Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Rudina Xhunga
Gjithsej 30 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Rudina Xhunga

.

ok... kjo eshte nje histori e vertete e autores librit.

kete liber ma kane rakomanduar, vite me pare, dhe e lexova kotasi fillimisht, pa interes... por qe duke e lexuar arriti te me terheqe vemendjen, dhe flete mbas flete behet shum interesant.

po e dergoj ketu pjese, pjese... qe ta lexojme nga pak per dite, ka dhe vend per te ber debat kujt ja ndjen.

jo chit-chat... sepse do i'u gri ne çoka

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 18:17
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Preja e njė martese tė lodhur

Për ata që duhen: Me frikë se bëhen tre dhe ankth, mos mbeten një

E mban mend kur të shkrova se ai sapo më kishte lënë?

Mbase të kam thënë "e lashë", se ato kohë inati qe më i fortë se dhimbja, po c'rëndësi ka? lamë njëri-tjetrin, për të qenë brenda.

Erdhën ditë e net vetëm. Jo se netët i kishim kaluar bashkë, por ditët pa të nuk shtyheshin dot para. Sidomos nuk përballohej zgjimi fiks më 5:00, kur si nëpër ëndërr pyesja veten: "Ku gabova?"

"Gabimi qe qysh në nisje", -vetëpërgjigjesha, pastaj, në gjumë e sipër, kujtoja c'më kishte thënë në krye të lidhjes "Kur të ndahemi, nëse ndahemi, kujto grindjet tona (që s'ishin edhe aq pak), mendo vetëm keq për mua, do të jetë më e lehtë për ty".

Pastaj flija, pastaj zgjohesha, shkoja në punë, vija nga puna, flija përsëri, zgjohesha më 5:00, flija më 6:00, cohesha më 7:00, shkoja në punë më 8:00 dhe çdo ditë, çdo minutë e harroja nga pak dhe e doja më shumë.

Por atë doja e një tjetër kërkoja, një tjetër si ai, një të panjohur për ta njohur të gjithin për vete, ti nuk je e vetmja që di se ai ishte i martuar kur ne u lidhëm, por je e vetmja që e di se nuk ka një të ngjashme me mua në orvatjet e dështuara dëshpëruese të kërkimit në fjalë.

Por kësaj here kisha vendosur te kerkoja me gjithë dijet e perftuara nga humbjet ne vite (te cilat, te siguroj,vetëm humbje të reja pjellin) dhe nga leksionet e vjedhura nëpër dialoge me ato qe unë, ti dhe bota i quajmë kurva.
Kështu qe kërkova sa kohe mes te njohurish, kujtimesh, copash ditari te fshehura e te degjoja ish-ish te dashurin qe fliste në radio, ndërsa unë lexoja një vellim poetik te porsadale te ish-ish-se dashures se ish-te dashurit tim. I nderpreva me urdher radion, librin ddhe lotet.

Mengjesi me kapi me një ndjesi se me priste diçka e re, diçka ndryshe, e paardhur kurrë deri me pare.

E kam me te thënë se dashurinë e jetës njeriu e takon befas, kthen koken dhe shikon atë, atë qe ka dashur e pritur gjithemone. Sa me shumë ia perseritja vetes, aq me ngultazi i shikoja njerëzit nëpër rrugë.

I fiksoja ne mënyrën me te pacipe te mundshme, duke pritur një shkendije magnetike me një ankth edhe me të madh sesa ai qe provon kur pret të plotesohet viza e dytë e testit te shtatezenise.

Por hiç, asgjë, asgjekundi. Të gjithë ishin te martuar. I urreja gratë e tyre edhe pa i njohur.

Kur pashë se nuk kishte asgjë me te mirë për te bërë sesa te prisja e lashe kerkimin.

Nisja t'i denoja ditet ne pune. E ke vënë re edhe ti sapo ta duash punën tënde, nuk eshte asnjhere motiv i mjaftueshem, kur je vetëm. Një mikeshe e ime thotë se te gjithë ikin një ditë, vetëm pune nuk te le,ndaj p.s. saj ia vlen te kapesh fort, S'e di! E kam vrarë mendjen për këtë shpesh, sa here që zihesha me atë para lajmeve dhe futesha ne banjen e punës për të qare apo vjelle.

Ose, kur në zhegun e fushatave elektorale, nëse ai priste dy bileta për të ushetuar, mua me dukej se zgjedhjet kishin mbaruar dhe nisesha.
Ndoshta, ndaj femrat, edhe më të aftat e races, janë një hap pas meshkujve, ne rastin me te mirë. I tradhton zemra pikërisht atëherë kur nuk duhet.

Ne njërën prej ditëve qe i rendoja me këso persiatjesh,duke pritur gjumin ,me trembi zhurma qe bën celulari kur sjell një mesazh të ri.

Kështu nisi historia ime e sms-ve me një te panjohur një të diel shtatori, po t'i tregoj gjith c'shkrova e me shkroi, pa ndalur të shpjegoj.

