Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > vargje ,thenie apo fragmente letrare...?
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

NE PERENDIM

Jete muti dhe ketu,
ne perendim,
robote, pengesa, qull fabrikat,
njelloj si lindja,
me te vetmin ndryshim,
thika mbas shpine,
ca me e mprehte,
lengon, vuan,
s'ta ve kush veshin,
vete t'ia dalesh mbane,
me dosjen e biografise nen sqetull,
pa harruar fotografine,
floket e qethura si kinez,
me shtyllen kurrizore te dermuar,
jo vetem nga puna e rende,
por edhe nga perkulja me finese.
................................................... 2000

VDEKJA
Ja dhe vdekja po afron...
nuk eshte cudi,
ne moshe te re,
me arkivol paradoksi,
diktatures shpetuar,
vrare ne demokraci ! ................ 2000

VARGJET E MIA
Ah, keto vargjet e mia,
si lastare te eger shperthyer,
te papunuar zvarriten mbi leter,
besnike shpirtit te trazuar,
pa rregulla metrik,
e normat e trurit te poetit,
virgjeresha,
sic i ka bere Muza-Meme,
ndaj ndoshta nuk jane dhe aq te bukura.
.........................................................2000

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2013 17:37
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

NJERIU
Cdo pike e rrotes ne te njejtin vend,
me mijra here gjate rrotullimit bie,
por sado te kete ngarkese te rende,
mijra kilometra tutje barren e shpie.

Ndersa mendimi qe edhe fluturon,
dhe lart e poshte shkon e vjen,
ka herja njerezimin deri tash von,
thuajse e ka lene atje ku ka qene.
......................................................Nentor 1990

SIKUR
Sikur te mblidheshin te gjithe te qeshurat,
dhe gaz prej tyre te nxirrnim,
nje qeske te vogel do te mirrnim,
se musht i hidhur tjetra do te ish.
.....................................................Nentor 1990

SA...
Sa yje ka qielli,
aq mendje ka bota,
sa rere ka deti,
aq pune te kota. Nentor 1990

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 17:53
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

C'KOHE!
Zhurme, rremuje, heshtje, gjalleri !..
C'kohe jetojme!..
Peme te krisura !..
Lule artificiale !..
Paralize !..
Emra te harruar, e ca te krijuar !..
As sfinks i vjeter, as sfinks i ri !..

Din Hyka, c'ka qe me kujtohet ?!.
Po Dhimitri i tij ?!.
Cudi, vdiqen heronjte !..

Duhen krijuar idhuj te rinj !.. 1992

***
Cirak,
Endembledhes,
Kaposh,
apo Hajdut,
takohen te gjithe,
Minister dhe Makut,
ne restorant,
te veshur dhe lypsare,
te qeshur dhe te qare,
dikush tek dera,
dikush tek plehrat,
dikush ulur si mbret,
me krruajtese dhembesh ne xhep!.. 1998

...THA
Poeti tha: shendrime eklipsore!
Filozofi tha: mohim jorefleksiv!
Politikani tha (genjeu): jua siguroj!
Improvizatori tha: bicim nevojtore!
Inxhinieri tha: difekt teknik!
Mercelogu tha: do ta fermentoj!
Karrocieri tha: do sjell ushqim!
I papuni tha: do gjej nje mik!
Biznesmeni tha: do te investoj!
Nena tha vetem: o bir! ......1998

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2013 18:08
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Lutja e shkrimtarit, nga F.Konica

"Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!"

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2013 21:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Po qe dera mbyll, mos u largo menjëherë.
Edhe nëse çdo rrugë duket e mbyllur, prit.
Pak durim sa të dëftohen ca udhë të fshehta,
Që askush s’i kupton dot.

Rumi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2014 22:02
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė moonlight Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: moonlight Shto moonlight nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto moonlight nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Porsi hena jemi plot cudira
Njeren faqe fshehim nga te tjeret
Dhe virtutet tona me te mira
Shpesh mbulojme me nje vel te erret
©

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2014 00:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

What happens to a dream deferred?

