Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gjuha shqipe nė mesjetė > Bizantinet. Mesjeta dhe shqiptaret
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mesjeta fillon vertet me fillimin e rendjes se perandorise Romake dhe mbaron atje kur filluan te formoheshin shtetet, pra shek 16.

Ne kete kohe ne trojet e Arberit erdhi nje re e zeze nga lindja, me e errta force e pare ndonjehere.

Perandoria Otomane po vinte duke sjelle citjanet, shpaten e harkuar, dredhite, dembelizmin, plogeshtine, veset e poshtra dhe te gjitha te keqiat qe sjell nje pushtuas

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2008 19:18
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Mesjeta fillon vertet me fillimin e rendjes se perandorise Romake dhe mbaron atje kur filluan te formoheshin shtetet, pra shek 16.

Ne kete kohe ne trojet e Arberit erdhi nje re e zeze nga lindja, me e errta force e pare ndonjehere.

Perandoria Otomane po vinte duke sjelle citjanet, shpaten e harkuar, dredhite, dembelizmin, plogeshtine, veset e poshtra dhe te gjitha te keqiat qe sjell nje pushtuas

Shume gabime ortografike Cedrus
Jam plotesisht dakort me percaktimin e periudhes se mesjetes vetem se do ta ndaja ne dy periudha te rendesishme.
Bizanti, shek 2 deri ne shek e 13-te
dhe pjesa tjeter deri ne shek e 16-te.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2008 20:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Po Puntor-piktor          

dhe periudha bizantine ishte e lulezuar per perandorine ne fjale, por jo per popujt qe jeteonin te pushtuar. Ketu fillojne mburrjet me perandoret me prejardhje ilire te perandorise.

Une mendoj qe ata jane turpi yne. Faktikisht ata i sherbyen nje perandorie qe na pushtoi dhe emrat e tyre duhet te shenohen ne librin e turpit.

Dhe meqe jemi ketu, e njejta gje duhet te ndodhe edhe me te gjithe te tjeret qe i kane sherbyer pushtuesit, gjate cdo periudhe, asaj romake, bizantine dhe turke

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2008 22:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

E ndava ne periudhen e bizanantit per te trajtuar çeshtjen e gjuhes shqipe edhe ne kete periudhe .

Dihet se ne kete periudhe mungon shkrimi (te pakten deri tek meshari)shqip gje qe mendoj se ka shume per te diskutuar dhe per tu trajtuar.
Me aq sa kam lexuar ne fakt shqipja eshte shkruar edhe ne kete periudhe por me tre alfabete te ndryshme, latin grek dhe ai i Elbasanit .
Ne fakt sot egziston nje variant i ketij te fundit por qe fatkeqsisht nuk kemi veprat e shkruara ne kete alfabet. Thuhet se egzistonte nje shqiperim i Beslidhjes se Re.
Po keshtu kesaj periudhe i perkasin edhe Kodiket e Beratit ne alfabetin grek.
Dhe kemi disa shkrime perfshi edhe mesharin ne alfabetin latin te shkruar nga fratnit shqiptare te asaj periudhe.
Me poshte do te postoj edhe disa shkrime shqipe mesjetare qe tregojne perpjekjet per te ruajtur te shkruar gjuhen tone shqipe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2008 11:56
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ky shkrim i perket vitit 1715 dhe nuk jam i sigurte por mendoj se eshte shkruar me alfabetin e Elbasanit (albanopolit).
Me poshte po jap edhe shqiperimin nga e bere nga une.
Me falni per ndonje gabim te mundeshem, megjithse u mundova ta bej sa me te kuptueshem.

 

 



 

             Arberorit

Arberor i dashur. Kete gramatike e shkruajta per zoterine tende, qe e di me mire(shume) dhe me qarte(kthjellet) se une. Vetem per ata fraten qe vijne nga larg, qe tu sherbeje.Sepse per kete ne dhe te Romes nuk kane haber fare.(nuk kuptojne).Eshte pune e mire te marrin vesh (edhe) nga kjo.

Nese te pelqen hessapi(permbajtja) e kesaj letre (te lutem) falju zotit tone, qe me dha mua shendetin me e mbaruar kete pune.

Ne qoftese nuk i kam (ne mos i paça)rreshtuar mire fjalet me fal (ndjeme)sepse luftova(perpoqa) sa munda me i vene pa hile, sikurse mi fali zoti yne me te cilit te keshe (paç) jeten e gjate.

Te puth doren.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2008 12:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Po keshtu kesaj periudhe i perkasin edhe Kodiket e Beratit ne alfabetin grek. 



