Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Dossier- Falja e kufijve detarė Greqisė
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Dossier- Falja e kufijve detarė Greqisė

TIRANE-
14.10.2009/"Falja e kufijve", Meta- Ramës: Hiq dorë nga qëndrimet ekstremiste

Zv kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i Shqipërisë reagoi sot për marrëveshjen për kufijtë detarë me Greqinë.

Ilir Meta, i cili do të mbrojë këtë marrëveshje para deputeteve në seancën e 19 tetorit, fton krytarin e PS-së të jetë në Parlamet për të njohur më mirë dhe më saktë marrëveshjen.

Mbrëmë, pas mbledhjes së kryesisë PS-së Rama deklaroi se kishte vendosur të ngrinte një grup ekspertësh për shqyrtimin në themel të cështjes.

Ky vendim është cilësuar si “qëndrim ksenofob” nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar i LSI-së.
Meta i bëri thirrje Ramës të heqë dorë nga qëndrimet ekstremiste, pasi dëmtojnë imazhin e vendit dhe nuk ndihmojnë PS-në.

"Ftoj në mënyrë të vecantë kryetarin e PS por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës të heqin dore nga frymezimet ksenofobe apo ekstremiste."
Në cilësinë e “mbrojtësit” të kësaj marrëveshjeje të firmosur nga ish- minsitri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis në prill të 2009, Meta u shpreh i bindur se cdo shqetësim do të marrë përgjigje para ratifikimit të marrëevshjes


"Unë dua të siguroj që të gjithë se ekspertët kanë punuar me përgjegjësi maksimale në respekt të Kushtetutës dhe të konventave ndërkombetare ku Shqipëria është palë. Jam i bindur se të gjitha këto spekulli, dhe falsifikime, apo dhe shqetesime do të marrin përgjigjet e tyre në mënyrë transparente në Kuvendin e Shqipërisë, para se marrëveshja të ratifikohet. "- deklaroi Meta në një prononcim për shtyp jashtë godinës së ministrisë së Jashtme.

Zoti Meta përsëriti kërkesën që opozita të kthehet në Parlament, dhe të kontribuojë në transparencën e cështjes.

Kuvendi është vendi i duhur ku zgjidhet cdo cështje” theksoi Meta në një prononcim për shtyp jashtë godinës së ministrisë së Jashtme duke shtuar "Është e drejta e cilitdo që ka ikur nga puna të thotë cfare të dojë, sepse ne jemi vend demokratik, por opozita i ka të gjitha mundësitë institucionale për të ngritur shqetësimet e saj dhe për të kontribuar në transparencën e cështjes"

Në bazë të kësaj marrëevshjeje Shqipëria i dhuron 354. 4 km 2 sipërfaqe ujore në detin Jon, konkretisht në kanaline Otrantos.

Nëpërmet një studimi prej 117 faqesh të kolonel Pashaj, e publikuar eksklzivisht ne GSH, vërtetohej se nga kjo marrëveshje cenohej rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë.

Një ditë më parë “Gazeta Shqiptare” zbardhi faktin se synimi strategjik i Greqisë për të hyrë në Kanalin e Otrantos në bazë të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, lidhej pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”

Nga kjo marrëveshje Shqipëria nuk përfshihet në projektin e gazsjellësit që financohet nga gjiganti rus “Gazprom”, rreth 2.5 miliardë kilovat orë gaz në vit.

Në një prononcim të djeshëm deputeti i PS-së, Pandeli Majko i bëri thirrje Presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurimit, të kërkojë informacione, “pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik. Kufijtë e shtetit shqiptar nuk janë as të Partisë Socialiste, dhe as të Partisë Demokratike”

"Gazeta Shqiptare" ka qenë e para media në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 26 prill 2009 faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

13. 10. 2009 Kufijtë detarë, Otranto u fal për gazjellësin rus

Synimi strategjik i Greqisë për të hyrë në Kanalin e Otrantos në bazë të marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë, lidhet pikërisht me ndërtimin e gazsjellësit “South Stream” (Shtegu i Jugut). Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se nga ketu nis zanafilla e faljes se detit Jon nga pala shqiptare per palen greke. Sipas Gazetes ky është një projekt i financuar nga Moska dhe i planifikuar të ndërtohet nga gjiganti rus i gazit “Gasprom” dhe koncerni energjetik italian, “ENI”. Gazsjellësi “South Stream” fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të kalojë në Bullgari, mandej në Serbi, Hungari dhe për të përfunduar në Austri. Dega tjetër kalon nga Bullgaria, në veriun e Greqisë, mandej fundi i kufirit tokësor do të jetë Igumenica. Nga këtej ky tubacion është vendosur të kalojë nën det përgjatë gjithë Kanalit të Korfuzit me drejtim veri-perëndimin, për të vijuar në Kanalin e Otrantos e për të përfunduar tek “taka” e gadishullit italian, e konkretisht në Brindisi. Referuar faqes zyrtare në internet të projektit gazsjellës “South Stream”, citojmë se, “ky është shtegu më i shkurtër dhe me kosto financiare shumë më të vogël sesa alternativat e tjera”.

Gazeta Shqiptare ka zbardhur se per kete qellim jane zhvilluar edhe takimet e ish-kreut te qeverise greke Karamanlis.
Në 25 prill 2009, kryeministri grek, Kostas Karamanlis viziton Sofjen me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për ndërtimin e tubacioneve për transitin e gazit nëpër territoret e Bullgarisë dhe Greqisë të gazsjellësit “South Stream”. Dy ditë pas kësaj vizite, Karamanlis vjen në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjen e përcaktimit detar me Shqipërinë. Sikundër rezulton nga kjo marrëveshje, Greqia fiton 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Nga të cilat, vetëm 335 km2 ia janë marrë Shqipërisë në Kanalin e Otrantos. Po të njëjtën ditë, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis e cilëson si “arritje strategjike” këtë marrëveshje, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk bën asgjë transparente, madje as sot e kësaj dite. Pikëpyetja e madhe e opinionit publik shqiptar: “Çfarë synon Greqia me këtë marrëveshje, të cilësuar prej saj si strategjike?”, nuk merr përgjigje nga Tirana zyrtare. Por, për Greqinë rëndësi kishte që Shqipëria e pranoi kërkesën e saj. Ndaj, me të arritur këtë marrëveshje në Tiranë, Karamanlisi niset drejt Moskës. Në datën 29 prill në Soçi të Rusisë, kryeministri Vladimir Putin firmos marrëveshje të veçanta me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit “South Stream”, mes të cilave edhe Greqia. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë ku per palen greke do te kapin shumen e miliarda eurove.
Shqipëria ka mbetur jashtë projektit “South Stream”, të gjigantit rus të gazit “Gazprom”. Përjashtimi i saj në parim është bërë pikërisht nga marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, që nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti shqiptar. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria ‘Berisha’ i ka dhuruar Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. E më konkretisht në Kanalin e Otrantos, ku pritet të kalojnë tubacionet e gazit të këtij projekti, palës greke i është dhënë një sipërfaqe prej 335 km2.
Gazeta Shqiptare ne numrin e sotshem ben te ditur edhe kompanite qe do te vihen ne dispozicionin e kesaj vepre.

