Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Keshilla te thjeshta...
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Keshilla te thjeshta...

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re truri.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 38 herė.

10 menyra per ta mbajtur trurin te shendetshem e te mprehte
Ekzistojnë dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë, duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë, atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor.
1. Lexoni libra
Zgjidhni një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt. Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia arrijnë qëllimit t’ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar
2. Luani lojëra
Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra mbështeten tek logjika e matematika.
3. Përdorni dorën e kundërt
kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t’i hapni dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për këtë.
4. Mësoni numrat e telefonit
Telefonat celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.
5. Hani edhe për trurin tuaj
Truri juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit. Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.
6. Ndahuni nga rutina
Sa shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t’i bënim gjatë gjithë ditës. Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e ushqimore, përdorni gjëra që s’i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
7. Kaloni nga një rrugë e ndryshme
Udhëtoni apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të rrugës për të shkuar në një dyqan.
8. Mësoni një aftësi të re
Mësimi i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t’i lidhni gjërat ndryshe. Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t’ju japin diçka për të menduar.
9. Bëni lista
Listat janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.
10. Zgjidhni një mjeshtëri të re
Gjeni diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha këto janë zgjedhje të shkëlqyera.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2010 14:59
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė odet Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: odet Shto odet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto odet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

IQ Vlores edhe mund t'i hynin ne pune keto keshillat ................ Ndersa Kotkes me Cedrus ............... ..... s'ma ha mendja akoma .......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2010 15:24
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Fakte rreth Fluorit

Fluori eshte nje mineral natyral qe forcon dhe mbron dhembet duke neutralizuar acidin qe shkakton prishjen e tyre. Disa dekada me pare, shkencetaret zbuluan se shtimi i fluorit ne ujin e pijshem zvogelon ne menyre domethenese numrin e kaviteteve tek femijet dhe adoleshentet. Shume prej nesh marrin fluor nga uji i pijshem i rubinetit. Pothuajse te gjithe prej nesh marrin fluor nga perdorimi i pastave te dhembeve dhe solucioneve shpelarese te gojes qe permbajne fluor. Femijet dhe disa te rritur marrin trajtime me fluor nga dentisti. Fluori nuk eshte i kushtueshem ,eshte i sigurt dhe efektiv.

Perfitimet nga fluori

· Uji i fluorizuar mund te reduktoje prishjen e dhembeve deri ne 50% - 60%

· Xhelrat e fluorit te marra ne kliniken e dentistit tuaj dy here ne vit, mund te reduktojne prishjen e dhembeve deri ne 40%

· Nje reduktim i numrit te kaviteteve minimalisht me 25 % mund te pritet nga perdorimi i pastave te dhembeve me permbajtje fluori.

Trajtimet me fluor

Trajtimet dentare me fluor mund te ndihmojne ne parandalimin e prishjes se dhembeve, si dhe mund te ndihmojne strukturen e dhembeve te rindertoje zonat e prishura te dhembeve te femijet dhe te rriturit. Fluori gjithashtu redukton masen e pllakes bakteriale ne goje. Zvogelimi i mases se pllakes bakteriale gjithashtu zvogelon mundesine e prishjes se dhembeve.

Te femijet, fluori forcon pjesen e smaltit te dhembit, duke zvogeluar mundesine e prishjes se dhembit. Per pjesen me te madhe te femijeve, aplikimi i fluorit mund te filloje ne moshen 3 vjec, si pjese e kontrolleve periodike dentare
Te te rriturit, fluori mund te reduktoje ne menyre te ndjeshme ndjeshmerine e siperfaqeve te rrenjeve te dhembeve ndaj substancave me temperature te larte. Trajtimet me fluor gjithashtu mund te ndihmojne te rriturit duke ndaluar progresin e kaviteteve te reja.
Disa paciente adoleshente dhe te rritur me dhembe shume te ndjeshem ose me prishje masive te dhembeve, mund te perfitojne nga perdorimi ne kushte shtepiake te xhelrave dhe tabletave te fluorit, por gjithmone te keshilluara nga dentisti. Keto produkte jane me te fuqishme dhe me efektive se produktet e fluorit qe mund te blihen ne dyqane dhe supermarkete.

Studimet kane treguar se prishja e vazhdueshme e dhembeve te te rriturit mund te zvogelohet me trajtime fluori sistemike (perdorimi i ujit te rubinetit) dhe topikale.

Sasite e fluorit

Prinderit duhet te monitorojne marrjen e fluorit nga femijet me te vegjel se 6 vjec. 6 vitet e para te jetes jane nje periudhe e rendesishme ne procesin e zhvillimit te dhembeve. Mbiperdorimi i fluorit gjate kesaj periudhe mund te rezultoje ne shfaqjen e vijave ose njollave te bardha ne siperfaqen e dhembeve. Monitorimi nga prinderit i burimeve te marrjes se fluorit mund te zvogeloje mundesine e shfaqjes se njollave te bardha ne dhembet e femijeve, ne te njejten kohe duke parandaluar prishjen e hershme te dhembeve.