Does it dry up
like a raisin in the sun?
Or fester like a sore--
And then run?
Does it stink like rotten meat?
Or crust and sugar over--
like a syrupy sweet?

Maybe it just sags
like a heavy load.

Or does it explode?



Langston Hughes

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2014 21:47
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 15/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846

Yet Julia's very coldness still was kind,
And tremulously gentle her small hand
Withdrew itself from him, but left behind
A little pressure, thrilling, and so bland
And slight,so very slight, that to the mind
"Twas but a doubt;

"Don Juan, Canto I, Strofa 71"

__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2014 10:49
Dulcis in Fundo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dulcis in Fundo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dulcis in Fundo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dulcis in Fundo Shto Dulcis in Fundo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dulcis in Fundo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nese me lejohet, po hedh nje tregim te hershem, ketu e 15 vjet para; ndoshta ka aktualitet kudo e kurdo, me stil te thjeshte naiv:

I keqi


…atje, …atje,… Ku?… Ja, atje!... Shtypjani kokën!... Bjeri maskarait!... Kush?... Ai?... Po, po, qeni!... Të gjithë vraponin. …Ku është pisi, pyesnin disa. …Mos e lë të iki, bërtisnin disa të tjerë. …Bjeri, bjeri, …lidhe, … largohu se kam unë punë me ’të…, dhe me mëngë të përveshura mbrrinin të rinj. Fap-fap, gup-gup, dëgjoheshin shqelmat dhe grushtat. Kujdes se po ju shpëton more, dëgjohej. ǒështë? pyesnin disa, akoma më të rinj në këtë mesele. I keqi, i keqi !… Kush?… I keqi, … njeriu i keq!… Ku është?... Fap-gup, … ja ai i shtriri, … nuk duket mirë, po e rrahin, … Ku e kapën?… e zunë maskarain, e zunë më së fundi!… Oh, ç’po ia bëjnë mirë!… Lermëni, lermëni se kam unë ca hesape me ‘të, çirresh dikush. Largohu, shtynte tjetri, duke ia ngjeshur me grushta viktimës. Oh, ooo, dëgjohej përzier. …More, e pe sa mire e qëlloi!.. Ata që tashmë qenë lodhur i linin radhën më të rinjve. Këta të fundit, më me furi lëshonin energjitë e mbledhura orë më parë. Dhe po si të parët dilnin nga beteja me një pasthirrmë urrejtje, tashmë të konsu-muar: maskarai. I poshtri, u rezononte ndonjë trupimët, që nuk merrte guximin të futesh mes grumbullit të rrahësve. -E kishe njohur?... Ë?.. ç’u lodha!.. Oohh, … njohur the?!.. E kush nuk e njihte maskarain!… Oh, edhe mua mezi po më mbajnë këmbët… Dhe turma priste çdo fjalë të rrahësve, si fëmijët bonbonet e sheqerosura. -Kushedi ç’do të ketë bërë ty, i poshtri?... I poshtri, vërtet!... Kureshtarët shtoheshin. …Bërë, the?!. Uuhh, ç’u lodhëm, … e ç’do t’më bënte mua, flliqësira!?!