13. 10. 2009 Rama: Grup ekspertesh per marreveshjen me Greqine
Partia Socialiste reagoi dje zyrtarisht në lidhje me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një prononcim për mediat, kryesocialisti Edi Rama bëri të ditur vendimin e kryesisë së PS-së për të ngritur një grup pune me ekspertë që do të shqyrtojnë në themel problemin e çështjes. Ai sqaroi se vetëm në përfundim të kësaj analize, forca më e madhe e opozitës do të publikonte rrugët që do ndjekë për të penguar ratifikimin e marrëveshjes. “Kam kërkuar që një ekip i ngushtë ekspertësh të së drejtës kushtetuese dhe të së drejtës ndërkombëtare të ndjekin me shumë vëmendje këtë çështje, e cila mesa duket ka në brendinë e saj një tjetër ngarkesë të rëndë për qeverinë shqiptare, një pushtet njerëzish që janë shumë të paaftë dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht të papërgjegjshëm për të ndërmarrë hapa që bien ndesh me interesa shumë më të mëdha. Megjithatë, në çastin kur ekipi do të japë një opinion përfundimtar, pa asnjë dyshim ne do të reagojmë në rrugën e duhur dhe do të bëjmë atë që na takon”, - sqaroi Rama. Ai tha mandej se për çështje të kësaj natyre, politika duhet të dëgjojë argumentet që japin palët pro dhe kundër për marrëveshjen dhe pastaj të flasë. Në mënyrë të posaçme, kreu i Partisë Socialiste falenderoi “Gazeta Shqiptare” për argumentet bindëse që ka servirur, sipas tij për mosratifikimin e marrëveshjes në Parlament. “Është shumë e rëndësishme që në çështje të tilla ku ka shumë ekspertizë dhe ku kërkohet në radhë të parë mendimi i specialistëve të mirëfilltë, politika të qëndrojë një hap më mbrapa dhe zëri zyrtar i opozitës të ngrihet vetëm atëherë kur faktet flasin qartë dhe kur shqetësimi është i mbështetur jo mbi emocione negative, dhe as mbi normën e përditshme të opozitarizmit, por mbi argumente bindëse, që mesa duket në rastin konkret nuk mungojnë dhe në këtë rast unë dua ta falënderoj posaçërisht ‘Gazetën Shqiptare’”, - përfundoi Rama.

11. 10. 2009 Falja e kufijve, peticion online kundër marrëveshjes
Është publikuar në internet peticioni kundër ratifikimit të marrëveshjes së ujrave mes qeverisë shqiptare dhe shtetit fqinj Greqisë. Peticioni i publikuar në sitin www.gopetition.com/online/31143.html është aktiv në 75 vende të botës dhe kërkon firmat e shqiptarëve kudo që jetojnë kundër ratifikimit në parlament të marrëveshjes detare me Greqinë.
Peticioni që i drejtohet krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si presidentit të Republikës Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, kryetares së kuvendit dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbështetet bazuar në nenet 48 të Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Përmes këtij peticioni cdo qytetar i Republikës së Shqipërisë mund ti thotë jo marrëveshjes aq të kundërshtuar nga specialistë dhe ish ushtarakë nën pretendimin se cënohet sovraniteti i vendit.

“Duke patur parasysh, kritikat e mëdha që i janë bërë kësaj marrëveshjeje nga ekspertë të mirënjohur; mungesën e theksuar të transparencës përgjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje dypalëshe; shpejtësinë e pashpjegueshme të procedurave administrative dhe parlamentare nëpër të cilën ka kaluar ky projektligj; mungesën e debatit në komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjëherë për votim dhe për në seancë plenare; afrimin e frikshëm të datës së diskutimit dhe miratimit në seancë plenare; nenin 131 të Kushtetutës ku shprehet se kushtetutshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare mund të shikohet vetëm para ratifikimit të saj nga Kuvendi, e vlerësojmë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij” thuhet në peticionin ku theksohet se marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Pak ditë më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.

Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritet të kaloje për miratim ne kuvend me 19 tetor. Ai që do të mbrojë këtë marrëveshje para deputeteve është ministri i ri i Jashtëm, Ilir Meta.

10.10.2009-Ku çalon marrëveshja për kufijtë detarë

Nga Prof. Dr. Agim Shehu


Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që fi rmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një
hapësirë detare Kështu dua që t’iu flas. Që ditën e parë që lexova në “Gazeta Shqiptare” mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe, vijoj që të jem. Gjithnjë si një hartograf. Sepse, ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit prej fakteve që po publikohen nga “Gazeta Shqiptare”. Ne duhet t’i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t’i krijuar shqetësime të mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj, Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndiej si një obligim kombëtar shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument ritrajtimi i argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente. Pse duhet të nxitohemi? I kemi të gjitha mundësitë shkencore për të dritësuar në mënyrë hartografike këtë marrëveshje, sepse vetëm në mënyrë vizuale nga harta që janë publikuar, të lindin dyshime të mëdha. Dëshmia që na u soll këto ditë nga “Gazeta Shqiptare” se mungon Harta e Marrëveshjes është një nga faktet më të dyshimtë, mbasi për mua, fjala kthehet në shenjë, simbol, hartë, mandej duhet t’u jepet ligjvënësve për ta njohur dhe miratuar. Marrëveshja është kryer nga të dyja palët dhe ne s’kemi hartë. Të vjen çudi se si mund të pranohet argumenti se, “duhet të miratohet Marrëveshje pastaj bëhet harta”, kur në të vërtetë është e kundërta… Unë si hartograf nuk mund të pranoj vendosjen me koordinata të një pike me numrin 150 vetëm nga dy shtete, pa praninë e Italisë, ku të jetë një hartë e përbashkët e së njëjtës saktësi dhe në Sistemin Ndërkombëtar. Nuk dua të vijoj me argumente të tjera, sepse nuk është këtu vendi, por t’i përcjell znj. Jozefina Topalli respektin tim të thellë, që me maturinë e saj të gjejë mënyrën më të mirë që të shtyjë deri në një kohë të përshtatshme ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe të ngrejë një grup studimor të posaçëm me juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, ushtarakë, diplomatë, historianë dhe gjeografë, gjeodetë dhe hartografë për të parë në hollësi argumentet e sjellë nga Prof. Pasha.


10.10.2009-Berisha: Marrëveshja nuk cënon sovranitetin e Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha reagoi dje lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një intervistë televizive, shefi i qeverisë tha mes të tjerash se “ato janë matje të thjeshta dhe të dalë dikush të provojë se qoftë edhe një metër i vetëm është lënë bazuar në këtë marrëveshje. I teket x apo y për të bërë politikë, unë mendoj se përcaktimi i kufirit është interesi më i mirë i Republikës së Shqipërisë. Të bësh politikë me marrëveshjen ndërkombëtare nuk shërben asgjë”, - u shpreh ai. Kryeministri shtoi mandej se “përcaktimi i kufijve ujorë nuk zgjidhet me debate publike por me debate profesionistësh. Nëse historianët marrin përsipër për të përcaktuar kufirin ujor pa bërë matjet, unë mendoj se dalin jashtë materies së tyre”, - u shpreh Berisha. Duke iu përgjigjur shqetësimit të historianëve, Berisha tha se “historiani mund të ketë të drejtë të shqyrtojë marrëveshjen mbi të cilën është bazuar dhe t’i thotë popullit nëse kjo marrëveshje është apo jo solide. Kufiri me Greqinë është bazuar me një marrëveshje ndërkombëtare. Ne po përcaktojmë kufijtë. Për 45 vjet nuk ka ekzistuar kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kufiri tokësor mes dy vendeve u sanksionua në vitin ’95 me Traktatin e Miqësisë. Tani po përcaktojmë kufirin detar. Një metër i vetëm nuk është lënë bazuar në këtë marrëveshje”, - përfundoi kryeministri.

