Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Nėnės Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Nėnės

Në kujtim të Nënës time

“ Nënë, moj Nënë, o Nëna ime”
Gjithmon Ty unë të kujtojë
Na ke rritur me mundime
Këtë unë s’mundem ta haroj

Shpesh kam thirrur “Oh moj Nënë”
Sa herë ndihesha në vështirësi
“Nënë, të dua” të kam thënë
“Nënë, të dua” them dhe tani

“Nënë, oNënë, moj Nëna ime”
Të kam thirrur unë gjithnji
“Nënë” thërras, pa dashjen time
Edhe sot që s’jam fëmi

“Nënë”, thosha kur i vogël jesh
Sepse Ty të kisha pranë
“Nënë” thëras dhe tani shpesh
Megjithëse Ty më s’të kam

S’rinin kurrë duart e tua
Sa puntore ke qënë Ti
Më ke dashur gjithmon mua
Unë të kam si perëndi

Sa herë Nënën unë kujtoj
Më vjen ndërmënd një histori
Që ka shkuar gojë më gojë
Thonë “E vërtetë kjo ndodhi”

Ishte shkrepur një herë një djali
Lart në mal kaçak të shkoi
Veçse në çetë kryetari
Zëmrën e Nënës së tij kërkoi

Kthehet djali në shtëpi
Nënën vret e gjoksin i hap
E me zëmrën në duart e tij
Niset për në mal me vrap
Në derë doli me nxitim
Pragun e shtëpisë s’e pa
Në tokë ra fluturim
Në fytyrë me gjak u la

Krejt pa pritur dëgjoi një zë
Dikush i foli me të butë
Si zëri i Nënës ju bë
“U vrave bir, mos u ngut”

Shihte rrotull i habitur
ǒ ishte kjo mrekulli
Nënën në tokë pa shtritur
Gjak mbytur nga thika e tij

Zëmra e Nënës është e madhe
Për fëmijën nuk vdes kurrë
Qysh kur fëmija është i vogël
Edhe më vonë kur bëhet burrë

Ajo menjëherë pranë të vjen
Sapo emrin e Saj thëret
S’e mer vesh, veç kur e ndjen
Dhe me dorë të prek lehtë

Kur qesh i vogël luaja një ditë
Nuk e pashë e një gur godita
Shkëndija më çuan sytë
Menjëherë “o Nënë”, thërita

Si pa pritur as vet s’e di
Nënën pashë që më ledhatonte
Me pambuk e me raki
Bëri që dhimbja të më shkonte

Një herë tjetër bashkë me shokë
Në përruan pranë qytetit
Binim në ujë me këmbë e kokë
Dhe freskoheshim prej të nxehtit

Në një rast kur në ujë u hodha
Tek një tullë gjurin e çava
U përpëlita e u përdrodha
Dhe nga dhimbja nisa e qava

U habita kur mbas pak
Nëna erdhi e nuk vonoi
Harova që më rridhte gjak
Dhimbja, mu duk se më shkoi

Nga e mori vesh s’e di
Dhe aty pranë u gjënd
Ajo ishte në shtëpi
Sa shpejt erdhi në atë vënd

Dalëngadalë unë po ritesha
Vitet iknin nji nga nji
Por “o Nënë”, gjithmon thërisja
Sa herë ndihesha në vështirësi

Unë u rita, u martova
Dhe nuk isha më i ri
Megjithëse rininë kalova
Për Ty isha veç fëmi

Rrodhi jeta dalëngadalë
Rrudhat në fytyrë Tu shtuan
Por për mua më e bukur fjalë
“Nënë” dhe kur vitet shkuan

Por ja erdhi një ditë e zezë
Dhe Ti mbylle sytë e bukur
Unë të shihja me kujdes
Si një ëngjëll më je dukur

Nga ajo ditë kaloi shumë kohë
Malli për Ty shumë më mer
Dua që në ëndër të shoh
Por Ti s’më del asnjëher

Thonë se flutura është shpirti
I dikujt që më nuk ron
Veç mua më habiti
Ajo, që me këtë përkon

Një ditë fytyrën tek po laja
Mu kujtua ime Më
Isha gati sa të qaja
Veçse nuk po nxirja zë

Ashtu krejt si pa pritur
Pashë një të bukur flutur
Ngela pak si i habitur
Nuk e di nga ishte futur

Erdhi rrotull dy - tri herë
Pastaj ndali në pasqyrë
M’u duk si flladi në pranverë
Që më prekte në fytyrë

Drejt saj shtriva pëllëmbën
Mu kujtua shpirti i Nënës
Dhe i fola me zë të ëmbël
Më dolën fjalët prej zëmrës