Eja pas meje!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 18:37
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

Ora 17:40 - sms

I panjohuri - Nuk te pashë ne lajmet e drekes, nuk je ne Tiran?

Unë - Kush je ti ?

-Një i njohuri yt i vjetër.

-Nuk kam te njohur, aq më pak te vjetër qe nuk dinë te përdorin shkronjen ë.

-Ti ne te vërtetë i perdor mirë ë-në po nuk di te përdorësh asgjë tjetër...

-Mos keni ngaterruar nr ? Ju lutem, mos më shqetesoni! Nuk ju njoh dhe nuk kam dëshirë t'ju njoh.

-E di kush je, të njoh mirë, dua të më njohësh edhe ti. U permiresova me ë-në me duket... Po ti c'do permiresosh prej meje ?

-Kush je?

-Një njeri qe e ke fyer dikur, pa te drejtë.

-Do të marrësh hak tani? Pse te kam fyer, personalish apo nga ekrani?

-Oh, sa te pelqen vetja! Fyerja nga ekrani, nuk je kaq e sofistikuar ti. jo, jo ngjarje banale, por me la shije te keqe, m'u duke vulgare, e rendomte, siç edhe je ne te vërtetë.

-Kush dreqin je, idiot ?!

-Ja, kisha te drejtë, apo jo? E nxore veten. Kaq për sot, Shkruhemi një ditë tjetër.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 19:00
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me ne fund Erious po hedh diçka qe ia vlen.

Jepi se u be interesant filmi

P.s. Sa kohe kam pa lexuar ndonje liber shqip.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 19:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

21.09.

I panjohuri - He, c'po bën sot? Apo po shijon një nga ditet e tua koti?

Unë - Ku e di ti se ditet e mia janë koti?

-Dukesh, kur jep lajmet, e ke te shkruar në buzë sa kot jeton.

-Idiot!

-Nuk di te shash ndryshe ti? Ma the një here dje se isha idiot. Jepi, tjetër!

-Kush je ti?

-Idiot, pra. Ndërsa ti, më vjen keq te ta them, por me duket, ose me kanë thënë, se je budallaqe.

-U binda se nuk me njeh, sikunder thua. U binda se nuk duhet te komunikoj me te panjohur.

-Të njoh. Më fal për fyerjen.

-Lexo, o njeri, se nuk dua ta di me kush je. Unë vetëm budallaqe nuk jam, për fatin tim te keq.

-Si do ta ndreq gafen qe bëra? Do qe të vij dhe te te kerkoj ndjesë ballë për ballë?

-OK. Hipi bicikletes dhe eja ne punën time. E di nga bie, besoj?

-Po sikur te them se kam makine dhe ti ke hipur ne te?

-Kur kështu?!

-Ah, mos kërko shumë!

-Po c'rëndësi ka, a the se do të vijë te me takoje tani?

-Thashe, por nderrova mendje. Nuk është çasti i duhur. Pastaj, ti u zbute. Harroke kollaj.

-Mirë, kurrë mos ardhsh! Ti duhet të jesh plak, i urryer, i shëmtuar, përderisa ngurron te me takosh, nuk është fyerje, është konstatim.

-Oh, sa larg se vërtetës! As plak, as i urryer, as i shëmtuar. Por pavarësisht, nuk do të vij sot që të takoj.

-Si të duash! Quajete mbyllur komunikimin me mua. Tani do ta fshij sms-ne tënd te fundit dhe nuk do ta kem me numrin tënd. Me sa kuptoj, ti je ndonjë maniak ekrani. gjen numra celulari dhe shkemben mesazhe. Kerko ndonjë numer tjetër me mirë, se nuk me pëlqen te mendoj se jam e cmendur.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 19:36
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

23.09.


I panjohuri - Dje nderpreva komunikimin qe të mos ndiheshe e cmendur, siç the, ne darke me ke marrë ne tel. E fshive numrin, por këtë numer vetëm ne te dy e dimë, e s'kish tjetër veç teje te me telefononte. Është numri im i dytë vetëm për ty. Pres, por jo zile me hile...

Unë - A mund te ndajme bashke diçka te rëndësishme për mua? Sot kam ditelindjen, ndaj te lutem pa fyerje.

-Sinqerisht, URIME! Ndoshta heren tjetër do të jemi bashke, qoftë edhe si miq.

-Mund te jemi edhe sot, ndoshta jo si miq, por si te panjohur. Eja me tako ne pune!

-Ou, kukulla e ekranit nuk paske me ke te kalosh ditelindjen! apo është shpejt një vit me shumë, qe iku.

-Të thashë të vish sot ose kurrë me!

-Tonin urdherues ta urrej.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 20:00
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Erious, edhe mua ma Kishin rekomanduar... E bleva, ne 2006 ne Tirane, kur shkova me pushime, dhe vetem e shfletova, por nuk e lexova, artistikisht nuk me terhoqi... Por nese historia, eshte e vertet mund te jete interesante...

