Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Lajme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Lajme

NBA: Garnett kryeson në sondazhin e All Star

Koshashënuesi i Boston Celtics, Kevin Garnett, ka kryesuar gjatë sondazhit për ekipin All Star të NBA, duke marrë 2.3 milionë vota, dhe duke qëndruar para LeBron James të Cleveland që do të jetë po ashtu në sulm në ekipin e yjeve të Konferencës Lindore.
Garda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, i cili ishte lojtari më i ri që u përfshi në ekipin e yjeve të NBA-së në vitin 1998, këtë vit kryesoi në Konferencën Perëndimore, duke marrë po ashtu mbi dy milionë vota. Ai do të ketë në ekip sulmuesin Denver Nuggets, Carmelo Anthony, që do të bëjë paraqitjen e parë në këtë përballje mes yjeve më të mira të dy konferencave.

Qendra kineze e Houston, Yao Ming, është i vetmi lojtar joamerikan që është emërtuar si fillestar për edicionin e 57-të të ndeshjes, që do të luhet në New Orleans më 17 shkurt.

Ekipet fillestare

Konferenca lindore: Kevin Garnett (Boston), LeBron James (Cleveland), Dwight Howard (Orlando), Jason Kidd (New Jersey), Dwyane Wade (Miami).

Konferenca perëndimore: Carmelo Anthony (Denver), Tim Duncan (San Antonio), Yao Ming (Houston), Kobe Bryant (L.A. Lakers), Allen Iverson (Denver).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:24
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

NBA: Miami dy ndeshje larg rekordit të humbjeve

Miami Heat ka pësuar edhe humbjen e 15-të me radhë, dy më pak se rekordi i deritashëm, në përballje me kampionin e NBA, San Antonio Spurs, që u rikthye nga disavantazhi për të fituar me rezultat të ngushtë 90-89.
Miami ishte 10 pikë avantazh në pjesën e tretë, para se Spurs të mbledhin veten me ndihmën e 30 pikëve dhe 11 kërcimeve të Tim Duncan. Dwayne Wade arriti 27 pikë për vendasit e Miamit, ndërsa Ginobili shtoi 18 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime për San Antonio.

Michael Redd arriti 37 pikë ndërsa Andrew Bogut kontribuoi me 17 pikë dhe 11 kërcime në fitoren 104-92 të Milwaukee Bucks në shtëpi ndaj Indiana Pacers.

Monta Ellis arriti pikët më të larta, 39 gjithsej, derisa Golden State Warriors mposhti New Jersey Nets me rezultat të ngushtë 121-119. Humbja është e shtata në varg për New Jersey, pavarësisht 34 pikëve të Richard Jefferson dhe 29 të Vince Carter.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:24
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Rasheed udhëheq Detroitin në fitoren e radhës

Rasheed Wallace ka marrë duartrokitjet e publikut pas 24 pikëve edhe 10 kërcimeve, të cilat ndihmuar që Detroit Pistons të mposht Indiana Pacers me rezultat 110-104.
"Mendoj se ai është një prej tre lojtarëve më të mëdhenj të Lindjes. Ai vështirë mund të ndalohet”, ka thënë për Wallace trajneri i Indianas, Jim O’Brien. Tayshaun Prince shënoi 17 pikë për Pistons, ndërsa tek Pacers, Mike Dunleavy arriti 25 pikë.

Seattle Supersonics i ka dhënë fund 14 humbjeve në varg me fitore të ngushtë 88-85 ndaj San Antonio Spurs, derisa Kevin Durant shënoi 26 pikë dhe qëlloi edhe pikët fituese. Manu Ginobili arriti 29 pikë, ndërsa Tim Duncan 27 pikë dhe 12 kërcime për San Antonion.

Washington Wizards ka shënuar fitore 108-104 në kohën shtesë ndaj Toronto Raptors, ndërsa Boston Celtics ka deklasuar Miami Heat me rezultat 117-87 në udhëtim në Miami. New Jersey Nets i ka dhënë fund serisë prej nëntë humbjesh, pas fitores së mbrëmshme prej 87-80 ndaj Milwaukee Bucks.

