Calik"


Zëdhënësi i kryeministrit, Dritan Mishta, ka përgënjeshtruar gazetën "Shekulli" për titullin dezinformues "Djali i Berishës, drejtor te Çalik". Zëdhënësi tha se, sipas këtij titulli, djali i kryeministrit është emëruar nëndrejtor i kompanisë "Eagle Mobile", operatori i tretë celular në vend, i privatizuar tashmë nga kompania turke "Çalik". Duke përgënjeshtruar shkrimin e botuar ai theksoi se "ky artikull është një sulm personal familjar ndaj kryeministrit dhe bazohet vetëm në trillime dhe gënjeshtra". Sipas njoftimit, djali i kryeministrit nuk është emëruar drejtor i kësaj kompanie. Ai nënvizoi se "Zoti Shkëlzen Berisha vazhdon të punojë aty ku ka punuar prej kohësh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 13:55
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Citim:
Po citoj ato që tha varka
O artum sollet nje faqe gazete po ju pergjigjem me nje te tille.
Shpifje e ulët dhe sulm personal dhe familjar i gazetës "Shekulli"


Djali i kryeministrit, jo drejtor tek "Calik"


Zëdhënësi i kryeministrit, Dritan Mishta, ka përgënjeshtruar gazetën "Shekulli" për titullin dezinformues "Djali i Berishës, drejtor te Çalik". Zëdhënësi tha se, sipas këtij titulli, djali i kryeministrit është emëruar nëndrejtor i kompanisë "Eagle Mobile", operatori i tretë celular në vend, i privatizuar tashmë nga kompania turke "Çalik". Duke përgënjeshtruar shkrimin e botuar ai theksoi se "ky artikull është një sulm personal familjar ndaj kryeministrit dhe bazohet vetëm në trillime dhe gënjeshtra". Sipas njoftimit, djali i kryeministrit nuk është emëruar drejtor i kësaj kompanie. Ai nënvizoi se "Zoti Shkëlzen Berisha vazhdon të punojë aty ku ka punuar prej kohësh




C'pergenjeshtrim eshte ky?

Nuk ka ku te shkoje me larg konflikti i interesave!

Me teper do ishte,po qe se Kryeministri do ishte edhe Bashkepronar!

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 14:04
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Varka

U bej thirrje gjithe shkencetareve te botes qe ta studiojne rastin tend.

Personalisht te adhuroj, je kripa e ketij forumi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 14:23
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Shpifje e ulët dhe sulm personal dhe familjar i gazetës "Shekulli"


Djali i kryeministrit, jo drejtor tek "Calik"


Zëdhënësi i kryeministrit, Dritan Mishta, ka përgënjeshtruar gazetën "Shekulli" për titullin dezinformues "Djali i Berishës, drejtor te Çalik". Zëdhënësi tha se, sipas këtij titulli, djali i kryeministrit është emëruar nëndrejtor i kompanisë "Eagle Mobile", operatori i tretë celular në vend, i privatizuar tashmë nga kompania turke "Çalik". Duke përgënjeshtruar shkrimin e botuar ai theksoi se "ky artikull është një sulm personal familjar ndaj kryeministrit dhe bazohet vetëm në trillime dhe gënjeshtra". Sipas njoftimit, djali i kryeministrit nuk është emëruar drejtor i kësaj kompanie. Ai nënvizoi se "Zoti Shkëlzen Berisha vazhdon të punojë aty ku ka punuar prej kohësh, në profesionin e tij, si shef i zyrës juridike të kompanisë "Eagle Mobile".
Une e kam ditur prsj kohesh zen berisha ka punuar per eagke mobile por nuk nuk e shikoj si nje rast korrupsioni qe i biri i kryeministrit na punokerka si te gjithe ne nje kompani.
Artum kjo eshte si ajo puna e gomarit i dhe uje gomarit?
Korupsioni sqendron aty por qendron ne faktin se me albtelekom ju be zhantazh i paster fatos nanos per zgjedhjen e presidentit.
Po citoj nje mesazhin tim te para disa diteve>


E ku flinte lepuri more cuna ta dini.......
Telekomi jo per koicidence u nenshkruan para 2 javesh.
ka me shume dite se kulece


__________________

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 16:53
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Nuk e dija qe djali i Berishes qenkesh ne nje detyre te tille. Por nuk u befasova fare tani qe e mora vesh.

Mua me vjen per te qeshur kur njerezit vene duart ne zjarr per ndershmerine/moralin/pakorruptueshmerine etj te ketij apo atij politikani. Sidomos ne vende pa shtet si Shqiperia politika eshte burim fitimi i majme. Me vjen per te qeshur kur degjoj njerez qe shajne majtas e djathtas dhe ngrene ne qiell politikane sipas preferences personale politike, sepse nuk duhet te kesh shume shkolle per te kuptuar qe gjithkush qe ka drejtuar Shqiperine ka patur vetem interesa vetiake, jo atdhetare per te.Nuk ka si spjegohet ndryshe fakti qe ASKUSH prej tyre nuk ka bere ASGJE per vendin.


Nese nuk keni arritur ne kete konkluzion me politiken ne keta 17 vjetet e fundit (nuk po them qe nga fillimi i shekullit), nuk besoj qe do ua mbushe mendjen nje detaj i tille si ky qe permendi temehapesi.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 21:37
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hebeja
Circeje..

Regjistruar: 29/06/2007
Vendbanimi: Tetove
Mesazhe: 1051

une mendoj qe nuk eshte ndonje gje per t'u habitur...deja vu....do ishte befasuese sikur te ndodhte e kunderta ...te mos kishte korrupsion fare..atehere eshte nje gje per t'u habitur...se dikush na doli per se mbari....une besoj se te gjithe do te benin te njejten gje po te ndodheshin ne postin e Sali Berishes..se thone ai e beri para meje pse mos e bej edhe une...te rrjepi dhe une shtetin per 4 vite...

__________________
"Cmenduranet e zbutur e shpien boten perpara"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 22:24
hebeja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hebeja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hebeja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hebeja Shto hebeja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hebeja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Varka

Je i mrekullueshem.

Po mire ore, po nipat e Moisiut a nuk kishin te drejte te kishin shqeri ajrore? Qytetare si gjithe te tjeret jane edhe ata, s'mund te kishin biznesin e tyre? Pse u cirrnit juve ne ate kohe?


P.s. A ju jep uje Sala juve?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 22:25
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha hebeja
une mendoj qe nuk eshte ndonje gje per t'u habitur...deja vu....do ishte befasuese sikur te ndodhte e kunderta ...te mos kishte korrupsion fare..atehere eshte nje gje per t'u habitur...se dikush na doli per se mbari....une besoj se te gjithe do te benin te njejten gje po te ndodheshin ne postin e Sali Berishes..se thone ai e beri para meje pse mos e bej edhe une...te rrjepi dhe une shtetin per 4 vite...


Cfare thua?

S'ben Sala nga ato pune.

Ai, dhe te afermit e tij, i bejne leket me kursime nga rroga (ose nga dietat per jashte shtetit). Jane te tjeret ata qe vjedhin dhe jane te korruptuar.

Bija e Sales (Mon Kukaleshi me nje fjale) po behet me keq se bija e Jeltsinit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 22:33
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Deri kur me keta bastarde!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.