Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Basketboll. Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Basketboll.

Historia e Basketbollit Shqiptar pjesëmarrjet ndërkombëtare nga viti 1947 deri në 1993.


Suksesi i parë i Kombëtares së të Rriturve, ishte ai në maj të 1947 në Tiranë, në Kampionatin Ballkanik. Turneu ishte një ngjarje e veçantë sepse atje mori pjesë edhe një përfaqësuese e Tokës së Lirë të Triestes, shpallur pak muaj përpara (10 shkurt) dhe që vetëm më 26 tetor 1954 iu bashkua Italisë: mori pjesë edhe Hungaria. Shqipëria ishte e 6-ta dhe në të njëjtin vit mbërrin vendin e 14-të në Kampionatin e 5-të Europian të Pragës. Rezultate që e nderonin, duke parrë parasysh mungesën absolute të përvojës së shqiptarëve, te cilët se paku nuk druheshin të zbrisnin në fushë në manifestime me nivel të lartë teknik. Një vit më vone, ata arrijnë vendin e 4-t në Kainpionatin Ballkanik që zhvillohet në Sofje.
Nëntë vjet më pas, në 1957, Shqipëria kthehet në Kampionatin e 10-të Europian (zhvilluar në Sofje), duke u shquar në nje numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mes të cilave bien në sy ato kundër Skocisë dhe Austrisë, të humbura që të dyja në finale (56-69 dhe 45-58): mbërrin e 16-ta ne Kontinent, ku asokohe përfaqësoheshin 36 federata basketbolli. Deri në 1961 zhvillon disa ndeshje miqësore ndërkombëtare me Gjermaninë Demokratike dhe në Kampionatin e 5-te Ballkanik të Sofjes.
Ishte 1962 dhe 1963 kur Kombëtarja e meshkujve mbërrin dy pikësynime të rëndësishme ndërkontinentale: Medaljen e Artë në Helsinki dhe vendin e 5-të ne Xhakarta. Ne Finlandë, gjatë Turneut Botëror të të Rinjve Universitarë mund, gjatë eliminatoreve, Malin (75-60), Senegalin (66-47) dhe Libanin (87-58); në finale mund skuadrën e fuqishme të Kubës (50-48) dhe zë vendin e parë. Në 1963 organizohet takimi i parë i GANEFO-s (Games of the New Emerging Forces). Manifestimi ishte përgjigja që Indonezia u dha sanksioneve të vendosura nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, pas Lojërave Aziatike të 1962. U regjistruan 48 shtete dhe Shqipëria siguroi vendin e 5-të në turneun e basketbollit duke kaluar Guinenë (70-52), Filipinet (87-81), Kamboxhan ( 82-81) dhe Algjerine, dhe duke u renditur menjëherë pas Kampiones Botërore të Brazilit, në vendin e katërt.
Në 1965 Tirana mikpret për të dytën herë Kampionatin Ballkanik: si atë të të Rriturve, ashtu edhe atë të të Rinjve. Në të parin realizon një takim të suksesshëm me nënkampionët e botës dhe europianë të Jugosllavisë, duke humbur me vetëm 4 pike (60-64): në këtë turne Renato Radoja shpallet lojtari me i mirë në Ballkan dhe Vaso Shaka fiton në klasifikimin e shënuesve me 101 pikë. Kombëtarja e të Rriturve mbërriti e 5-ta dhe ajo e të Rinjve e 4-ta. Në 1969, Kombëtarja merr pjesë në eleminatoret e Bukureshtit per Kampionatin e 16-të të Europës, zhvilluar në Napoli, në një grup ku Polonia (Medalje e bronztë në ’67) dhe Turqia, humbasin thellë, ndërsa me diferencë normale pikesh Shqiperia humbet me Francën (59-71) dhe Hungarinë (54-61).
Një vit më vone, gjatë Universiadave Botërore të 17-ta të Torinos, një tjetër ndeshje me Jugosllavinë, Kampione e Botës, – skuadër e Jelovaçit, Knjezeviçit, Rukavinës, Çermakut dhe Kapiçiçit. Shqiptarët humbasin vetëm 72-74 (33-33) në sekondën e fundit: gjatë ndeshjes u vunë re mjaft gabime nga ana e arbitrave, gjithnjë kundër shqiptarëve. Një tërheqje politike me Izraelin, e rrëzon Shqipërinë brënda grupit nga vendi i 24-27-të, grup ku mbërrin rezultatet e mëposhtme: Shqipëri-Luksemburg 84-67 dhe 90-60, Shqipëri-Sudan 116-74, Shqipëri-Senegal 83-71 duke e vendosur përfundimisht në vendin e 24-tërt.
