Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Kur quhesh i masterizuar nė Shqipėri?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Kur quhesh i masterizuar nė Shqipėri?

Pyetje shumë e thjeshtë, por që si çdo gjë tjetër, është gjetur mënyra për ta futur në një vorbull reformash të pashpjegueshme, me siguri të kopjuara keq nga praktika ndërkombëtare të panjohura, që krijojnë një amulli te të diplomuarit e rinj të fakulteteve tona dhe që përfundimisht e fusin arsimin shqiptar në një vorbull të vazhdueshme që nuk i jep asnjë siguri personit që ka më shumë nevojë për të, studentit.
Hapim një parantezë para se të futemi më thellë në temë. Sot Bota njohu një eklips shumë të gjatë, rreth 11 minuta që u vrojtua në Afrikë dhe Azi. Natyrisht, pasojat e eklipsit ndihen kudo në botë, sidomos aty ku ka detra dhe brigje… Sa për informim.
T’i rikthehemi çështjes së ditës. Ose më mirë problematikës që kemi ngritur. Në vitin 2007, u miratua Ligji për Arsimin e Lartë, i trumpetuar nga Qeveria e kohës si një prej reformave më të rëndësishme që prekin të ardhmen e brezave të rinj dhe të vendit tonë, pasi ky Ligj do i hapte rrugë brezit të ri të të diplomuarëve në përballimin e jetës profesionale ose përmbushjes së dëshirës së tyre për thellim shkencor.
Duhet të nënvizojmë menjëherë se ky Ligj u kritikua nga një brez specialistësh të arsimit të lartë që e njohin atë shumë më mirë se disa të kollandrisur që rrethonin në atë kohë Kryeministrin. Një nga reformat që përmbante ky ligj ishte dhe ngritja e një sistemi që mund ta quajmë 3+2+1+3 (ku 3-shi përbën diplomimin e studentit në fushën e specialitetit – jurist, ekonomist…, 2-shi një thellim të specialitetit, ta quajmë “DND”, ashtu si ligji dhe 1-shi vitin e Masterit, të ndjekur më në fund nga studimet e Doktoraturës). Pra krijohej një sistem që pikë së pari nuk përputhej me frymën e Kartës së Bolonjës dhe së dyti krijonte një amulli në lidhje me diplomimin e studentit. Kur do të quhej specialist, çfarë është të jesh specialist i thelluar i fushës dhe për çfarë shërben ai viti i Masterit pas Diplomës së Nivelit të Dytë (2-shi që folëm më lart)?
Problemi do të dilte herët a vonë. Së pari sepse Karta e Bolonjës, që nuk duhet ngatërruar me Universitetin e Bolonjës, pasi kam dëgjuar shpesh që Karta e Bolonjës lidhet me sistemin që aplikohet në Universitetin e atij qyteti, gjë që përbën një injorancë të pastër nga kushdo që rreket të thotë mendimin e tij mbi këtë çështje, parashikon një sistem universitar synimi i të cilit është të përgatisë individë të ndërgjegjshëm, dhe të aftë të futen në botën e punës sa më shpejt dhe që t’i përgjigjen kërkesave të tregut sa më mirë. Sot jetojmë në një kohë kur tregu dhe kapitali janë ata që diktojnë ligjin në rruzullin tonë dhe rrjedhimisht një student me kokën plotë nuk i hyn në punë, i duhet një student me ide të formuara mirë. Prandaj sistemi bazohet në nxjerrjen e diplomës “specialist” pas 3 vitesh në mënyrë që kush dëshiron t’i hyjë karrierës profesionale të mos harrakatet në bankat e shkollës me teori të tepërta. Nëse një punë e caktuar kërkon dije të veçanta në një fushë dhe rrjedhimisht më shumë njohuri dhe përgatitje shkencore, hyn në lojë 2-shi, po jo ai i Ligjit për Arsimin e Lartë, por 2-shi i Kartës së Bolonjës, pra Masteri. Masteri do të shërbente pra për thellimin e dijeve special të nëj fushe të caktuar, ashtu sikundër dhe për përgatitjen teorike sa më të mirë të studentit, nëse prej tij kërkohet të fillojë me studimet e doktoraturës. Në disa shtete, ekzistojnë mastera me dy drejtime, një teorik dhe tjetri praktik. Dhe kështu, shohim të përvijuar sistemin e Kartës së Bolonjës, të cilën e kemi nënshkruar dhe ne dhe që përbëhet nga sistemi 3+2+3 (3-shi i fundit përkon me vitet e studimit të doktoraturës).
Së dyti, problemi do të dilte për një arsye tjetër. Ai që mbaron DND do ta ketë shumë të vështirë të thotë jashtë shtetit se jam mbajtës i një diplome Masteri, pasi ligji ynë për Arsimin e Lartë nuk e klasifikon si të tillë. Pra, ai duhet të ribëjë një dyvjeçar tjetër jashtë nëse, fjala vjen dëshiron të punojë në një vend ku kërkohet Masteri ose të vazhdojë studimin e Doktoraturës.
Gjithashtu, ai që mbaron DND, është specialist, apo pak më shumë se specialist, po pak më pak se i masterizuar. ǒrrogë ka parashikuar qeveria për ata që mbarojnë DND-në. Dhe, më e rëndësishmja, ajo që futi në grevë urie studentët e Vlorës, çfarë vlere ka një diploma e specialist (tre vjeçari) nëse edhe studentin që mbaron DND-në e klasifikon si specialist. Atëherë, shumë logjikisht, gjithkush do ta kishte vështirë të pranonte në punë një student që legjitimisht mund të kërkojë punë pasi ka kryer tre vjet universitet, por që shteti i vet ja bën shumë të vështirë njohjen e një diplome, që sistemi e bën që të jetë faktikisht gjysmake.
Duke parë në sy realitetin, Ministri aktual i Arsimit kërkon që ta ndryshojë në këtë pikë Ligjin për Arsimin e Lartë. Edhe pse vlen që të inkurajohet në këtë drejtim, duhet t’i kujtojmë se në 2007, kur është votuar ky Ligj, Ministri ka qënë këshilltar për Arsimin pranë Kryeministrit dhe e ka mbrojtur një ligj të tillë.
Nga një mungesë e tillë koherence, ne nxjerrim dy përfundime: në Shqipëri, askush nuk e ka të qartë në kokë se ku shkon dhe çfarë do të bëjë, përveç makutëve. Së dyti, reformat në Shqipëri kanë parametra dy vjeçarë dhe aspak afatgjatë, çka na bën të mendohemi mbi mënyrën si udhëhiqemi dhe mbi përkufizimin e fjalës reformë… Natyrisht, brezi i studentëve të diplomuar në këtë periudhë do e vuajnë këtë mungesë koherence. Shpresojmë të jenë në hënë të mirë dhe ta kuptojnë se kështu nuk ecet.

