Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Ē’tha Klintoni e ē’bėjmė ne
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ē’tha Klintoni e ē’bėjmė ne

Nga ADRIATIK KELMENDI

Për një moment ai mund të jetë dukur si një personalitet fare i zakonshëm që gëzon famë, si një yll rocku ose filmi. Bill Klinton, teksa ishte futur pa hezitim në mesin e njerëzve që e thërrisnin me admirim emrin e tij të premten e kaluar, dukej aq i thjeshtë. Por realiteti vërteton se, në ato çaste, mijëra njerëzit e mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës, po e shihnin për së gjalli njeriun më të rëndësishëm të gjallë sot në botë për ta. Është vështirë të paramendohet se çfarë do të ishte fati i tyre sikur personi që po përshëndetej me ta të mos kishte qenë kryetar i superfuqisë më të madhe botërore, SHBA-së, në kohën kur këta njerëz po trajtoheshin në mënyrën më çnjerëzore nga një regjim kriminal në Evropë! Ose sikur ai të mos kishte vepruar ashtu siç ka vepruar, duke mobilizuar shtetet ushtarakisht më të forta të botës të nisin luftën e përbashkët për shpëtimin e dy milionë njerëzve! Gjëja më e thjeshtë që do të mund të ndodhte në këso rrjedhe të ngjarjeve është se shumica prej këtyre njerëzve nuk do të kishin mundësinë që ta përjetonin një ditë si kjo e premte, duke qenë o të vrarë, o të deportuar në ndonjë vend të huaj. Bill Klinton, pra, është më meritori për shkruarjen e versionit më pak të dhimbshëm të historisë së rishtme të këtij vendi.
Por përveç se ta përshëndesin e t’ia shtrëngojnë dorën këtij burri, nuk mund ta di se sa prej atyre njerëzve të gëzuar do t’ia kenë vënë veshin sa duhet fjalëve që kanë dalë nga goja e tij. Bill Klinton ishte fare i qartë. “Ju duhet të vendosni se çfarë do të bëni tash kur ai (Milosheviçi) ka shkuar. A do t’i përgjigjeni dramës së vjetër në mënyrë më të qytetëruar, ose nuk do të bëni kurrë ato që ai i ka bërë?”, ka grishur Klinton ndërgjegjen e qytetarëve të Kosovës. Ai e ka pasur këtë me një porosi shumë të sinqertë: “Askush nga jashtë, e as unë, nuk mund t’u detyrojmë ta falni dikë. Por, ju duhet të provoni. Jo për ata ,por për veten. Unë dua të ju shoh të lirë”. Në qoftë se dikush deri më sot ka dyshuar se janë kortezi porositë e ndryshme që kanë dëgjuar, se nuk ka nevojë të hakmerren ndaj serbëve e të tjerëve për ato që kanë ndodhur gjatë luftës, ky është momenti kur do të duhej hequr kokës çdo dyshim. Dhe se nëse dëshirojmë ta shohim veten të lirë dhe Kosovën të pavarur, do të duhet bërë përpjekje që t’ia lejojmë edhe komuniteteve të tjera që jetojnë në vend ta ndiejnë veten të lirë e të sigurtë. Mbi të gjitha, nuk është e thënë të dëgjohen këshillat e Klintonit vetëm duke u nisur nga dëshira për t’ia kthyer symbyllazi të mirën që ai ka bërë për popullin e këtij vendi. Më tepër do të duhej tentuar që ato të bëhen realitet, duke e ditur se veprimet e tij gjatë qëndrimit tetëvjeçar në Shtëpinë e Bardhë kanë rezultuar në bërjen e botës një vend më të mirë. S’mund të ketë porosi më bardh e zi: mos e imitoni armikun, nëse ia doni të mirën vetes.
Këto porosi do të duhej të shërbenin edhe si Kuran e Bibël për politikanët e Kosovës. Në vend se ata të vrapojnë se cili i pari do të dalë në fotografi me kredibilitet-rritësin Klinton, do të duhej të mendonin për pozën e tyre në një fotografi tjetër. Atë të përgjithshmen. Ku do ta kenë vendin ata në fotografinë e Kosovës, pas pesë vjetësh, bazuar në angazhimin e bërë? Ose a do ta meritojnë të duken fare në të? Në çfarëdo drite që do ta tregojë Kosovën një fotografi e tillë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2003 17:28
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Ē’tha Klintoni e ē’bėjmė ne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.