Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Nje histori nga jeta ime ............
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Im ate me ka perseritur kaq shpesh historine e ardhjes time ne jete, aq sa me eshte kthyer thuajse ne nje perndjekje te pashmangshme e te sikletshme qe me ka shoqeruar pergjate gjithe femijerise time. Une isha femija i trete nder ata qe ishin destinuar t'u mbijetonin shtatezanive te komplikuara te mamase time. I treti dhe i fundit. Duhej te lindja mashkull. Isha nisur per te lindur mashkull, por trupi im mori ashtu si pa dashje format e nje bebushi femer, ne padijenine e plote te prinderve te mi qe aq lumturisht benin plane mbi mua. Me ishte vendosur emri (do me vihej emri i gjyshit, babait te babait), me ishte percaktuar profesioni: mjek! E nga ata te suksesshmit, jo shaka. Vetem rroga kishte ngelur pa u vendosur, po besoj se kjo futej te detajet. Ne prill te jo pak viteve me pare une vendosa te dilja ne drite. Im ate u lajmerua ne momentin e fundit, e lajmin e veshtire te gjinise time te papritur ia dha komshia jone, nje gjyshe me te cilen nuk kishim asnje lidhje gjaku, por qe ne gjithmone e kemi konsideruar te tonen. Historia vazhdon me vrapin e cmendur te babait tim per ne maternitet e fytyren e zene ne faj te mamase time, e cila nuk kishte arritur te plotesonte pretendimet e tim eti deri ne fund. Sikleti kaloi shpejt kur u mesua qe me gjithe mangesine time te madhe (ai detaj i vogel qe dallon kryesisht foshnjat femra nga foshnjat meshkuj), te pakten kembet e duart i kisha te se njejtes gjatesi, e ky fakt u konsiderua njesoj i rendesishem per te qene te lumtur.

Une hyra ne shtepi si nje foshnje e shumepritur; qe me pas u kthye ne lodren e re te nje djaloshi te emocionuar 6 vjecar e ne rivalen e besnike te nje vogelusheje 4 vjecare.

Meqenese kushti numer 1 nuk u arrit te permbushej, u kalua te kushtet e tjera. Une duhej te studioja qe te behesha mjek(e). Fatkeqesisht nga im ate kisha trasheguar friken nga gjaku e nga bisturite e nuk kisha trasheguar vullnetin per librat. Ditet e mia kalonin duke sprovuar ne ekstrem elasticitetin e trupit tim te njome e ate te kordave vokale qe benin pushim vetem kur hahej apo flihej. Im ate nuk i shihte me sy te mire keto tentativa jo te denja per pritshmerite e tij: "Keshtu sic e ka nisur s'do beje prokopi ne jete" i thoshte mamase, e mamaja vazhdonte me ate pamjen e zene ne faj sikur te kujtonte "mangesine time te madhe". U vendos qe kisha nevoje per kulture. Te djelave pasdite ishte momenti perkushtuar dijes; Ose me bente te lexoja ndonje faqe gazete, ose me lexonte ai ndonje faqe libri. Libri ishte gjithmone ai: fabulat e La Fontaine. E nese isha treguar mjaftueshem e vemendshme, ne vend te karameles me jepte 100 leke. E paevitueshme qe une t'i shpenzoja ato 100 leke ne barin poshte ballkonit e te blija dy kona akulloreje nga 50 leke. Nje tjeter zhgenjim per tim ate: "nuk do mesoje kurre te beje prokopi" i thoshte mamase. E mamaja e perpikte nuk vononte te ndihej ne faj.

Por sot me ne fund i gjeta fillin gjithe personalitetit tim. E zbulova vrasesin tim. I gjithe faji i asaj milingone te mallkuar. Sepse im ate, qe per gjithe jeten ka qene i perndjekur nga ideja e kursimit e te te berit "prokopi ne jete", e qe me ka percjelle si nje semundje te trasheguar te njejtin makth, i kushtezuar dhe nga ajo ndjenje faji e mamase time, te gjitha pasditet e te dielave me lexonte "Gjinkalla dhe milingona". Kur mbaronte pasonte nje diskutim i shtruar. Diskutimi konsistonte ne nje monolog (duke qene se une nuk isha me shume se 8 vjec) ku me perseriste cilesite e medha te milingones, e cila ishte "e zgjuar", qe ishte "kursimtare", qe ishte treguar "largpamese" e qe ne fund, i kishte qeshur mire e mire ne fytyre asaj gjinkalle budallaqe. Une pohoja me koke jo shume e bindur. Atehere ai i afrohej mamase e i peshperiste i dorezuar "nuk do beje kurre prokopi". E ajo - ne faj.