Në fillim të viteve shtatëdhjetë, ylli i Agim Fagut (te cilin do ta hasim më gjatë në pjesën kushtuar Klubeve) shprehet me të gjithë forcën e vet në turnetc zyrtare zhvilluar nga Kombëtarja. Në 1971 grupi i eliminatoreve në Kaljari, të vlefshme për Kampionatin Europian të Esenit, e sheh Fagun të fitojë në klasifikimin e shënuesve me 91 pikë, duke lënë pas shpine lojtarë italianë, anglezë, bullgarë e belgë: Shqiperia mund Anglinë për 92-63. Në Harlem në 1972 Kombëtarja gati prek kualifikimin në Olimpiadën e 20-të të Monakos duke humbur për qime me Belgjikën (82-83) dhe me vendasit në Hollande (81-84): Fagu rifiton në klasifikimin e shënuesve me 67 pikë, duke kaluar çekët, hollandezët dhe belgët. Në 1975, Shqipëria përballon turneun më të mire të eleminatoreve në historinë e vet në Volfenbytel (Gjermania Federale), të vlefshme për Kampionatin e 19- të Europian, zhvilluar në Beograd. Mbërrin e treta, duke humbur me Poloninë mundësinë për t’u kualifikuar. Ja rezultatet që e shpunë në vendin e tretë në grup: Greqi-Shqipëri 84-57, Poloni-Shqipëri 98- 88, Shqipëri-Luksemburg 95-71, Shqipëri-Islandë 112-77 dhe Shqipëri-Suedi 82-71. Edhe një herë Fagu mbërrin i pari mes të gjithëve me 146 pike: duhet kujtuar se aso kohe nuk ekzistonin koshat 3-pikësh.
Në vitet shtatëdhjetë dhe deri në fillim te viteve tetëdhjetë, për shkaqe politike që privilegjonin vetëm pjesëmarrjen shqiptare në kupat europiane për Klube, Kombëtarja e të Rriturve zhvillon vetëm ndeshje miqësore brenda territorit te vet me skuadra si ato kineze, algjeriane, të Korese së Veriut, greke dhe kosovare. Kujtojmë këtu rezultatet kundër skuadrës së fortë kombetare kineze: Kinë-Shqipëri 67-67 (1972), Shqipëri-Kinë 74-70 (1973), Shqipëri-Kinë 85-75 dhe 77-67 (1976), Kinë-Shqipëri 79-97 dhe 81-69 (1977).
Shqipëria rikthehet vetëm në 1984 me rastin e një turneu zyrtar, gjatë tureve paraeliminatore për Kampionatin e 10-të Botëror të 1986. Përveç fatit të keq që bie në të njëjtin grup me skuadra si Italia, Gjermania Federale dhe Turqia, skuadra shqiptare nuk luante prej vitesh jashtë vendit. Kësisoj në tre vjet ajo i humbet të gjashta ndeshjet: Gjermani F.-Shqipëri 89-80 (1984), Shqipëri-Itali 57-78 (1984), Turqi-Shqipëri 70-60 (1985), Shqipëri-Gjermani F. 64-74 (1985), Itali-Shqipëri 107-58 (1985) dhe Shqipëri-Turqi 98-99 (1986).
Më pas Kombetarja e të Rinjve mbërrin vendin e 4-rt në Kampionatin Ballkanik të Fokshanit (Rumani, 1988). Në ’89 Shqipëria regjistrohet në Kampionatin e 35-të Europian të Zagabrisë. Ndeshet në Oznabryk (Gjermani Federale) me Skocinë (Shqipëria fitoi 101-82), Poloninë, Gjermaninë F. dhe Turqinë. Mbërrin e 4-ta, por Gazmend Çaçi (ashtu si dhe paraardhësit Shaka dhe Fagu) fiton klasifikimin mes shënuesve me 91 pikë. Nje vit më pas Kombëtarja udhëton për në Shkup për Kampionatin e 30-të Ballkanik: mund Greqinë (91 - 85) dhe mbërrin e 6-ta, por Çaçi zë vendin e 3-të mes shënuesve ballkanas. Në Lojerat e 11-ta Mesdhetare të Athinës në 1991, Shqipëria zë vendin e 8-të. Në 1992 në turneun e eliminatoreve të Granadas (Spanjë) – me rastin e Olimpiades së 25-të të Barcelonës – Shqipëria mund Zvicrën 85-84, duke iu shmangur vendit të fundit dhe zhvillon një ndeshje shumë të bukur me Italine, pamvarësisht humbjes 73-87. Gjithnjë në të njëjtin vit, në Kampionatin e 29-të Ballkanik të të Rinjve në Bursa (Turqi) të rinjtë shqiptarë mbërrijnë të katërtit.



