Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Per Brezin te Viteve '80....
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Post

Per Brezin te Viteve '80....

Dicka interesante: Autori - i panjojtur

1-Qèllimi i kèsaj letre èshtè drejtesia qè duhet t'i kthehet njè brezi. Brezit qè na pèrket ne, tè lindurve né fillim tè viteve '80 (njè vit mè shumè njè vit mè pak nuk ka rèndèsi). Ne qè shtèpitè e blera nga prindèrit tanè i shohim sot tè kushtojnè tridhjetè apo dyzet herè mè shumè. Tani qè ka hyrè né modè financimi nèpèrmjet bankave jemi aq tè zgjuar sa ta kuptojmè qè kush guxon ta blejè kètè shtèpi do paguaj interesat ndaj bankès tè paktèn deri sa ai vetè tè jetè bèrè gjysh…

2-Luftèn partizane, ne, nuk e kemi bèrè, as zbritjen né Hènè nuk e kemi parè, nuk kemi jetuar miqesinè me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonè historike fillon pak a shumè me Botèrorin USA 1994. Duke qenè se nuk kemi bèrè ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonè qè s'dimè se cfarè èshtè lodhja…askush nga ne nuk mèrzitet se na thonè edhe qè nuk kemi ideale sepse lexojmè shumè mè pak libra se prindèrit tanè. Gjithèsesi e kuptojmè politikèn shumè mè mirè se prindèrit tanè (tè paktèn ne nuk shkojmè mè per tè votuar).

3-Tè shumtèn e rasteve Plaku i Vitit te Ri nuk na sillte cfarè deshironim, por sot e kèsaj dite me te mèdhnjte na perserisin se ne i kemi patur tè gjitha, edhe pse janè ata mè te vegjèlit se ne qè me tè vertete i kanè te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotè gjè).

4-Jemi brezi i fundit qè luajtèm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe né tè njejtèn kohè te parèt qè mesuam tè luajmè me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer te paktèn njè herè mustaqet e Mario Bross.)dhe né tè njèjtèn kohè tè parèt qe panè kukllat me ngjyra né televizor dhe shkèmbyen makinat Turbo.

5-Kemi veshur pantallona tè gjèra, tè ngushta, kauboj , tè grisura dhe tè zhubrosura (sepse moda kèshtu urdheronte). Tutat e para qè kemi veshur ishin blu me vija te bardha por né rrugè s'para i vishnim edhe pse ishin te rehatshme sepse kjo donte te thoshte se ti ishe fshatar.

6-E kemi kaluar shkollèn fillore duke shkuar atje edhe tè shtunèn ndèrsa pèr tè ndejtur pak vonè darkave né fundjavè u shpiknim prindèrve se do flinim tek shokèt. Ende nuk e kemi kuptuar se ku né fund tè fundit pèrfundonim pasi edhe shokèt e tjerè perdornin tè njejtin justifikim ndaj prindèrve tè tyre. Nejse, né fund tè fundit mbetemi ata qè per te fundit u conim lule mèsuesve pèr 7 mars dhe tè parèt qè u conim dhurata tè shtrenjta qè t'na kalonin klasen. Shkonim né shkollè pèr Shèn Valentin dhe nuk bènim mèsim duke bredhur rrugève single. Kemi aplikuar si studenta jashtè shtetit dhe kemi parè sesi mund tè bèhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime tè blera.

7-Etiketa qè kemi patur pas shpine ka qenè ajo e "Brezit te shthurur" dhe pèr shumè kohè kemi qenè viktima te telenovelave dhe telebingove. Ngushèlloheshim pak duke pare Beverly Hills (atehere, se po ti shohesh tani vè duart né kokè). Disi mè tè rritur u ndiem kur filluam tè ndiqnim Dawson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikèrisht ky personazh ishte kryesori né film)

8-Kemi qarè per Lady Oscar, jemi zgèrdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi èndèrruar te kishim njè skuadèr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur né dilemat mè tè thella rreth cèshtjes nèse Mila dhe Shiro né fund fare shkojnè né krevat apo jo. Jemi gjenerata qè kemi parè Ardit Gjebrenè tè paraqitet si kèngètar dhe mè vonè ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi parè e bèrè kèngèt e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dègjojè pèrsèri?)

