Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
REPORTAZH/ Ku jetojnė tė egrit
Në jug të Karpateve, jetojnë të tjerët. Ne të Transilvanisë jemi të civilizuar. Një udhëtim me motoçikletë dhe paragjykim në fshatrat shqiptare
Nga Christa Azzola
*Ky shkrim është botuar në të përditshmen e Berlinit, Tageszeitung
Jam me motoçikletën time në portin e Korfuzit. Në dorë kam një biletë për tragetin që të çon në Sarandë, Shqipëri. Male të zhveshura me disa njolla jeshile qëndrojnë përpara meje. Vërtet do të shkosh atje? Edhe mund të kthehesh. Nuk ia kam as idenë më të vogël se çfarë më pret. Idetë e ngurosura që në fëmijëri në mendjen time nga periudha e jetës në Transilvani më vërshojnë: atje më presin monstra rrëqethëse.
Kryej formalitetet kufitare. Më pas trageti afrohet. Katër makina dhe dy motoçikleta hipin mbi të. Një punonjës më ndihmon që të hip motorrin. Në kuvertë ulem në heshtje mes turmës. Turistë grekë, mendoj me vete, pasi kanë çanta Gucci. Oh, sa e madhe, jam rrugës për në Shqipëri dhe nuk jam e rrethuar nga asnjë shqiptar.
Milate anglika? Flisni anglisht? pyes një fqinjen time në greqisht, e cila është thuajse sa mosha ime. Më sheh në sy dhe ma kthen me një anglishte perfekte. Ndërkohë vjen një punëtor që na mbledh pasaportat dhe na i rijep sërish. Të gjithë pasaportat në duart e tij janë shqiptare. Mirësevini në Shqipëri.
Fqinja ime më tregon mua se ku mund të qëndroj në Sarandë dhe shton se rrugët janë shumë të mira. Së paku në bregdet. Ajo dhe familja e saj jetojnë në Tiranë dhe ishin me pushime. Logjike. Trageti ndalon përgjatë një bregdeti të zhveshur. Përpara më shfaqet Saranda me çdo gjë të ndërtuar. Si më kishte shkuar ndërmend që këtu nuk do jetonte kush?
Në port formalitetet kufitare mbarojnë pa problem. Një person me uniformë më kontrollon pasaportat dhe dokumentet e motoçikletës. Ai është i regjistruar. Më pas mund të kaloj. Është momenti që të them fjalën e parë në shqip. Faleminderit! Oficerja më buzëqesh. Një fillim i mirë.
Në kërkim të hotelit pa plan dhe pa orientim
Ndërkohë është errur dhe qyteti është i ngarkuar. Vazhdoj vetëm që të ndjek autokolonën. Ajo vazhdon përgjatë një shëtitore. Një polic rregullon shfaqjen. Makina të bëshme ndalojnë e ecin. Natën nuk do udhëtoj në asnjë mënyrë, kështu që ndahem nga kolona dhe shkoj në parkingun e një hoteli pa emër. Një burrë me vajzën e tij janë sipër tek shkallët. Ndaloj motorrin dhe ngjis shkallët. A flisni anglisht?, është pyetja ime standarde. Ai është kurioz, e bija më përgjigjet.
Mesa duket ajo që drejton realisht biznesin këtu është e bija dhjetëvjeçare. Të paktën në këtë moment. Po, ai e ka një dhomë për mua. Po për motoçikletën time? Ku mund ta lë atë. Ai tregon një hapësirë parkingu, që nuk është e mbyllur, direkt pranë rrugës. Hm
Parkingu është i sigurt, më përsërit ai. Shumë mirë. Dhoma është e standardit të mirë, e lirë dhe me ajër të kondicionuar.