Burimi Gjeneralmegafoni.com

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2010 22:38
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ketu ka shume gjera per te thene, por ajo qe dua te them une eshte qe shkollat ne Shqiperi jane per turp.

Per sa kohe do te jtojne keto universitetet private, nuk ka asnje besueshmeri tek te diplomuarit dhe teorite e shkollimit qe trajton ky artikull jane nje vere ne uje.

Mund te shkoj edhe me tej dhe te hy ne nje diskutim pa fund ku mpleksen interesa, apo edhe qejfmbetje, por e rendesishme eshte kjo: per sa kohe qe shkolla mund te merret me lek, mjere studenti i mire.
Progresi eshte nje dyshim i madh per sa kohe i paafti i ze vendin te aftit ne pune, per te vetmen arsye se eshte militant.

Pune muti demek

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2010 03:21
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

sa shume kam per te thene per kete teme meqe i jam futur kesaj punes idiote te masterizimit por po me pelqen jashte mase permbledhja e Cedrus e nuk dua ti'a marr autoresine:

"Ketu ka shume gjera per te thene, por ajo qe dua te them une eshte qe shkollat ne Shqiperi jane per turp."

"per sa kohe qe shkolla mund te merret me lek, mjere studenti i mire.
Progresi eshte nje dyshim i madh per sa kohe i paafti i ze vendin te aftit ne pune, per te vetmen arsye se eshte militant.

Pune muti demek"

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2010 19:06
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
...
Per sa kohe do te jtojne keto universitetet private, nuk ka asnje besueshmeri tek te diplomuarit dhe teorite e shkollimit qe trajton ky artikull jane nje vere ne uje.
.....