Do e lexoj me interes.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 20:06
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

agata, edhe mua ate vit ma kane rakomanduar, isha ne shqiperi per pune pune, pra qe do rija gjate aty... s'me pelqeu titulli, mirepo nje mike me dergonte sms te ktij librit, e me thoshte heee akoma se ke mare ?

e kshu e mora, dhe e lexova... ndonje dit besoj do ta bejn dhe film.

p.s. faje, dukesh ti lal qe s'lexon me libra ne shqip, je bere gjysmak njeri tek trute (teper sentimentalo-animalist)

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 20:16
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

.

24.09.


I panjohuri - Nuk mu duk ditë e mirë e djeshmja për ty. Të pashe ne lajme. Mund edhe ta lije ditën tënde te lindje, apo vërtetë nuk kishe asgjë me te mirë për te bërë? Je zënë me te dashurin?

Unë - C'të duhet ty ?! Po me provokon kështu? Çfarë do të zbulosh? Mos u mundo shumë, ta tregoj vete. Unë nuk kam te dashur.

-Kjo është frazë standarde intervistash nëpër revista. Unë te kërkova sinqeritet ne komunikim.

-E para, ti nuk ke te drejtë te me kerkosh gjë, e dyta, ti nuk me ke kërkuar asgjë, aq më pak sinqeritet.

-Epo ja po ta kerkoj tani. dua të flasim sinqerisht, si me veten.

-Ne rregull. Kush je ti? Sinqerisht.

-Unë jam një njeri qe do të te njohë. Mund te te njihja edhe duke t'u afruar, por mendova se kështu eshte me intersante, me e çuditshme, me e vërtetë. Dua të flasim gjatë bashke.

-Pse nuk zgjodhe rrugën me te shkurter, duke m'u afruar ne një feste, kafe, apo nëpërmjet te njohurish te perbashket ? Pse beson se unë mund te vazhdoj te komunikoj me ty me mesazhe ?

-Sepse je kureshtare. Dhe bën mirë qe je, kureshtja do të ndihmoje ne fillim, pastaj do të vijë dëshira për te folur, madje dëshirë për t'u takuar.

-Oh, sa parashikues! Edhe një pyetje, meqenëse po flirton me mua ne mesazhe, je i martuar? Jo për ndonjë plan te ardhmeje, por se nuk dua te kem asnjë marredhenie, qoftë flirt telefonik, me burra te martuar.

-E njoh marredhenien tënde me një burrë te martuar. E dinë te gjithë, por unë nuk te paragjykoj. Unë nuk jam i martuar.

-Çfarë dinë te gjithë ? Kush je ti ?

-E lame te jemi te sinqertë, nuk dua te besh sikur nuk kupton, as te fshehesh gjëra te cilat i di mirë. Sepse pastaj nuk do të te besoj për ato qe nuk i di.

-Jo, vërtetë nuk kuptoj. Cili është ky burrë i martuar për te cilin flet ?

-E kuptoj, jo vetem qe shtiresh, por edhe genjen kur thua se je vetëm. Ti nuk je vetëm, ndaj po e mbron atë nga kureshtja ime. Të vafte mbarë me dashnorin tënd, siç te ka vajtur deri me sot!

-Sa mbarë më ka vajtur më ka vajtur, ti duhet ta dish po aq mirë sa unë, përderisa me ndjek dhe informohesh për mua. Me vjen keq qe komunikova dhe i kushtova kohën dhe vemendjen time një detektivi. Tani kuptova cili je, çfarë kërkoje dhe sa budallaqe u tregova.

-Nuk jam detektiv. Të mos keqkuptohemi kot. Por jam i inatosur qe me genjen, thua se je vetëm. Unë e dija këtë, ndaj nisa te te shkruaj. Por te pashë sot me te, ne një kafe, ne publik, ne mes te ditës, nuk duhet të jesh detektiv për te të parë ty ne kafen ku shkoj shpesh.

-Tek Akademia ? U pershendetem ? Të njoh unë ty ?

-Jo, nuk u pershendetem. Ishe shum e zene me te, a do akoma ?

-Po, o ti je detektiv, ose je vetë ai, qe më shkruan për te mësuar ne ndiej akoma për ty. Po me pyet, o njeri. Me pyet ne sy dhe do të ta them.

-Po luan keq. Nuk je hiç bindese. E lemë me kaq sonte. Po ta përsëris. Do te vazhdojme te shkruhemi bashke nesër, pasneser dhe shume ditë te tjera, me dy kushte.. nëse je e lirë dhe nëse je e sinqertë. Ciao!

__________________
.

Modifikuar nga erious datė 01/12/2009 ora 20:46

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 20:38
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

e kam lexuar librin.... e cuditshme se cfare arrin te bej femra

kush e di si do kisha vepruar po te isha ne vend te gruas se atij.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2009 21:03
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 30 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Rudina Xhunga

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.