… Trupimti ndiqte me sy e veshë çdo fjalë që thuhesh, për t’ua shpërndarë të tjerve më pas. …le ta provonte të më bënte mua dhe më të voglën vickël, paa…, dhe rrahësi merrte frymë duke i lënë kureshtarët me gojë hapur të prisnin ç’ka ai nuk kish për të thënë më. Këtyre nuk u ngelesh veçse të mirrnin me mënd fjalët e fshehura në gurmazin e rrahësit-hero, e të ndiqnin vallzimin e gishtrinjve të tij në ajër, nën ritmin e ngulçimave. Mirpo dhe kaq mjaftonte që disa nga kureshtarët të inspiroheshin e të futeshin mes grumbullit të rrahësve, për ta dërmuar njeriun e keq. Gup-gupet dëgjoheshin qartë. Po ashtu dhe lëngimet e të rrahurit. Po rrahin të keqin, sqarohej kudo. E kanë bërë fërtele, ... mirë t’ia bëjnë!… Të keqin the?… Kush është ky?.. Ta zhdëpin fare, përplasnin duart disa. Ku e zunë?.. ǒka bërë?.. Nuk e njeh?!.. …Shihe, shihe mirë maskarain ç’fytyrë ka!… Ja ai që ka mbuluar kokën me duar, … ai fytyrë nxiri, tregohej me gisht. Mos more, po e paskan nxirë krejt të ziun!… Përse?.. ǒpo ndodh këtu? Largoju more!.. Si, të keqin, the?.. Ah, në rregull!.. Spetakli i goditjeve sa vinte e shtohej. Nxirë, the?!.. Gup, gup, gup, fap-gup-gup, …aaahhhh, -dëgjohej më zbehtë klithma e viktimës. -E nxira është pak more!… Nuk e sheh që s’po jep shpirt akoma!… Ngritje vetullash shoqëronin largimin e hapave. -E keqja nuk jep shpirt kollaj! -i elokuonte si filozof dikush tjetër xhaketës së re që kish veshur dhe kravatës shumëngjyrshe që i varej si spirancë në qafën e hollë. Pamja e tij prej profesori nuk e lejonte të futej në mes të turmës. Mor’ po e vdiqën fare të shkretin, hidhej ndonjë zemër gjynofqari. Mirpo shikimet me tërbim të rrethuesve, të udhëhequra nga shikimi ironik i kollarengjeshu-rit, e tulatnin gjynofqarin dhe e bënin më të vogël se zemr’ e tij. -Ore, ç’ka bërë, pyeta, përse po e rrahin? -pyeste me ngulm një kokëshkret me mjekër të parruar, duke marrë si përgjigje vetëm ngritje supesh. ǒështë kjo trahalli ore, hidhesh ndokush që donte ta ndihmonte sadopak viktimën me dipllomacinë e tij, -jepi një plumb dhe e gjitha mbaron për një minutë! Vërtet, vërtet, e ndihmonin ata të cilëve po u dhimbnin si veshët nga goditjet e rrahësve, ashtu edhe sytë nga gjaku i spërkatur mbi rrugë, -një plumb dhe s’ka nevojë për gjithë këtë zahalli!.. Këto fjalë, të interpretuara më pas sipas mënyrës së çdonjërit, inspironin disa që ti hidheshin viktimës përsipër me të dyja këmbët, sikur po e qëllonin me çifte. Aaahh-të dhe uuuhh-të dëgjoheshin tashmë më ulët, por prapë dukej që i godituri nuk shkëputej nga jeta. Më të zellshmit në ndëshkim po përdornin edhe shkopinj të trashë në skalpin e kokës dhe iknin më pas me vrap. Po vdes, … po vdes, thërrisnin të gëzuar disa. Po vdes i shkreti, dëgjohej ulët edhe nga disa kokrra që duket se ishin kundër këtij spetakli. Mjaft more, foli sërish i parruari dhe dy-tre të tjerë. Katila, shtoi dikush me zë të ulët:. ǒdo të ketë bërë thuaj, i afrohesh atij një meso burrë me kapele. Gup… gup… gup… Më duket se vdiq, … edhe një!… Gap-gup… …Do të ketë bërë shumë të këqia mavria, …lëre ore, …boll, boll, dukej se po merreshin vesh rrahsit. ǒtë këqia ka bërë, hë më thuaj, ku e di ti ç’të këqia ka bë… Shshshëtt, i foli të parruarit prapa veshit burri me kapele, ule zërin se do të dëgjojnë!.