Kombëtarja e femrave

Tridhjetë e një vjet të shkuara, në Hale (Gjermania Demokratike) shenjohet suksesi i parë në nivel ndërkombëtar i basketbollistëve shqiptare: kualifikimi per Kampionatin e 13-të Europian të Varnës dhe Burgas së 1972. Kombëtarja shqiptare e femrave mund Zvicrën (64-48), pasi gati prek me dorë fitorën me Danimarkën (54-56). Mbërrin vendin e 4-rt për shkak të humbjes me vendasit, Hungarinë. Në vitet shtatëdhjetë, edhe femrat zhvillojnë turne në Kinë, ose luajnë në tokën e tyre me të njëjtët përfaqësues të vendeve të lindjes së largët: Shqipëri-Kinë 74-89 (1973), Kinë-Shqipëri 73-83 dhe 40-87 (1977).
Pas katërmbëdhjetë vjetësh vajzat iu rikthehen tumeve. Në 1986 mbahet në Fokshani Kampionati Ballkanik i të Rinjve: Shqipëria fiton vetëm ndaj Bullgarisë (68-61) dhe përfundon në vend të 4-rt. Një vit më pas, Kombëtarja e të Rriturave fiton Medaljen e artë në Lojërat e 10-ta Mesdhetare të Latakisë (Siri, 1987) duke lëne pas me radhë: Turqinë (88-52), Sirinë (90-46) dhe Libanin (119-70): kampionet mesdhetare, protagoniste të kësaj ndërmarrjeje të suksesshme, ishin: Xhiljola Avdullaj, Edra Alibegaj, Miranda Cuka, Klodeta Dibra, Nora Goxhi, Lumturi Hoxha, Dita Jaçj, Fiorentina Mitku, Pjereta Sadushi me trajnerë Bashkim Milon dhe Kujtim Kasmin.
Në 1988 e njejta Kombëtare merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Apatinit në Jugosllavi: mund Greqinë me 71-70 dhe mbërrin e 4-ta. Në Stejr (Austri), zhvillohen ndeshjet eliminatore për Kampionatin e 20-të Europian të Varnës: pas një fillimi të mirë – Shqipëri-Austri 85-84 dhe Shqipëri-Portugali 98-91 – ekipi shqiptar regjistron tre humbje të njëpasnjëshme me Poloninë, Greqine dhe Turqinë. Keshtu Kombëtarja zë vendin e 3-të (me pikë te barabarta me Turqinë) dhe vendin e dyte e fiton Edra Alibegaj mes shënueseve më të mira me 126 pikë të realizuara (vetëm një pikë më poshtë se vendi i parë). Në Kampionatin e 29-të Ballkanik të Dramës, Shqipëria zë vendin e 5-të (1990). Gjatë Lojerave të 11-ta Mesdhetare të Athinës (1991), Kombëtarja e të Rriturave sjell në shtepi një vend të 5-të zhgënjyes, por Lida Shehu me 100 pikë rezulton në krye të klasifikimit të shënueseve. Po atë vit të Rejat ia dalin për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar (femra dhe meshkuj) të fitojnë një medalje ballkanike, atë të bronzit, duke mundur Bullgarinë (93-84) dhe Greqinë (68-65) në Kampionatin e 26-të Ballkanik të të Rinjve në Tiranë. Protagonistet ishin: Gjini, Gjylkaj, Koka, Kote, Metuli, Pelinku, Semanjaku dhe Serani. Trajner, i mirënjohuri, Renato Radoja.

