Petter
kazmolog
Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058
|
Re: Hi Petter
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Nga fundi e kishe kap problemin
Privatesia eshte nga gjerat me te shtrenjta ne ambjent shqiptaresh. Vijme nga shoqeri klanore (lexo Mustafa Nanon) dhe merremi akoma me thashetheme. Edhe ketu ne forum... ti e di mire besoj...
Prandaj, te mos duash te behesh objekt pergojimi nuk eshte kompleks inferioriteti, eshte normale. Tema e krenarise eshte me vete dhe e kemi folur. Ketu veçse do i hapnim pune vetes te merremi prape. Por meqe jemi tek komplekset, mendoj se krenaria presupozon tamam nje kompleks hierarkie, superioritet absolut, pa kushte, pa reflektim. Dhe shpesh lind pikerisht nga inferioriteti, dekadenca e nje populli (siç lindi ne Gjermani pas luftes I boterore).
Nje person i lire nga komplekset hierarkike nuk ka nevoje per krenari etnike, eshte OK me boten, as poshte as lart, ne vendin e tij.
Megjithate, eshte veshtire te bashkoj idene qe je krenar nga vjen, por njeh shqiptaret nga fytyra. Cfare shenje mbajne ne fytyre qe mund ti njohesh krenarisht?
Te njofesh shqiptaret ne rruge nuk ndjen ndonje krenari, mos ngatrro kekun me byrekun. Krenar ndjehemi kur degjojme per shqiptare qe kan sukses ne fusha te ndryshme te jetes. Ashtu si ndihemi dhe keq kur degjojme gjera te keqija qe bashk-kombasit tane bejne, po kjo gje mua personalisht sme bejn te ndjehem me turp qe jam shqiptar, pasi krimet apo mashtrimet e bera nga shqiptaret zen nje % shume shume te vogel ne krahasim me shtetas te kombeve te tjera. Ketu nuk po shfaq askush krenari etnike pasi spo ngrihet ndonje te thot qe ne jemi populli numer 1 apo nr 10. Thjesht seshte turp te jesh shqiptar dhe ska lidhje fare me komplekset hierarkike. Shenje ne fytyre nuk mbajne, po kur shof Tonin qe kercen veshur me flamurin shqiptar, kjo me ben krenar. Kur shof qe neper sfilatat me te bukura te botes F.Berisha eshte drejtor fotografie, kjo me ben te ndihem krenar. E shume te tjere qe njifen boterisht, dhe per mire.
Nuk besoj se debora do behej objekt thashethemesh nq se do identifikohej si shqiptare. Jam i bindur qe po ta shof ne rruge do me jap pershtypjen si shqiptare nga pamja, dhe pervecse ne mendjen time ndoshta mund te shkoj nje mendim i shkurter pak sekondesh ( duket shqiptare, dhe qeka shume kinge ) tjeter gje nuk shkon. Nuk e di se ku jeton debora dhe cfare komuniteti shqiptaresh ka prane, po jo te gjith meren me thashetheme, sepse shumices nuk i intereson se ca ben ai apo ajo.
Jam i bindur qe debora shef punen e vet, dhe sbesoj se po ta shofin me ndonje flamur shqiptar ne xham te makines apo ne celsa te shpis do behet objekt pergojimi.
Ty te pelqen privacia jote, por harron qe ne menyre indirekte ti cenon jeten private te shqiptarve ne pergjithesi me shkrime te tilla. Qe shqiptaret jan keshtu, qe jan ashtu, qe jan thashethemaxhinj, qe jan kriminela, e ne itali vetem ti je shqiptari vetem me mendime e kulture europiane e pjesa tjeter jan krenar etnik, vrases, pa kulture, tani doli qe paskemi dhe probleme hierarkike, lol.
Kur shkon ne Shqiperi, si cfare kombasi prezantohesh ne dogane?
__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|