09.10.2009-Si e shkeli marrëveshja kufirin detar të 1914-ës

Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë denoncohet për shkelje të sovranitetit territorial të vendit tonë edhe nga nënkoloneli, Çelik Murati, me një kontribut të njohur e të çmuar në komisionet e Kufirit me Greqinë. Në cilësinë e ekspertit të fushës, Murati deklaroi dje se “marrëveshja është skandaloze” sa i përket distancës kufitare të përcaktuar. Në mënyrë të veçantë ai shpreh shqetësimin e tij lidhur me vijën ku fillon caktimi i kufijve, pikërisht në piramidën kufitare numër 79. Për të argumentuar qëndrimin e tij, nënkolonel Murati vuri në dispozicion të “Gazeta Shqiptare” dokumentin ku pasqyrohen koordinatat gjeografike të kufirit të përcaktuar në vitin 1914. Ai sqaron përshkrimin e vijimit të kufirit detar nga kjo piramidë, të marrë nga origjinali i këtij përshkrimi të bërë në vitin 1914 nga përfaqësues të stafit teknik të Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë. Në firmat e fundit janë dhe dy teknikë, njëri shqiptar dhe tjetri grek. “Përshkrimi i kufirit prej shenjës kufitare Nę% III. 79, deri në kufi me ujërat territoriale. Duke filluar prej shenjës kufitare Nę% III.79, vija e kufirit drejtohet nga J.J.P. (Jug, Jug, Perëndim: shënim i nënkolonelit) zbret shkëmbinjtë shumë skarpate dhe pas rreth 10 metrash takohet me bregun e detit. Pastaj ajo vazhdon deri në kufirin e ujërave territoriale, duke ndjekur në vijë normale, në drejtimin e përgjithshëm të bregut të detit. Ishulli i vogël i Tongos i ngelet Shqipërisë”, - sqaron Murati. Sipas komentit që bën nënkoloneli, “vija në det do të vazhdojë deri sa të ndërpresë bregdetin e Korfuzit në vijë të drejtë. Vetëm pika e mesit është edhe drejtimi që do të marrë kufiri në ecurinë e tij drejt veriut, përgjatë Kanalit të Korfuzit. Nëse largësia nga piramida nr.79 deri në brigjet e Korfuzit është 16.86 Km (9.11 milje detare), atëherë sipas rregullit të vijës së mesme të fillimit kjo pikë i takonte të ishte në largësinë: 8.43 km. Mirëpo nga matjet në hartë në bazë të marrëveshjes së firmosur së fundmi, del se kjo largësi është 4.7 km (e përafërt). Një diferencë e tillë ( 3.73 km) është skandaloze”, - përfundon nënkolonel Murati, i cili zotëron një dokumentacion të pasur dhe një përvojë të gjatë në problematikën e përbashkët të kufijve shtetërorë me të dy vendet, Shqipëri-Greqi.
“Jo ratifikimit”
Koloneli në rezervë i Forcave të Armatosura, profesori Myslim Pashaj, i cili bëri një studim mbi skandalin e marrëveshjes së kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë të denoncuar prej tij si një cenim të sovranitetit territorial të vendit, i ka dërguar një letër të hapur qarqeve akademike në vend dhe në Kosovë për të sensibilizuar këtë çështje në mënyrë që parlamenti të mos ratifikojë marrëveshjen. “Heshtni në heshtjen tragjike albanologjike për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos, kur brenda kësaj gjeohapësire keni po kaq të shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke luajtur me gurët e themelit, ku mbështetet edhe shtrati i autoktonisë iliro-shqiptare”, - shprehet profesor Pashaj.

09.10.2009-Marrëveshja me Greqine, dorehiqet shefi i Hartografise Ushtarake

Shefi i Departamentit të Hartografisë në Insti tutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj, dha dje dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë. Vendimi i tij vjen fill pasi “Gazeta Shqiptare” botoi pak ditë më parë procesverbalin e mbledhjes së “fshehtë” të komisionit parlamentar të Ligjeve, ku drejtoresha e IGJU-së, Miranda Zeka pohonte para deputetëve të maxhorancës se harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston. Në prononcimin e tij për “G.SH”, Malaj bëri të ditur se “lajmi i përcjellë nga “Gazeta Shqiptare” ka qenë tronditës. “Dhashë dorëheqjen e parevokueshme në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij dhe që nuk e ka hartën përkatëse”, - sqaroi nënkoloneli. Shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake bëri mandej të ditur se ka pasur edhe një sërë arsyesh të tjera që e detyruan në marrjen e këtij vendimi. “Publikimin e tyre do ta bëj në një kohë më të vonë, pasi jam në pritje të përgjigjes që do të marr nga eprorët e mi lidhur me dorëheqjen që iu kam paraqitur”, - përfundon ai. Vendimi i nënkolonelit Behar Malaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra është treguesi më i qartë i anashkalimit të ekspertëve nga procesi i negociatave me palën greke për arritjen e marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar mes dy shteteve. Duket se vendimmarrja për këtë çështje është vulosur tjetërkund dhe se gjithë ecuria e procesit është karakterizuar nga një hermetizëm e fshehtësi e plotë. Konstatimin e përforcon fakti se vetë Shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, një nga autoritetet kryesore që duhej të ishte vënë në dijeni, nuk ka pasur asnjë informacion për mungesën e hartës deri ditën që këtë lajm e botoi “Gazeta Shqiptare”. Ndërkohë, burime zyrtare nga IGJU bënë dje të ditur se akti i nënkolonelit Malaj do të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij instituti, që gjithashtu nuk kanë qenë në dijeni për mungesën e hartës detare.
Apeli i ushtarakëve
“Mos e ratifikoni marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë”. Ky është apeli publik që iu drejtua krerëve më të lartë të shtetit shqiptar dhe opozitës nga shtatë shoqata, respektivisht Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë; Komiteti i Veteranëve; Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut; Shoqata e ish- Ushtarakëve dhe ushtarakëve në rezervë; Shoqata e Invalidëve; Sindikata e Pensionistëve dhe Shoqata Atdhetare Kulturore Përmeti. Të gjitha këto organizata shprehin shqetësimin e thellë lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në heshtje të plotë nga qeveria shqiptare me qeverinë e Greqisë, për kufirin detar midis dy vendeve. “I kërkojmë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë”, - shprehen ushtarakët në letër.

