Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Jeronim De Rada > Jeronim De Rada, Bota E Pazbuluar E Rilindasit Tė Madh
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Jeronim De Rada, Bota E Pazbuluar E Rilindasit Tė Madh

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re derada.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 88 herė.

Historia e arkivës së Jeronim De Radës që u zbulua nga një letër e nipit të tij drejtuar shtetit shqiptar i cili nuk u interesua në ato kohë për rimëkëmbjen e shtëpisë së rrënuar të De Radës. Pikërisht aty ndodhej ky arkiv.

Dorëzimi i dorëshkrimeve në Akademisë Mbretërore Italiane. Vetëm pas shumë vitesh, shteti shqiptar do të siguronte këtë pasuri të De Radës

Në 100- vjetorin e vdekjes së rilindasit, këto dorëshkrime e letërkëmbime janë vendosur në një ekspozitë



100 vjet pas vdekjes së De Radës studiues të shumë janë mbledhur tok në një konferencë për të diskutuar gjatë për veprën e tij, mbi pozicionin e tij në jetën shoqërore e politike të kohës, mbi gjurmët e thella që ai vendosi në letërsinë shqipe, etj. Studiuesi Alfred Uçi ka mbajtur kumtesën “Profeti i poezisë dhe i mendimit shqiptar” , Kristaq Jorgo ka mbajtur kumtesën “Si lindi një letërsi kombëtare: Jeronim De Rada”, Gjovalin Shkurtaj “Gjuha dhe shpirti i arbrit në veprën e De Radës”, Ali Aliu me “Universi i “Milosaos”, Klara Kodra “De Rada, midis traditës dhe modernitetit”, Shaban Sinani ka mbajtur kumtesën “Kulti i epopesë tek De Rada”, Ali Xhiku “De Rada në mungesat e studimeve për të” dhe Nevila Nika me “Fondi i De Radës, burim parësor për studimin e Rilindjes Kombëtare”.
Alfred Uçi është ndalur më shumë në veprën e botuar së fundmi të De Radës “Parime të estetikës”, përgatitur për botim nga vetë studiuesi. “Jeronim Derada i mirënjohur si përfaqësues i parë i poezisë moderne shqipe, themelues i letërsisë romantike shqipe me librin “Principi di Estetica”, paraqitet nëpërmjet këtij libri edhe si lëvrues i estetikës teorike”,- tha Uçi. Sipas tij, ky libër mbështetet mbi baza të forta filozofike, mbi përvojat e historisë botërore të estetikës, dhe të letërsisë dhe arteve.
Ndërsa dr. Shaban Sinani, në kumtesën e tij tha se “Letërsia shqipe është sunduar për afro një shekull prej kultit të epopesë. Shkrimtarët e mëdhenj rilindas e shihnin veten përgjegjës ndaj epopesë kombëtare. Nga kjo përgjegjësi lindën vepra të rëndësishme prej më të mëdhenjve të letrave shqipe, duke filluar që nga Jeronim De Rada , Naimi e deri tek Fishta.” Më tej ai tha se “Kulti i epopesë tek De Rada është pjesë e mitit të së shkuarës, e hyjnizimit të “motit të madh”. Nëse kjo çështje do të shihej në mënyrë teknokratike, atëherë do të duhej të pranohej se romantizmi i De Radës është romantizëm prapavajtës. Karakterizimi teorik i romantizmit si drejtim dydegësh, futurist-utopik dhe retrospektiv, do të bëhej pengesë për të kuptuar në tërësi veprën e tij”. Më tej në këtë konferencë është diskutuar edhe mbi pikëpamje të tjera të veprës së De Radës, si dhe është hapur një ekspozitë me dorëshkrime dhe letërkëmbime origjinale të De Radës nga Arkivi Qendror Shtetëror. Mbi këtë arkiv të De Radës ka folur në këtë konferencë dr.Nevila Nika.