… Largohuni, largohuni, po bërtiste dikush … Turma po shtohej dhe më. Tashmë po mblidheshin edhe ata të cilëve gjurulldia e pak minutave më parë, nuk u kish tërhequr vëmëndjen. -Mor po le të më dëgjojnë!.. -dëgjohej tani në frekuencë më të lartë. -E ka shumë mirë ky zotëria! -pasonte një zë më i dobët, -asnjë nga këta kriminelë nuk e njeh atë të keqin. -Mor po ç’farë i keqi! -vazhdonte gjith’ zemërim i parruarri, -nuk ka as të keq e as të mirë, këta janë të këqinjtë, por thuaj të lajmëroj dikush shpejt ambulancën… Mirpo askush nuk po e dëgjonte, sepse të gjithë ishin përqëndruar tek grahmat e fundit të viktimës. Vdiq?.. A vdiq?.., pyesnin turmëxhinjtë e rinj, duke kaluar përmes përshpëritjeve dhe duke ju shtuar sehirxhinjve të vjetër. Më duket se vdiq_!… E vdiqën të shkretin_!… Oh temporas mores, përjetsi makabre_!… Ndërkohë, sikur dikush të kish shtypur një sustë, turma u hodh përpjetë. Uurraaa, u drodh ajri përreth. Vdiq, vdiq, jepnin lajmin ata pranë kufomës. Vdiq, aprovonin të tjerë më pas. Vdiq i keqi, … i keqi vdiq, sqarohej gjithkund. Disa putheshin e përqafoheshin sikur të kishin fituar lloton, e disa bënin qepalla sikur të kishin fituar bastin e vënë. Një pjesë e madhe nga turma shikonin të habitur nga viktima, po aq dhe njëri-tjetrin, sikur nuk e kuptonin akoma ç’kishte ngjarë. Disa të tjerë bënin kryq. -Krim, krim! -dëgjohej herë-herë ndonjë zë i veçuar. Disa aprovonin me kokë. Të habiturit e rinj që i shtoheshin turmës, pa e kuptuar po i jepnin tone të reja atyre pak zërave protestues. ǒka ndodhur more? -pyesnin ata. Krim në mes të ditës, dëgjohej. Mor po vërtet, si quhej xhanëm?… Ai trupimti mblidhte supet, duke shpënë më tej pyetjen e dëgjuar: si quhej? Nuk e dimë si quhej!… E përhapej më tej: nuk i dimë as emrin!… Nuk i dinë as emrin! E dëgjove!? Tani pyesin për emrin, po i thosh dikush me të qeshur sarkazme shokut në krah. Lëre, lëre, ia kthente me tundje koke i pikëlluar tjetri, pa ia ndarë sytë viktimës.
… ǒështë kjo kështu!? -dëgjohej përherë e më tepër. Paska vdekur vërtet!… Ee vraan’!.. -oshëtiu diku. Mos e prek, i sulej një grua djalit të saj kureshtar, duke e tërhequr prej mënge. Disa me vulën e debilit në surrat, po zbardhnin dhëmbët. Të tjerë po përpiqeshin ta hiqnin të keqin nga rruga, duke e shtyrë me këmbë. Me lopatë, me lopatë u solli një këbëshpejtë dy lopata. Një burrë trupmadh i shtyu lopatxhinjtë që përpiqeshin ta hidhnin kufomën në kanal. Ndyrësira! -dhe ia pështolli me lopatë bythve njërit prej tyre. Këtu doni ta hidhni?!. Irritimi i të porsaardhurit ishte i justifikueshëm për turmën. Kanali ishte buzë gardhit të tij. Nuk kaluan veçse pak momente qetësimi për turmën dhe një karrocë e thirrur ndaloi pranë trupëmadhit. Kali hingëlliu njëherë i friksuar nga turma dhe uli kokën drejt barit të përfitonte diçka nga koha e pushimit. Ndërkohë, banori i atyshëm trupmadh, së bashku me një tjetër, e vendosën me kujdes kufomën mbi karrocë. Një grua e kaluar në moshë u afrua me nxitim dhe i ngriti kokën viktimës, duke i vënë nën ’të një triko të mbledhur. Karrocierri e shihte viktimën gjith’ i pezmatuar, sikur i vdekuri të ish një i njohuri i tij. Disave po u shpëtonin lotët. Këto skena të vonuara i shumuan dhe i ngritën më lart zërat e veçuar. E vranë të shkretin_!