Mëngjesin tjetër udhëtoj përgjatë bregdetit për në veri, drejt Vlorës. Rruga e asfaltuar mirë gjarpëron mes fshatrave të përgjumur. Nuk ka rëndësi se ku ndaloj, shoh gjithmonë fytyra miqësore. Kur largohem, më përshëndesin, edhe pse nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. Akoma jo. Këta njerëz janë kuriozë, të hapur, por jo të bezdisshëm. Gjithçka është shumë e çlirët. Shumë pak makina në rrugën bregdetare, por disa kafshë.
Kafshë e makina në harmoni
Mendoj se kafshët më të lira duhet të jetojnë në Shqipëri. Lopë, derra, dhi, gomerë, të gjithë janë në kërkim të ushqimit të shijshëm. Sapo pashë një gomar që në mes të rrugës zbuloi një pellg me ujë. Një kamion dukej nga larg dhe unë mbylla sytë menjëherë. Por shoferi e shmangu gomarin. Edhe ky i fundit e kuptoi dhe iku. Kafshët dhe makinat në harmoni. Gjatë rrugës ndaloj dhe bëj ndonjë fotografi.
Vlora, një qytet i madh, por shumë pak makina në rrugë. Tek- tuk sheh ndonjë semafor. Kalimtarët kalojnë rrugën kudo që duan, motoçikletën time as nuk e marrin parasysh si automjet. Heshtje qiellore. Në një kioskë pyes për rrugën. Ku është Fieri? Gjithmonë drejt, më bën me gjeste një grua duke qeshur. Kur hipi në motorr, më thërret nga pas dhe më përshëndet me mirësi. Sa gjë e mirë.
Ngadalë arrij të kuptoj se kuptimi i jetës është tek komunikimi me njëri- tjetrin, si një mënyrë për të qenë reciprokisht të lumtur. Dhe këta njerëz që takoj rrugës, më tregojnë mua se si bëhet kjo gjë, pavarësisht barrierave të gjuhës. Kam akoma fuqi, ndërsa dielli është vendosur në mënyrë vertikale. Udhëtoj drejt Fierit. Kësaj here më në brendësi të vendit, drejt maleve. A janë edhe aty miqësorë? Ky është mendimi që kam në kokë.
Fieri është një qytet i madh, por mua më pëlqejnë zonat rurale dhe vendos të kërkoj një vend në fshatrat fqinje për të pushuar. Një grua më tha se gjashtë kilometra më tej duhet të ketë një hotel, duke më ftuar për të pirë një kafe së bashku. Jo, më vjen keq, dielli po perëndon dhe unë nuk udhëtoj në errësirë, mundohem ta sqaroj.
Por bammmm. Motorri im nuk ndez. Edhe këtë kisha mangët. E di se çfarë ka, por më duhen nja dy orë për ta rregulluar. Ndërkohë dielli është zhdukur dhe unë nuk kam ku të kaloj natën. Shkoj tek shtëpia që kam më pranë dhe pyes nënën e moshuar që më del përpara nëse mund të kaloj natën aty. Ajo kupton vetëm shqip. Dalin djemtë e saj dhe ua bëj pyetjen në anglisht.
Një mikpritje e papritur
Ngurrojnë një sekondë, më pas qeshin. Po, hajde brenda, do jesh mysafirja jonë. Motoçikletën e shtyjnë për në oborr. Motra e tyre më servir një kafe të mrekullueshme. Babai dhe fqinjët vijnë brenda. Më pyesin dhe u përgjigjem me qejf. Nga vjen? Ku shkon? A e je e martuar? A ke fëmijë? A do të blesh një shtëpi në Shqipëri? Ku punon? Për çdo pyetje e kam një përgjigje.
Për darkë sjellin produkte të përgatitura vetë: kos, mish pule, vezë, gjithçka nga oborri i fshatit. Më pas më thonë që të fle në dhomë me motrën dhe falë ajrit të freskët gdhihem herët në mëngjes. Detyra e parë, të rregulloj motoçikletën.
Mikpritësit e mi habiten. Më ftojnë për të qëndruar akoma. Por unë duhet të lëviz. Sot pendohem pse nuk qëndrova më shumë.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|