07:10.2009-Alfred Moisiu: Marreveshja, Berisha servil ndaj Greqise

BERAT -Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu i apeloi dje institucion eve shtetërore të rishikojnë marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Në përgjigje të interesimit të medias, Moisiu tha se, “më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke. Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë”. Deklarata e ish-kreut të shtetit u bë gjatë promovimit në Berat të vëllimit të tij të ri, “Midis Nanos dhe Berishës”, pjesë e “Kujtimet e një Presidenti”. Pyetjes se si e vlerëson bojkotin e opozitës në Kuvend, Moisiu i është përgjigjur se, “nuk dua që të përzihem me palët, por unë them se çështja e manipulimit të zgjedhjeve duhet të marrë fund njëherë e mirë në vendin tonë. Nuk mund të them se është apo jo bojkoti mënyra më e mirë, por gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe të bëjmë edhe ne zgjedhje siç bëjnë të gjithë të tjerët, pa pasur merak se vota e shqiptarëve nuk do të numërohet ashtu si e ka vendosur zgjedhësi”. Në vijim të përgjigjes së pyetjes për zgjedhjet e fundit parlamentare, ish-kryetari i shtetit ka thënë se hapja e kutive zgjedhore nuk ka se si mos të bëhet (kryhet), pasi hapja e kutive të votimit do t’i japë fund procesit të deformimit të votës dhe do të shërbejë për t’i dhënë fund në proceset e tjera zgjedhore manipulimit të votës.

04.10.2009-Marreveshja me Greqine, keshilltari i Berishes: Kuvendi te mos nxitohet

Mos e ratifikoni marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë”. Ky është apeli publik që iu është drejtuar krerëve më të lartë të shtetit shqiptar dhe opozitës nga shtatë shoqata, respektivisht: Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë; Komiteti i Veteranëve; Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut; Shoqata e ish-Ushtarakëve dhe Ushtarakëve në rezervë; Shoqata e Invalidëve; Sindikata e Pensionistëve dhe Shoqata Atdhetare Kulturore Përmeti. Të gjitha këto organizata shprehin shqetësimin e thellë lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në heshtje të plotë nga qeveria shqiptare me qeverinë e Greqisë për kufirin detar midis dy vendeve. Në veçanti, ushtarakët shprehen të tronditur nga e vërteta që nxjerr në pah studimi shkencor i publikuar këto ditë në “Gazeta Shqiptare” nga kolonel Myslim Pashaj. Sipas tyre ky studim shkencor me llogaritje të sakta e argumente tregon se Shqipëria ka humbur një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit. “Sipërfaqja detare që është humbur në ngushticën e Korfuzit, në ujërat e Arkipelagut të Korfuzit, në gjirin e Sarandës e sidomos në ngushticën e Otrantos, llogaritet në 354.4 kilometra katrorë. Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të gjirit të Sarandës janë konsideruar si ‘Free bay’ (gji i lirë), për t’u ndarë me Greqinë, i cili është gji historik i Shqipërisë. Ushtarakët i kërkojnë Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë”, - shprehen ushtarakët në letër. Me këtë marrëveshje, arsyetojnë ushtarakët, “duke i dhuruar sipërfaqen ujore ne humbim gjithashtu dhe atë tokësore, ku sipas informacioneve janë bërë studime shpresëdhënëse për rezerva të naftës dhe të gazit”. Nga ana tjetër, 6 shoqatat e tjera shprehin revoltën e tyre për fshehtësinë, shpejtësinë gjatë procedurave të hartimit dhe të miratimit të kësaj marrëveshjeje, që sipas tyre ul dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare, cenon gjeohistorinë iliro-shqiptare dhe hapat e sotëm të integrimit të vendit. “I bëjmë thirrje lidershipit të opozitës shqiptare të përfshihet në analizën dhe debatin mbi këtë marrëveshje, të deklarojë qartë pozicionin e saj lidhur me të e udhëhequr vetëm nga interesat kombëtare, larg interesave të politikës së ditës, të distancohet qartë dhe të kundërshtojë me çdo mjet nëse një marrëveshje e tillë cenon qoftë edhe minimalisht sovranitetin tonë kombëtar”, përfundon letra e tyre.

Keshilltari i Berishes: Kuvendi mos te nxitohet

Këshilltari i kryeministrit Berisha, historiani Neritan Ceka apeloi gjatë një prononcimi të djeshëm për “Gazeta Shqiptare” se, marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar “nuk duhet të ratifikohet me urgjencë nga parlamenti”. Zbulimi i fakteve tronditëse lidhur me shkeljen e sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë nga kjo marrëveshje, nxjerr si domosdoshmëri sipas Cekës, nevojën e kërkimit të një ekspertize ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes. “Parlamenti është i detyruar të kërkojë një ekspertizë ndërkombëtare për këtë marrëveshje, për shkak se në thelb të saj qëndron e drejta ndërkombëtare. Kjo nuk duhet konsideruar si një marrëveshje e thjeshtë midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë, duke marrë në konsideratë faktin se prej saj preket edhe një shtet i tretë, sikundër është Italia. Ndaj parlamenti nuk duhet të nxitohet me ratifikimin e saj, pasi duhet pritur ekspertiza ndërkombëtare para se të thuhet fjala e fundit në Kuvend, aq më tepër tani që studimi i kolonel Pashës ka nxjerr në pah fakte tronditëse”, - arsyeton këshilltari i kryeministrit. Brenda të njëjtit argument, Ceka i ka apeluar maxhorancës të mos e miratojë e vetme marrëveshjen me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar. Sipas tij përderisa kemi të bëjmë me një çështje kombëtare kërkohet si domosdoshmëri edhe konsensusi i opozitës. Ndaj ai i ka sugjeruar maxhorancës që të mos ta miratojë e vetme në Kuvend këtë marrëveshje, pa votat e Partisë Socialiste. “Marrja e një ekspertize ndërkombëtare nuk duhet t’i mjaftojë maxhorancës për ta miratuar e vetme këtë marrëveshje. Parlamenti është i detyruar që pasi të ketë siguruar ekspertizën ta votojë këtë dokument, por natyrisht jo pa votat e opozitës, për shkak se kemi të bëjmë me një çështje kombëtare”, - përfundon Ceka.
Puto dhe Xhufi
Historiani dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Arben Puto, gjatë një interviste ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” denoncoi hapur marrëveshjen shqiptaro-greke, për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, që sipas tij shkel sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Akademiku Puto i bëri thirrje Parlamentit për të mos e ratifikuar këtë marrëveshje. Reagimi i tij erdhi fill pasi GSH botoi studimin e kolonel, Myslim Pashës sipas të cilit nga kjo marrëveshje ujërat kombëtare të shtetit shqiptar në detin Jon janë cenuar me rreth 354.4 km2, të cilat i janë “dhuruar” Greqisë. “Sipas studimit rezulton se kjo marrëveshje është në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet të ratifikohet nga Parlamenti”, u shpreh ai. Gjithashtu edhe historiani dhe ish-deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi apeloi nëpërmjet një interviste të dhënë për “Gazeta Shqiptare”, nevojën e mos ratifikimit në Parlament të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Sipas tij, kjo marrëveshje cenon rëndë sovranitetin territorial të Shqipërisë. Xhufi, në këtë intervistë nuk lë pa thumbuar edhe ministrin e Jashtëm, Ilir Meta i cili sipas tij, ka në dorë rastin për t’iu treguar shqiptarëve se “vërtet iu bashkua qeverisë Berisha për arsye kryekëput atdhetare”.