Yao Ming arriti 36 pikë dhe 19 kërcime për ndihmuar Houston Rockets në fitoren prej 111-107 në shtëpi ndaj Golden State Warriors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:25
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

LeBroni, magji Portlandit!

1 Shkurt Të mërzisësh LeBron Xhejmsin nuk është e këndshme. I zemëruar nga dy gjuajtje të bllokuara, Xhejmsi mori kontrollin e situatës ndaj Portland Treil Blejzërsave, duke shënuar një kosh me kërcim në sekondën e fundit dhe duke i dhënë Klivlend Kavaliersave fitoren 84?83 ndaj Portlandit të mërkurën në mbrëmje. Xhejmsi shënoi 17 pikë në periodën e katërt ? dy më shumë se gjithë Portlandi. Shoku i skuadrës, Zidrunas Ilgauskas tha pas takimit se Xhejmsi u zemërua pas dy gjuajtjeve të bllokuara nga qendra e Portlandit, Xhoel Przibilla. “LeBroni u kthye në zonën tonë dhe tha se ishte vërtet i zemëruar me veten. Dhe më pas mori kontrollin”, tha Ilgauskas. “Më pas mendoj se nuk humbi më asnjë gjuajtje”. Portlandi udhëhoqi deri me 14 pikë avantazh në pjesën e dytë, por Kavaliersat u afruan me kalimin e kohës. Xhejms, që shënoi 37 pikë e 14 topa në tabelë, realizoi 3 trepikësha rresht, duke barazuar takimin në 81?81 dhe më pas bëri ndryshimin në finale. “Doja thjesht të merrja çdo top dhe të tregohesha agresiv”, tha Xhejmsi. “Nuk e di cila ishte pika e kthesës, por jam i lumtur që fituam në një fushë të vështirë si ajo e Portlandit, madje duke rikuperuar plot 14 pikë në pjesën e dytë”.

Uorriorsat ndali vrullin e Hornetsave

Baron Devis dëgjonte vërshëllima sa herë që prekte topin, deri në çastin kur dërgoi publikun drejt dyerve pasi shënoi trepikëshin që i dha fitoren Golden Steitit. Stefën Xhekson shënoi 26 pikë, Devis shtoi 23, dhe Uorriorsat thyen Nju Orlinsin 116?103 të mërkurën në mbrëmje, duke i dhënë fund serisë prej 9 fitoresh radhazi të ekipit më të mirë në Konferencën e Perëndimit. “Askujt nuk i pëlqen të vërshëllehet”, tha Devis pas takimit. “Por nuk u motivova më shumë prej këtij fakti, madje ai më hutoi pak. Por gjeta motivim falë ekipit që kishim përballë, pasi kohët e fundit Nju Orlinsi ka qenë me të drejtë skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit dhe të fitonim në fushën e tyre ishte një gjë e jashtëzakonshme”.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:25
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Ajversoni zgjon Denverin

Memfis?Denver 102?106

MEMFIS: Gai 30, Miler 22. Topa në tabelë: Miliçiç 16. Asist: Navarro, Miler, Gai 3.

DENVER: Ajverson 32, Karter 18. Topa në tabelë: Kembi 19. Asist: Ajverson 12.

Nju Orlins?Golden Steit 103?116

NJU ORLINS: Pol 8, Uest 24, Stojakoviç 20. Topa në tabelë: Çendler 14, Uest 13, Stojakoviç 10. Asist: Pol 12.

GOLDEN STEIT: Xhekson 26, Devis 23, Barns 17. Topa në tabelë: Elis 9. Asist: Devis 9.

Toronto?Uashington 122?83

TORONTO: Barnjani 19, Bosh 16, Parker 15, Dikson 12, Delfino, Kalderon 11. Topa në tabelë: Nesteroviç 8. Asist: Kalderon 11.