Klubet e meshkujve dhe të femrave

Historia e basketbollit shqiptar në kupa ka filluar në mbrëmjen e 18 dhjetorit 1968, kur Oransoda Cantł mendoi të bënte një shëtitje në Tiranë. Favorizuan idenë e një ndeshjeje të lehtë edhe autoritetet e rrepta enveriste që per këtë rast lejuan ardhjen në Shqipëri të dy amerikanëve: Burgess (2,02 m.) dhe Lynn (2,01 m.), te cilët së bashku me argjentinasin De Simone (2,00 m) ishin tre të huajt e skuadrës italiane, që do të ndeshej me Partizanin ne te tetat e finales së Kupës së Kampionëve 1968-69. Takimi u mbyll 73-73 (40-41). Gazetari italian Luigj Cecchini ditën e nesërme shkroi në “Corriere della Sera”: “Asnjë nuk njihte skuadrën shqiptare. Tani dimë që ka përmasat e një protagonisteje [...] Fagu nuk të falte dhe ishte i përpiktë me çdo top që merrte: por e gjithë skuadra shqiptare luajti mirë, një basketboll modern të mbajtur nga një përgatitje e përkryer atletike”. Agim Fagu (1,87 m.) realizoi plot 48 pikë, total që konsiderohet i shkëlqyeshëm edhe sot, megjithë koshin trepikësh. William Jons, president i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit Amator (Fédération Internationale de Basketball Amateur), pak minuta pas përfundimit të ndeshjes vlerësoi Fagun me flamurin e FIBA-s dhe distinktivin e nderit, duke thënë: “Këtë flamur metalik ua japim vetëm atyre qëdallohen. Për mua është nder dhe kënaqësi e madhe t’ju përshëndes për lojën tuaj të shkëlqyer gjatë gjithë takimit”. Një vit më pas Fagu u thirr nga FIBA per dy ndeshje përkujtimore: njëra për 50-vjetorin e FederBasket spanjoll, tjetra në kujtim të të madhit Radivoj Koraç, që humbi jetën në moshën 31-vjeçare në një aksident rrugor.
Më pas Partizani, me dhe pa ndihmën e kapitenit të tij legjendar, arriti rezultate të tjera të rëndësishme: më 1973-74 u kualifikua në të tetat e Kupes së Kampionëve duke kaluar hungarezët e Csepel Budapestit (më pas mundi në Tiranë UBSC Wienerberger 72-71). Akoma në të tetat edhe më 1974-75; më 1975-76 në Kupën e Kupave fitoi në Tiranë ndaj francezëve të ASPO Tours (83-80), të cilët në vazhdim arritën deri në finale. Më 1978-79 në Kupën e Kampionëve mundi ish nënkampionët e Evropës (1968-69), çekosllovakët e Zbrojovka Bmo, me rezultatin 100-79, duke u mundur vetëm për pikë (76-78) nga Bosna Sarajevo që atë vit fitoi Kupën e Kampionëve. Në sezonin 1979-80 u klasifikua i dyti në grupin e tij, duke lenë pas Hungarezët (Honvéd Budapest) dhe sirianët (Ittihad Aleppo) dhe duke humbur për një fije peri me Partizanin e Beogradit (98-101), gjë që klasifikoi Partizanin shqiptar mes 12 skuadrave më të mira të Evropës. Më 1980-81 mundi CSKA Sofie (89-83) dhe Eczacibasi Stamboll (85-81). Më 1981-82 Squibb Cantł u rikthye në Shqipëri pas 13 vitesh dhe ia doli të fitonte me rezultat të ngushtë (102-96); me 1982-83 Honvéd Budapesti u mund në Shqipëri (90-81). Më 1983-84 yjekuqtë mundën kampionët e Çekosllovakisë të Inter Bratislavës si në Shqiperi (89-80), ashtu edhe në transfertë (91-83); kështu Partizani u klasifikua sërish mes 12 më të mirëve të Evropës. Në turnin e dytë të po atij viti skuadra italiane Bancoroma arriti të fitonte në Tiranë (78-69), por trajneri italian deklaroi më pas: “Jam i bindur që nëse Partizani do të kishte nja dy amerikanë, do të mund të luante e me sukses në kampionatin tonë të kategorisë A” (“Paese Sera”, 3 nëntor 1983). Më 1985-86 fitoi transfertën në Selanik kundër Aris-it (81-80), që një vit më parë kishte qenë finalist i Kupës Koraç. Më 1988-89 një tjetër fitore ndaj një skuadre hungareze Partizani-ZTE Zalaegerszeg 101-90 e 79-86, dhe si rrjedhojë një turn i dytë kundër një tjetre skuadre italiane, Scavolini Victoria Libertas Pesaro (72-84 dhe 84-108).
Por Shqipëria nuk është përfaqësuar vetëm me Partizanin nëpër Kupa. Nga sezoni 1968-69 deri më 1992-93, kanë marrë pjesë edhe 17 Nëntori (Kupa e Kupave 1970-71 dhe 1973-74, Kupa e Kampionëve 1971-72), Vllaznia (Kupa e Kupave 1972-73, Kupa e Kampionëve 1990-91), Dinamo (Kupa e Kupave 1992-93). Ka qenë pikërisht Vllaznia, skuadra që i ka dhëne Shqipërisë fitoren e parë në transfertë: në Stamboll në vitin 1972 kundër Galatasaray-it (64-60).
Në të kaluarën, më 1957 në Moskë, një klub shqiptar, Spartaku Tiranë fitoi medaljen e argjendtënë Festivalin VII Botëror të të Rinjve me rezultatet e mëposhtme, grupi A: Spartaku Tiranë-Willburg Borunt (Belgjikë) 66-59, Spartaku Tiranë-Friendship Sydney (Australi) 129-15, Spartaku Tiranë-En ZEP Paris (Francë) 90-37; grupi i gjysmëfmaleve: Spartaku Tiranë-Willburg Borunt 91-50, Spartaku Tiranë-Estudiantes de la Plata (Argjentinë) 94-55, Spartaku Tiranë-Progrčs Bruxelles (Belgjikë) 71-56; finale Audimai Kaunas (BRSS)-Spartaku Tiranë 94-67.
Skuadrat shqiptare të femrave kanë marrë pjesë vetëm në Kupën e Kampioneve: Flamurtari (1980-81 dhe 1990-91), Sportklub Tirana (ish 17 Nëntori, 1988-89, 1991-92, 1992-93), Partizani (1989-90). E vetmja fitore ka qenë Sportklub Tirana-MTK Budapest 70-69 në Kupën e Kampioneve 1991-92.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 02:03
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Luftetari

