Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Lidhja Shqiptare nė Botė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Lidhja Shqiptare nė Botė

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re immagine.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 21 herė.

Platforma
Lidhja Shqiptare në Botë synon të bashkojë potencialin krijues gjithëkombëtar në emancipimin e përgjithshëm politik, ekonomik, shoqëror, gjuhësor, kulturor e shpirtëror kombëtar. Lidhja Shqiptare në Botë gjithë veprimtarinë e vet në të ardhmen do ta zhvillojë në dy drejtime themelore: Një, në integrimin e plotë të kombit shqiptar në qytetërimin perëndimor. Dy, në zhvillimin e mëtejshëm të entitetit dhe identitetit etnopolitik drejt bashkimit kombëtar. Në përpjekjet për t'u përballë me këto dy sfida të mëdha historike të kombit shqiptar, Lidhja Shqiptare në Botë do te përqendrojë veprimtarinë e vet veçanërisht në ato fusha të veprimit, të cilat i kontribuojnë çështjes kombëtare shqiptare dhe zgjidhjes së drejtë dhe të plotë të saj. Lidhja Shqiptare në Botë do të angazhohet që çështja shqiptare të vështrohet, të shtrohet dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe të plotë mbi bazën e së drejtës së vetëvendosjes dhe të bashkimit kombëtar, si e drejtë e natyrshme universale edhe kombëtare.

Lidhja Shqiptare në Botë synon të bëhet krah i ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të çështjes shqiptare, në frymën e proceseve të rendit të ri ndërkombëtar dhe të ristrukturimit rajonal e evropian. Duke mbështetur synimin historik te kombit shqiptar dhe duke u angazhuar për jetësimin e tij si proces i integrimit të plotë të tij në civilizimin perëndimor evropian, të cilit i përket historikisht, gjeografikisht e shpirtërisht, Lidhja Shqiptare në Botë veprimtarinë e vet do ta fokusoje në krijimin e mundësive për zhvillimin e lirë ekonomik, shoqëror, gjuhësor dhe kulturor të kombit shqiptar dhe për jetësimin e idealeve historike kombëtare të tij. Në përpjekjet e veta për të qenë krah i përpjekjeve për demokratizimin brenda kombit shqiptar, Lidhja Shqiptare në Botë angazhohet për hapjen e proceseve dhe i përkrah ato procese të cilat mundësojnë zhvillimin e parimeve të demokracisë politike, zhvillimin e ekonomisë se tregut dhe të vlerave të përgjithshme të ndërtimit të shoqërisë civile dhe të shtetit ligjor . Lidhja Shqiptare në Botë angazhohet për zhvillimin e komunikimit të ndërsjelle të ideve, të informacioneve dhe të vlerave në hapësirën kombëtare shqiptare. Lidhja Shqiptare në Botë konsideron se është i domosdoshëm institucionalizimi i subjektit kombëtar në përpjekjet e tij për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Institucionalizimin e subjektit kombëtar ajo e konsideron kusht të rëndësishëm të institucionalizimit të çështjes shqiptare në përgjithësi. (12)

Lidhja Shqiptare në Botë e sheh të nevojshme që, në bazë të Platformës Kombëtare, të hartohet një program i saj në të cilin do të përcaktoheshin interesat kombëtare, bartësit dhe dinamika e realizimit të tyre. Lidhja Shqiptare në Botë konsideron se programi i saj do të duhej të kishte si pikënisje integrimin e shqiptarëve në civilizimin europerendimor dhe krijimin e mundësive për ecjen e tyre drejt bashkimit kombëtar. Lidhja Shqiptare në Botë, në programin e saj, do të duhej të shtronte kërkesën për arritjen e një konsensusi të subjektit kombëtar rreth çështjeve madhore të kombit shqiptar e të ardhmes së tij dhe, për këtë qëllim, do të ofronte një platformë të qartë strategjike të ngritjes së vetëdijes kombëtare për bashkërenditjen e veprimeve në lidhje me të ardhmen e kombit në gjithë hapësirën shqiptare. Lidhja Shqiptare në Botë, në programin e saj, do të duhej të kërkonte mobilizimin kombëtar për ta bërë Shqipërinë një shtet me rend të fuqishëm demokratik, me pluralizëm të avancuar politik dhe ekonomi të përparuar të tregut, parime këto që do të mund ta shpijnë Shqipërinë përpara në proceset integruese në Evropë.

