Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figurat e Shquara Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 3.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Figurat e Shquara

Iliria dhe disa figura të shquara Ilire
Stëgjyshërit tanë ilirë që jetonin autoktonë në vise të Ballkanit të ndarë si fise të një gjaku nëpër zonat gjeografike, Iliri, Dalmati, Dardani, Maqedoni, Traki, Moezi, Frigji, Epir, Thesproti … kishin themeluar shtete krahinore. Shteti romak i themeluar më 753 (para e.s.re) në gadishullin italik, nisi të sulmojë edhe viset e Ballkanit. Por u ndesh me Ilirët e veriut dhe të jugut. Mbreti i famshëm epirot, Pirroja (320-272) romakët i ndoqi deri në Romë me 25 mijë ushtarë dhe 20 elefantë.
Gjithashtu dhe mbretëria e Ilirisë me qendër në Shkodër, e vazhdoi këtë rezistencë. Mbretëresha e famshme Teuta (230-228) romakët i mbyti në det përpara Korfuzit. Sadoqë u përpoq edhe mbreti Genti (181-168) Iliria dhe Epiri pas njëqind e ca vjetësh ra në duar të romakëve (167-28)

Në fund të shekullit I (para e.s.re) lindi dhe kristianizmi. Roma u trazua sepse urrente fenë ekzotike. Por ilirët kishin zënë në atë kohë pozita të larta, Garda Pretoriane që mbronte pallatin mbretëror kishte rënë në duart e ilirëve. Ushtarakët, gjeneralët, komandantët më të zotë ishin ilirianë.
Perandoria romake që kundërshtonte fenë e Jezu Krishtit, më në fund ra në duart e perandorëve ilirianë. Këta ishin:

1- Septim Severi, gjeneral ilirian i lindur në Afrikë: 146-211, mbret: 193-211. Pas vdekjes së tij Roma filloi dekadencën deri më 268, kur erdhi në fuqi Claudi II.
2- Klaudi II, i lindur në Dardani: 219-270 ushtarak i aftë, ringjalli Romën.
3- Aureliani, i lindur në Sirmium: 212-275, ushtarak energjik, mbrapsi sulmet e Veriut e të Gotëve. Ndaloi kumarin, plaçkitjet dhe alkolet.
4- Probi, i lindur në Sirmium: 276-282, sundoi 6 vjet, ushtarak i ndershëm dhe trim. Siguroi qetësinë dhe paqen shoqërore, luftoi kundër barbarëve. Ushtarët i detyronte të punonin në ara, me qëllim që të mos mendonin djallëzi, por ata e vranë mizorisht.
5- Diokleciani i lindur në Mal të Zi 245-313. Mbretëroi 21 vjet, forcoi ushtrinë, evitoi krizën e rrëzimit të perandorisë, vendosi demokracinë, pushtetin e ndau në katër udhëheqje, bëri reforma.

Modifikuar nga volter datė 23/03/2005 ora 15:01

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Janar 2003 18:41
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PRN
Anetar i ri

Regjistruar: 14/12/2002
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 13

DISA NGA PERSONAZHET ME TE SHQUARA TE PERANDORISE ROMAKE:

Jul Cezari (100-44 para krishtit) gjeneral dhe burrre sheteti romak, i cili hodhi themelet e krijimit te Perandorise Romake. Ai arriti te zgjeronte territoret e Romes ne Gali ( territori ku ndodhet sot Franca) dhe ne Egjipt. U be diktator i saj ne vitin 47 para krishtit, por nuk qendroj per nje kohe gjate ne kete post sepse ne vitin 44 para krishtit gjeti vdekjen brenda ne senat nga nje grup senatoresh.

August Oktaviani (63 para krishtit -14 pas krishtit) nipi i madh i Jul Cazarit dhe pasuesi i tij, njihet si perandori i pare i Romes, i cili vuri qetesine dhe rregullin brenda perandorise pas gati nje shekulli luftrash civile. Periudha e sundimit te tij njihet ndryshe edhe Paxa Romana.

