Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kercenimet e Rusise kohet e fundit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kercenimet e Rusise kohet e fundit

Duke menduar per hesapin tim mbi gjerat qe po ndodhin ne bote me ka terhequr vemendjen nje fakt i vetem: kercenimet e Rusise vitet e fundit. Ka ndodhur disa here tashme dhe gjithmone e me fort. Ne fillim Rusia kundershtoi planin anti-rakete te USA-s. Pastaj disa vendime politike europjane, pastaj zgjedhjen e Natos per te sulmuar Serbine, pastaj reduktimin e furnizimit te Evropes me gaz, pastaj deklaratat e para te Putin mbi c'ekulibrin qe po i sjell botes mbetja e nje poli te vetem (atij amerikan). Ne shume raste kercenimet e tyre kane qene direkte dhe te dukshme. Kohet e fundit Rusia deklaroi se po drejton raketat ndaj vendeve ku po instalohet sistemi anti-rakete. Tashme ka plot raste si keto. Pyetja eshte kjo:

Mos valle Rusia po jep shenja te qarta mbi agresivitetin e saj te cilat nenvleresohen nga qytetaret perendimore? E gjithe kjo mesele me kujton Hitlerin, i cili hipi ne pushtet dhe beri ate qe beri para syve te botes. Praktikisht cdo hap dhe cdo veprim qe ndoqi Gjermania naziste ishte i dukshem ne kercenimet dhe indoktrinimet e kohes. Dhe megjithate bota nuk ja vuri veshin dhe kuptoi se ishte vone vetem kur lufta kishte filluar. Mos valle po bejme te njejtin gabim duke mos i dhene rendesi sinjaleve te qarta te nje shteti me fuqi berthamore?

Shume do thone se Rusia i ben deklaratat vetem si levizje mediatike per te arritur diku dhe per te marre ndonje leshim nga ambjenti nderkombetar. Te tjere do thone se Rusia s'ka fuqi ekonomike te mjaftueshme te hyje ne lufte. Problemi ama eshte shume ndryshe. Ketu luftrat nuk do behen me si dikur. Po flasim per raketa atomike, te cilat per dy dite mund te bejne miliona te vdekur. Arme te tilla kane ndryshuar komplet konceptin e luftes. Dhe po flasim gjithashtu per nje bote te paekulibruar ku sot USA rreh gjoksin, neser Rusia, pasneser Kina. Duhet patur parasysh se njerezit faktikisht nuk jane te pergatitur per keto lloj luftrash (atomike), shpesh kujtojne se konfliktet zgjidhen gjithmone me ambasada. Historia ama tregon gje tjeter. Shpeshhere popujt harrojne historine dhe vuajtjet e luftes per te perseritur te njejtat skenare. Le te kemi parasysh se brezi qe jeton sot nuk e ka idene fare cfare eshte lufta (edhe ajo tradicionale). Shumica e atyre qe e kane jetuar luften tashme kane vdekur. Pra ne nje fare menyre njerezit jane gati ti hyjne serisht (ose te gjehen te detyruar ne ndonje) lufte te mundshme. Kjo mund te jete per faj te njerit apo te tjetrit, por perderisa nje shtet leshon sinjale te forta agresiviteti, pse nuk i vrasin veshet askujt ne jeten e perditshme? Jam une i vetmi qe i perceptoj sinjalet qe leshon Rusia ne menyre kostante prej disa vitesh? A mjaftojne keto fakte per te qartesuar vijen politike te Rusise ne te ardhmen? Kush ka informacione ose reflektime te tjera eshte i mirepritur te na ndricoje (shpresoj jo ata qe kam ne listen e injorimit).