 

Daten e kodikeve sikur nuk e ke shume te sakte
Nga Dr.Shaban Sinani
Koleksioni i kodikeve (the codex) perben nje prej pasurive me te rendesishme kulturore te popullit shqiptar ne te gjitha koherat dhe nje pasuri me vlera boterore. Ky koleksion, i cili ruhet ne Arkivin Qendror te Shtetit, perbehet nga mbi 100 vellime, qe perbejne vepra te plota (doreshkrime) dhe 17 fragmente, te cilet, te gjithe se bashku, njihen si "fondi 888". Jashte ketij fondi numerohen edhe disa dhjetera kodike te tjere, qe i takojne kishes se shen Gjon Vladimirit (Durres). Pervecse ne AQSH, kodike ka pasur edhe ne muzeun e artit mesjetar ne Korce. Per here te pare ekzistenca e kodikeve te Shqiperise eshte bere e ditur boterisht nga nje botim ne gjuhen greke i peshkopit te Beratit (Aleksudes, A. - 1868). Ne vitin 1886 nje studiues francez (P. Batiffol) pershkroi shkurtimisht ne nje katalog 16 kodike qe iu lejuan te shihte ne arkivat dhe bibliotekat e kishes ortodokse te Beratit. Batiffol, i cili u ankua ne artikullin e tij se murgjit vendes "nuk e lejuan" te njihte shume doreshkrime te tjera, pagezoi tre prej kodikeve me te lashte te Shqiperise: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Arte i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atehere, ne listen boterore te letersise se krishtere te tipit bizantin, njiheshin jo me shume se nje dyzine doreshkrimesh te tipit "kodik". Me kalimin e kohes nga kjo liste jane zhdukur emra veprash te rendesishme liturgjike, duke perfshire edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qe gjendej ne Shqiperi.
Kodiket e Shqiperise jane nje fond me rendesi boterore per historine e zhvillimit te letersise se vjeter biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr- "i shenjte"). Keto kodike kronologjikisht ndjekin njeri-tjetrin gjate 13 shekujve me rradhe (prej shekullit te 6-te - deri ne shekullin e 18-te). I shkruar vetem nje shekull e gjysme pas "La Vulgata-s", perkthimi latin i Bibles sipas shen Jeronimit te Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit eshte nje doreshkrim me rendesi historike per fillimet e letersise biblike. Sipas dijetareve bibliologe dhe paleografe, duke iu referuar teknikes se shkrimit, eshte nje doreshkrim jo me i vonshem se shekulli i 6-te pas Krishtit. Ai eshte nje nder kater kodiket me te vjeter ne gjithe boten. Bashkekohes me doreshkrime te tilla te famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet ne themelet e letersise kishtare te ritit lindor.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 flete dhe permban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshte shkruar me germa te derdhura prej argjendi, sipas vleresimit te eksperteve, "ne flete te ngjashme me letren e zakonshme, qe ka te ngjare te jete prodhuar nga ngjeshja e shume elementeve petezore me natyre bimore, sic jane fletet e papirusit". Por bizantologet mendojne se lenda e doreshkrimit eshte pergamene. Sfondi mbi te cilin jane derdhur germat eshte e kuqe e thelle (e purpurt), prej nga ka marre edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, eshte zbehur. Disa pjese te rendesishme te tekstit te kodikut jane te derdhura ne ar. Germat e aplikuara jane kapitale te vogla (majuscule). Kapaku i doreshkrimit eshte metalik, me zbukurime biblike, por duhet te jete disa shekuj me i vonshem se vete vepra.
Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" eshte shkruar ne stilin antik scripta-continuae, domethene pa ndarje te fjaleve nga njera-tjetra, pa thekse dhe shenja te tjera te vecimit te fjaleve. Ai eshte vendosur ne nje sfond qe permban zemra te stilizuara. Ne brendesi te zemrave qe zbukurojne fleten gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden ne kufijte e dy vijave paralele vertikale, qe kthehen ne kend te drejte horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjezim i fatit vdeketar-kalimtar te njeriut. Bibliologet mendojne se ky motiv, qe rimerret edhe ne doreshkrimet e mevonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjte) qe jane ruajtur ne Shqiperi, paraqet ekuilibrin shpirteror te individit.
"Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Arte i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-te pas Krishtit) ishin dy prej veprave qe gjendeshin ne listat e objekteve te shpallur "ne kerkim" ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore. Kleri, keshilli kishtar (sinodi), patriarket dhe populli besimtar i Beratit, te cileve iu kerkua dorezimi i menjehershem i dy kodikeve, vendosen te bejne cdo sakrifice dhe te mos e tregojne vendndodhjen e tyre, ne cfaredo rrethane. Ato u fshehen ne gryken e nje pusi, ne nje arke metalike. Per nje kohe, ne vitet qe pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin te zhdukur. U rizbuluan ne kishen e kalase se qytetit ne vitin 1968, ne nje gjendje tejet te demtuar.
Ne vitin 1971, ne baze te nje marreveshjeje ndershteterore, "Codex Purpureus Beratinus" u dergua per restaurim prane Institutit Arkeologjik te Kines, ku u realizua nje riprodhim identik, plotesisht i shfrytezueshem per studime. Vete origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetegjatesi, permes teknikes se mbylljes hermetike te fleteve nje nga nje ndermjet dy xhameve ne boshllek. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda ne nente vellime, te cilat ruhen prane Arkivit Qendror te Shtetit ne Tirane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2009 19:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Gjuha shqipe nė mesjetė > Bizantinet. Mesjeta dhe shqiptaret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.