UASHINGTON: Stivenson 16, Mejzon 14. Topa në tabelë: Blatche 7. Asist: Stivenson 4.

Orlando?Majemi 107?91

ORLANDO: Turkoglu 27, Luis 19. Topa në tabelë: Hauard 13. Asist: Turkoglu 5.

MAJEMI: Devis 21, Kuin, Xhekson 14. Topa në tabelë: Rajt 8. Asist: Uilliams 8.

Filadelfia?Miluoki 112?69

FILADELFIA: Iguodala 18, Jang, Miler 14. Topa në tabelë: Evans 9. Asist: Miler 7.

MILUOKI: Ajvi 17, Uilliams 14. Topa në tabelë: Ji, Ajvi 6. Asist: Bogut 4.

Minesota?Çikago 83?67

MINESOTA: Xheferson 26, Gomes 25. Topa në tabelë: Xheferson 20. Asist: Telfair 10.

ÇIKAGO: Hinrih, Sefolosha 14. Topa në tabelë: Noah, Uollas, Sefolosha 8. Asist: Hinrih 9.

Jutah?Nju Jork 100?89

JUTAH: Uilliams 22, Buzer 17. Topa në tabelë: Okur 11. Asist: Uilliams 12.

NJU JORK: Kroford 26, Randolf 23. Topa në tabelë: Li 12. Asist: Kroford 9.

Sakramento?Sharlot 105?91

SAKRAMENTO: Miler, Martin 22, Artest 21. Topa në tabelë: Miler 21. Asist: Bibi 7.

SHARLOT: Uollas 25, Felton 16. Topa në tabelë: Okafor 15. Asist: Felton 7.

LA Klipers?Atlanta 95?88

LA KLIPERS: Thorton 33, Tomas, Kasell 14. Topa në tabelë: Tomas 9. Asist: Najt 7.

ATLANTA: Smith 21, Xh.Xhonson 17. Topa në tabelë: Horford, Smith 10. Asist: Smith 8.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:26
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

NBA: Houston fiton ndaj Milwaukeet

Houston Rockets ka mposhtur Milwaukee Bucks me rezultat 91-83, derisa fitore ka shënuar edhe Cleveland Cavaliers ndaj Los Angleles Clippers, me rezultat 98-84.
Ndeshja mes Houston dhe Milwaukee u karakterizua nga përballja mes dy yjeve kineze Yao Ming dhe Yi Jianlian. Tracy McGrady shënoi 33 pikë për Houston, ndërsa arriti edhe 11 kërcime dhe 6 asistime. Australiani Andrew Bogut shënoi 21 pikë për Milwaukee.

LeBron James është rikthyer pas një ndeshje mungesë dhe shënoi 28 pikë për të udhëhequr Cleveland Cavaliers drejt fitores 98-84 ndaj Los Angeles Clippers. Atlanta Hawks i thanë fund tre humbjeve në varg, duke shënuar fitore në shtëpi ndaj New Jersey Nets me rezultat 104-92.

Carmelo Anthony është rikthyer pas pesë ndeshjeve mungesë, duke shënuar 25 pikë, derisa Allen Iverson arriti 24 pikë dhe 13 asistime, për të ndihmuar në fitoren e Denver Nuggets ndaj Charlotte Bobcats, që përfundoi me rezultat 117-101.

Seattle SuperSonics shënuan fitoren e tretë me radhë derisa Kevin Durant shënoi 21 pikë përfshirë edhe një trepikësh në minutën e fundit, që solli edhe fitoren e ngushtë prej 86-85 ekipit të tij në përballje me New York Knicks.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:26
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Gasol debuton në LA Lakers: Ishte lehtë, ndihem mirë!