Mark Aureli (121-180 pas krishtit) perandor Romak ( 161 -180 pas krishtit) dhe filozof. Ai zgjeroj territoret e perandorise ne Gjermani, mori pjese ne jeten sociale te vendit duke u munduar te zvogeloj varferine dhe malarjen ne gjithe perandorine. Vdiq me 17 mars 180 pas krishtit ne Vindabona ( Vjena e sotme).

Diokleciani (245-313 pas krishtit) perandor Romak ( 284 -305 pas krishtit) njihet si reformues i ndarjes administrative te perandorise. Ai e ndau perandorine ne kater njesi te medha administrative dhe ne se cilen prej tyre vuri nga nje drejtues, megjithate Diokleciani kishte nje supremaci mbi drejtuesit e tjere. Ai u terhoq nga posti i tij ne vitin 305 pas krishtit dhe jetoj vitet e fundit te jetes se tij ne Dalmaci. Diokleciani ka qene nje perandor nga Iliria.

Kostandini i madh (274-337 pas krishtit) perandor Romak ( 306 -337) pas krishtit) njihet si perandori i pare qe u kthye ne te krishtere dhe e beri ate fe zyrtare te gjithe perandorise. Ai njihet edhe si themeluesi i Kostandinopojes ( me vone Bizanti) kryeqytet i perandorise romake te lindjes ( Perandoria bizantine). Kostandini ka qene nje perandor nga Iliria.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 12:25
PRN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PRN Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PRN (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: PRN Shto PRN nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PRN nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Vazhdojmė me Kostandinin e Madh

Kostandini i Madh, lindur në Nish 288-337, sundoi 31 vjet (306-337). Konsiderohet nga mbreterit me te suksesshem ne bote. ka keto merita kryesore:
a) Lejoi te perhapet zyrtarisht kristianizmi me Dekret te Milanos me 313. Me kete qellim prifti shqiptar Dr. Shen Jeronimi (347-420) Ungjillin e perktheu nga greqishtja ne latinisht.

b) Perandorine e gjere deshi ta ndante me dysh dhe per kete qellim ndertoi Kostandinopojen per ta bere kryeqytet per Romen Lindore. Ky ndertim vazhdoi 10 vjet (324-334). Projekti u realizua me 395 (pas.e.s)

c) Ka kodifikuar ligjet e shtetit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2003 13:55
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Iliria, ilirėt dhe Bizanti

Kur u copetua me dysh Perandoria Romake me 395, edhe viset iliriane u ndane me dysh:
1) Iliria veri-perendimore dhe Dalmatia, ku sot jetojne sllovenet, kroatet, boshnjaket... kishte mbetur tek Roma Oksidentale.
2) Mali i Zi, Dardania (Kosova), Moezia, Maqedonia, Shqiperia e Jugut (Epiri) ra ne sundim te Romes Orientale te ashtuquajtur Bizant.

Viset ilire te sunduara nga Bitzanti shtriheshin ne tre krahina:
a) Mali i Zi, Malesia, Gegeria me Shkodren ne krye, u quajt Prevalitana.
b) Iliria e Mesme u pagezua Epirus Nova (Epiri i Ri)
c) Iliria e Jugut ose Toskeria u emertua Epirus Vetus (Epiri i vjeter)

Pati edhe Iliriane ne personazhet qe sunduan Bizantin

1- Justini I, durresak dhe i lindur ne Bederiana-Illyri: 450-527, sundoi si mbret gjate viteve: 518-527. Fronin ia dorezoi nipit te tij Justinian I.

2- Justiniani i madh i lindur ne Durres: 428-565; qysh nga viti 491 mbreteroi 38 vjet si perandor dinamik, proortodoks. Eshte edhe themeluesi i Kishes se Shen Sofise ne Stamboll, qe sot ruhet si muzeum.

3- Justini II, mbreteroi gjate viteve 565-578

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2003 13:57
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figurat e Shquara

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.