Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika bene historine e Shqiperise
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Politika bene historine e Shqiperise

Nuk me ka rene ne dore qe ta lexoje Historine ''e re'' te vendit tim,por nga sa pashe e degjova nga Fiksfare ishte nje skandal.
Po ju sjell nje artikull te M Bazes i pare ne nje kendveshtrim tjeter.
IQV


Sandri i mërzitur me tekstin e Historisë për doktorin
Nga Antena brenda familjes

Sandri dje u mërzit vërtet për tekstin e historisë së Shkollës së Mesme që i kishte kushtuar doktorit aq shumë vend dhe që kishte shmangur të vërteta që i dinë gjithë njerëzit.

- ǒjanë këta k… që shkruajnë historinë pa ditur asgjë mo, filloi të bërtiste nëpër korridoret e Klanit. Kush është ky Beqir Meta mo, ku di gjë si ka fituar doktori dhe si ka qeverisur. Pa le ky Lleshi. ǒështë ky njëherë, nga ka mbirë ky …?

Fevziu që përpiqej ta qetësonte, e ftoi për kafe.

- Le mo burrë dhe ti çfarë nxehesh kot me këta njerëz. Ca vret mendja për ta, ikim këtë weekend gjëkundi, se kemi kohë pa lëvizur. Ku marrin vesh nga historia ata. E bëjmë vetë historinë, ja bëjmë një emision tek Opinioni, si e sollëm doktorin në pushtet dhe si qeverisëm mandatin e parë. E bëjmë me katër seri po deshe.

- Ore, s’ka nevojë ta bëjmë me katër seri, po më vjen inat, ç’janë këta k… që shkruajnë histori dhe nuk më njohin mua. Nuk e dinë këta që luftën kundër korrupsionit e bëra unë. Ku pati luftë kundër korrupsionit pa spotet e mia. Bëra unë spotet, që u dhanë një vit rresht, që u plasi koka shqiptarëve, mësuan që po luftohej korrupsioni. Ndryshe nga do merrej vesh?

- Po ç’ke me ata o burrë, janë kot fare, pse mërzitesh. Ma tha dhe ambasadorja franceze dje se e ftova për darkë në shtëpi. Më tha që roli juaj në histori do jetë i ndritur. I thashë, jo mo, vetëm detyrën kemi bërë. Ne nuk i kemi bërë keq njeriu, i thashë. Kemi mbështetur gjithmonë qeverinë. Kështu do vepronte çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot. Historia do shkruajë për ju, i thashë. Në fund i dhurova dhe një disk për atë dokumentarin që kemi bërë për pavarësinë e Kosovës. Ja, i thashë, dhe pavarësinë e Kosovës ne e shpallëm. Mos të ishim ne, as do ishte marrë vesh fare. Po, ke të drejtë, tha. Ma ka thënë dhe presidenti Sarkozi që nga TV Klani e morëm vesh që u shpall pavarësia e Kosovës.

- Lëre o Fevzo atë francezen, kush çan k… për të, po kam inatin me këta b…q që s’dihet ku kanë qenë më 2005, e tani bëjnë histori pa pyetur fare. Dakord ore, doktori ka merita, po kemi dhe në të tjerët. Dhe për Gërdecin e kanë shkrujtë aksident teknologjik. Shumë k… janë vallahi. ǒpunë kanë ata ç’lloj aksidenti është, qoftë dhe atomik. E rëndësishme është që populli i Gërdecit është me ne. Këta janë historianë apo teknikë minash. Çfarë k….

- Hajt o burrë mos u mërzit se do ta bëj unë një dokumentar me katër seri, nga një për secilin vit për rolin e TV Klan në historinë e luftës kundër korrupsionit. Do t’i marrim të gjitha një për një, çfarë ka premtuar doktori dhe çfarë ka mbajtur.

- Mos ja fut p… Fevzo se po bëmë atë punë, dalim të rruar e të qethur.

- Jo mo s’ka problem, ça na duhen emra të përveçëm, ne flasim në përgjithësi se unë s’dua të përzihem në gjëra të vogla.

- Po ç’të duhet ty të bësh bilance, thuaj në tërësi për sukseset dhe rolin tonë. Po dhe një lloj fryme bashkëpunimi që ka pasë doktori pa paragjykime. Ja për shembull Delijorgjin e ka pasë akuzuar në opozitë se ka sjellë armë nga Greqia për të përmbysur pushtetin e tij më ‘97 dhe që ka bërë kontrabandë hekuri, që ka eleminuar fizikisht rivalë të tij, pas 2005 as që u mor me të, bile as kur djali i tij u bë ortak, nuk e paragjykoi. Kjo tregon që respekton shtetin ligjor dhe jo biografitë. E njëjta me Rezart Taçin. I tha kontrabandisti më i madh i naftës në Ballkan, erdhi në pushtet, i dërgoi vajzën, ja verifikoi llogaritë e pa që i kishte para të pastra nuk e përgojoi më. Bile i dha Armon dhe po e ndihmon të fusë dhe naftë pa lek sa të marrë veten. Po me Dritan Çelën harrove ça bënte. Jo ortak i Ben Malajt, jo i Fatos Nanos. Erdhi vetë në pushtet, i dërgoi dhëndrin, e verifikoi, i kishte letrat në rregull, na tha dhe ne shko bëjuni ortak në Kakome se i ka letrat në rregull. ǒtë them, ke raste plot. Ja Hakmarrja për Drejtësi s’e harrova. Të kujtohet ça thoshte për Adrian Vishën, kreu i Hakmarrjes për Drejtësi, thoshte. I ndodhi halli djalit me Gërdecin, e çoi tek Visha, i pa letrat ai, i tha i ke në rregull, u bë avokat i Fatmirit, d.m.th i hallit të djalit. Ka ndryshu doktori Fevzo dhe ne duhet të na e njohë historia rolin në këtë ndryshim.

- Hajt mo burrë se e bëjmë vetë historinë, s’ia lëmë në dorë këtij Beqir Metës. Bile këtë as në emision s’kam për ta ftuar më. Më kanë thënë disa herë dhe këta ambasadorët që emisionin e ke shumë mirë, po atë Beqir Metën mos e thirr më. Nuk i thërras më, mos ça kokë. E bëjmë vetë një dokumentar që të plasë Ed Rama kur ta shikojë.

- Mirë o Fevzo, kështu e lëmë. Shiko pak dhe atë punën e Ilir Metës që të dalë që ai ka qenë gjithmonë pro doktorit po rrethanat nuk e lejonin të shprehej.

- Po mo burrë se e rregulloj vetë atë punë. Më tha dhe ky Oli Rehni kur isha herën e fundit në Bruksel, që kjo është qeveria që kemi pritur me vite në Bruksel, po ai Edi Rama mund të lërë pa liberalizim vizash, tha, se është antishqiptar dhe ti e e di që Evropa është antishqiptare, më tha. Dhe ka të drejtë mo burrë se nuk e kanë me doktorin, janë antishqiptarë.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2009 12:06
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika bene historine e Shqiperise

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.