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme debutuese në fanellën e LA Lakers, basketbollisti spanjoll, Paul Gasol, ka zbuluar se - me mjeshtrit nuk është vështirë të luhet.
"Natyrisht që ende më duhet të përvetësojë edhe shumë lëvizje mashtruese e detaje, mirëpo bashkëlojtarët më kanë ndihmuar për këtë gjatë ndeshjes. Dorën në zemër, nuk ka qenë vështirë. E kam ndier vetë shumë mirë", ka deklaruar Gasol, pasi ka arritur 24 pikë dhe 12 asistime për fitoren si mysafir tek Nets në East Rutherford.

"Ka luajtur shumë mirë. Mbrojtjet e ekipeve tjera deri më tani kanë mësuar mirë se si të mbrohen nga ne, mirëpo prej tani e tutje do t’iu duhet të ndryshojnë taktikën sepse në anën tonë kemi Gasolin", ka deklaruar për bashkëlojtarin e tij të ri, Kobe Bryant.

Më së shumti optimizëm, kur e ardhmja e klubit nga Los Angeles është në pikëpyetje, ka treguar plejmejkeri i New Jersey Nets dhe miku i Bryantit, Jason Kidd.

"Kjo ndeshje ka treguar se çfarë lojtari është Kobe. Edhe pse shënimet nuk i shkonin për dore, u vendos shumë mirë dhe me topa furnizonte Gasolin dhe basketbollistët tjerë të ekipit. Kur bëhet fjalë për Paun, vetëm mund të them që Lakersat kanë marrë një përforcim jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Kidd.

Gasol, sipas tij, do t’i lehtësojë Kobet peshën e lojë në sulm, sepse me kualitet që ka mundet. “Edhe më shumë nga kjo do të përfitojnë basketbollistët tjerë të cilët do të kanë më shumë liri në gjuajtje. Posaçërisht do të vinte në shprehje Derek Fisher i cili ka shumë përvojë me treshe", ka përfunduar Kidd, i cili gjatë sezonit gjithashtu ka qenë i përmendur si përforcim potencial i LA Lakers.

Ajverson mund sirenen ne Portland

6 Shkurt Alen Ajverson ishte i qete ne fillim, por me pas ai kujtoi Portland Treil Blejzersave pse eshte nje All?Star. Ajverson shenoi 19 prej 25 pikeve te tij ne pjesen e dyte, perfshi ketu koshin e fitores kur duhej me pak se nje sekonde nga koha shtese dhe Denver Nagetsat thyen Portlandin 105?103 te henen ne mbremje. Denveri udhehoqi deri me 17 pike ne pjesen e pare, por e dorezoi kryesimin ne perioden e trete. Ajverson tha se trepikeshi nga shume larg, ne sekonden e fundit te periodes se trete, kur ndeshja u barazua ne 78?78, ishte pika e ktheses per takimin. “Nuk kisha shenuar thuajse asnje kosh gjate gjithe ndeshjes por me pas shenova ate bombe ne perioden e trete. Kam kohe qe luaj ne NBA dhe e di qe nuk duhet te dorezohesh kurre, ndaj kete bera dhe ne fund u shperblyem”. Ne fakt Denverin e udhehoqi Karmelo Antoni, vetem ne ndeshjen e tij te dyte qe pas rikthimit nga kavilja e demtuar, me 28 pike e 15 topa ne tabele, por qe “Pergjigja” Alen Ajverson qe beri ndryshimin ne shtese, kur te dyja skuadrat ishin te pasakta ne gjuajtjet nga fusha e lojes.

Nju Orlins bie serish, Jutah s’ndalet me!