· Nga lindja deri 1 vjec – ferkojini dhembet e femijes lehte pas ushqimit dhe para fjetjes. Kur femija eshte i etur, jepini uje. Uji duhet sterilizuar deri ne muajin e katert te jetes se femijes

· Femijet e vegjel 1-12 vjec - Jepini femijes tuaj 4-6 gota te vogla uje cdo dite. Ne moshen 3 vjecare filloni perdorimin e pastave te dhembeve me permbajtje fluori. Lani dhembet e femijeve 2 here ne dite me sasira te vogla paste dhembesh. Pasta e dhembeve asnjehere nuk duhet gelltitur

· Femije me te rritur 12-19 vjec - Pini cdo dite 4-6 gota uje. Lani dhembet 2 here ne dite me paste me permbajtje fluori.

· Te rriturit – Pini cdo dite te pakten 4-6 gota uje. Lani dhembet cdo dite me paste me permbajtje fluori.

Teper fluor

Fluori i marre ne sasi te medha, duke gelltitur pasten me permbajtje fluori ose duke pire solucion shpelares me fluor, eshte toksik dhe mund te shkaktoje semundje te renda. Nese mendoni dhe dyshoni se femija juaj ka gelltitur sasi te medha fluori, kerkoni menjehere ndihme mjekesore.

Asnjehere mos gelltitni paste dhembesh apo solucione shpelarese te gojes me permbajtje fluori!
Jini te pranishem kur femija juaj perdor keto produkte!
Mbajini produktet e fluorit larg femijeve!



Besoni te dentisti juaj

Per te mesuar nese ju dhe familja juaj merrmi sasine e duhur te fluorit, keshillohuni me dentistin tuaj. Ata mund t’ju japin keshillat me te mira nese ju keni nevoje per trajtime fluori. Perdorimi i fluorit se bashku me larjen e rregullt te dhembeve, perdorimin e rregullt te fijeve pastruese te dhembeve, kontrollet e rregullta te dhembeve dhe nje diete e varfer ne sheqerna mund te jape si rezultat dhembe te forte dhe te shendetshem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2010 12:28
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė odet Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: odet Shto odet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto odet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
odet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 104

Magnezi ndihmon ne ruajtjen e kujteses e te mesuarit

Magnezi është një element i njohur në ushqimin e njeriut i cili ndikon në stabilizimin e ritmit të zemrës dhe kundër çrregullimeve me tretjen apo rregullimet e problemeve të tjera shëndetësore. Por tani një studim ndërkombëtar, i udhëhequr nga studiuesit kanadezë, amerikanë dhe izraelitë në mjediset universitetit të Torontos, Tsinghuas dhe Tel Avivit tregon sesi përqendrimi në rritje i magnezit në ushqimet tona përmirëson edhe funksioniet e njohjes dhe të kujtesës.
Madje hulumtuesit arrijnë deri aty sa të thonë se problemet e kujtesës madje mund të reflektojnë një mungesë të magnezit.
Në studim thuhet sesi niveli i rritur i magnezit në tru zgjeron format e të mësuarit, si te të rinjtë, ashtu edhe tek të moshuarit.
Edhe pse studimet e mëtejshme janë të nevojshme për të vërtetuar efektet mbi trurin e njeriut, studiuesit sugjerojnë se një dietë e duhur që përfshin rekrutimin e niveleve të përshtatshme të magnezit është e rëndësishme për të përmirësuar funksionet e tij njohëse dhe kujtuese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2010 19:15
odet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė odet Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me odet (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: odet Shto odet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto odet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agata-1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/02/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 69