Basketbolli gjirokastrit i femrave tashmë e ka modelin e tij. Vetë kapitenia e ekipit të Luftëtarit A. Çekiçi (blerja më e fundit e këtij ekipi) shprehet për sportin shqiptar për lojtaret e huaja bullgare, që sivjet janë shtuar shumë në radhët e këtij ekipi.
Vetë Çekiçi do të shprehej për koleget e huaja, me të cilat do të luajë gjatë gjithë këtij sezoni: "Bullgaret janë lojtare me përvojë të gjatë në basketboll dhe me tituj, kështu që për mua dhe vajzat e tjera gjirokastrite është një fat i madh të luajmë përkrah tyre, pasi kështu do të përfitojmë nga ato për të rritur nivelin tonë, ndërkohë që jemi të ndërgjegjshme se duhet të punojmë sa më shumë, që t'i përgjigjemi nivelit të tyre. Pra, kemi përgjegjësi të madhe, se duhet të ingranohemi në lojën e tyre, për ta çuar edhe më lart Luftëtarin," - ka përfunduar basketbollistja gjirokastrite E. Çekiçi.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 02:18
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Në Lutrakis të Greqisë po zhvillohet turneu ballkanik midis ekipeve përfaqësuese të vendeve të rajonit për të rinj e të reja. Ekipet shqiptare, të drejtuara nga dyshja elbasanase Elvira Xhyra dhe Alqi Çabiri, po bëjnë një prezantim dinjitoz në ditët e para të këtij turneu, i cili mbyllet javën që vjen.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 02:20
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