E degjoj shpesh kete ankese. E pse? A kemi pranuar qe tregu i rregullon gjerat. Duke qene keshtu, perderisa ka kerkese per universitete private, le te ekzistojne dhe lulezojne sa te duan.
Nqs mendon qe diplomat e ketyre universiteteve jane nje leter bakalli, atehere mendoj qe tregu e ka bere punen e tij edhe ne mendjen tende dhe te tjereve qe ankohen.
Cheers.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2010 23:40
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Tema u hap me teper per te diskutuar reformen, ligjin, e jo Universitet Private.
Personalisht nuk jam kundra universiteve private.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 13:53
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

E degjoj shpesh kete ankese. E pse? A kemi pranuar qe tregu i rregullon gjerat. Duke qene keshtu, perderisa ka kerkese per universitete private, le te ekzistojne dhe lulezojne sa te duan.
Nqs mendon qe diplomat e ketyre universiteteve jane nje leter bakalli, atehere mendoj qe tregu e ka bere punen e tij edhe ne mendjen tende dhe te tjereve qe ankohen.
Cheers.


Por. Jo cdo teori eshte e vertete...ne cdo vend.

Tregu i lire presupozon dy fjale:

-Treg,
qe une e kuptoj nje bashkesi rregullash te forta.

-I lire,

qe edhe kete e kuptokam pak me ndryshe nga keto qe ke thene ti. (jam i sigurt qe ti nuk e beson kete qe ke thene kur behet fjale per shqiperine).

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Tema u hap me teper per te diskutuar reformen, ligjin, e jo Universitet Private.
Personalisht nuk jam kundra universiteve private.



Teorira.

Do te ishin te mira nqs nunk do te ishin ne Ballkan. (greket akoma nuk kane se e dine se c'mut milet jane).

Puna eshte se keto universitete po funksionojne ne menryre perverte.
Dhe praktikisht atje shkojne vetem ata qe nuk kalojne dot barrieren per te hyre ne shteteroret, ose ata qe kane para dhe nuk kane mend.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 14:20
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Re: Kur quhesh i pasterizuar nė Shqipėri?

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine



Mahhhh ......... besoj se procesi i pasterizimit eshte i qarte ....... Mjafton qe te zbatohet binomi temperature/kohe dhe ........ u kry ........ :aha

per sa i perket universiteteve private ....................... Ne shqiperi i jepet shume rendesi copes se letres quajtur "Diplome" .............
Kur te rrezohet ky myth ... atehere do kete me "rregull" ne Universitetet private ........... :aha :aha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 15:36
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Por. Jo cdo teori eshte e vertete...ne cdo vend.

Tregu i lire presupozon dy fjale:

-Treg,
qe une e kuptoj nje bashkesi rregullash te forta.

-I lire,

qe edhe kete e kuptokam pak me ndryshe nga keto qe ke thene ti. (jam i sigurt qe ti nuk e beson kete qe ke thene kur behet fjale per shqiperine).



Me gjithe respektin, por zberthimin qe i ke bere termit "treg i lire" eshte i pasakte, ose te pakten aludimi sipas te cilit cfare une kuptoj me ate term eshte i pasakte.

"Treg i lire" eshte togfjalesh qe ka kuptim te caktuar ekonomik, kuptim i cili humbet nqs togfjaleshi trajtohet si bashkim i dy fjaleve "treg" dhe "i lire".

Tregu i lire s'ka ndonje lidhje me specifike me rregullat se c'ka per shembull kuvendi me rregullat e kuvendit apo komunalja me rregullat e pastrimit te rrugeve.

Ajo qe po thoja une, eshte qe tregu i lire eshte ai qe vendos, cfare hapet dhe cfare mbyllet. Kete sistem kemi adoptuar si me te mirin qe njihet. Kemi eksperimentuar edhe me sisteme te tjera ku nje grup njerezish vendosnin arbitrarisht cfare te lejohet dhe cfare jo. Ata qe mendojne qe universitetet private s'duhen lejuar, nuk ndryshojne ne thelb nga mentaliteti komunist. (por qe s'kane faj se e kemi nga tradita).
Rregullat do te permiresohen me kalimin e kohes. Tregu do beje punen e vet. Nje universitet do zhduket se s'do ia njohe njeri diplomen, nje tjeter do te perparoje.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 23:21
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Tema u hap me teper per te diskutuar reformen, ligjin, e jo Universitet Private.


Eshte e veshtire te besh debat me carcafet dhe dysheket.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2010 23:24
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Kur quhesh i masterizuar nė Shqipėri?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.