E po thoja qe sot ne mengjes me ne fund i gjeta koken muhabetit. Me doli ne enderr qe kerkoja te lypja nje akullore me kon te bari poshte ballkonit. Per te mallengjyer kalimtaret kendoja me sa kisha ne koke. Por te gjithe me parakalonin duke qeshur. Sepse binte bore. E une u therrisja pas "C'dreqin ke qe qesh? Nuk ka mundesi qe dikush te lype nje kon akulloreje me shije cokollate e qumeshti edhe pse bie bore?". Por ata tundnin koken e i thonin njeri-tjetrit duke ikur "S'ka per te bere kurre prokopi". Ndaj pata intuiten dhe instiktin te rilexoja kete fabul te mallkuar. Nuk e kisha lexuar kurre me, se qe nga leximet e tim eti me vinte nje si gogesime lemshi te mbledhur ne stomak sapo degjoja "gjinkalle" apo "milingone" apo "La Fontaine".

Dhe cdo gje u qartesua. Si fillim, gjinkalla eshte nje heroine. Kendon gratis per te gjithe. Eshte e kendshme, te ben te qeshesh, i jepet jetes plotesisht. Ka kuptuar qe te nesermes nuk i dihet e shpenzon pa u menduar dy here gjithcka ka. Me pas, kur vjen moti i keq, ben gjene me natyrale ne bote: troket ne deren e miqve. Po pse llaf eshte ai? Ajo milingona shemtaraqe nuk i le as te fuse kemben ne shtepi, ku eshte aq ngrohte per vete, por edhe i qesh ne fytyre! Atehere gjinkalla, me dinjitetin maksimal te mundshem e me violinen e saj modeste ne dore, largohet neper debore pa thene as nje gjysem llafi. Sikur nje gjest viktimizmi apo nje te merituar te share asaj milingone.. Asgje! Po eshte e qarte qe nje femije do beje tifozllek per gjinkallen, cfare prisni tjeter? Te mbaje anen e asaj antipatikes? Heh.. po nje i rritur? E mendova gjate duke pire nje kafe dopio e duke kenduar "Shtepia jone plot me diell plot me ngrohtesi..." te Vace Zeles. Tani, dihet qe nje si milingona nuk ka probleme as me diellin, as me deboren. Ajo e mallkuara me siguri do kete ndonje llogari te hapur ne Zvicer e as qe ndihet. "He, pse s'do te vinte lezet po t'i kishe?" e pyeta veten hidhesisht. Dhe u mbusha me nje frymemarrje te gjate e nuk munda te mos i jap te drejte femijes qe isha: "Gjinkalla eshte shume here me interesante se milingona, nuk ka pike dyshimi! Mbase s'do besh kurre prokopi, po milingona eshte, ka qene, e do te jete gjithmone nje antipatike shemtaraqe!" Amin.

P.S. Cdo referim i personazheve apo ngjarjeve eshte krejtesisht rastesor


__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2011 09:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

isha me ate ,dhe zuri me pyste imagjino zemra ime sa shume duhemi e cfare ndjenjash kemi per nejri tjetrin ne nje largesi si kjo
po sikur te ishm bashke sa do duheshim ne

ajo heshti per nje minut ju sollen ne mendje te gjitha heret sa her kishte marr lendime ,fjale poshteruese ,sa here kishte perulur sa here kishte nenvlehtesuar , ne nje largesi sikur kjo ,dhe emndonte sikur ta kishte pran sa do treshifroheshin kto fyerje ,dhe pastaj ju pergjigj ( se di) dhe lotet rrrillnin ne fytyren e saj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2012 17:57
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Im ate me ka perseritur kaq shpesh historine e ardhjes time ne jete, aq sa me eshte kthyer thuajse ne nje perndjekje te pashmangshme e te sikletshme qe me ka shoqeruar pergjate gjithe femijerise time. Une isha femija i trete nder ata qe ishin destinuar t'u mbijetonin shtatezanive te komplikuara te mamase time. I treti dhe i fundit. Duhej te lindja mashkull. Isha nisur per te lindur mashkull, por trupi im mori ashtu si pa dashje format e nje bebushi femer, ne padijenine e plote te prinderve te mi qe aq lumturisht benin plane mbi mua. Me ishte vendosur emri (do me vihej emri i gjyshit, babait te babait), me ishte percaktuar profesioni: mjek! E nga ata te suksesshmit, jo shaka. Vetem rroga kishte ngelur pa u vendosur, po besoj se kjo futej te detajet. Ne prill te jo pak viteve me pare une vendosa te dilja ne drite. Im ate u lajmerua ne momentin e fundit, e lajmin e veshtire te gjinise time te papritur ia dha komshia jone, nje gjyshe me te cilen nuk kishim asnje lidhje gjaku, por qe ne gjithmone e kemi konsideruar te tonen. Historia vazhdon me vrapin e cmendur te babait tim per ne maternitet e fytyren e zene ne faj te mamase time, e cila nuk kishte arritur te plotesonte pretendimet e tim eti deri ne fund. Sikleti kaloi shpejt kur u mesua qe me gjithe mangesine time te madhe (ai detaj i vogel qe dallon kryesisht foshnjat femra nga foshnjat meshkuj), te pakten kembet e duart i kisha te se njejtes gjatesi, e ky fakt u konsiderua njesoj i rendesishem per te qene te lumtur.