9-Jemi tè parèt qè mèsuam tè punojmè si kamarjer nèpèr lokale dhe jemi po neve qè i kthyem kèto lokale né shtèpi tè dytè (ose mè mirè tè parè pasi ende sot kush rri mè shumè se disa orè né shtèpi). Jemi ata qè prenotonim ditèlindjet népèr disko dhe ata qè merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi qè i pari shijoi pub-et e hapura qè né 10 tè mèngjesit dhe ata qè ende nuk e kuptojnè ku èshtè ndryshimi né Shqipèri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe tè gjithè na tregonin me ndot si mallista, ndersa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk tè perfill mè.

10-Gjithmone na kujtojnè se c'ka ndodhur para se ne tè lindnim, sikur brezi jonè nuk ka asnjè djeni pèr ngjarjet historike.

11-Jemi tè parèt qè i pamè prindèrit tanè tè fusnin para nèpèr firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne qè u habitèm (ata e moren me qejf) sesi mund tè fitohen kaq shumè lekè pa punuar fare. Pèr faj tè mè tè medhenjve, ata qè na pèrsèrisin se ne nuk lexojmè aq sac duhet, pèrjetuam '97, pamè sesi digjej atdheu jonè dhe mèsuam qè i trembim kaq shumè popujt e tjerè sa shpesh herè na lenè tè mbytemi né det. Ishim ende tè vegjèl dhe na pèrsèrisnin se paraja can kudo kur na dhanè makinat e para dhe filluam tè falsifikojmè patentat.

12-Mèsuam se cfarè èshtè terrorizmi por asnjèri nga ne nuk e mban mend rènien e Murit tè Berlinit. Pamè sesi Bill Clinton shkèmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi njè popull qè aq shumè na ngjante pèrzihej nga vendi i vet. Brezi jonè e ka parè dhe né disa raste na kanè derguar né luftè pasi ushtarèt né kèto vende thuhet se marrin rroga tè mira. Kemi ulèritur edhe ne se Europa èshtè e mrekullueshme por e kemi parè edhe tè vèshtirè kur nèpèr ambasada e kufinj kemi kaluar netè tè tèra pasi kompiuterat ishin tè prishur.

13-Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare qè u hodhèm me krahèhapur népèr Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne pèr tè parèt mèsuam sesi mund tè ndryshojè emri edhe pse shija èshtè po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirè aq shumè Cola dhe ishim né qè shpikèm poncin me qumèsht (kishte njè ngjyrè portokalli shumè te lezetshme). Jemi ne qè dilnim nèpèr lokale vetèm me lekèt pèr kafe dhe pèrsèri ne qe ndiheshim tè pasur kur kèto lekè na mjaftonin pèr tè marrè nje biter. Pèrsèri ishin ne tè fundit qè shijam shètitjet rreth bulevardit dhe tè parèt qè provuam bukosjen nèpèr lokale. Brezi jonè u edukua me cigare slims (ato te hapurat) dhe jemi brezi i fundit qè pèrdor ende shkrepsen pèr ta ndezur.

14-Brezi jonè qè vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombètares shqipètare dhe qè preferon tè ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipètar èshtè i gjithi i shitur. Tè parèt qè provuam turpin e tè qenit shqipètar por jemi pèrsèri né qè bèhemi si grifsha nèse dikush prek nderin e vendit tonè.

15-Tè fundit qè pushimet e verès i shijonim nga qershori né shtator dhe tè parèt qè e kuptuan se vera e vèrtetè èshtè 15 ditèt e para tè gushtit. Tè parèt qè pane Durresin e pushtuar nga vèllezerit kosovare gjatè verès dhe tè fundit qè i mbajnè mend kabinat prej kompesate né plazhèrat e Jugut. Tè fundit qè mbajtèm pèrparèsen né fillore dhe tè parèt qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina tè japin tjetèr pamje pèrpara njè vajze.

16-Po ti kthejmè sytè prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallè? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim né shkollè me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte mè shumè se nje byrek 200 leksh né drekè. Mjeti jonè i komunikimit ishte telefoni i shtèpisè dhe kur e bllokonim pèr orè tè tèra tè paktèn njè herè nè muaj kishte sherr nè shtèpi pèr faturèn telefonike. Ndonjèherè mbyteshim me èmbèlsira por nuk ndiheshim mbi peshè dhe as qè e kishim idenè se c'ishte dieta. Mè e shumta qè mund tè ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njèjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjèherè. E vetmja gjè qè ndodhte ishte qè ti hidhnim morrat njèri tjetrit né shkolla e kopèshte por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshèm. Kur lidheshim me dikè, pak si me turp, ecnim rrugès dorè pèr dore,ndonjèherè edhe putheshim, edhe pse po t'na shihte ndonje vèlla ose baba thuhej se do t'na vriste. Po ja qè mbetèm gjallè dhe tè dashuruar…dikush sot edhe èshtè martuar.