Modifikuar nga Fajtori datė 05/10/2008 ora 02:30

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2008 02:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Edhe une kam vene re nje ringjallje te rusise, sidomos pas sulmit mbi Gjeorgjine qe mendoj perfaqesonte totalisht nje demostrim force perpara syve te superfuqive te tjera. Me kete ekonomi te dobet dhe ne keto rrethana te disfavorshme per Ameriken dhe shtetet e tjera aleate rrezikshmeria qe shfaq Rusia eshte me se e dukshme.
Nuk po flasim ketu per lufte te ftohte apo per zhvillime teknologjike, por ashtu sic tha fajtori po flasim per rrezikshmeri katastrofash berthamore.
Nuk eshte se tani sapo ka lindur ky problem, kete e dine mire shume vende te zhilluara ekonomikisht e politikish, sidomos USA, por mvaret nga sasia e presionit dhe politika qe eshte ndjekur ne menyre qe keto lloj armesh te mos perdoren, te pakten deri me sot!
Une mendoj, qe rrezikshmeria me e madhe eshte pikerisht tani qe nje shtet imperial sic eshte, ose ishte USA, po shkon ne nje teposhte ekonomike qe si dihet fundi. Rusia kundershtarja kemba kembes e amerikes mund ta shfrytezoj kete rast per te treguar "superioritetin" e shumedeshiruar nder vite por qe ne te vertete nuk ka pasur mundesi ngaqe ka pasur frike Rivalin e saj. Lufta ne Irak, ne Afganistan problemet me Iranin, korene e veriut dhe se fundmi problemet e thella ekonomike e kane dobesuar shume USA duke bere automatikisht qe rivali i saj te ringjallet dhe te kerkoje ate qe ka pretenduar gjithmone....dominimin si superfuqi globale. Ndoshta tingellon si gje e keqe apo e frikshme por eshte e njejta gje qe eshte munduar dhe po synonte USA!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2008 04:24
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Personalisht, nuk e shikoj aspak Rusine, si nje kercenim qe do mund ti shkaktonte botes nje lufte te trete boterore, neqe kjo lufte do kishte vend, per mua do ishte fundi i botes.
Rusia, sa here qe i ka rene kembanave, ka pasur me teper interes per mbrojtjen e teritoreve te saj se sa per nje kercenim te vertet.
Rusia nuk eshte gje tjeter vetem, lokomotiva e nje transicjoni. Aktualisht Rusia po ferkon duar qe nje superfuqi si Amerika, ka nje krize qe per momentin nuk e dime ne eshte provizore apo jo?!!
Mu kujtua nje shprehje e ish presidentit francez, Jacque Chirac, ku thote: "Kapitalizmi po i kushton botes po aq deme sa edhe komunizmi, por ne forma te ndryshme"
Sot, eshte me e rendesishme te kuptojme se kush eshte arsyeja e shkaku i kesaj krize, dhe nese sistemi kapitalist i amerikes deshton, kush do jete Modeli tjeter qe duhet ta zevendesoj?
Nese kthejme koken tek zhvillimi maramendes i Kines, do kuptojme qe ajo ndjek nje sistem qe nuk eshte as ai kapitalist por as ai komunist. Kina po ndjek te njejten rruge qe ndiqte Gjermania paraluftes se dyte boterore ku pati edhe nje bum ne zhvillim e industrise te rende.

Para pak ditesh senati i Amerikes miratoj me ligje te ndihmonte disa banka Private, dhe shteti Amerikan do jete ortak i ketyre bankave, pra keto banka nuk do jene me as private por as shteterore, dhe kjo ne nje fare menyre, per mendimin tim, eshte njesoj si te emitosh nje sistem te ngjashem me ate te Kines se sotme.

Vitin e kaluar nje banke ne Angli e quajtur "Northern Rock" falimentoj dhe te gjithe qytetaret Anglez rrinim me ore te tera para bankes duke kerkuar leket e tyre. Nese shteti Anglez nuk do i jepte ndihme dhe nuk do e nacjonalizonte kete banke, ajo nuk do njihte suksesin qe njeh nje vit me pas, dmth kete vit.

Qe t'i kthehem temes sot nuk me bejne frike kembanat e Rusise sa ato te Amerikes...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2008 20:37
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Tani se di ne jam ne listen e injorimit tend por une po shkruaj gjithsesi


Nje historian izraelian ca kohe me pare i drejtohej Iranit keshtu : ah ju do jeni me fat nese ju sulmojme me armet konvencionale (dmth bomba normale) !! Kishte te drejte ti fuste friken sepse ishte i ndergjegjshem se cka ne depot e saj shteti i tij


E per ta lidhur me temen, nuk eshte se asnjeri nuk e ka frike Rusine por po mundohen ta injorojne duke dashur te vazhdojne ta mbajne larg nga marrja e vendimeve qe shqetesojne sot boten moderne. Idea eshte se kemi nevoje vec per nje pol fuqie e jo bipolarizime ose me shume. Do ishte teper e komplikuar te mbaheshin ekulibrat e sotem.