Lidhja Shqiptare në Botë në programin e saj do të duhej të kërkonte prej shtetit shqiptar një përkujdesje më të madhe rreth fateve të shqiptarëve të cilët janë gjendur jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj dhe ndërtimin e një diplomacie me vizione të qarta për të ardhmen e tyre. Lidhja Shqiptare në Botë, në programin e saj, do të duhej të kërkonte prej diplomacisë shqiptare që të paraqitet me një zë të artikuluar dhe të qartë kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe angazhimi për realizimin e tyre. Lidhja Shqiptare në Botë, në programin e saj, do të duhej të mbështeste mundësitë që ofron diaspora shqiptare, si krah i fuqishëm i ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare dhe do të duhej të bënte përpjekje për të bashkërenditur veprimet e saj në rrafshin kombëtar. Lidhja Shqiptare në Botë, me programin e saj, do të duhej të apelonte tek institucionet shtetërore, partitë, shoqatat dhe organizatat joqeveritare që angazhimin e tyre ta drejtojnë në integrimet brendashqiptare, si çelës i krijimit të lidhjeve më të fuqishme të tyre dhe i paraqitjes së përbashkët të tyre në integrimet evropianë dhe euroatlantike. (13)
Lidhja Shqiptare në Botë e konsideron me përgjegjësi të lartë historike dhe kombëtare angazhimin e vet dhe marrjen përsipër mbi veten e saj të detyrave që ndërlidhen me fatet e kombit dhe të ardhmen e tij. Lidhja Shqiptare në Botë konsideron se kombi shqiptar duhet përherë të veprojë progresivisht, në mënyrë që të mos shterret duke u marrë me vetveten dhe me konfliktet në të kaluarën e tij. Lidhja Shqiptare në Botë angazhimin e vet në rrafshin kombëtar nuk e sheh vetëm si shprehje të dëshirës dhe të vullnetit të mirë, por kryesisht dhe në radhë të parë, si domosdoshmëri të veprimit në kushtet e dhëna historike, ku përcaktohen fatet e kombit. Lidhja Shqiptare në Botë merr përsipër përgjegjësinë historike për fatet e brezave të ardhshëm dhe me angazhimin e vet në të tashmen siguron të ardhmen e tyre. Lidhja Shqiptare në Botë e sheh me rendësi të shumëfishte angazhimin e vet në zgjidhjen e çështjes shqiptare për shkak të faktit se zgjidhja e saj e drejtë ka, në të vërtetë, rendësi jetike jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë. (14)

Lidhja Shqiptare në Botë konsideron se zvarritja nga subjektet me përgjegjësi të lartë ndërkombëtare të zgjidhjes së problemit shqiptar në Ballkan mund të shkaktojë konflikte të reja dhe me përmasa edhe më të mëdha dhe me rrezik edhe më të madh për rajonin dhe më gjerë. Lidhja Shqiptare në Botë apelon në vetëdijen njerëzore kolektive të bashkësisë ndërkombëtare që kur është në pyetje çështja shqiptare, e kaluara dhe e tashmja ende brengosëse e saj, të ketë parasysh ndjenjat tragjike të një populli të traumatizuar nga gjenocidi i ushtruar ndaj tij dhe mbi te, në mënyrë që, në hapat e mëtejshëm të veprimeve të veta, të vlerësojë objektivisht nevojën për emancipimin shpirtëror, kulturor, ekonomik, shoqëror e politik të shqiptarëve te shpërndarë, pa vullnetin e tyre, në shumë shtete dhe shprehjen e ndjenjës se bashkimit kombëtar. Lidhja Shqiptare në Botë përkrah proceset e reja të krijimit të shteteve kombëtare mbi parimin e vetëvendosjes në hapësirën e tyre etnike, duke theksuar se vetëm ky parim krijon mirëkuptim dhe paqe midis popujve. Lidhja Shqiptare në Botë kundërshton standardet e dyfishta të vetëvendosjes që aplikon sot bashkësia ndërkombëtare: në njërën anë pranon ndryshimin e kufijve me dhunë e gjenocid në mjediset heterogjenë etnike, ndërsa në anën tjetër mohon vetëvendosjen e shqiptarëve në hapësirën e tyre homogjenë etnike. Lidhja Shqiptare në Botë konsideron se pa integrimet kombëtare nuk mund të ketë as integrime rajonale e ndërkombëtare. Shqiptaret nuk kanë pretendime përtej hapësirës së tyre etnike. Ajo thekson se shqiptarët asnjëherë nuk ishin pushtues. Lidhja Shqiptare në Botë kërkon njohjen dhe garantimin e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, si e drejtë e natyrshme etnike, historike, kulturore, politike dhe njerëzore e tyre.