30.09.2009-Marrëveshja me Greqinë, si u tkurr gjiri i Sarandës

Në bisedimet me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve, duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e Gjirit të Sarandës. Vijat bazore janë marrë deri në portin e qytetit dhe ish-bazën detare, Limion. Kjo ka sjellë humbje në Detin Shtetëror të Shqipërisë”. Ky është një nga konkluzionet më tragjike që del nga studimi prej 117 faqesh, që profesori Myslim Pashaj, ish-drejtori i Institutit Gjeografik të Shqipërisë, nxjerr lidhur me këtë marrëveshje. “Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht kapitullin e këtij studimi, që flet në mënyrë specifike për Gjirin e Sarandës. Sipërfaqja që përfiton Republika e Greqisë përballë Gjirit të Sarandës është rreth 15 km2, thuhet në këtë studim, ku sqarohen në mënyrë teknike që nga shkeljet e Konventës së OKB-së për detin, deri tek injorimi që iu është bërë titujve historikë në përcaktimin e kufirit detar. “Prirja për të mos e parë problemin ndarës në gjithë përmasat e tij dhe mos mbrojtja nga njëra palë (pala jonë), e cila për qëllime që ende nuk dihen as që i shtron interesat ekonomike dhe historike që janë ‘evidentuar qartë prej një përdorimi të gjatë’, lë shteg për shqetësim të vetëdijshëm, jo thjesht në vështrimin kombëtar, po edhe të dinjitetit shtetëror shqiptar, aktual”, - apelon profesor Pashaj. * * * Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 45 gradë e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri/jug. Forma e gjirit është trekëndore, me thyerje të shumta sapo fillon prej kepit të Qefalit, deri në Sarandë. Penetrimi në thellësi nismon dukshëm që në pikën e fillimit të kësaj thyerjeje, në Kepin e Qefalit, ku ndodhet edhe fanari bregor orientues detar. Lashtësia na kumton se Onkezmi, Saranda, e sotme qysh nga Mijëvjeçari i dytë para Kr. ka qenë një gji për të pritur dhe ruajtur anijet nisur prej vendit të përshtatshëm dhe kushte të tjera të rrethinës. Onkezmi është vijim i gjeohapësirës epirote që zë fill prej maleve Keraune dhe kepit të Gjuhëzës, ku janë ndërtuar vendbanime si Dhërmi, Himarë (Cimera) Vuno, Qeparo, Borsh, Sarandë e deri në fushën e Vrinës ku është dhe Buthroti i famshëm. Kjo ishte Kaonia. Në drejtim të dheut e në drejtim të vargoit kodrinor dhe bregdetit janë qendra të tjera të mëdha të lashtësisë si Foinike dhe më në jug, Buthroti. Logjika e ujërave të brendshme, sipas një përvoje të gjatë, është përfshirë dukshëm në trajtimin e gjireve, dhe prej zhvillimit të tyre ato ruajnë rëndësinë shumëspektrore e të gjithësishme, për të qenë pjesë e ngrohtë dhe aktive e vetvedit e Dheut dhe e njeriut që aty rron. Hartat tregojnë qartas se Marrëveshja e fundit, në indiferencën, cinizmin teknik, shpërfilljen gjeohistorike, ka shmangur Gjirin e Sarandës, duke e trajtuar atë si një bregdet të thjeshtë, pa penetrim, pa dukje, në një harrim gjeografik të pafalshëm. Gjiri i Sarandës ka ngelur “jetim”. Vija bazë ku ka filluar Deti Shtetëror, është marrë në Portin e saj të kahershëm. Aty është vendosur për matje edhe “kompasi proverbial”.
UNCLOS
Si mund të jemi të barasvlershëm në një tavolinë bisedimesh, në një gjeomatje dhe llogaritje, kur vet baza e saj, sa ta shohësh të befason. UNCLOS, (Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit) ka dhënë versionin për GJIRIN dhe përcaktueshmërinë e pranimit vetëm për qëllimet e kësaj Konvente, një kusht i cili do të trajtohet më poshtë: “Parashikimet e mësipërme nuk zbatohen për të ashtuquajturat gjir “historik” ose në çdo rast kur është zbatuar sistemi i vijave bazë të drejta të parashikuara në nenin 7". Dhe ja një paragraf tjetër që lidhet me zbatimin e nenit 7 të Konventës (për Vijëdrejtat bazore.): “...Kur metoda e vijës së drejtë bazë është e zbatueshme sipas paragrafit 1, në përcaktimin e vijave bazë të veçanta, mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë...”. Rasti i Gjirit të Sarandës, që po e trajtojmë në këtë studim, është tipik, për kufizimin e Detit Shtetëror ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë, që ndodhen kundruall. “Kur brigjet e dy shteteve janë ballë për ballë ose në afërsi me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk do të ketë të drejtën, përveç kur është bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për të zgjeruar detin territorial përtej vijave të mesme, pikat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të dy shteteve....”. Afëria e brigjeve dhe të qënit kundruall, e bën këtë të Drejtë, edhe më komplekse, për shumë shkaqe, ndër të cilët janë ata natyrore, ekonomikë dhe historikë. Prirja për të mos e parë problemin ndarës, në gjithë përmasat e tij dhe mos mbrojtja nga njëra palë (pala jonë) e cila për qëllime që ende nuk dihen, as që i shtron interesat ekonomike dhe historike, që janë “evidentuar qartë prej një përdorimi të gjatë” lë shteg për shqetësim të vetëdijshëm, jo thjesht në vështrimin kombëtar, po edhe të dinjitetit shtetëror shqiptar, aktual. Dhe më poshtë UNCLOS sqaron: “...Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme.
” TITUJT HISTORIKE
Faktorët që vlerësojnë dhe japin peshën e duhur të titullit historik në përcaktim të kufijve detarë janë: (i) Ushtrim i autoritetit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar, (ii) Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti. (iii) Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjetër. (iv) Ato mund të jenë të drejta historike, në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, në peshkim, në kalim, ekonomike, gjeostrategjike. (v) Një titullim historik do të thotë, se asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare që i referohet këtij titullimi. (vi)Titujt historikë, shmangin qenësinë e ndonjë titulli tjetër. Para se të shkohej në bisedime, duhej që të qartësoheshin dritëhijet, format, kuptimet dhe nënkuptimet e objektit, vetëm duke thirrur dhe konsultuar me specialistët e fushave të ndryshme që kanë lidhje me të. Puna e parë që do të ngrihej, si një pikë vrojtimi, apo si një tregues i rëndësishëm orientues, do të ishte gjeohapësira e shtetit përballë dhe përballë tij veçoritë e gjeohapësirës tënde. Menjëherë do të shkonte mendja tek gjiri i Sarandës. Një shtet me denjësi dhe histori shumëshekullore të njohur, në dëshmi që nuk ka se çfarë t’u bëj dot asnjë lloj erozioni, konsultohet, sendërton në një ligj të tij, bën një deklarim, që nga Parlamenti e Qeveria e tij, për Gjirin e Sarandës. Ai duhej të shpallej si një gji historik. DET I FALUR Fig.X.c. Shëmbëllimi i detit shtetëror të Shqipërisë, “i dhuruar” përballë gjirit Historik të Sarandës. Në këtë hartë janë pasqyruar koordinatat gjeografike të tri pikave ( 90, 80, 70). Siç mund të vihet re, kemi një zhvendosje larg fundgjirit të Sarandës që në versionin ndarës sipas marrëveshjes, ishte fillim i trupit ujor që do të ndahej. Po kështu në këtë vizatim janë paraqitur edhe pikat e vijës mesore ndarëse, me numrat 100, 90, 80 , 70 të hedhura në bazë të koordinatave gjeografike që jepen në Marrëveshje. Vihet re se ndryshimi është shumë i madh. Vetëm pika nr 90 e cila ndodhet përballë Kepit të Qefalit përkon me vijën mesore të paraqitur. Për këtë hapësirë ujore vija mesore është paraqitur midis shkëmbit Barketa dhe kepit të Vrojtimit ashtu sikundër është marrë edhe në marrëveshjen e cituar. Sipërfaqja që përfiton Republika e Greqisë, përballë Gjirit të Sarandës është rreth 15 km2. 􀃎