Une hyra ne shtepi si nje foshnje e shumepritur; qe me pas u kthye ne lodren e re te nje djaloshi te emocionuar 6 vjecar e ne rivalen e besnike te nje vogelusheje 4 vjecare.

Meqenese kushti numer 1 nuk u arrit te permbushej, u kalua te kushtet e tjera. Une duhej te studioja qe te behesha mjek(e). Fatkeqesisht nga im ate kisha trasheguar friken nga gjaku e nga bisturite e nuk kisha trasheguar vullnetin per librat. Ditet e mia kalonin duke sprovuar ne ekstrem elasticitetin e trupit tim te njome e ate te kordave vokale qe benin pushim vetem kur hahej apo flihej. Im ate nuk i shihte me sy te mire keto tentativa jo te denja per pritshmerite e tij: "Keshtu sic e ka nisur s'do beje prokopi ne jete" i thoshte mamase, e mamaja vazhdonte me ate pamjen e zene ne faj sikur te kujtonte "mangesine time te madhe". U vendos qe kisha nevoje per kulture. Te djelave pasdite ishte momenti perkushtuar dijes; Ose me bente te lexoja ndonje faqe gazete, ose me lexonte ai ndonje faqe libri. Libri ishte gjithmone ai: fabulat e La Fontaine. E nese isha treguar mjaftueshem e vemendshme, ne vend te karameles me jepte 100 leke. E paevitueshme qe une t'i shpenzoja ato 100 leke ne barin poshte ballkonit e te blija dy kona akulloreje nga 50 leke. Nje tjeter zhgenjim per tim ate: "nuk do mesoje kurre te beje prokopi" i thoshte mamase. E mamaja e perpikte nuk vononte te ndihej ne faj.

Por sot me ne fund i gjeta fillin gjithe personalitetit tim. E zbulova vrasesin tim. I gjithe faji i asaj milingone te mallkuar. Sepse im ate, qe per gjithe jeten ka qene i perndjekur nga ideja e kursimit e te te berit "prokopi ne jete", e qe me ka percjelle si nje semundje te trasheguar te njejtin makth, i kushtezuar dhe nga ajo ndjenje faji e mamase time, te gjitha pasditet e te dielave me lexonte "Gjinkalla dhe milingona". Kur mbaronte pasonte nje diskutim i shtruar. Diskutimi konsistonte ne nje monolog (duke qene se une nuk isha me shume se 8 vjec) ku me perseriste cilesite e medha te milingones, e cila ishte "e zgjuar", qe ishte "kursimtare", qe ishte treguar "largpamese" e qe ne fund, i kishte qeshur mire e mire ne fytyre asaj gjinkalle budallaqe. Une pohoja me koke jo shume e bindur. Atehere ai i afrohej mamase e i peshperiste i dorezuar "nuk do beje kurre prokopi". E ajo - ne faj.

E po thoja qe sot ne mengjes me ne fund i gjeta koken muhabetit. Me doli ne enderr qe kerkoja te lypja nje akullore me kon te bari poshte ballkonit. Per te mallengjyer kalimtaret kendoja me sa kisha ne koke. Por te gjithe me parakalonin duke qeshur. Sepse binte bore. E une u therrisja pas "C'dreqin ke qe qesh? Nuk ka mundesi qe dikush te lype nje kon akulloreje me shije cokollate e qumeshti edhe pse bie bore?". Por ata tundnin koken e i thonin njeri-tjetrit duke ikur "S'ka per te bere kurre prokopi". Ndaj pata intuiten dhe instiktin te rilexoja kete fabul te mallkuar. Nuk e kisha lexuar kurre me, se qe nga leximet e tim eti me vinte nje si gogesime lemshi te mbledhur ne stomak sapo degjoja "gjinkalle" apo "milingone" apo "La Fontaine".

