Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Kostaq Mizaku
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kostaq Mizaku

Në qiellin e prillit

Në qiellin e prillit u grindën dy re
Me zjarr u qëlluan ,u shanë
Ca copra ylberësh deri përdhe
U thyen pastaj edhe ranë

Në takat e tua u ngecën më tej
Pas gjurmësh mbushur me dritë
Sikur të kesh zbritur nga një kometë
Që të sfidosh perënditë

E bukur nën blire me hapin e rëndë
Krenare zgjon rrugën e fjetur
Në sy inatin e reve ke vënë
Dhe borën e dimrit të mbetur

Por ah ajo copëz ylberi mbi flokë
Kurorë rënë mbi ty
Ta prek por kam frikë nga vetëtima
Inati i reve në sy

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2013 17:49
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ky dika te shkruaje mire, por stili hiper-romantik me vel disi.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2013 19:36
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Di te shkruaje vertet. Kostaqi ka ate lloj lengu midis vargjeve qe e dallojne poezine nga vjersha. Diku me shume e diku me pak ai eshte vertet i mire. Romantik? Pse jo ne ato poezi qe jane te tilla.
Por edhe filozofik atje ku duhet.


Lumi i mëhallës sime



Tërë këtë natë të gjatë të pagjumë
e mblodha shuk dhe e vura
në një guaskë arre
më një velëz gjetheje
e nisa ku të mundë në det,

Pa xhaketë,pa portofol
ecën serbes,serbes me duart në xhepa..
Në fund të tyre dy vrima
ku luajn gishtrinjtë.

Ndër ferrat buzë Moravës
ndehur shqetësimet e tua,
si rroba të bardha, të lara
që i valvit era.
Si mund t’i mbledhë ëngjëlli yt i mirë
ka aq shumë gjemba?!

Atje në rrëzë të malit
ku shkove e ngrite shtëpinë
nuk e dije
që rrokullisen orteqet ?

U thyen tërë xhamat e shtëpisë.
Në dhomat bosh era e Ivanit
kërcet dhëmbët
ndërsa pas shpine dyert
përplasen me vrull.

Ulesh i lodhur rrëzë një plepi ,
me sytë gjysëm të mbyllur
përpiqesh të flesh pak.
Nga supet nuk e fshin një glaskë
harabeli.

Kishte kaq shumë vemje kopshti sivjet,
kaq shumë vemje,
dhe sa pak zogj !

Është koha të ikësh,
qielli u vrenjt dhe patjetër
do kemi furtuna.
Këpucët janë prapa derës,
kujdes nga gozhdët !

Kur të dalësh në rrugën e madhe
mos u huto
kape për mënge erën
është e mirë, besnike
si qeni i të verbrit !

Kaq e përpjetë kjo rrugë
dhe kaq e përdredhur
si mund të vraposh ?!

Rri i krrusur mbi pirgjet
me hekurishte
Ndër ndryshqet pa fund
kërkon me gishtat që të dridhen ,
bukën e ditës

Netëve kur hëna të dalë
duke të servirur varkat
si fruta në pjatë të argjendtë ,
mbaj një shami me vete ,
do të të duhet për lotët.

Nganjëherë ndodh
që është më mirë të qeshësh
se sa të qash
kur bie në gjunjë.

Kush e mati ndonjëherë
sasinë e kripës në lotët e gazit
e në lotët e vajit ?
Kush e mati ndonjëherë ?

Ajo qeramidhja në kulm të shtëpisë
prapë nis e pikon
pikë, pikë
pa rreshtur

E shikon ?
Sot telefoni
nuk trokiti fare
prandaj nuk erdhën zogjtë në ballkon
të hanë thërrimet e bukës.

Është kaq e rëndë të presësh
diçka që të ka ardhur me kohë
e s’të hiqet nga vetja,
dhe ti bën sikur se shikon
e gjoja del ta presësh
duke vënë pak aroma freskie
e duke kënduar një këngë rinore
ndërsa era t"i hedh andej , këndej
flokët tashmë të rralluar.

Nga larg kur të fryjë
era e perëndimit
dil e mblidhe në një thes të zbrazur
dhe le të të tallin
diçka në të do të mbetet.

Nga tërë fjalët e së dashurës
mbetet vetëm fjala "të pres"
Nga tërë heshtja e nënës
mbetet një gozhdëz
që lëviz e lëviz kudo
bashkë me gjakun
dhe del vetëm kur kokën mbështet
në prehrin e saj.


Ajo pema jeshile që zgjatet
deri tek dritaret e katit të dytë
mbrëmjeve kur e kur hedh nga një sy
në dhomën e gjumit
andej nga krevati.

Mbasdite , kur skuqet qielli në perëndim
dhe parku nis fërgëllohet
ti nis e mbushesh mornica .
Ke frikë mos digjet bota.

Është kaq , kaq e vogël kjo botë
sa nuk na nxe të dyve bashkë
normalisht
ndaj ngjishemi e shtypemi kaq shumë
me njëri tjetrin
sa shkrihemi e bëhemi një.

Thanë që edhe Marsi
ashtu si Hëna është ,
i shkretë , pa jetë.
Nuk të duket pak e frikshme
me kaq komshinj të vdekur
rreth e rreth
s"të duket e frikshme?

E në u ndafshim ndonjëherë
ç’do të bëhet me këtë botë
kur të marrim me vete
dy gjysëmbotëzat tona ?
O Zot në u ndafshim ndonjëherë !

Mjeku të tha :
"Kujdes të është zmadhuar zemra"
Me kaq shqetesime sa fute në të
si mos zmadhohet?

Qeni yt që ruante shtëpinë
ngordhi një mëngjes.
E morën në rrabën e plehrave .
Në këtë botë mbushur me hajdutë
a mund t’i besosh një kyçi ?

Kur të nisesh për kthim
mos i vish këpucët
se nuk do të shkelësh në tokë
do fluturosh!

E pe sa bukur perëndoi sot dielli ?
Si fanar i ndezur u var
aty midis malesh
si mbi derën e një bujtine të dhemshur
që pret me mall

Kur të kthehesh
në atë grykë të ngushtë
mos harro të hedhësh në lumë
thesin me shqetësime
Lumi do ta marrë
mespërmes atdheut
do ta çojë në det.


Deti gjërat e shtrenjta i mbledh
në bark të molusqeve
dhe ndoshta një ditë vala i nxjerr,
ndoshta i nxjerr…


Tërë këtë natë të gjatë të pagjumë
e mblodha shuk dhe e vura
në një guaskë arre me një velëz gjetheje
e nisa ku të mundë në det.


Po deti si e gjeti lumin e mëhallës sime?
Nga tërë këta lumenj të pafund
si e gjeti pikërisht atë ?
Tek rrjedh ndanë varreve të moçme
atë guaskë e ngjiti nëpër të !


Une tek kjo poezi do te vecoja kete varg qe do ta kishin zili edhe poetet me te mire.
Kishte kaq shumë vemje kopshti sivjet,
shume vemje dhe sa pak zogj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2013 20:04
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Kostaq Mizaku

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.