… E vdiqën me zor_!… Po, po, aprovonin koka të përgjumura. Mor po ç’kishin me ’të?!. -filloi të dëgjohej gjithkund. Allahu i vraftë!… Karrocieri tërhoqi kalin e tij, duke tërhequr kështu edhe turmën që vetëm rritej. Vetëm se kësaj radhe turma i përngjante një proçesioni varrimi. Urrejtja e pak çasteve më parë i kish lënë vendin habisë, një habie apatike. Gjithashtu, gjurulldia e pak përparshme ish ulur këmbkryq për pushim mbi rrugë. Mirpo, në atë lëvizje instiktive këmbësh një re e lehtë pluhuri dukej se po zgjonte dhe tahalliste çdo habi, përgjumje apo mëshirë. Ishte insikti i luftës. Sy flakërues, më të shumtit nga të sapoardhurit, filluan të kërcejnë kudo duke pyetur: ç’ishte kjo kështu?!. ǒfarë u kish bërë xhanëm?!. Nga e dinin që ishte i keqi?!… Një klithmë gruaje pranë të vdekurit ndezi fitilin e të qarit edhe ndër gra të tjera. Disa që mbanin shkopinj nëpër duar e që dukeshin sikur kishin lindur me ’to, filluan të bërtasin: pse e vranë të shkretin, … ǒishte ai mashtrim në mes të ditës!?… Ku janë kriminelët, bërtitnin të tjerë. Unë e njoh shumë mirë, hidhej një i shëndoshë, të cilit nuk ia kish mbajtur të fliste më para, ai nuk është i keqi, … Ka qenë njeri shumë i mirë!… Mor’ po e njoh dhe me emër, pasonte dikush, por nuk po më kujtohet!… Po si vdiq, xhanëm?!… E kanë ngatërruar budallenjtë!… ǒfarë?!?… Të jetë e vërtetë?... Kush?… Mos more!… Turma po lëvizte në vetvete dhe ia kishte varur fare karrocës, duke e lënë në fatin e kafshës që po e tërhiqte. Tashmë po kërkohej llogari se kush e kish bërë këtë krim. Kush i kishte nxitur.!? Akuza pa adresime konkrete fluturonin në ajër, e më pas situata u shtërngua. Dyshime konkrete filluan mbi këdo e cilindo, duke bërë që shumë prej tyre të djersinin mirë. Ishte fat të shpëtoje me ndonjë shqelm apo të shtyrë. Grushta të mbledhur po shtërngonin urrejtjen e re dhe shkopinj të tundur në ajër po nxitnin galopimin e ri të hakmarrjes. Po kërkohej shkaktari i atij krimi të ndodhur mu në mes të ditës. Po, po, krim, dëgjohej gjithkund, ky është krim!.. Ti hedhësh ata kundër një të pafajshmi, kundër një ... një të miri në punën e vet, ... kjo ishte krim! Po, po, ashtu është, aprovonin llëngpërveshurit, duke parë andej-këndej për mashtruesin, ... për atë të keqin që kishte nxiur dhe organizuar këtë krim. Ai do të gjëndej se s’bën! Ky ishte ligj për ’ta. -I keqi nuk gjindet kollaj! -po mundohej ti ngushëllonte burri me xhaketën e re dhe me kollare. Mirpo, megjithë paraqitjen intelektuale, kësaj radhe elokuenca e tij nuk i rezonoi shumë drejtimit të ri, sepse u akuzua si dhe të tjerë për mashtrim. Paraqitësi me kollare u mundua po si të akuzuarit e tjerë t’u shpëtonte irrituesve, por këta nuk po i ndaheshin kollaj. Kishte prova të mjaftueshme që ai e kish nxitur atë turmën e përparshme në krimin e llahtar-shëm. Po, po, e njohën edhe të tjerë. Edhe