Lidhja Shqiptare në Botë mbrojtjen ndërkombëtare të së drejtës së vetëvendosjes e kualifikon si mbrojtje të rendit të ri të parimeve të demokracisë, të drejtësisë dhe të lirisë. Lidhja Shqiptare në Botë konsideron se shpërbërja e Jugosllavisë ka nxjerrë në pah çështjet e pazgjidhura kombëtare, veçanërisht çështjen e pazgjidhur të çështjes shqiptare. Lidhja Shqiptare në Botë nuk miraton kërkesat për sakrifikimin e interesit kombëtar të popullit shqiptar “për hir të paqes ballkanike". Lidhja Shqiptare në Botë kundërshton kushtëzimin që i bëhet Shqipërisë dhe synimit të saj për integrim ndërkombëtar me pranimin e status kuosë së çështjes shqiptare, sikurse që është kundër çfarëdo imponimi të zgjidhjeve modus vivendi për pozitën e shqiptarëve qoftë në Kosovë, qoftë në Kosovën Lindore, Maqedoni ose Mal të Zi, zgjidhje këto që do të përligjnin statusin e minoritarëve për shqiptarët në trojet e veta etnike. (15)
Lidhja Shqiptare në Botë hapësirën etnike shqiptare e konsideron njësi kombëtare, historike, gjeografike, ekonomike e kulturore, prandaj këtij dokumenti i bashkëngjit edhe të dhënat etnike, demografike dhe gjeografike që flasin për shqiptarët, numrin dhe shtrirjen territoriale të tyre që, vetvetiu paraqesin faktorë te rëndësishëm dhe shumë përcaktues kur të vendoset për të ardhmen e tyre.

Prizren, më 27 nëntor 2002.
Marre nga www.lshbk.org

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2007 17:52
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Projekti 1

L I D H J A SH Q I P T A R E N E B O T E



PROJEKTI : “TE MERTITUARIT”


Tiranë, 27 tetor 2007


Me iniciativën e prof.Dr.Orhan Kubatit dhe në përputhje me dispoziatat e Statuit, neni 3 dhe 4, i propozohet KONGRESIT TË DYTE


Që të miratojë projektin “Të merituarit”


Qëllimi projektit: të identifikohen dhe përfshihen të gjitha të dhënat për shqiptarët e gjallë apo të vdekur, në diaspor apo troje etnike, që kontribuan dhe kontribojnë konformë qëllimeve të Lidhjës.


Objektiva: Ftohen të gjithë ata që posedojnë të dhëna të shkruara, deklarata, dokumente të botuara, xhiruara apo çfardo dokumente tjera për cilin do shqiptar të gjallë apo të vdekur, në diaspor apo troje etnike, që ka kontribue dhe kontribojnë për shiqptarizëm në fusha të ndryshme të shkencës, të artit, të dijës dhe të kulturës, në financimin e aktivitetve arsimore, kulturore, botuese e sportive, në mbështetjen e luftërave çlirimtare si dhe fusha të tjera, ti oforjnë ato përmes postës elektronike :

kongresi2@lshbk.org ,

ose përmes postës në adresen:

Lidhja Shqipatare në Botë
Dega në Kosovë
rr.”Xhemë Gostivari” nr.20
20000 Prizren, Kosovë

Buxheti: Për sistemimin dhe përfshirjen e të dhënave do të paguhet një administrator i cili të dhënat do ti ruajë në mediume elektronike dhe kopje të forta. Pagesa vjetore për këtë aktivitet do të jetë 100 euro në muaj ,respektivisht 1200 euro në vit. Shpenzimet e materialeve të zyrës do të jenë 300 euro në vit. Vlera e tërsishme e buxhetit është 1500 euro.
Kryesia e LSHB-së do ti siguroi 500 euro, ndërsa Dega në Kosovë siguron 1000 euro.
Mbas një viti, shpenzimet mujore do të jenë vetëm 50 euro në emër të azhurimit të bazës së të dhënave, respektivisht 600 euro, dhe kjo do të mbulohet nga Dega në Kosovë.