Dhe cdo gje u qartesua. Si fillim, gjinkalla eshte nje heroine. Kendon gratis per te gjithe. Eshte e kendshme, te ben te qeshesh, i jepet jetes plotesisht. Ka kuptuar qe te nesermes nuk i dihet e shpenzon pa u menduar dy here gjithcka ka. Me pas, kur vjen moti i keq, ben gjene me natyrale ne bote: troket ne deren e miqve. Po pse llaf eshte ai? Ajo milingona shemtaraqe nuk i le as te fuse kemben ne shtepi, ku eshte aq ngrohte per vete, por edhe i qesh ne fytyre! Atehere gjinkalla, me dinjitetin maksimal te mundshem e me violinen e saj modeste ne dore, largohet neper debore pa thene as nje gjysem llafi. Sikur nje gjest viktimizmi apo nje te merituar te share asaj milingone.. Asgje! Po eshte e qarte qe nje femije do beje tifozllek per gjinkallen, cfare prisni tjeter? Te mbaje anen e asaj antipatikes? Heh.. po nje i rritur? E mendova gjate duke pire nje kafe dopio e duke kenduar "Shtepia jone plot me diell plot me ngrohtesi..." te Vace Zeles. Tani, dihet qe nje si milingona nuk ka probleme as me diellin, as me deboren. Ajo e mallkuara me siguri do kete ndonje llogari te hapur ne Zvicer e as qe ndihet. "He, pse s'do te vinte lezet po t'i kishe?" e pyeta veten hidhesisht. Dhe u mbusha me nje frymemarrje te gjate e nuk munda te mos i jap te drejte femijes qe isha: "Gjinkalla eshte shume here me interesante se milingona, nuk ka pike dyshimi! Mbase s'do besh kurre prokopi, po milingona eshte, ka qene, e do te jete gjithmone nje antipatike shemtaraqe!" Amin.

P.S. Cdo referim i personazheve apo ngjarjeve eshte krejtesisht rastesor



Haha, NICE dolce

Edhe une per djale pritnin te isha.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 18:05
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

ha ha ndersa mua me urryen qe nuk dola djale, por ne jete ja kalova edhe djalit me te rrezikshem

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 18:43
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

he he, eshte bukur keshtu kur i tejkalon aspektativat e familjes dhe te tjereve, habit veten, habit dhe te tjeret.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 18:51
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
he he, eshte bukur keshtu kur i tejkalon aspektativat e familjes dhe te tjereve, habit veten, habit dhe te tjeret.


ha ha po me mire eshte ti habitesh se sa ti merzitesh

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 18:53
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Yeah.

I urren ato gjera qe mesohen ne femijeri dhe pastaj ( sic e ka bere dolcja) i kthen gjerat me nje perspektive akoma dhe me te bukur.

SI une me historine time. E vogel isha mengjarashe, topin e hidhja me doren a majte, shkruaja me doren e majte, beja pune me doren e majte derisa prinderit nderhyne dhe me mesuan KAtegorikisht te perdorja te djathten.

Me vone, ne shkolle te larte e rimesova veten te shkruaja me te majten serisht , s'donte shume rimesim se fillova shume shpejt te shkruaja.
Tani jam ambidextrious , i perdor te dyja duart ne te shkruar.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 19:11
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Yeah.

Tani jam ambidextrious , i perdor te dyja duart ne te shkruar.



that means you are too smart.

Une ndihmoja babane e hypja maje cative te rregullonim antenat te merrnim pak Italy dhe Jugosllave, caja dru me sopata te medha, vdisja te hypja ne shkalle te larta dhe nuk trembesha fare

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 19:15
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

haha, une nuk ndihmoja babin por i hipja pemeve me fiq ( tek shtepia e kusherinjve) si cun harram bahaha
C'te beja une, mami dhe motra donin fiq, e kush do hipte? -Une.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 19:27
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
haha, une nuk ndihmoja babin por i hipja pemeve me fiq ( tek shtepia e kusherinjve) si cun harram bahaha
C'te beja une, mami dhe motra donin fiq, e kush do hipte? -Une.



ndersa une vdisja te vidhja dardha, pjeshka, molle e kumbulla ne fushat e selites te Tiranes edhe pse ishin gjithe kocifoz ua ngulnim dhembet si te papare e te pangopur vetem nga gazi qe i kishim te vjedhura dhe jo te blera

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2012 19:35
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Tema Shoqerore > Nje histori nga jeta ime ............

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.