FSHB

Afati zyrtar i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit për shitblerjet e lojtarëve që synojnë të ndërrojnë skuadër, ka përfunduar dje. Një datë e tillë është miratuar edhe nga kryesia e FSHB-së në mbledhjen e saj, duke caktuar periudhën 1-31 gusht si afat për kalimin e lojtarëve nga një ekip në tjetrin. Trajnerët e disa ekipeve, si Luftëtari për femra, Skënderbeu, Tirana etj., sipas deklaratave të tyre, i kanë mbyllur bisedimet me lojtarët e tyre dhe tashmë pritet vetëm nënshkrimi i kontratave.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2003 02:22
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Basketboll!

Basketbolli ngre sot siparin e javës së nëntë të tij me takimet Studenti – Flamurtari për femra dhe Tirana – Valbona për meshkuj. Flamurtari vjen në takimin e kësaj jave me autoritetin e kryesueses së kampionatit ku në tetë javë ka arritur tetë fitore duke triumfuar ndaj skuadarave më të mira të vëndit siç janë Luftëtari kampione në fuqi e vëndit e përforcuar këtë sezon me katër basketbolliste bullgare, Skënderbeut dhe Tiranës. Ndërkohë skuadra modeste e Studentit që drejtohet për herë të parë këtë sezon nga një emër i ri Arjan Konomi do të kërkojë të bëjë të atë që nuk e kanë bërë simotrat e saj, domethënë të thyejë për herë të parë në këtë sezon skuadrën e Flamurtarit.
Një atmosferë tjetër inkandeshte do të krijojë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" takimi i meshkujve midis skuadrave të Tiranës dhe Valbonës. Një ndeshje kjo që vë përballë kampionët në fuqi të vëndit basketbollistët e Valbonës që nuk kanë provuar ende shijen e humbjes në tetë javë me ekipin e Tiranës që ka pësuar një humbje me Dinamon. Këto janë dy takimet e para të javës së nëntë që do të pasohen nesër me takimet e tjera ku në Tiranë për meshkuj do të vihen përballë Dinamo- Partizani dhe Studenti me ekipin privat EDS. Çiftet e tjerë të kësaj jave janë:
Skëndërbeu- Elbasani
Apollonia – Vllaznia
Flamurtari Pogradeci.


Ndërsa për femra java plotesohet me duelet:

Partizani- Tirana
Skëndërbeu Apolonia
Përmeti – Luftëtari
Skëndërbeu – Apolonia

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2003 02:41
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ermal Kuqo, nuk shkelqen ndaj PAMESAS

Basketbollisti shqiptar Ermal Kuqo ka shenuar vetem 2 pike ne ndeshjen qe skuadra e tij Efes Pilsen e ka fituar me rezultat 69:59 ndaj ekipit spanjoll Pamesa nga Valencia, ne kuader te kpmpeticionit me prestigjioz ne Evrope, Euroleague. Si duket shqiptari shtatlarte nuk ka qene ne formen e tij me te mire pasi kjo eshte ndeshja e tij me e dobet ne kete edicion te Euroleague.Skuadra e Efes Pilsenit trajner i se ciles eshte tekniku shqiptar nga Shkupi i Maqedonise, Oktay Mahmudi, deri tani ne kuader te Euroleague ka shenuar 5 fitore dhe 2 humbje.Qendra shqiptare Ermal Kuqo (207 cm) ne kuader te Euroleague ka nje mesatare prej 6,7 pikesh per ndeshje, dhe 3,6 kercime gjate 17 minutave loje, sa luan mesatarisht edhe na kampionatin turk.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2004 13:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kalendari i ndeshjeve te kombetares Shqiptare.

Sipas faqes zyrtare te FIBA-se ne internet eshte publikuar edhe kalendari i ndeshjeve per kualifikimet per kampionatin evropian te basketbollit. Sipas ketij kalendari Shqiperia ne ndeshjen e pare do te prese skuadren e Bjellorusise me 11 shtator te ketij viti. Ndersa vetem kater dite me vone me 15 shtator do te luaje si mysafir kunder Austrise. Ndeshjen e trete Shqiperia e zhvillon si vendas me Qipron me 18 shtator. Nderkaq me vone do te zhvillohen ndeshjet e kthimit, ku Shqiperia do te jete mysafire e Bjellorusise, pastaj do te prese Austrine, dhe ndeshjen e fundit do ta kombetarja jone do ta zhvilloje me Qipron ne fushen e kesaj te fundit.