Projekti konsiderohet i miratuar kur aprovohet në Kongres.
Kongresi përveq miratimit proejkti duhet të emëroi edhe një komision për verifikim dhe përpunim të materialeve edhe atë:
Një anëtar nga Akademia e Shkencës dhe Arteve në Tiranë;
Një anëtar nga Akademia e Shkencës dhe e Arteve në Prishtinë; dhe
Një anëtar nga Këshilli Kombëtar i LSHB-së.
~

Pas këtyre procedureve do të filloi aktiviteti konkret i pojektit “Të merituarit” .

Projektin e hartoi: L.Asllani

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2007 18:00
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Projekti 2

Projekti 2
L I D H J A SH Q I P T A R E N E B O T E





PROJEKTI : “URA PËR NË ATDHE”


Tiranë, 27 tetor 2007



Në propozim të rof.Dr. Orhan Kubatit dhe në përputhje me nenin 3 dhe 4 të Statutit të LSHB-së , i propozohet KONGRESIT TË DYTE


që të miratojë projektin “Ura për në atdhe”


Qëllimi projektit: të identifikohen dhe përfshihen fëmijtë në diasporë, vecmas në Australi, Zelendë të Re, SHBA dhe Shtetet Skandinave, që dëshirojnë ti kalojnë pushimet dimrore dhe verore në trojet etnike, në familjet shqiptare, e kjo është në harmoni edhe me vete qëllimet e Lidhjës.

Objektiva: Ftohen të gjithë ata që posedojnë ose mund të krijojnë të dhëna për fëmijtë në diasporë, vecmas në Australi, Zelendë të Re, SHBA dhe Shtetet Skandinave, që dëshirojnë ti kalojnë pushimet dimrore dhe verore në trojet etnike, në familjet sqhiptare.

Pas krijimit të një baze të shenimeve duhet të hulumtohen dhe identifikohen familjet në trojet etnike që kanë gadishmëri ti pranojnë dhe akomodojnë këta fëmijë.


Fëllimishjt me këtë do të merret Dega në Kosovë andaj të dhënat e siguruar të ofrohen në adresen elektronike:

kongresi2@lshbk.org


ose përmes postës në adresen:

Lidhja Shqipatare në Botë
Dega në Kosovë
rr.”Xhemë Gostivari” nr.20
20000 Prizren, Kosovë


Mbetet detyrë e aktivistve të LSHB-së që të sigurojnë aktivitet edhe në : Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë Lindore dhe Shqipëri.


Buxheti: Për sistemim dhe përfshirjen e të dhënave muk duhen mjete, këtë në fillim do ta bëjë sekretaria e LSHB-së Dega në Prizren, përderisa nuk krijohen kushte edhe në qendrat tjera : Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë Lindore dhe Shqipëri.

Shpenzimet e udhtimit nga diaspora në trojet etnike i bartin familjet që i dërgojnë fëmijet.

Shepenzimet e akomodimit dhe ushqimit për mysafir i bartin familjet që do të pranojnë fëmijtë nga diaspora.


Projekti konsiderohet i miratuar kur aprovohet në Kongres.

Kongresi përveq miratimit proejkti duhet të emroi edhe një komision për kordinim aktiviteti ku do të marrin pjesë nga një përfaqsues nga trojet etnike: Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore,Kosova dhe Shqipëria.


Pas këtyre procedureve do të filloi aktiviteti konkret i pojektit “Ura për në atdhe” .


Projektin e hartoi: L.Asllani

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2007 18:08
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Lela nga e gjete kete moj

Une ket periudhe po ndjek me kersheri Koco Danajn eshte studiues e doktor i shkencave politike biri i botes se di pse por me pelqen ajo qe thote ka mbledhur e shume intelektuale rreth vetes e po shikohet e mundesia e krijimi te nje partie nacionaliste te majte ne te ardhmen kur te piqen kushtet sigurisht ; po postoj dicka nga ai per ke eshte i interesuar ketu; eshte platforma e tij e permbledhur dhe pse e gjate si shkrim ja vlen ta lexosh
-------------------------------------------------------

Permbledhje e Platformes se Shqiperise Natyrale ne gjuhen shqipe

Koco Danaj

Platforma e Shqiperise Natyrale
(Ekstrat)


Eshte hartuar Platforma e Shqiperise Natyrale. Pas librave, Shqiperia Natyrale, Te Denuar te Bashkohemi dhe Kryengritja e Pambaruar, eshte hartuar nje Platforme me e plote per bashkimin e kombit shqiptar.
Platforma eshte 200 faqe. Platforma eshte perkthyer ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do te botohet ne 50 mije kopje dhe do te promovohet ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.

