Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
E para me vjen keq briseide qe nuk ke menduar ndonjehere se antipodet bashkohen. Kete e kam vene re gati gjithmone, sepse po te shikosh shume krahasime sjellin nje skenar te njejte. Mund te krahasohet Hitleri me Stalinin, komunizmi me nazizmin, myslimanet me te krishteret, komunistet me fetaret, etj etj.
Se dyti, nuk po vihet shenja e barazimit absolut mes dy shteteve, por eshte evidente qe politika amerikane ushqen rryma te tilla. Ne menyre te ngjashme keta jane njerezit qe me pas votojne presidentin sepse eshte kunder homoseksualeve ose binden se SHBA po eksporton demokracine ne bote. Kjo teme eshte e hapur per diskutim, por faktet qe kam sjelle tregojne se ka shume analogji mes diktatures fetare iraniane dhe "demokracise" fetare amerikane.
Dhe nese flasim per lirine e dikujt qe mbaron aty ku fillon e tjetrit kuptohet qe keta "aktiviste" po i hyjne ne liri nje personi tjeter. Kete e bejne me miratimin e heshtur te qeverise dhe policise amerikane. Keq me vjen te them por anarkia fillon kur grupime njerezish te ndryshem fillojne luften morale me njeri tjetrin. Eshte shteti ai qe duhet te vihet ne mes duke krijuar rregulla te qarta dhe ndeshkuar kedo aktivist qe hyn tek liria e nje individi tjeter, qofte kjo prostitute apo punonjese ne McDonald.
Qeverite bazohen ne nje moral, por kjo nuk do te thote qe lirite e individit reduktohen ne baze te moralit te turmes. Sepse po te ishte keshtu i bie qe homoseksualet mos kishin marre kurre asnje te drejte dhe te gjuheshin me gure ne emer te moralit. Pra, qe te kutojme lirine duhet te vihemi ne pozicionin e atij qe e ka te dhunuar dhe jo ne pozicionin e turmes te ciles i perkasim.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|