Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret
Gjithsej 33 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Kjo puna e pashaportave biometrike, (ne fakt ato nuk kane asgje biometrike, as nje shenje gishti, as nje shenje syri, etj, por vetem nje cip -detyrimisht- me te dhena fizike te digjitalizuara), eshte rasti karakteristik kur Maliqi vendos mbi ligjin. Ministri i brendshem i Shq. -nuk e di kush eshte per momentin- pra ky Maliq, per te mbushur sado pak arken e boshatisur te shtetit, leshoi urdherin qe asnje shtetas shq. te mos dale nga Shq. pa pashap. bometrike. Ne fakt, ligji e percakton kufirin e ndrrimit te pashaportave, -kur mbaron afati i te vjetres merret e reja. Keshtu, duke perfshire dhe plaken time, ne gjithe keto jave dhe muaj te fundit nuk u lejuan te dalin nga Shq. qytetaret me pashaportat e "vjetra", ndonse afati i tyre nuk kishte mbaruar. Nese une do te kisha mundesi, kohe dhe euro, do ta hidhja ne gjyq kete minister per abuzim ligji. Mirpo nuk i kam as edhe njeren nga keto kushte te favorshme, -jam larg, nuk mund te largohem per momentin nga puna, dhe as kam mundesine financiare ta ndjek kete pune. Keshtu... te punojne qorrat e te hane horrat!...

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2012 16:59
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Debati pėr “Natėn e Seksit” ne Kosove... Allahu akbar.

Debati për seksin dhe pjesëtarët e komunitetit homoseksual është bërë shkak i dhunës në pallatin e rinisë në Prishtinë.

Persona të cilët e konsiderojnë të turpshëm dhe antivlerë një aktivitet të tillë shkatërruan tërësisht ambientet në të cilat revista kosovare “2.0” kishte planifikuar diskutimin.

Policia njofton se ka intervenuar për ta vene situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar mashkull i cili pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në vendngjarje janë parë persona që thërrisnin “Allahu ekber”, ndërsa nëpër rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe marrja e përgjegjësisë së sulmit nga faqe që i takojnë grupit të tifozëve Plisat.

Kryeredaktorja e revistes Kosovo 2.0 Besa Luci tha se e gjithë idea ka qenë një diskutim i hapur me pjestarë të shoqërisë civile dhe të komunitetit homoseksual për numrin e ri të revistës e cila këtë muaj i dedikohet “Seksit”. Reagimin e një nate më parë ajo e quajti shkelje të të drejtave të njeriut.

“Qëllimi i revistës është seksi dhe seksualiteti është në e trajtojmë edhe komunitetin LGBT po flasim edhe përtej asaj dhe nuk e distancojmë sepse e shohim pjesë të shoqërisë”, thotë Besa Luci, kryeredaktore e revistës “Kosovo 2.0”.

E gjithë tingëllon imoralitet për një grup tjetër personash i cili mblodh te pallati i rinisë pak orë pasi grupi tjetër i maskuar reagoi dhunshëm.

“Akti i mbrëmshëm është shkelje e të drejtave të njeriut, nëse ata persona dëshirojnë të thonë dicka mund të organizojnë por jo të cenojne të drejtën e tjetrit”, deklaroi zonja Besa Luci.

I të njëjtës linjë është edhe Avokati i Popullit. I ndodhur menjehër ne vendin e ngjarjes sami kurteshi ka kritikuar ashpër personat që ndërprenë këtë ngjarje.

Aktivitet ishte paralajmëruar disa ditë më parë. Kundër tij fillimisht kishte dalë një organizatë e quajtur ‘paqja studentore’. Ndërkaq që Pjesë e programit ishin disa filma edukativo arsimor, dhe leximi i letrave të shkëmbyera në vitet e 90-ta nga pjestarë të komunitetit homoseksual. Si pjesë ilustrative kanë shërbyer disa kukulla të zhveshura nëpërmjet të cilave është përcuar mesazhi se sa vështirë është të jesh homoseksual në Kosovë.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2012 09:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Arrestohen ne SHBA tre shqiptare .
Gazetat dhe zedhenesi i policise se qytetit ku u arrrestuan tre shqiptaret, pjestare te nje familjeje, thone se u arrestuan per vjedhje ne nje dyqan dhe me vone i kishin liruar.
I pyetur me telefon nga disa media shqiptare kryefamiljari deklaroi se asgje nuk eshte e vertete, biles sipas tij ai eshte ndaluar nga policia sepse ngiste makinen e djalit te tij pa autorizim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2013 13:10
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Vjerri vret nusen italiane 24 vjece dhe te birin 29 vjec me kallashnikov ne Elbasan ja dhe lajmi.

http://www.ilmessaggero.it/marche/m...ie/248252.shtml

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2013 14:59
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

dy kriminele shqiptare arratisen nga burgu i Parma.
ne kte burg te sigurise se larte mbahen tipa si Provenzano apo kryet e Camorra.
2 shqiptaret me lima e carcafe ia hodhen. njeri nga keto per here te dyte.


http://www.lastampa.it/2013/02/02/i...IMK/pagina.html

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2013 22:47
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Berisha: Nuk mund te klonohen 5 kombe shqiptare!