Bazamenti I Platformes

-Platforma e Shqiperise Natyrale bazohet ne trashegimine pozitive te shqiptareve qysh nga epoka e Skenderbeut dhe pervoja e Lidhjes se Prizrenit. Kuvendi i Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit mbeten dy kulme te perpjekjeve te shqiptareve per tu bashkuar
-Platforma bazohet ne Kuvendin e Vlores I cili shpalli pavarsine e Shqiperise Natyrale dhe jo te Shqiperise qe eshte sot. Shqiperia qe eshte sot eshte produkt I Konferences se Londres 1913
-Platforma bazohet ne Dokumentet e Konferences se Bujanit te 31 dhjetor 1943 qe shpalli bashkimin e Kosoves me Shqiperine pas perfundimit te Luftes se Dyte boterore
-Platforma bazohet ne betimin e luftetareve te UCK ne Kosove, ne trojet e tyre ne IRJM, Lugine e Presheves, I cili bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftes se tyre
-Platforma bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, e cila bashkimin e Shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore. Ne Preambulen e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipërisë...........me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar..... Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe se fundi nga ekspertet e NATO, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të mosionit te pambaruar së shqiptarëve.

Pse tani kjo Platforme

-Sepse shqiptaret e kane te pambaruar misionin e tyre kryesor, te pambaruar. Kryengritja e shqiptarëve në vitet 1911-1912 mbeti një Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipërisë, u njoh dhe realizua si e tillë, vetëm në një pjesë të teritorit shqiptar. Pjesët e tjera të hapsirës shqiptare mbetën apo u aneksuan nga shtete të tjerë.
-Lufta e quajtur nacional-çlirimtare përgjatë luftës së dytë botërore, mbeti e Pambaruar. U realizua vetëm një pjesë e saj, që kishte të bënte me nocionin «çlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa që kishte të bënte me nocionin «nacionale». Më shumë se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë.
-Kryengritja e shqiptarëve në Kosovë që mori hov në fillimvitin 1998, mbeti e Pambaruar. Ajo realizoi vetëm shkëputjen e Kosovës nga Sërbia, duke mos realizuar akoma pjesën e dytë të saj, që është bashkimi me Trungun kombëtar me Shqiperine.
-Të njëjtin fat pësoi edhe Kryengritja e shqiptarëve në Maqedoni ne vitin 2001. E nisur si çlirim kombëtar ajo përfundoi me liri dhe të drejta për shqiptarët duke pranuar një shtet tjetër si atdhe të shqiptarëve dhe duke u rreshtuar në radhët e para të mbrojtjes së këtij shteti.

-Përfundimi i misionit nga elita politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Tetovë ka një taban të fortë mbështetës historik, por është edhe nocion europeist.
Cili është tabani historik mbështetës?
Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarsisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau ne pese pjese
Pavarsisht se bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë vetëm 1912. Eshtë një mospranim në heshtje, por gjithsesi është i tillë.

Platforma e Shqiperise Natyrale eshte hartuar tani duke marre parasysh realitetin politik rajonal.

Ne momentin e tanishem, fuqite e medha jane duke riparuar gabimet e bera prej tyre ndaj popujve te Ballkanit, dhe vecanerisht ndaj shqiptareve. Ja disa nga riparimet e gabimeve te fuqive te medha:
- Malit I Zi rifitoi pavarsine e cila I ishte mohuar perdhunshem nga Konferenca e Versajes e vitit 1919
- Bosnja fitoi pavarsine e cila ju mohua nga Konferenca e Versajes e vitit 1919
-Ajo merr parasysh ne faktin se ne mjediset politike dhe qeverisjet demokratike rajonale, nuk ka tema tabu midis te cilave edhe ato qe kane te bejne me thelbin e kombeve.
-Platforma e Shqiperise Natyrale analizon dhe merr parasysh, ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, ndryshime qe shkojne ne favor te kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre nga vete fuqite e medha.

