lorie
you fascinate me...
Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
c'kuptoni me termin ekzistence?
LItari
-Si e kuptoni ekzistencen?shpreheni ate praktikisht-u tha profesori i filozofise, studenteve te tij.U ngrit nje vajze dhe doli perpara salles.
-Mendoj -tha ajo duke u drejtuar per nga studentet -se ekzistenca eshte si ky litari i shkurter.Te gjithe ia plasen gazit nga sa degjuan.
-Nje litar.....C'marrezi!... c'budallallek!
-Ju lutem ,mbajeni mire se nga ky litar varet jeta ime...-ia behte nje tjeter me qesendi
-Pushoni!-bertiti profesori per te vene qetesine salle.
-Vazhdo-iu drejtua me pas vajzes.
-Ky eshte nje litar.Fillimi i litarit eshte lindja dhe fundi ,vdekja.
Te nenqeshurat tallese degjoheshin teksa ajo fliste. Disa shiheshin sy me sy dhe sikur kuptoheshin ,qeshnin akoma me shume pa folur .Disa mbulonin fytyrat me duar, disa ulnin koken, te tjere kakarisnin duke mbajtur barkun me dore.Vetem profesori dhe vajza rrinin serioze.Ajo ishte skuqur nga inati.Ishte gati te largohej nga sallamegjithate nuk levizi nga vendi.E dinte qe po te ikte s'do te kishte mundesi te shprehte mendimet e saj qe me siguri i konsideronte te thella,filozoifike ,te rendesishme per tu degjuar.
-Ai qe do te qeshe, do dale jashte- tha profesori me nje ton te prere dhe me te rrepte se ne fillim.Pasi salla ra ne qetesite plote dhe po priste te degjonte me kureshtje qesendisese, vajza vazhdoi te flase:
-Ky litar merr shume kthesa dhe harqe ashtu sic ka edhe jeta ne fund te fundit.
Vajza priste ndonje shperthim tjeter te qeshurash por gjithe sa vuri re ,ishin vetem disa zgerdheshje te mbytura.Ajo mori me shume kurajo dhe guxim dhe vazhdoi te shpjegonte:
-Por kjo nuk eshte nje jete e kompletuar.Ajo ka pengesa te shumta,- ajo filloi te bente kotka neper litar.
-Keto kotka qe jane ne te gjithe gjatesine e litarit, jane pengesat e jetes.Disa jane kotka te vogla, pra pengesa te lehta per tu kaluar. Disa jane te medha ose pengesa te veshtira-vajza ishte bere elokuente dhe me besim tek vetvetja po terhiqte tani vertet kureshtjen e studenteve.
-Kjo eshte jeta,- tha ajo duke i zgjatur perpara syve vezhgues litarin me kotka.- Dhe nqs une e pres me gershere,-tha ajo duke nxjerre njepale gershere,-atehere ky litar s'do te keteme vlere.
Ajo vuri litarin mes te dy thikave-gersheredhe e preu me dysh.
Papritur nje klithme u degjua ne fund te salles. Te gjithe kthyen kokat nga vinte zeri dhe u tmerruan kur pane profesorin te vdekur.
-Atehere qenkerka e vertete,...-ia behu njeri
Besoj se ju pelqeu shkrimi im.Ne thelb historia tregon qe ekzistenca dhe absurdi jane te lidhura bashke."te vjen andej nga s'e pret " eshte nje thenie. Ju c'mendoni per ekzistencen?
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|