trupimti tundte kokën në shenjë pohimi, se e mbante mënd. Lermëni në punën time, u shkëput intelektuali i dyshimtë, duke ia dhënë vrapit. Turma kaq donte ta identifikonte paq mashtruesin, duke iu vënë nga mbrapa. Dhe pa i lënë mundësi këmbëshpejtit të kollarisur të fshihesh diku, e arritën duke ia mbyllur gojën që bërtiste për ndihmë, e filluan ti binin vënçe me ç’të kishin e ku të mundnin. Prej teje mor qelbanik e hëngri tjetri kot më së koti!.. Dhe i binin me ç’të kishin. Viktima e re shkëputej herë-herë disa metra sa për të përzier të bërtiturat për ndihmë me ngulçimat e dhimbjes, dhe binte përsëri për tokë, e arritur nga turma që po ia bënte kurrizin fërtele. Kjo skenë tërhiqte vëmëndjen e më të rinjve, të cilët i shtoheshin turmës nga të tëra anët. Shpejt bëhej e qartë se po rrihej një maskara i lig që kish bërë krim. Kaq duhesh që zhdëpja të vazhdohesh nën forca të reja dhe gjithë ky spektakël të mos ndërpritesh. Ai djaloshi i parruar që kish guxuar ta ngrinte zërin në turmën pararendëse, po bërtiste përsëri ta linin viktimen e re. Mirpo, kush e kish mëndjen ta dëgjonte!?! Përkundrazi, e shtynë duke e përplasur përdhe, tek vraponin dhe bërtisnin se i keqi ishte kapur, … ishte kapur i keqi, përhapej lajmi gjith’ andej, po zhdëpin një maskara të lig dhe po ia bëjnë paq! -ǒi keqi!, u fliste nga mbrapa i shtriri, ç’i keqi!…, mezi i dilte zëri nga goja e mbushur me pluhur e dhč. Trupimti e pa dhe ndaloi. I erdhi keq për atë guximtar të çmendur. Donte ta ndihmonte, por kishte frikë. Turma nuk kish të sosur në vrapimin e saj. Mund ta shihnin dhe… kushedi ç’ndodhte më vonë!.. Ky veprim regjistrohej në ato koka Marsiane dhe... ajd’ ta paguante pastaj! Mblodhi buzët e pamundësisë së ndihmës, e ia dha vrapit duke u përzier me turmën. E dinte se me atë trup të imët që kish, nuk do të mundte ti jepte ndonjë shqelm atij mashtruesit të ri, por të paktën do të ish aty ku ishte shumica dhe ata aktivët. Arriti po si të tjerët aty ku po dëgjoheshin gap-gupet e rrahësve dhe lëngimet e atij maskarait, duke iu përzier kështu entuziasmit të turmës që lëviste përreth e që sqaronte se ishte kapur i keqi e do ti bëheshin kockat fërtele. Pluhuri i ngrejtur mbi rrugë përziente spetaklin e urrejtjes me lëngimin e përjetshëm të viktimës, ndërsa zërat e dobët protestues kishin humbur në oshëtimën e largësisë së kohës.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2014 18:34
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Me rastin e ketyre ngjarjeve te fundit ne Europe, me sfond fetar, me lejoni te hedh ketu dy-tre tregime po me kete sfond. Nuk e di si hidhen te pahapura, per t'mos zene vend, po e diti dikush, le te ma shpjegoj se si hidhen tregimet te mbyllura, e pastaj gjithkush i hap vete po te doje. Tregimi i pare esht ide e vitit 2004, shkruar ne shtator 2005, botuar 2011.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2015 10:58
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > vargje ,thenie apo fragmente letrare...?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.