Cilat jane mjetet e realizimit te Shqiperise Natyrale?
-Mjetet e realizimit te Shqiprise Natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.
-Shqiptaret pergjate nje shekulli kane derdhur aq shume gjak sa mund te bejne disa Shqiperi. Prandaj nuk ka me nevoje per gjak. Platforma mbeshtetet ne sentencen: Dialog me kedo, Dialog per gjithshka, pa vendosur fillimisht per ndonje gje.
Sot kur forca e se drejtes ka marre perparesi mbi te drejten e forces, sot eshte moment qe shqiptaret duhet te kerkojne te drejtat e tyre kombetare.
Per kete arsye ne Platforme I jepet perparesi debatit, dialogut, respektimit te thelbit te demokracise qe eshte vetvendosja e popujve dhe vecanerisht nevoja e referendumit popullor


Marrdheniet me fqinjet

-Platforma argumenton qe askush nga fqinjet nuk duhet te trembet nga Shqiperia Natyrale. Nacionalizmi shqiptar qe respekton kuluren dhe traditat e fqinjeve, nuk eshte gje tjeter vecse nacionalizem I bukur, I deshirueshem, I padebatueshm, I domosdoshem per stabilitetin rajonal.
-Platforma argumenton tezen se Shqiperia Natyrale eshte nje nocion progresist dhe duke qene e tille, progresist do te jete edhe realiteti i saj I neserm.

Pertej bindjeve politike eshte vetem Shqiperia Natyrale

-Shqiperia Natyrale kërkon nje bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptaret. Por nuk e kerkon kete bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kerkojne bashkime pertej bindjeve politike. Pertej te majtes apo te djathtes, pertej shoqatave apo grupacioneve politike qendron vetem Shqiperia Natyrale. Pushteti dhe rotacioni I tij kane nevoje vetem me debate alternativash politike te partive te ndryshme.
-Partizanet e Shqiperise Natyrale nuk kane mall dhe as nostalgji per Ahmet Zogun, por per mijra perkrahes te tij, nuk kane mall dhe nostalgji per Enver Hoxhen, por per mijra mbeshtetes te tij, nuk kane nostalgji dhe nuk i merr malli per Mitat Frasherin, por per mijra mbeshtetes te tij. Nuk i merr malli per Xhaferr Deven, por per mbeshtetesit e tij. Nuk i merr malli per Fadil Hoxhen, por per mbeshtetesit e tij. Atyre ju intereson, Shqiperia Natyrale, bashkimi I te gjalleve, prandaj edhe respektojne mitet e vdekura te tyre. Mesimin e historise, ata e duan per te rregulluar gabimet e te sotmes dhe per te garantuar te ardhmen pa gabime te kombit te tyre.

Cfare synon Shqiperia Natyrale?

-Shqiperia Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte sot ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal ka nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti lesh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjere ne rajon

Shqiperia natyrale ka nevoje per nje Londer-2

Ne Platforme argumentohet nevoja e nje Konference nderkombetare Londer-2 per te riparuar gabimet e Londres-1 mbi kombin shqiptar, gabime qe I pranojne vete fuqite e medha boterore.
Sot mbi kombin shqiptar ushtrojne fuqine e tyre juridike disa marreveshje nderkombetare te cilat asesi nuk jane natyrale. Ato kane mbetur artificiale. Marreveshja e Londres 1913. Marreveshja e Versajes 1919, Marrveshja e Jaltes 1945, Marreveshja e Rambujese 1999, marreveshja e Kumanoves 1999. Marreveshja e Konculit 2001, Marreveshja e Ohrit 2001. Shtate Marreveshje per nje komb!!!
Me ane te ketyre Marreveshjeve, fuqite e medha krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani-fuçi baruti. Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy :
Formimi i mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, të quajtur më vonë Jugosllavi ishte krijesa e parë artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit.
Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet.
Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshem si Kosova eshte faza e parë e shndrrimit te rajonit të Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës spigohet sa me karakterin ultranacionalist të shtetit sërb, aq edhe më sedrën e sëmurë politike të disa fuqive të mëdha, të cilat e patën të vështirë të pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim.

Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri më sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës.
Shqiperia Natyrale ka nevoje per nje Konference Nderkombetare. Por ajo nuk duhet te jete e llojit Rambuje, Koncul, Oher etj te cilat vetem sa e kane arnuar kombin shqiptar. Rajoni ku kombi shqiptar luan rolin kryesor ka nevoje per riformatim, dhe jo per arnim. Prandaj, vetem nje Konference nderkombetare qe do ti afrohet problematikes se rajonit ne menyre teresore, mund ta realizoje kete. Kjo Konference duhet te jete e ngjashme per nga marrja e vendimeve me Konferencen e Londres 1913.