Deron Uilliams ishte shume modest per te thene se kishte fituar nje nga duelet me te bukura te organizatoreve te NBA?se kete sezon. Por shoket e tij te ekipit dhe 19 000 tifozet ne Jutah nuk ishin aspak te tille pas takimit. Uilliams shenoi 19 pike e 11 asist, duke udhehequr keshtu Xhezat ne fitoren 110?88 me Nju Orlins Hornetsat te henen ne mbremje, duke arritur keshtu suksesin e nente radhazi. “Deron donte te dergonte nje mesazh me ndeshjen e sotme dhe mendoj se ia doli mbane, pasi tashme e tutje te gjithe do ta degjojne dhe do ta shohin me shume me teper vemendje”, u shpreh Karlos Buzer, qe shenoi 19 pike e 17 topa ne tabele per Xhezat. Uilliams jo vetem qe beri c’te deshte ne sulm dhe ne rolin e regjizorit, por diti te markonte me teper efikasitet Kris Polin, organizatorin e Hornetsave qe sivjet ka qene ne forme te shkelqyer, duke e lene ne hije ate.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:27
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Nxenesit e shkolles “Petro Nini” duket se edukohen fizikisht dhe seksualisht ne te njejten kohe. Teksa kryejne stervitje ne oren e fizkultures, ata perballen me mbeturinat e hoteleve dhe moteleve, qe gjenden ngjitur me terrenet sportive. Prezervativet dhe mbeturinat e tjera, te hedhura nga dritaret e kateve te ndryshme te ketyre godinave, perbejne jo vetem problem estetik, por edhe moral. Megjithate, me shume sesa hedhja e mbeturinave, pasoje e veprimtarise seksuale te klienteve te moteleve, nxenesit i shqeteson frika se nje dite mund t’u bjere ndonje objekt i tyre ne koke. Dhe, kesaj here nuk behet fjale per demtim te anes morale te nxenesve te “Petro Ninit”, por edhe demtim fizik. “Renia e kondicionereve dhe thyerja e mundshme e xhamave te moteleve, demton seriozisht jeten e nxenesve”, thone mesuesit.

Departamenti i fizkultures eshte me i perballur se asnje me problemin e papastertive. “Cdo mengjes, mesuesit detyrohen te pastrojne se bashku me nxenesit mbeturinat qe hidhen nga motelet dhe hotelet, qe ndodhen ngjitur me terrenet tona sportive”, deklaroi dje per “KJ”, Diana Kalemi, drejtoreshe e Shkolles se Mesme “Petro Nini”. Deklaraten e saj e mbeshtesin edhe mesuesit e fizkultures, te cilet thone se nuk eshte aspak komode te japesh mesim ne ambiente qe jane shume prane moteleve, por edhe pallateve. “Nuk vihet ne dyshim qe kjo mund t’i demtoje nxenesit edhe moralisht”, thote njeri prej mesuesve te fizkultures. Me se shumti, nxenesit dhe mesuesit perballen me mbeturinat teksa paraqiten ne oren e pare te fizkultures, te cilat detyrohen t’i pastrojne, e me pas te bejne mesim.

Megjithate, problemi i hotel-moteleve eshte i paperfillshem, lidhur me rrezikun fizik qe bartin ato per nxenesit. Drejtoresha e shkolles, Diana Kalemi, tregon se keto objekte nuk kane vendosur hekura ne dritare dhe nese nje top thyen xhamat e tyre, atehere ato mund t’u bien ne koke femijeve. Pervec kesaj, Kalemi tregon se edhe pjeset e kondicionerit, qe jane te vendosura ne murin e jashtem, rrezikojne t’u bien persiper nxenesve. “Kemi kerkuar disa here zgjidhje, por kemi hasur ne rezistencen e pronareve te hoteleve. Ata na kane thene se nuk mund te vendosin hekura ne dritare per qellime estetike”, thote drejtoresha Kalemi. Ajo duket mjaft e shqetesuar per femijet dhe shprehet se edhe pallatet perbejne nje shqetesim te madh per shkollen. Tubacionet e ujit e kane derdhjen pikerisht ne ambientet e shkollave, ndersa vetem para pak ditesh nje banor ka prere pemen e shkolles “sepse e bezdiste”.