Kryeministri Berisha në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, mbajti një fjalë në sesionin me temë "Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug - Lindore dhe Kaukaz". Drejtues i këtij paneli ishte Marti Ahtisaari, ndërsa referues dhe të pranishëm ishin dhe George Ivanov President i Maqedonisë, Presidenti Kroacisë Ivi Josipovic, Milo Dukanovic Kryeministër i Malit të Zi, Miroslav Lajcak Zëvendës kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Gulio Terzi di Sant'Agata ministër i jashtëm i Italisë, Agim Çeku ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Elmar Maharam Mammadyarov ministër i jashtëm i Azerbajxhanit, Maya Panjikidze ministre e jashtme e Gjeorgjisë, Erlan Idrissov ministër i jashtëm i Kazakistanit, europarlamentari Elmar Brok, ish ministrja e jashtme greke Dora Bakoyannis, politikanë dhe gazetarë të ndryshëm.

Më poshtë fjala e plotë e kryeministrit Berisha:

Faleminderit zoti President Ahtissari,

Shfrytëzoj rastin për të përshëndetur kontributin tuaj të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ballkani është një prej rajoneve që ka ndryshuar më shumë dhe unë besoj se, në të njëjtën kohë është një nga investimet më frytdhënëse të bëra nga vendet perëndimore për paqen dhe demokracinë. Në asnjë rajon tjetër që përjetoi konflikte nuk ka patur zhvillime kaq pozitive sa në rajonin tonë gjatë këtyre viteve.

Unë jam shume dakort me presidentin Josipovic, se rajoni ka nevoje për pajtim. Çfarë na mëson modeli europian; ai na fton të punojmë të ecim drejt pajtimit. Mendoj se kjo është vendimtare për ta parë njëri - tjetrin si kombe dhe vende që ndajnë një të ardhme dhe vullnetin për të ndarë të ardhmen. Jam dakort se integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një farë mënyre, idealet kombëtare duhet të shkojnë, të vishen me interesat e integrimit europian.

Por, ajo që unë konsideroj vendimtare për Rajonin është respektimi i plotë dhe implementimi i marrëveshjeve. Këto marrëveshje, në një farë mënyre më së shumti ishin marrëveshje të imponuara, por shumë të rëndësishme dhe përcaktuese. A janë implementuar të gjitha këto marrëveshje? Ende jo. Duhet të jemi të sinqertë, ende jo. Ato madje kërcënohen për tu harruar. Mirëpo kjo nuk ndihmon. Në fund të ditës më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është, që qytetarët e këtij rajoni kudo që jetojnë të ndihen si qytetarë të barabartë përpara ligjit.

Zoti President

Unë e mora fjalën dhe dëshiroj që në këtë audiencë të nderuar të flas haptas dhe sinqerisht, siç është në traditën më të mirë të kësaj konference. Unë kam bindjen se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë dhe në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në Rajon. Nëse ju shihni hartën e Europës, nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian, kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme është idea sipas të cilës meqenëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njeri- tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se, qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb, i cili padrejtësisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj drejt një të ardhme të përbashkët. Por, sërish albanofobia është akoma në veprim. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë 'baruti" urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptaret. Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet te adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo në rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje, se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe, sepse nuk do të pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar.

Me pas, Deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti, se cili është mesazhi i kryeministrit Berisha për ta?

Kryeministri Berisha: Përgjigja ime për ju është thjesht: Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, më drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më miëe me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull;

Në vitin 1992 unë kam qenë këtu në Mynih në të njëjtën Konferencë. Një gazetar italian i Corriere della Sera më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në Rajon. Unë ju përgjigja se, zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Sërbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë serish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në Rajonin.

Sepse, në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektiven e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb , i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva Europiane do të jetë ajo që do të siguroje një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francezët u bashkuan në BE, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi , dhe ata u udhëhoqën prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë, por në të vërtet kjo nuk po ndodhe në rajonin tonë.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2013 22:55
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kur ke nevoje per vrases ne Itali, gjej nje shqiptar...

Kjo eshte historia e pak diteve me pare, por qe fillon vjeshten e kaluar. Nje cift italianesh kane nje histori dashurie, gruaja ngel me barre, burri ka ldhje tjeter dashurore, keshtu qe gruaja e le. Burri ama nuk e duron dot kete, prandaj kerkon te hakmerret. Para pak ditesh gruaja sulmohet me acid ne fytyre duke pesuar diegje te renda dhe demtime te syve. Policia nderkohe zbulon se kriminelet jane shqiptare nga Shkodra. Kapin njerin prej tyre dhe kerkojne tjetrin. Rezulton, sipas policise, se dy shqiptaret jane thjeshte kriminele te paguar nga burri i gruas.

Morali i kesaj eshte qe shqiptaret nga kjo mesele dalin kriminele me pagese

http://www.repubblica.it/cronaca/20...66/?ref=HREC1-4

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2013 08:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611



Futini noj vote ksaj goces mos beni vrasje ju qe jetoni anej!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2013 14:04
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 33 faqe: « E parė ... « 24 25 26 27 28 29 30 31 32 [33]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.