Udhëtimi i vështirë i arkivit të De Radës
“Arkivi i Jeronim De Radës bën pjesë në ato arkiva personale, që janë një minierë ari për të gjithë studiuesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, – kështu bëri të ditur studiuesja Nevila Nika, e cila foli në këtë përvjetor për “Arkivi i Jeronim De Radës,- burimi parësor për studimin e Rilindjes Kombëtare”. Në këtë kumtesë ajo foli me hollësi për këtë arkiv si dhe për rrugën që i është dashur të ndjekë ai që prej kohës së vështirë kur shtëpia e De Radës ishte në gjendje shumë të keqe. Sipas saj, njoftimi i parë, pak a shumë zyrtar për ekzistencën e këtij arkivi na e përcjell një letër e nipit të De Radës, i quajtur Zef De Rada, ose Xhuzepe më 14 korrik 1924. Pikërisht 21 vjet pas vdekjes së gjyshit të tij, ai i ka drejtuar një letër Ministrisë së Punëve Botore në Tiranë. Letra është dorëshkrim i Zef De Radës dhe është shkruar në gjuhën italiane. Nga kjo letër mësojmë se shtëpia e lindjes së Jeronim De Radës “është në gjendje mjaft të keqe” dhe për këtë arsye Zef De Rada kërkon ndihmën e shtetit shqiptar. Sipas tij, në këtë shtëpi ndodhet arkivi me vlera të pallogaritshme i vetë Jeronimit, i cili nga gjendja e mjerueshme e shtëpisë rrezikon të zhduket . Lutja e Zef De Radës, përcillet disa ditë më vonë pikërisht më 20 korrik 1924 nga Ministria e Punëve Botore tek ajo e Arsimit. Arsyetimi ishte se Ministria Botore nuk mund të nxirrte fonde për të tilla raste. Po ashtu edhe Ministria e Arsimit tha se nuk kishte fonde për meremetimin e shtëpisë së De Radës, por përsa i përket dokumenteve ato mund t’i dërgohen kësaj ministrie dhe ajo do t’i vlerësojë. Për këtë përgjigje, Ministria Botore lajmëron familjen De Rada e cila si duket, kishte pritur më shumë nga atdheu i të parëve. Kësisoj vite më pas, trashëgimtarët e De Radës, pjesën më të madhe të arkivit ia kaluan Akademisë Mbretërore Italiane. Ky njoftim del nga një letër e datës 16 nëntor 1941, dërguar Ernest Koliqit, autori i të cilës nuk dihet pasi është vetëm një fletë nga kjo letër e shkruar në gjuhën italiane. Nisur nga ky fakt mendohet se letërshkruesi të ketë qenë italo- arbëresh dhe sipas tij kuptohet se vetë Ernest Koliqi ka qenë i interesuar, për tërheqjen në Shqipëri të arkivit të De Radës. Por Koliqi u njoftua më vonë se Akademia Mbretërore Italiane, nëpërmjet prof.Skiroit, arriti të tërhiqte të gjithë dorëshkrimet. Më tej u deshën të kalonin vite, deri në vitin 1951, kur qeveria shqipatre mori në shqyrtim mundësinë e blerjes së dorëshkrimeve të Jeronim De Radës. U ra dakord për t’i blerë dhe u caktua shuma përkatëse 3 milionë lireta italiane. Nuk dihet nëse këtë shumë e kërkoi familja e De Radës, apo e caktoi vetë qeveria shqiptare, megjithatë me anë të saj u bë tërheqja e këtyre dorëshkrimeve. Fillimisht dorëshkrimet kanë kaluar në Seksionin e Historisë të Institutit të Shkencave e më pas në Arkivin e shtetit.

Çfarë ndodhet në arkivin e De Radës?
Siç shpjegon me hollësi studiuesja Nevila Nikaj, ky arkiv që tashmë ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit i është nënshtruar përpunimit tekniko shkencor, pra klasifikimit të dorëshkrimeve të De Radës, i cili sipas saj paraqiste mjaft vështirësi, për shkak se ishin dorëshkrime pothuajse në gjuhë të huaj si italisht, frëngjisht dhe greqisht, por edhe dorëshkrimet në shqip e arbërisht ishin po aq të vështira për t’u lexuar. Po ashtu një pjesë e madhe e dorëshkrimeve ishin fragmente shkrimesh të ndryshme dhe paraqitnin vështirësi për t’i bashkuar apo identifikuar. Por megjithatë u arrit të bëhej pikërisht klasifikimi i dëshiruar, nga puna e përkthyesve profesionistë si Cin Çapeli, Vasil Bozgo, Gjon Kovaçi, dhe Shuk Koka. E pas klasifikimit përfundimtar në vitin 1963 ky arkiv pati 91 njësi ruajtjeje me 6410 fletë dokumente dhe 31 libra. Tashmë janë disa njësi ruajtjeje të këtij arkivi ku përmblidhen 1) materiali biografik, 2)veprimi zyrtaro-shoqëror, 3)veprimtaria krijuese, 4)letërkëmbimet( letra të ardhura e të dërguara), 5) pasuria e krijuesit të fondit, 6) të tjerët për krijuesin e fondit, 7)materiali i familjes, 8)materiali i grumbulluar dhe 9) materiali ilustrativ. Materialet janë shkruar në gjuhët shqipe, arbërisht, italisht, frëngjisht, greqisht, dhe pjesa dërrmuese e tyre janë dorëshkrime origjinale. Në dosjen e parë gjendet “Autobiologjia”ose outobiografia e botuar në tre pjesë në formë broshure. Në dosjen numër 10 gjenden artikuj dhe materiale të tjera shtypi për të cilat mendohet se janë botuar, ose grumbulluar për botim nga vetë De Rada. Mes tyre gjendet edhe një artikull i nënshkruar nga një shqiptar që jeton në Egjipt, një artikull pa autor me të dhëna për vendbanimet e arbëreshëve në Itali, një material mbi Shkodrën, tre artikuj të Xhuzepe Petrasit. Përmbajtja e “Flamurit të arbërit”, për vitin 1884, etj. Sipas Nikës, dorëshkrimi i njërës prej veprave më në zë të De Radës “Këngët e Milosaos” ndodhet në dosjen 19. Sipas saj, vepra nuk është e plotë. Vargjet janë arbërisht dhe janë shkruar në një bllok të përmasave shumë të vogla. Gjithsej janë 42 fletë. Ndërsa dosja 21 ka 99 fletë dorëshkrime. “Poesie albanesi del sec.XV” De Rada e ka shkruar në një bllok të vogël dhe mban datën 1839. Dorëshkrimi është arbërisht e italisht. Po në këtë dosje është edhe një fletore në të cilën De Rada arbërisht ka shkruar “Terzo libro della vita di Serafina Topia” nënshkruar nga ai vetë në Napoli me 1846. Po ashtu në këtë dosje gjenden edhe disa pjesë të ditarit të tij.