17-Counter strike e mèsuam kur brezat e rinj kishin lojrat mè tè zhvilluara elektronike. Nderkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshèn e zezè dhe butonin e kuq (mè lojè e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kènaqeshim dhe bènim me tè vèrtet pallè. Nuk kishim fiksimin e adoleshentève tè sotèm pèr veshjet firmato por ama kur bènim dashuri zhveshur as qè na shkonte né mend se moda èshtè kaq e rendèsishme. Djemtè ishin gjithmonè si tè fortè por kur dashuroheshin bèheshin mè tè urte e tè èmbèl se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetèm pèr njè qèllim: ti propozonim pak dhe t'ju ofronim njè kafe.

Kemi patur liri, dèshtime, suksese dhe pèrgjegjsira…pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

Ti je njèri prej nesh? Urime atèhere!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga ~Enigme~ datë 03/04/2008 ora 16:35

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 16:19
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr është moderator/e në këtë nën-forum   Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Shume e bukur kjo letra, dhe sidomos shume reale.
Ne ne ate kohe u kenaqshim me shume pak, dhe kur shoh te rinjte e sotem qe kane gjithe te mirat e kesaj bote dhe nuk jane aspak te kenaqur per c'fare kane, me vjen ti rrah dhe t'i rikujtoj qe moshataret e tyre ne shume vende te botes nuk kane as buke me henger.

Ishin kohe te tjera, dhe vetem ne mund t'i kuptojme. Ne qe i perjetuam.

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 16:29
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Kam disa pika qe preferoj e i vecoj me shume se te tjerat e jam dakord me ty Lela. Por ketu po vecoj piken 14 per te futur nacionalistet e ketij forumi ne kete teme per te bere komente mqs shumica nuk i perkasin ketij brezi

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 16:39
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
belga
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 01/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

me pelqeu shume letra qe keni shkruar megjithese une i perkas viteve '70 pershendetje belga !!!!

Modifikuar nga Lela_Dr datë 03/04/2008 ora 17:44

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:05
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të belga Kërko mesazhe të tjera nga: belga Shto belga në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto belga në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Enigme do sherr ti me duket me ate piken 14 qe si zakonisht nuk jam dakort.
I ketij bresi jam edhe une , dhe gati ne te gjitha pikat e gjej veten.
Brez i mrekullueshem ,ku shume nga ne e kemi quajtur veten edhe brezi i humbur.
Nejse ,do mundohem te shkruaj me shume kur te meditoj rreth gjithckaje.
Cna fute ne melankoli...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:12
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Enigme do sherr ti me duket me ate piken 14 qe si zakonisht nuk jam dakort.
I ketij bresi jam edhe une , dhe gati ne te gjitha pikat e gjej veten.
Brez i mrekullueshem ,ku shume nga ne e kemi quajtur veten edhe brezi i humbur.
Nejse ,do mundohem te shkruaj me shume kur te meditoj rreth gjithckaje.
Cna fute ne melankoli...

 
S'e paskam mare une si duket memorandumin :p se i perkasim brezit te humbur . Ne kishim shansin te studjonim jashte dhe te perjetonim kultura te tjera. Mentaliteti jone u brumos e u formua duke i gershetuar ... mbase faktoret positive. Keshtu qe refuzoj te futem ne kete kategori :p

Ps Ngacmimin do ta barazvleresoja me debat jo sherr

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:28
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Ndoshta mund te permblidhej ne dy fjale : Brez muti ...... .
Megjithese mendoj se brezi im e meriton ate fjale..... po si gjithmone, kush te dale me i persekutuar .... .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:31
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr është moderator/e në këtë nën-forum   Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

O turll mos ja fut kot tani, se aq M** sjemi

Apo mbase e kishe per brezin tend :p:p:p:p

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:37
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Cili na qenka ky brez  qe sjell si analogji jashteqitjet  ?

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:39
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr është moderator/e në këtë nën-forum   Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Enigma ai 10 vjeçari para nesh :p

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Prill 2008 17:45
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Per Brezin te Viteve '80....

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.