29.09.2008-Arben Puto: Marrëveshja shkel sovranitetin tonë

Historiani dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Arben Puto, gjatë një interviste ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” denoncon hapur marrëveshjen shqiptaro-greke, për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, që sipas tij shkel sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Akademiku Puto i bën thirrje Parlamentit për të mos e ratifikuar këtë marrëveshje.
“Gazeta Shqiptare” publikoi një ditë më parë një studim prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit Myslim Pashaj. Ky studim analizonte marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve dhe arrinte në konkluzionin se kjo marrëveshje “shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”. Cili është komenti juaj për këtë studim?
Nuk është hera e parë që unë përballem me këtë problem. Sepse “Gazeta Shqiptare” e ka shtruar këtë çështje disa muaj para, menjëherë sapo u firmos marrëveshja. Para se gjithash dua të theksoj se arritja e një marrëveshjeje të natyrës së ngjashme nuk ka asgjë të jashtëzakonshme apo të paligjshme. Për rastin konkret duhet të kemi parasysh se kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me Protokollin e Firences të vitit 1926 dhe ato janë përcaktuar në një kohë kur çështjet e detit nuk ishin zgjidhur definitivisht. Neni 10 i këtij protokolli, thotë, citoj se “Çështje të ndryshme që do të dalin për përcaktimin e vijës së kufirit, të cilat nuk janë parashikuar nga ky protokoll do të jenë objekt i marrëveshjeve të drejtpërdrejta midis qeverive”. Pra në parim, një çështje që nuk ka qenë trajtuar në kohën e vet mua më duket normale të trajtohet në këtë kohë. Por studimi i kolonel Pashaj më shtie në mendime. Dua ta them qysh në fillim që unë nuk e quaj veten të aftë të trajtoj problemet që ka shtruar koloneli në mënyrë kaq të hollësishme. Është një studim teknik.
Nga ky studim nxjerr dy konkluzione. Së pari që vijësia e ujërave territoriale është matur në mënyrë krejt të padrejtë. Unë do të marr në mënyrë të veçantë Gjirin e Sarandës. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një shkelje të hapur, pasi gjiret janë ujëra të brendshme dhe kufiri i ujërave territoriale fillon nga kufiri i brendshëm. Së dyti më duket krejt e padrejtë që gjerësia e ujrave territoriale të matet nga disa ishuj, që në fakt nuk janë ishuj por shkëmbinj, siç është rasti i Barketës. Greqia e quan këtë shkëmb pjesë të arkipelagut duke filluar të bëjë matje nga bregu i këtij ishulli. Nga skema që ka bërë kolonel Pashaj, shikoj që këta ishuj nuk është se përbëjnë një arkipelag. Sepse arkipelag do të thotë ishuj që përbëjnë një unitet. Nuk më duket se mund të bëhet fjalë për një Arkipelag të Korfuzit dhe nuk më duket e denjë që të fillohet të matet gjerësia pikërisht duke filluar nga bregu i këtyre ishujve siç është Barketa. Koloneli i ka vënë shumë mirë në dukje këto defekte.
Ju përmendët dy shkelje, që të paktën i keni identifikuar nga studimi i kolonel Pashajt. Në një rast të tillë, çfarë duhet të ndodhë me këtë marrëveshje? A duhet ajo të ratifikohet nga Parlamenti shqiptar apo jo?
Problemet që ka shtruar ky studim janë sipas mendimit tim, tepër serioze dhe duhen parë me kujdes. Nga gjithë argumentet që ka sjellë ky studim teknik, del që janë shkelur kriteret duke dëmtuar hapësirën detare të Shqipërisë. Veçanërisht më duket e drejtë ajo që thuhet në studim se palë të kanalit të Otrantos janë vetëm Shqipëria dhe Italia. Me këto matje nga këta ishuj, Greqia ka hyrë në kanalin e Otrantos. Shqipëria dhe kanali i Otrantos, në bazë të kësaj marrëveshjeje nuk janë më ballë për ballë. Për shkak të këtyre problemeve duhet që të shikohet me seriozitet ky studim. Di që në Komisionin parlamentar të Ligjeve, kjo marrëveshje ka kaluar. Është shumë i nxituar ky aprovim që është dhënë në këtë mënyrë, aq më tepër në dritën e këtyre të dhënave që e bëjnë të domosdoshme rishikimin e saj. Sipas studimit rezulton se kjo marrëveshje është në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet të ratifikohet nga Parlamenti.
Deri tani nuk ka pasur asnjë transparencë nga qeveria për këtë marrëveshje. Nga përvoja juaj si një ekspert i së drejtës ndërkombëtare, që keni qenë shpeshherë në dijeni të arritjes së marrëveshjeve të kësaj natyre, a duhet që ato të bëhen publike për opinionin apo jo?
Padyshim që po. Qysh kur “Gazeta Shqiptare” shprehu dyshimet e para për parregullsitë e kësaj marrëveshjeje, duhej që qeveria të bënte publike argumentet dhe arsyet përkatëse pse kjo marrëveshje duhet miratuar e mandej ratifikuar. Aq më tepër në dritën e këtyre të dhënave duhet të dalin e të thonë, si e pse, e të na shpjegojnë si qëndron e vërteta sipas tyre. Pavarësisht kësaj unë këmbëngul që kjo marrëveshje është në dëm të sovranitetit territorial të Shqipërisë. Është i saktë konkluzioni i përgjithshëm që nxjerr ky studim.
Çfarë ndodh në rast se ratifikohet një marrëveshje e tillë me shkelje kaq flagrante?
Këtu ke të bësh me një marrëveshje midis shteteve. Përgjegjësi individuale nuk ka. Por përgjegjësi të shtetit, të qeverisë, po. Unë gjykoj që marrëveshja duhet të hidhet poshtë, pra të mos ratifikohet dhe në këtë mënyrë kjo çështje merr fund. Ratifikimi është mjeti që gjykon në mënyrë përfundimtare: a është apo jo e drejtë kjo marrëveshje. A i dëmton ajo interesat e vendit, apo jo. Përderisa kjo marrëveshje i dëmton interesat e vendit dhe cënon sovranitetin territorial, ajo nuk duhet ratifikuar.
Kjo marrëveshje prek edhe interesat e Italisë për sa i përket kanalit të Otrantos. A mund të krijojë një incident diplomatik me Italinë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje?
Sigurisht, pasi këtu preket dhe Italia. Tani është çështje që duhet të trajtohet nga Italia vetë, pasi kemi një cënim të statutit të kanalit të Otrantos, status që e kanë momentalisht vetëm dy palë, Shqipëria dhe Italia. Mendoj që kjo marrëveshje shumë shpejt do të tërheqë vëmendjen e autoriteteve italiane, veçanërisht do të tërhiqte vëmendjen sikur në Kuvendin tonë kjo marrëveshje të mos ratifikohej.
Nga pikëpamja strategjike, çfarë interesi mund të ketë Greqia për të hyrë në kanalin e Otrantos?
Të zgjerojë hapësirën e saj ujore dhe të shfrytëzojë pasuritë që mund të ketë. Pastaj këtu preken edhe interesat e Italisë sepse hyn midis këtij shteti dhe Shqipërisë, dhe kjo ka të bëjë direkt me sigurinë e dy shteteve. Është një çështje që ka të bëjë me integritetin territorial të këtyre dy shteteve. Pastaj mund të ketë edhe implikime ushtarake dhe kjo është vërtet një çështje serioze.
Në datën 19 tetor është caktuar zhvillimi i seancës plenare për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Cila është këshilla juaj për deputetët shqiptarë, qoftë edhe të atyre të opozitës që mendohet të mungojnë...
Unë nuk pretendoj të jem në gjendje që të jap këshilla. Por unë them që kjo çështje duhet parë me kujdes e me seriozitetin më të madh sepse kanë dalë probleme të dyshimta, konkluzioni i të cilave është që dëmtohen interesat e Shqipërisë. Deri në 19 tetor, pas këtyre fakteve të reja që po dalin do të ketë kohë të mendohen të gjithë. Shpresoj jo vetëm ata të maxhorancës, Ministria e Jashtme, si organi përkatës, por edhe ata të minorancës, pasi kjo është një çështje që prek interesat e vendit dhe nuk mund të lihet pa u trajtuar seriozisht