11.09.2004 Albania - Belarus

15.09.2004 Austria - Albania

18.09.2004 Albania - Cyprus

03.09.2005 Belarus - Albania

07.09.2005 Albania - Austria

10.09.2005 Cyprus - Albania

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2004 13:09
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arben Fagu do te jete tranjeri i ri i ekipit te Studentit.

Arben Fagu tashme do te jete trajneri i ekipit te Studentit per meshkuj qe do ta drejtoje skuadren ne fazen e dyte te kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj. Nje faze e pare per ekipin e Studentit qe duhet konsideruar e pasukseshme ka bere qe drejtuesit e ketij klubi te vendosin afrimin e teknikut te njohur Arben Fagu duke larguar nga ky post ish basketbiollistin Spartak Boshnjaku. Nje levizje kjo e studiuar nga drejtuesit e ketij klubi qe kane afruar nje nga trajneret me te . Studenti ne basketboll per meshkuj ne fazen e dyte te kampionatit kombetar do te drejtohet nga tekniku Arben Fagu . Nje emer ky jo i ri por i njohur ne pankinat e basketbollit qe pas nje nderprerje prej dy vjetesh rikthehet perseri. Sipas Fagut, Studenti i vitit 2004 do te jete me kompetitiv dhe i gatshem per te perballuar sfida te reja njohur ne vend jo vetem per ekipin dinamovit por edhe te ekipit perfaqesues. Arben Fagu tashme nje personalitet i basketbollit ne vend ka marre persiper drejtimin e nje skuadre te re e me perspektive.
Nderkohe nje detyre e veshtire per trajnerin Arben Fagu mbetet konsolidimi i kesaj skuadre e cila ka ne perberje te saj vetem emra te rinj gje qe pa dyshim eshte nje minus por qe per vete tekmnikun Fagu perben nje element me shume ne punen e tij ne drejtim te rritjes se niveliut dhe njekohesisht te cilesise sportive.
Keshtu Studenti ne basketboll per meskuj eshte skuadfra e pare qe ka berae nje merkato ne fuqishme ne pankine por qe pritet te pasohet edhe ne perberje.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2004 13:12
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Gjyqtari i kategorisë ndërkombëtare në basketboll Ervin Koçi është i preferuari i organit më të lartë të basketbollit në europë.Fiba i ka besuar atij të gjykojë në Maqedoni takimin midis Rabotniçkit vëndas dhe Apoel Nikosia te Qipros.Ky takim është i vlefshëm për kompeticionin “Champions Cup Men“.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2004 08:40
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Partizani humbet miqesoren me Ulqinin

Skuadra e Partizanit ne basketboll per meshkuj ka zhvilluar dje pasdite nje ndeshje miqesore me skuadren malazaze te Riviera Ulqin. Kjo sfide eshte zhvilluar ne mjediset e pallatit te sportit "Asllan Rusi" ne kryeqytet, ne oren 13.30 dhe eshte drejtuar nga gjyqtaret Ervin Koci e Gentian Dumba. Ndeshja u fitua nga miqte malazeze me shifrat 89-53, nderkohe qe ajo u zhvillua ne pranine e pak spektatoreve. Per sa i perket nivelit te ndeshjes, ai ishte mesatar dhe te dy trajneret pane nga afer gjendjen e skuadrave te tyre. Skuadra e Partizanit nuk luajti ashtu sic pritej, sidomos ne pjesen e dyte, duke u lene shume hapesira ne mbrojtje kundershtareve. Skuadra e Riviera Ulqin kishte lojtare me shtatlarte e me me pervoje, qe bene diferencen ne fushe. Trajneri i Partizanit, Artan Kuqo, vleresoi punen e kryer nga skuadra gjate kesaj periudhe, duke u shprehur optimist. Per te kuqte u dallua i zakonshmi Lundra, nderkohe qe ndeshja u zhvillua ne nje atmosfere mjaft miqesore.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 17:01
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > Basketboll.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.