AndreaPirelli
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672
|
Re: Njeriu i lire ne Itali: gjobe per qen-mbajtje
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Me ardhjen e sezonit veror autoritetet italiane kane shumefishuar mundesite e gjobave per qytetaret. Nje kod i ri ka dale mbi rregullat e plazheve qe parashikon gjoba astronomike per plazhistet. Nese luhet me top ose me raketa ne breg te detit merret gjobe 1000-3000 euro (2-3 muaj rroge). Po ashtu nuk lejohet te marresh qen me vete, ndersa mjetet e lundrimit (scooter, windurf etj) jane te ndaluara deri ne oren 19:00. Pra, sipas shtetit njerezit duhet te kthehen ne automa, te shkojne ne plazh vetem per ndenjur ne cader dhe nese "guxojne" te argetohen duhet te paguajne rrogen e disa muajve. Pyes veten, ku e ka burimin mentaliteti ndrydhes i ligjeve te tilla. Jo me larg se vitin qe kaloi degjova se ne Greqi gjoba per kalimin e semaforit te kuq eshte 2500 euro. Si mund te pretendoje shteti ti marri shpirtin qytetarit me gjoba te tilla, per nje gabim qe mund te beje. A eshte vertet e nevojshme qe shteti te ushtroje nje presion te tille ndaj qytetareve te vet? A eshte vertet e nevojshme te krijohen plazhe speciale per familjet me qen, thua se qeni bezdis dynjane duke ndenjur ne hijen e cadres? Apo problemi eshte se qeni do te luaje dhe sipas rregullave te reja njerezit nuk duhet te bien ne deshiren e qenit per te luajtur?
Duke lene menjane shifren e gjobes, autoritetet paskan vendosur tani qe njerezit nuk duhet te luajne me kurre ne plazh. Ne kete menyre harroni lojen me top ne breg te detit, harroni se femijet mund te luajne ose lodrojne.
Ku e ka burimin pra kafsheria e nje shteti qe keqtrajton qytetarin ne limitet maksimale te durimit? Mos valle eshte vetem nje menyre tjeter per te mbushur arken e bashkise me taksa ad hoc? Kjo mundesi eshte bere e qarte nga programi Le Iene, kur u verifikua se koha e semaforit te verdhe eshte ulur pikerisht ne semaforet me kamera qe te ngopin njerezit ne gjoba.
Atehere...
Kaq e veshtire eshte te hidhen bashkite ne gjyq per perfitime te paligjshme, tu vihen gjoba me miliona euro dhe ti kthehen njerezve me leter ne shtepi? Fakti qe shteti gezon statusin special te venies se ligjeve nuk i jep te drejte te perdori kete status per qellimin e thjeshte te perfitimit. Apo jo? Fundja gjobat kane lindur per te ndeshkuar thyeresit e ligjeve ne menyre qe jashteligjshmeria te bjere. Nese verifikohet se ligjet vendosen VETEM per qellime perfitimi atehere mund te hidhet ne gjyq autoriteti dhe te paguaje miliona dollare per mentalitetin fitimprures qe ka aplikuar ne ligje. Mos harrojme se shteti dhe individi jane krejt te barabarte para drejtesise. Duhet vetem gjetur menyra qe pushteti gjyqesor te perdoret kunder pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Eshte menyra e vetme per te mos lejuar shtetin te marri formen e nje diktature proibicioniste.
P.s. Dikush do pyese pse nuk duhet te luajne njerezit ne breg. Beh, sipas aresyeve te vena ne ligj kjo behet se duhet lene mundesi te kaloje ndihma e shpejte ne rast nevoje. Pra sipas ligjvenesit, bregu i detit duhet te jete si sip autostrade qe ambulanca te kaloje me shpejtesi kur te jete nevoja. :p
Po shoh qe te paska hypur nje shpirt revolte keto kohet e fundit ............. Nuk e di nga e ka burimin .......... Po per ato qe ke shkruar me siper, shteti ka plotesisht te drejte.
Une nuk i dua qente e macet. Dhe nuk dua qe te lahem ne nje vend me qenin. Eshte e drejta ime ne nje vend publik.
Une nuk dua qe kur te jem ne qejfin tim ne diell, sapo te me kete zene gjumi, te ha nje top turinjve, te filloje te me dale gjak nga hundet, dhe te prish diten time te plazhit (per te cilen kam paguar xxx leke, nje dy rroga mujore) dhe kjo sepse ti nuk e can b***n per mua ....... po do te shesesh tangerllik para do femrave se di te luash bukur??????
Ajo ambulanca, ndihma e shpejte normalisht qe duhet te kete rruge te lire kalimi ... dhe ne qofte se ti do jesh duke luajtur ne breg, e pengon.
Qeveria ka bere plot parqe, fusha futbolli, basketbolli e volejbolli ........ shko luaj atje.
Just my opinion.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|