Botuar me 28 shtator 2009-Studimi sekret, marreveshja me Greqine. Si u fal Ngushtica e Otrantos


Marrëveshja shqiptaro- greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”. Ky është konkluzioni i një studimi prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonelit Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. “Gazeta Shqiptare”

http://www.bw.balkanweb.com/bw_lajm...5&IDNotizia=244

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2009 18:03
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

çuditerisht nuk po shoh ndonje reagim nga ana e forumisteve per kete teme,..une u futa e forum pas kaq shume kohesh vetem per kete fakt,te shihja se a kishte gje te shkruajtur ketu,....faleminderit zotit dikush qe shkruan ekzistoka dhe ketu.Me duket se forumistet i ka kapur frika e neodiktatures qe po instalohet ngadale qe nga renia e komunizmes,.....Po pse mo keshtu ne frike do rrojme gjithmone ne Shqiptaret.Pastaj themi qe jemi dhe komb trim.Shkruani o popull se fshati qe duket s'do kallauz,PO NA SHESIN,.....pastaj siç e dini dhe Vangjelis kokTulis mbajti me sulltan Salahun ne kete pazar te vilajetit,...pra fshati qe duket s'do kallauz,....SHKRUANI DHE FIRMOSNI PETICIONOIN NE LINKUN QE ANGELDEVIL KA TREGUAR ME LARTE SE PO NA MERR LUMI(ME FALNI LLUMI ME VETE)ketu ka ngelur vetem te dalin Avni Rusteme dhe tja numerojne ballit esatpashallareve te sotshem,...su mbaroka kjo rrace e mallkuar maskarenjsh,...ku dreqin lindkan ndyresirat.

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 11:10
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

S'besoj se ka frike njeri, po kush hap forumin nuk ka kohe te lexoje 1 meter artikull. Mesa kam degjuar eshte nje marreveshje politike e cila nuk bazohet ne kushedi ç'rregulla nderkombetare.

Dhe sa per injorimin e problemit besoj se kjo perben anen tjeter te monedhes. Per 20 vjet me rradhe shqiptaret kane perzene njeri tjetrin nga Shqiperia, i kane prere shpresat dhe besimin tek ai vend. Kane bere afere dhe maskaralleqe ne kurriz te njeri tjetrit. Shume nga ata qe kane ikur jane zhgenjyer dhe nuk duan te merren me problemet qe krijohen ne Shqiperi. Prandaj injorimi qe bejne shume emigrante eshte plotesisht i kuptueshem. Shqiperia kujtohet per firma emigrantesh vetem kur i intereson. Ama kur i perzuri njerezit nuk u kujtua ti krijoje kushte jetese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 11:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Mua me shume ma shpif sesi i kurvarizon politika njerezit ! Dua te them,partia e Metes ne lobin e majte eshte mbajtur si parti shume here me patriotike sesa partia e Rames,i cili historikisht me ate antikonformizmin e snobizmin e tij,ka treguar pak interes rreth ceshtjes kombetare !
Kurse sot ca ndodh ??? Rama na zgjohet e na behet me nacionalist se Mit'hat Frasheri,kurse Meta e kritikon e i thote,c'ben keshtu o burre i dheut,moderohu disi,c'eshte tere ky patriotizem i flakte !!
Epo gjera te tilla vetem ne Shqiperi mund te ndodhin ! Kjo histori te ben te qeshesh e te qash bashke !

Nga kjo ceshtje e shumperfolur nga mediat,ajo qe s'me plqeu aspak eshte menyra sesi u firmos ky pakt fillimisht ! Ne menyre misterioze e pothuajse te fshehte ! Te krijohej ideja sikur Saloku po na fshinte dicka...dhe kur duan te te fshehin dicka,nuk eshte kurre dicka pozitive ! Nese e mbani mend menyren si doli lajmi,fillimisht e nxorri G Shiptare e pastaj te tjeret ! Kurse do kish qene normale qe Sala apo ministri perkates,te dilte hapur ne nje konference per shtyp e te thoshte qe firmosem kete mareveshje qe permban keto pika e detaje ! Pse duhet te trajtojne popullin sikur te ishim ne ndonje diktature,apo mbreteri ku udheqesi ben ca i do qejfi (sic beri Zogu me Plavine e Gucine etj etj) ??!

Persa i perket atyre qe jane jashte,s'do te thote aspak qe nuk mund te kene nje fare ndjeshmerie rreth ketyre ceshtjeve ! Vendlidja 1 ngelet ! Gjithsecili pastaj mendon,ben e vepron si me mire i duket !Ne keto raste do ishte me edhes qe secili te fliste vetem per veten e vet !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 12:40
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Citim:
Po citoj ato që tha sajmolabi
çuditerisht nuk po shoh ndonje reagim nga ana e forumisteve per kete teme,..une u futa e forum pas kaq shume kohesh vetem per kete fakt,te shihja se a kishte gje te shkruajtur ketu,....faleminderit zotit dikush qe shkruan ekzistoka dhe ketu.


