Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Humb jetėn njė komando shqiptar, tjetri nė gjendje kome
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Humb jetėn njė komando shqiptar, tjetri nė gjendje kome

(E plotësuar) Dy komando shqiptarë janë sulmuar sot në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontingjentit “Eagle-4”, është hapur zjarr prej efektivëve të policisë afgane, sic njofton ministria e Mbrojtjes.

Prej sulmit u raportua fillimisht se mbetën të vrarë Kapiten Feti Vogli, 31 vjeç nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci 23 vjec nga Lekbibaj i Tropojës, por pak orë më vonë u deklarua se Peci ndodhej në vdekje klinike, duke lënë të hapura shpresat se ai edhe mund të mbijetojë.

Ministria shqiptar i Mbrojtes sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.

Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Por papritur, në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale.

Po sipas njoftimit të ministrisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4".

Ndërkohë që mësohet se janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të efektivave tona.

Kjo është hera e parë që një komando shqiptar, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humbin jetën në Afganistan. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtëse “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012. (Balkanweb)

Vriten 2 komando shqiptarë në Afganistan

Dy komando shqiptarë janë vrarë pas një sulmi që ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njofton se ngjarja ka ndodhur në Kandahar, në orën 15.05, pas një zjarri të hapur në drejtim të komandove të Kontingjentit “EAGLE-4”, prej efektivëve të policisë afgane.

Bëhet e ditur se komandët e vrarë janë, kapiten Feti Vogli dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci, të cilët fillimisht morën plagë të rënda, ndërsa më pas humbën jetën në spital.

Kjo është hera e parë që dy komando shqiptarë humbin jetën në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

Sipas njoftimit paraprak të ardhur në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, bazuar në raportin e dhënë nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, të trupave shqiptare me mision në Afganistan, thuhet se ngjarja ndodhi në një fshat të Kandaharit.

“Sot sipas orës lokale në 15:05 në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria shqiptare.

Më tutje bëhet e ditur se komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

Ndërkaq, grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave shqiptare.


Marrë nga Gazetaexpress

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2012 00:04
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Ministria e Mbrojtjes te marri te gjith keto ushtar i kthej ne shqiperi ate te beje se nuk kane qfare te beje shqiptari ne Kandahar,sepse kena kandahara boll ne shqiperi qe kane nevoje per siguri me shume se atje aq larg.....aspak nuk me dhimsen sepse spo mbrojne qeshtje kombetare por qeshtje politike servile berishjane e nanoiste te cilet po paguajne fatura nga xhepi i varfer shqiptar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2012 21:51
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Dakort me Shkodren, le ti japin NATOs bazat detare e ne rregull jemi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2012 21:53
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mua kjo histori me duket komike. Ne fillim thane u vrane dy veta. Pastaj thane prit pak se njeri s'paska vdek. Hajt me, keq na vjen, por nderkohe plasi histeria e nje populli idiot. Ose me sakte e pjeses idiote te popullit. Njeri tek Balkanweb shkruante se shpreson te bombardojne gjithe qytetin, ti vrasin te gjithe, sidomos policet afgane. Dolen brenda dites ministra e presidente te dekorojne dhe te thone se jeta ushtarit shkon per paqen. Po mire xhanem, cilen paqe? Se nuk e mora vesh ca ka per buje kaq te madhe. Ke cuar ushtare ne toke te huaj, me arme dhe me municione, pra je ushtarakisht ne lufte me ate popull, i cili kulturen myslimane talebane e ka te rrenjosur. Nejse... kalojme te tjetra.

Doli ish.presidenti Mojsiu dhe tha: "Humbje e rende, por nuk duhet te terhiqemi nga Afganistani". Te terhiqemi??? Po 70 ushtare ke a derbar, ce mban veten sikur ke pushtuar afganistanin. 70 ushtare me pak apo 70 me shume nuk bejne asnje ndryshim, qe te flasim me llogjike.

Pastaj vjen me e bukura. Nderkohe qe shqiptaret rrihnin gjoksin per fuqine ushtarake te derguar ne Afganistan, ku mbrohej paqja e botes, CNN publikon versionin real te ngjarjeve. Nuk ishin 11 persona te veshur si police, por police qe kane bere sherr me ushtaret shqiptare dhe i kane vrare. Opssss, keta nuk u vrane ne krye te detyres, nuk u sulmuan nga ndonje grup i armatosur. U vrane per sherr te momentit, per llafe goje, njesoj sic vriten shqiptaret ne Itali, Shqiperi, Greqi, etj. Kjo ishte me komikja, deshmoret e pare te atdheut ne Afganistan nuk rane ne beteje, nuk rane pre e ndonje sulmi, por u vrane per zenie te momentit me vendalinjte. Ec e mere vesh ku duhet gjetur krenaria tek kjo histori, e cila me preku vetem ne planin personal te familjeve qe humben njerezit (sepse keta zgjodhen te behen ushtare ne Afganistan). Nejse, padyshim keto jane zgjedhje ekonomike dhe ndoshta prirje ushtarake personale, por lajmet ne TV vertet behen komike.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2012 22:55
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > Humb jetėn njė komando shqiptar, tjetri nė gjendje kome

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.