Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Ja si lindi filmi
Bashkangjitje: galantismall.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 18 herė.
Ne 13 Dhjetor 1990 ne qytetin e Siracuzes (Siçili) bie nje termet i madh per 46 sekonda me rradhe. Te gjithe njerezit dalin ne rruge. Mes tyre nje djale 13 vjeçar, Gabriele Galanti, qe banonte afer burgut. Te nesermen djali 13 vjeçar merr vesh se mes njerezve qe vraponin neper rruge gjendeshin 8 te arratisur nga burgu. Ajo ngjarje i fiksohet ne mend dhe e mbart me vete ne karrieren kinematografike.
Kjo fillon ne vitin vitin 2000, kur 23 vjeçari shkon ne Romeper te studiuar kinematografi. Mes te tjerash lexon edhe librin e James Ballard, Il condominio, nga i cili merr idene e hierarkise se burgut sipas kateve.
Kujtimet e femijerise i hedh ne nje skenar te thjeshte, me te cilin fiton nje konkurs te ministrise se kultures. Merr buxhetin e nevojshem per te xhiruar filmin ne 35 mm. Jane rreth 40 000 euro qe mbeten gjysmake prej taksave.
Xhirimet zgjasin 4 dite dhe behen ne burgun e vertete te Sirakuzes, aty ku Gabriele kishte shtepine dikur. Boxheti i ngushte ben qe, si shume kineaste te tjere, te mbeshtetet tek shoket dhe miqte per ta ndihmuar.
Filmi ka nje tingull te veçante qe e pershkon vazhdimisht, si tip shkopi qe kontrollon hekurat e burgut. Kur e pyes per ate tingull Gabriele thote:
"Ah, ajo ide lindi pasi kishim pire nja kater gin tonic nje nate ne pub. Ishim me kompozitorin dhe nuk di si na erdhi ne mend. Di vetem qe e realizuam me vone siç e shikoni ne film".
Kjo, pra, ishte historia e shkurter e ketij filmi. Shpresoj t'ju kete bere kurioze. Sepse mos harroni "Cdo sukses lind nga nje enderr".
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|