Por a ka potencial Rusia qe te bombardoje? Jo vetem qe po por do me dukej dhe e habitshme mos te kishte mundesi.
Por pyetja ime eshte pse do te donte ta bente kete gje? Jemi mesuar ta shikojme si antitezen e perendimit, si plangprishesen prej dekadash por po te analizojme faktet perendimi ka bere cmos per ta shkaterruar.

- Ne luften e ftohte e coi ne veteflijim ekonomik, kur u bashkua Gjermania iu premtua se Nato nuk do te zgjerohej kurre ne drejtim te Rusise por jemi te vetedijshem se kjo gje s'po ndodh. Ky fakt nuk pranohet as sot e kesaj dite por deshmitare te asaj kohe (sekretari i shtetit dhe ambasadori amerikan ne Rusi) e konfirmojne kete neper librat e tyre. E kane poshteruar para botes duke treguar se ajo tani eshte nje shtet i dores se dyte e megjithate kreret e Rusise jane treguar te permbajtur pastaj rasti i Kosoves qe nje rast flagrant per ta shtypur dhe nje here tjeter.

Rasti i fundit ai i Osetise jugore besoj ia ka sjelle ne maje te hundes.

Menjehere gishti iu drejtua Rusise e kryeministrit te saj Putin, Bush dhe Eu i bene thirrje te ndalohej gjakderdhja e bile u kercenua se do te merreshin masa te rrepta.

E domosdo qe opinioni publik kur shikon kete panorame mediatike te servirur me se miri do mendoje se Rusia ska hequr dore nga idete e saj espansioniste (bile dhe kryeministri une i ndritur e aq trim e tha ne nje konference per shtyp kete gje) mund te jete dhe keshtu por se kam marre vesh pse qenka mekat kur me potencialin qe ka Rusia njefare te drejte e ka.

Puna eshte se mbrapa dalin kleckat. Na doli qe ky rajon eshte nje pike kyce per kalimin e gazit, qe populli i Osetise do te bashkohet me Rusine, qe ne 1990 nje tjeter president gjeorgjian i kish hequr autonomine qe gezonte para renies se URSS dhe pushtuar por dhe qe Rusia aty kishte nje baze te sajen ushtarake.

Me duket absurde qe nje popull qe do te bashkohet me ty, ti e bombardon? I bie qe meseleja te mos jete filluar nga ruset por nga Gjeorgjia qe duke pasur krahet e mbuluar nga Usa (sepse konsiderohet si vend kyc per eliminimin e Rusise ne transportin e gazit),te merrte iniciativen per tu gerricur.
Prisnim gje qe Rusia ta hante turpin me buke? Se ne mes te tyre do te vdesin civile … epo keshtu e kane konfliket sipas ideologjise se kokave te shteteve !!!

Ta krahasoj me rrezikun e hitlerit ne Gjermani se bej dot ... jo per ndonje gje por nje shtet hitler e kemi 2 do ishte me te vertete katastrofe.

Ndonjehere me lind ne mendje nje ide absurde por dhe aq absurde ndoshta jo. Nje lufte e ftohte ne drejtim te kundert. Ideologjia se " bota na urren" po e con ameriken te sillet ne te njejten menyre si Rusia ne vitet e komunzimit e te izolohet.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2008 21:36
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

rusia nuk i ka kapacitetet per te mundur perendimin, nuk e ka pasur gjate BS dhe nuk do e kete asnjeher. u mburr putini me naften dhe gazin, sa eshte cmimi i naftes sot ne burse? po i gazit? pra perandoria e putinit nuk mund te realizohet.

do te zhvilloje dhe modernizoj armet berthamore? jo ka vetem te vjetra dhe ato po i perdor qe larg qofte mund te ndodhe ndonje gerdec i dyte edhe me i madh ne rusi.

per mua putin dhe KGB e mbetur eshte e destinuar te zhduket.

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 15:02
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kercenimet e Rusise kohet e fundit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.