Cfare do te thote Shqiperi natyrale?

Shqiperi natyrale do te thote, mirqenie, dinjitet, qetesi dhe stabilitet ne rajon. Ato ne ua kemi borxh femijeve, niperve dhe mbesave tona. Prandaj ne emer te tyre dhe jetes se tyre le ta bejme ate
Shqiperi Natyrale do te thote sa me pak greke, maqedonas, Italian, turq me origjine shqiptare dhe sa me shume shqiptare me mentalitet europian.
Prandaj ne emer te shqiptareve me mentalitet europeiste le ta bejme sa me pare Shqiperine Natyrale.




Fazat e formimit te Shqiperise Natyrale

-Formimi i Shqiperise Natyrale do te kaloje neper disa faza :
-Faza e pare eshte ndermarrja qeverite e Shqiperise dhe te Kosoves te heqjes se kontrolleve kufitare Shqiperi-Kosove, te heqjes se taksave dhe doganave midis Shqiperise dhe Kosoves.
Faza e dyte duhet te jete fillimi i procedurave per krijimin e sistemit unik arsimor midis Shqiperise dhe Kosoves sipas parimit : NjeKomb-Nje gjuhe-Nje abetare
Faza e trete do te jete krijimi i forumit partiak mbareshqiptare me miratimin e partive kryesore shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Ulqin dhe PDI
Faza e katert do te jete nisma nga Presidenca e Republikes se Shqiperise se procedurave te bashkimit bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise sdhe veçanerisht ne Preambulen e saj. Kushtetuta nuk diskutohet, ajo eshte e detyrueshme per tu zbatuar. Presidenti I Shqiperise dhe ai I Kosoves formojne dhe bashkedrejtojne Keshillin e te Urteve me dijetare dhe eksperte te te gjitha fushave
-Faza e peste do te jete krijimi i Konfederates Shqiperi-Kosove dhe e drejta e referendumit. Njekohesisht duhet te zhvillohet edhe kerkesa per federalizimin e Maqedonise
Nenfaza e peste; problemi I Kosoves Veriore. Qeveria er shqiperise dhe ajo e Serbise duhet te fillojne bisedimet fillimisht duke e shpallur Kosoven Veriore Zone te Lire te hapur per te dy kombet. Prane Presidences se Shqiperise krijohet Qendra Koordinuese per çeshtjen e Kosoves Veriore.
-Faza e gjashte do te jete çeshtja e shqiptareve te krahines se Camerise. Politika greke duhet te pranoje fillimisht se ne rajonin shqiptar te Camerise ka jetuar nje komunitet shqiptar ndaj te cilit eshte ushtruar gjenocid dhe te cilit I jane rrembyer me force te gjitha te drejtat. Prandaj fillimisht krahina e Camerise duhet te shpallet Zone e Lire midis Shqiperise dhe Greqise. Te gjithe shqiptareve te debuar me force ne mesin e shekullit te kaluar ju njihet e derjta e rikthimit ne trojet e tyre. Pastaj do te jete referendumi ai qe do te vendose.
Faza e shtate do te jete bashkimi ne nje shtet te vetem I cili do te kete disa pakica etnike brenda teritorit te tij, ashtu sic do te kete disa pakica kombetare jashte teritorit te Shqiperise natyrale.
-Ne ndihme te zbatimit te fazave te mesiperme, pas Publikimit te Platformes, do te krijohet Komiteti I Shqiperise Natyrale si shoqate demokratike me pjesmarrjen ne gjirin e tij te shqiptareve nga gjithe kombi shqiptar. Ne mesin e tyre do te jene akademike, publiciste, historiane, politologe, sociologe, njerez te biznesit, juriste etj. Komiteti do te marre persiper, argumentet, propaganden dhe popullarizimin e Shqiperise Natyrale ne hapsiren e kombit shqiptar mbi bazen e dialogut dhe debatit demokratik. Deviza kryesore e veprimtarise see Komitetit do te jete: Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare nesër!!
Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm siç ështe paqe dhe stabilitet rajonal.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2009 12:50
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Lidhja Shqiptare nė Botė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.