Palestrat sportive varferohen perdite

Ne shkollen e Mesme te Pergjithshme “Petro Nini” ne kryeqytet, nuk duket kurrfare shenje e projektit te rikthimit te palestrave sportive. Ajo eshte shume e varfer ne vegla, ndersa vetem rrjeta e volejbollit duket disi me e pershtatshme. Kaluci eshte thuajse i shqyer per shkak te viteve, ndersa edhe xhamat jane te thyer. Eshte shume ftohte ne palestren e shkolles “Petro Nini”! Drejtoresha Diana Kalemi eshte shume e interesuar qe palestra te behet nga e para. “Kam mesuar se projekti eshte ne fazen pergatitore. Palestra e shkolles tone do shume pune, sepse duhet bere nga e para”, tregon Kalemi. Ajo tregon se palestra ose duhet bere mire, ose te mos behet fare. “Nuk mund te genjehen nxenesit me ca bojera te bukura e patinim. Palestra jone ka vite qe nuk eshte rikonstruktuar dhe ka nevoje, madje duke filluar qe nga kanalizimet, shtrimi i parketit, ndricimi etj.”, tregon drejtoresha. Per sa i perket mjeteve sportive, me ane te te cilave duhet te bejne fizkulturen dhe palestren nxenesit, duket qe jane shume te pakta. Megjithate, sipas drejtoreshes, edhe ato topa qe jane, jane fituar me “mund”. Sipas saj, me raste aktivitetesh qe zhvillon Ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve me Ministrine e Arsimit dhe Drejtorine Arsimore, nxenesit perfitojne stimuj. “Nga nje aktivitet qe u be nga MASH, ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit, na dhuruan 20 topa futbolli”, tregon drejtoresha. Megjithate, ajo tregon se terrenet sportive jane ne nje gjendje mjaft te mire. Fusha e futbollit eshte e gjitha jeshile nga bari, ndersa fushat e basketbollit dhe volejbollit jane te reja. Ndersa me palestrat, ka shume pune per t’u bere.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2008 02:37
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Pau Gasol shkon me Los Angeles

Gasol debuton në LA Lakers: Ishte lehtë, ndihem mirë!

Pas paraqitjes së shkëlqyeshme debutuese në fanellën e LA Lakers, basketbollisti spanjoll, Paul Gasol, ka zbuluar se - me mjeshtrit nuk është vështirë të luhet.
"Natyrisht që ende më duhet të përvetësojë edhe shumë lëvizje mashtruese e detaje, mirëpo bashkëlojtarët më kanë ndihmuar për këtë gjatë ndeshjes. Dorën në zemër, nuk ka qenë vështirë. E kam ndier vetë shumë mirë", ka deklaruar Gasol, pasi ka arritur 24 pikë dhe 12 asistime për fitoren si mysafir tek Nets në East Rutherford.
"Ka luajtur shumë mirë. Mbrojtjet e ekipeve tjera deri më tani kanë mësuar mirë se si të mbrohen nga ne, mirëpo prej tani e tutje do t’iu duhet të ndryshojnë taktikën sepse në anën tonë kemi Gasolin", ka deklaruar për bashkëlojtarin e tij të ri, Kobe Bryant.
Më së shumti optimizëm, kur e ardhmja e klubit nga Los Angeles është në pikëpyetje, ka treguar plejmejkeri i New Jersey Nets dhe miku i Bryantit, Jason Kidd.
"Kjo ndeshje ka treguar se çfarë lojtari është Kobe. Edhe pse shënimet nuk i shkonin për dore, u vendos shumë mirë dhe me topa furnizonte Gasolin dhe basketbollistët tjerë të ekipit. Kur bëhet fjalë për Paun, vetëm mund të them që Lakersat kanë marrë një përforcim jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Kidd.
Gasol, sipas tij, do t’i lehtësojë Kobet peshën e lojë në sulm, sepse me kualitet që ka mundet. “Edhe më shumë nga kjo do të përfitojnë basketbollistët tjerë të cilët do të kanë më shumë liri në gjuajtje. Posaçërisht do të vinte në shprehje Derek Fisher i cili ka shumë përvojë me treshe", ka përfunduar Kidd, i cili gjatë sezonit gjithashtu ka qenë i përmendur si përforcim potencial i LA Lakers.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2008 03:02
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Lajme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.