Letërkëmbimet e De Radës
Janë rreth 400 persona nga të vilët 368 dihet se kush janë me të cilët Jeronim De Rada ka pasur letërkëmbim të vazhdueshëm. Të gjithë këto letra janë origjinale dhe janë të periudhës nga viti 1829 deri ën vitin 1903. Ndër to ka koppje të letrave që vetë De Rada iu ka shkruar rreht 17 personave, letra këto të ruajtura nga ai vetë. Ndër to një vend të rëndësishëm zë edhe letërkëmbimi familjar, ku ka letra të babait, vëllezërve, motrave, djemve, bashkëshortes, , nipave, etj. Në këto letra duket synimi i De Radës që shkon në dobi të çështjes kombëtare shqipatre, përqendruar kryesisht në mësimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe, si dhe angazhimi i tij në jetën politike të Italisë së atyre viteve. Lista e letërkëmbyesve me De Radën është mjaft e gjatë, e ndër ta një numër të madh bënin bashkatdhetarët në kolonitë e mërgimit, në Itali, Egjipt, Rumani, etj. Midis tyre janë Zef Jubani, Sami Frashëri, Faik Konica, Dora D’Istria, Thimi Mitko, Spiro Dine, Visarion Dodani, Gavril Dara i Riu, Zef Serembe, Anselmo Lorekio, Lui Benloev, Gustav Majer,Alfons De Lamartin, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashëri, Anton Santori, Preng Doçi, princesha Di Strongoli, Françesko Krispi, Pietro Kiara, Dhimitër Kamarda, Pietro Matranga, etj. Sipas dr. Nevila Nikës, studimi i fondit arkivor të Jeronim De Radës nga ana e historianëve dhe sidomos i letërkëmbimit të tij , përbëjnë një ndër burimet më të rëndësishme për njohjen dhe studimin e e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Aty studiuesit mund të njihen me përpjekjet e De Rdaës në drejtim të mësimit e të përhapjes së gjuhës amtare, evolimin e gjuhës shqipe në shekuj, çështjen e alfabetit, shkollave etj.

Fletë nga ditari
Sa të ndryshme e të trishtuara janë tani ditët e jetës sime, plot andralla familjare dhe shqetësime të rëndomta, në krahasim me ato ditët aq të gëzuara të rinisë sime, kur me shpirt të pushtuar nga dashuria për një vajzë fisnike, erdha për pak ditë nga një qytet i largët në shtëpinë e fshatit ku më priste ajo. Këtu u dhashë pas punëve bujqësore, i çliruar nga çdo shqetësim që sjell puna mendore . Toka m’u shfaq e mbushur jo vetëm me gëzimin e të vjelave të vreshtave dhe të mbledhjes së ullinjve, me ditët e bukura e të kthjellëta, por edhe me erërat kushtrimtare të kohës, të cilat kishin mbërritur deri në fshatin tim dhe kishin pushtuar zemrën dhe shpirtin tim…
Trimi e zuri e ma puthi
Na e puthi mu në buzët
Vasha n’uj’ e vërtiti faqen
Dhe lau të puthurën
Po m’atë e skuqi ujët.
Nga qyteti aty afër
Duallë gratë e lan’ leveret
Skuqeshin, nuk zbardheshin
T’linato që ato lanin
Kopshtet që vaditeshin
Gjethet i bënin të kuqe.
Zogjtë që pinin atij uji
Cicërimn’ e tyre humbnin…

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2003 23:09
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia e Rilindjes Kombetare > Jeronim De Rada > Jeronim De Rada, Bota E Pazbuluar E Rilindasit Tė Madh

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.