Diagnostikimi i kancerit te gjirit ne fazat e para te zhvillimit

Në ditët e sotme numri i femrave të diagnostikuar me kancer në gji është rritur ndjeshëm. Po ashtu shumë femra të njohura të botës së filmit dhe të spektaklit janë të prekura nga kjo sëmundje, dhe as statusi i tyre shoqëror dhe as pasuria e tyre marramendëse nuk janë garantë për kurimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, femrat me këtë diagnozë mundohen të bëjnë gjithçka munden për ta eliminuar, duke përdorur metodat e fundit të diagnostikimit modern.
Rreziku
Faktorët rrezikues janë të shumtë dhe secili ka shkallën e vet të ndikimit. Në bazë të studimeve, kjo sëmundje është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Një faktor tjetër është shmangia e dhënies gji, sepse kjo lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t’i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Po ashtu edhe mungesa e aktivitetit të rregullt seksual përbën rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit. Faktorë të tjerë janë abortet, stresi kronik, injektimet në gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshëm e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.
Parandalimi
Edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh për prekjen nga kanceri i gjirit, nuk duhet të shqetësoheni tepër. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur.
Duke u përpjekur t’i shmangeni faktorëve të mësipërm, të këshilloheni shpesh me mjekun dhe të ndiqni këshillat e duhura. Por duhet të jeni gjithmonë të kujdesshme sepse të qenit femër bën që të jeni gjithmonë të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit.
Diagnostikimi
Diagnoza e tumoreve të gjirit përfshin teknika diagnostikimi fillestare dhe të diferencuar. Mjekët këshillojnë që faza e parë të jetë një vetekzaminim duke prekur me kujdes gjoksin në mënyrë që me mollëzat e gishtave të dalloni ndonjë gjëndër të pazakontë. Në rast se dallohet diçka e tillë duhet t’i drejtoheni mjekut specialist. Por këto metoda janë të pamjaftueshme për matjen e masës aktuale tumorale si dhe përcaktimin e diagnozës së saktë. Kjo është arsyeja sepse përdoren teknika diagnostikuese diferenciale si mamografia dhe ekzaminimi me ultratinguj. Mamografia është fotografimi i gjoksit, duke përdorur rrezet X ose infra. Zakonisht përdoret për zbulimin e rritjeve të parregullta. Mamografia lejon diagnostikuesit të zbulojnë fazën e parë të kancerit në gji në 50 deri 70 për qind të rasteve. Ekzaminimi me ultratinguj, veçanërisht nëse përdoret së bashku me mamografinë, është një teknikë efektive diagnostifikuese për prodhimin e një figure më të mirë të tumorit. Sa më i vogël të jetë tumori, aq më i madh është shansi për ta shëruar atë. Prandaj në rast shqetësimesh është mirë që të ekzaminoni gjirin tuaj nga një specialist i kualifikuar. Nëse sëmundja kapet shpejt, shanset tuaja për ta eliminuar atë janë të mëdha. Rreziku i kancerit të gjirit sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Kjo është arsyeja që duhet të bëni kontroll të rregullt, të paktën një herë në vit, sidomos kur i keni kaluar të 40-at.
vijon

__________________
Njerezit mendojne qe gjenite jane personat me te lumtur, ama nuk marrin parasysh qe ata duhet te merren gjate gjithe kohes me injorante!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2010 15:14
Agata-1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agata-1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agata-1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agata-1 Shto Agata-1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agata-1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agata-1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/02/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 69

Masat parandaluese pėr tė shmangur kancerin nė gji

1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur
e ndjeni veten mirë.
2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
3- Përpiquni të minimizoni stresin.
4- Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
5- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që
janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq,
kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të
pandashme të dietës suaj ditore.
6- Nguliteni në mendje se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

Teknikat moderne të zbulimit të kancerit
Mamospektrometria konsiderohet si teknika më moderne e zbulimit të kancerit në fazën e parë. Në fillim të diagnozës, pacienti merr tableta të caktuara, i cili është një agjent kimik. Më pas, një aparat specifik i cili aktivizohet për ekzaminimin e gjëndrave të gjirit dhe më pas këto të dhënat futen në kompjuter. Kjo teknikë i lejon mjekët të zbulojnë nëse ka apo jo një rritje të pakontrolluar të qelizave të gjirit. Krahasuar me teknika të tjera diagnostikuese, mamospektrometria ka disa avantazhe. Kjo teknikë mund të përdoret për ekzaminimin e pacienteve shtatzënë, ekspozimi ndaj rrezeve është në shkallën më të ulët, e gjithë procedura nuk zgjat më shumë se pesë minuta dhe së fundi kjo teknikë mund të zbulojë tumorin, nëse masa e tij është më e vogël se 5 milimetra.

Rëndësia e të ushqyerit dhe vaji i ullirit
Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Studiues të shumtë të cilët merren me studimin e kancerit, në studimet e tyre më të fundit tregojnë se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji. Shkencëtarët kanë treguar se marrja e një aspirine në ditë redukton me rreth 25 për qind rrezikun e kancerit në gji, ndërsa kanë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit të mbron nga kanceri i gjirit, për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan, se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Përqindja e sëmundjes rritet me moshën
Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rëndësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.

Reduktimi i rasteve të prekjes nga kanceri
Historia personale dhe gjenetike, mosha e parë e menstruacioneve, ushqyerja me gji, mosha e menopauzës, përdorimi i hormoneve dhe terapia hormonale, janë faktorë shumë të rëndësishëm, disa “miq” dhe disa armiq të gjoksit. Studime të shumta kanë treguar për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit, duke vlerësuar edhe ndikimin e hormoneve seksuale. Nëse në vitet ‘80, në Evropë regjistroheshin 20000 raste në vit, sot mendohet se ai prek rreth 1.2 milionë gra në të gjithë botën, nga të cilat 500 mijë humbin jetën. Por, pavarësisht rritjes së përqindjes, rastet e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitet 2000 janë reduktuar dukshëm, sidomos te moshat më të reja, që kanë mundësi t‘u nënshtrohen ekzaminimeve të ndryshme, si mamografisë dhe ekografive të ndryshme.

Burimi Farmacia USHT

__________________
Njerezit mendojne qe gjenite jane personat me te lumtur, ama nuk marrin parasysh qe ata duhet te merren gjate gjithe kohes me injorante!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2010 15:16
Agata-1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agata-1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agata-1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agata-1 Shto Agata-1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agata-1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Keshilla te thjeshta...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.