Sajmondlabi... Si infomacjon e kam sjelle para 4 ditesh ne nje faqe tjeter...
http://www.forumihorizont.com/showt...860&perpage=10&
Nuk di se cfare mund te bejne ose thone forumistat, qe kjo te ndryshoj... Une ate peticionin e firmosa, A thua do ndryshoj gje...?!
Per mendimin tim, Shqiptaret qe jetojne atje, mund te ngrejne zerin me teper se ne ketu neper mitingje ose shprehje pakenaqesi duke bashkepunuar edhe me organizata jo qeferitare.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 13:01
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Mua me shume ma shpif sesi i kurvarizon politika njerezit ! Dua te them,partia e Metes ne lobin e majte eshte mbajtur si parti shume here me patriotike sesa partia e Rames,i cili historikisht me ate antikonformizmin e snobizmin e tij,ka treguar pak interes rreth ceshtjes kombetare !
Kurse sot ca ndodh ??? Rama na zgjohet e na behet me nacionalist se Mit'hat Frasheri,kurse Meta e kritikon e i thote,c'ben keshtu o burre i dheut,moderohu disi,c'eshte tere ky patriotizem i flakte !!
Epo gjera te tilla vetem ne Shqiperi mund te ndodhin ! Kjo histori te ben te qeshesh e te qash bashke !

Nga kjo ceshtje e shumperfolur nga mediat,ajo qe s'me plqeu aspak eshte menyra sesi u firmos ky pakt fillimisht ! Ne menyre misterioze e pothuajse te fshehte ! Te krijohej ideja sikur Saloku po na fshinte dicka...dhe kur duan te te fshehin dicka,nuk eshte kurre dicka pozitive ! Nese e mbani mend menyren si doli lajmi,fillimisht e nxorri G Shiptare e pastaj te tjeret ! Kurse do kish qene normale qe Sala apo ministri perkates,te dilte hapur ne nje konference per shtyp e te thoshte qe firmosem kete mareveshje qe permban keto pika e detaje ! Pse duhet te trajtojne popullin sikur te ishim ne ndonje diktature,apo mbreteri ku udheqesi ben ca i do qejfi (sic beri Zogu me Plavine e Gucine etj etj) ??!

Persa i perket atyre qe jane jashte,s'do te thote aspak qe nuk mund te kene nje fare ndjeshmerie rreth ketyre ceshtjeve ! Vendlidja 1 ngelet ! Gjithsecili pastaj mendon,ben e vepron si me mire i duket !Ne keto raste do ishte me edhes qe secili te fliste vetem per veten e vet !



I bashkohem 100 % ketij postimi.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 13:53
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha agata



Per mendimin tim, Shqiptaret qe jetojne atje, mund te ngrejne zerin me teper se ne ketu neper mitingje ose shprehje pakenaqesi duke bashkepunuar edhe me organizata jo qeveritare.



Shqiptaret qe jetojne ketu e ngrejne zerin dalin e neper protesta ka disa levizje te rinjsh qe i organizojne keto protesta nderkohe ka e nje levizje intelektualesh qe protestojne e luftojne per keto padrejtesi qe ju jane bere Shqiptareve si pasoje e mosqeverisjes se mire nder shekuj dhe si pasoje e Europes - kurve (me falni per fjalorin)

Problemi nuk eshte te protestat por tek keta qeveritare te shitur qe bejne pazarlliqe mbi kurrizin e gjithe shqiptareve e mbi historine e tyre te mohuar vetem e vetem per interes te xhepave dhe kolltuqeve te tyre.

Uroj qe drejtesia e shqiptareve te vihet ne vend nje dite. Sa per grekerit mos bejne shume tangerllik e mos llapin shume se vetem 1 vote arriti te ndante gjuhen e tyre zyrtare nga shqipja do ishin duke fol shqip njesoj si ne tani por spo i futem historise vetem ky fakt mjafton.

Persa ju perket politikaneve ne lidhje me kete ceshtje do them qe ta kuptosh dhe te shmangesh nga rruga e zgjidhjes kete problem, do te thote qe eshte kundershqiptarizem e te tille jane vertet.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 14:51
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Po shkepus kete fragment nga 1 liber qe po lexoj dhe po vras mendjen a kane bere ndonjehere perpjekje tjeter qeveritaret tane per ceshtjen shqiptare qe nga ai vit ????!!!!

...................................

Memorandum i qeverisë së përkohshme të Vlorës drejtuar Konferencës së Londrës
2 Janar 1913


Të nënshkruarit, përfaqësues të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, kanë nderin ti parashtrojnë Mbledhjes së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër pikpamjen shqiptare dhe të vënë në dijeni të tyre kerkesat e ligjshme të Shqipërisë. Eshtë një fakt historikisht i pranuar se populli shqiptar përbën grupimin etnik më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm të Gadishullit Ballkanik. Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet dhe karakteri i tij e dallojnë plotësisht nga racat që janë fqinjë me të........... Populli shqiptar....frymëzohet nga nevojat lokale dhe nga ndjenjat e popullsive fqinje në Ballkan për të deklaruar se paqja dhe qetësia e gadishullit do të sigurohen vetëm nëqoftëse do ti jepet Shqipërisë së ardhëshme një konfiguracion homogjen. Duke u nisur nga kjo, populli shqiptar kërkon për vëndin e vet, kufijtë që janë për të të natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e drejta e tij si banues i parë...Kufijtë që ne rivendikojmë janë ata që do të shkojnë gjatë një vije demarkacioni që niset nga kufijtë e tanishëm të mbretërisë malazeze dhe që përfshijnë sidomos bashkë me hinterlandet e tyre, qytetet e Pejës, të Mitrovicës, të Prishtinës, të Shkupit dhe të Manastirit deri në Mecovë duke ruajtur kufijtë e tanishëm deri në Prevezë.Populli shqiptar duke rivendikuar këtë caktim kufijsh ka vetëm një qëllim: të ketë me fqinjët e tij marrëdhenie sa të përzëmërta aq edhe të qëndrueshme......... Pikërisht këtë të ardhme Shqipëria, duke dëshiruar edhe ajo të bashkëpunojë në veprën e përparimit të përgjithshëm dhe të zërë vëndin e saj në bashkësinë e popujve të qytetëruar, kërkon me këmbëngulje që tia garantojnë Fuqitë e Mëdha të Evropës

Nënshkruar nga Rasih Dino, Mehmet Konica, Filip Noga.


........................


A eshte bere ndonje memorandum tjeter drejtuar organizmave nderkombetare qe nga kjo date dini gje ju se me sa di une ska ndodhur ???!!!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 15:07
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

ne nje marreveshje duhet te perfitojne te dyja palet,apo gabohem?mua ketu me duket se ne si komb kemi humbur,...dikush pastaj mos ka futur ndonje dhrahmidhje ne xhep,nuk i dihet

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 18:06
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ketu ska nevoje per marveshje por ka nevoje per drejtesi. Drejtesia eshte ti kthehen Shqiperise kufinjte zyrtare sic ka qene dikur. Keta politikane jo vetem qe nuk bejne kete gje por duan akoma e me shume ti zvogelojne ato Sajme per shkak te interesave te tyre te ndyra.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2009 18:08
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Dossier- Falja e kufijve detarė Greqisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.