“Sikur ti me të vërtetë
Të jesh shpirti i Nënës time
Mos nguro, por eja lehtë
Sipër tek pëllëmba ime”

Ajo m’u duk se këtë priste
U shkëput e fluturoi
Me mua sikur desh të fliste
Mbi pëllëmbën time qëndroi

“Nënë, malli më ka marë
U bë shumë që ti je zhdukur
Se ka kohë që s’të kam parë
Që kur mbylle sytë e bukur”

Krahët tundi me ngadalë
Pastaj u ngrit fluturim
Erdhi dhe një herë vërdallë
E u largua si vegim

S’jam shkrimtar e as poet
Nuk kam thurur kurrë vargje
Por këto vargje rrodhën vet
Si brumi kur vjen në magje

Ato rrodhën si ditët e javës
Nga e hëna në të hënë
Erdhën si zjarri i lavës
Nga malli për ty Nënë

“Nënë, moj Nënë, o Nëna ime
Oh sa shpesh unë të kultoj
Je fiksuar në mëndjen time
Asnjë çast s’do të harroj
Nënë,
Moj Nënë,
Oh Nëna ime.


VLASHI FILI
Philadelphia
Gusht 2003

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 20:11
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 06/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Keni

me pelqeu shume kjo poezia per Nenen vertet jam mallengjyer shume me kete poezine. Nice one.

Have a good day Keni.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 20:52
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hirushja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hirushja Shto hirushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hirushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

keni me mbushe syte me lot me kete poezi. fjalet qe nuk di ti them me vargje....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 20:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Keni, respektet e mia atij qe e ka shkruar, si edhe te them t'i thuash qe eshte nje MREKULLI... Te faleminderit qe e solle, edhe e di sa e shtrenjte eshte per ate qe e ka shkruar. Me ka prekur aq thelle, sa nga mallengjimi jam bere memec.

Pershendetje!

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 23:05
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

E mbrekullueshme, keni......................

(per nenen ,kur u largova)
Dhe oqeanet do shperthejme

Te lutem mos qaj
nuk dua te marr
nga ty si kujtim nje shami te lagur
Dua buzeqeshjen tende
qe shperthen lumenj
qe kur oqeanet ti kaloj
ajo te me shoqeroje
dhe oqeanet per mua ti shperthej
Se buzeqeshjet tona mund te lidhin litare
mund te mposhtin kohen vete
mund te mbysin perbindeshat qe na ndajne
ajrin,ujin ,token ,rete
E di qe s'thith dot ajrin qe thith ti
a di qe dora jote e rrudhur,e dridhur
do zgjatet ne dritare
do prek qelqet ne mungesen time
por do te te mbajketu
gjithmone ne mendje,ne shpirt,ne zemer
me gaz
qe sa hare te te kujtoj
te buzeqesh me ty
dhe oqeanet ti shperthejme bashke.....

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 23:22
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
taika
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/09/2003
Vendbanimi: belgjik
Mesazhe: 81

Keni

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 8430-003-04-1062.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 215 herė.

Te pershendes dhe te falenderoj per keto vargje.Jane teper te cmueshme dhe plot ngrohtesi.Ky trendafil esht per te gjith nenat tona

__________________
If i could have my wishes
If wishes did come troe;
I would wish for happiness;
And a long full life for you

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 00:26
taika nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė taika Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me taika (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: taika Shto taika nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto taika nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dolce
**e embel**

Regjistruar: 02/10/2003
Vendbanimi: belgjik
Mesazhe: 43

Edhe mua me pelqeu shum shum, urime.
Ne kete rast ja kushtoj kete vjershe mamit te (Taikes) , edhe pse ajo nuk jeton me eshte dhe do te mbetet ne kujtesat tona.
Ishte nje nene e mrekullueshme
Love you 4 ever

__________________
Mos ke frike nga une. Te ndjeke , sepse dua te te fale dashurine time.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 00:43
Dolce nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dolce Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dolce Shto Dolce nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dolce nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Me behet shume qefi qe kjo vjersh ju ka ngjallur emocjone. Autori i kesaj vjershe eshte njeriu im me i afert dhe me i dashur.
Edhe mua me ka pelqyer shume dhe e kam lexuar me lot ne sy. Kjo ishte dhe arsyeja qe une e postova ketu dhe e ndava me ju kete poezi.
Ju falenderoj te gjith ju qe e lexuat kete poezi.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 02:55
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Hena akoma leshon driten e saj
Midis ngjyrave te zeza te nates
Ylli i mengjesit vazhdon shendrin
Para perendimit

Dielli akoma shkelqen si me pare
Trendafilat akoma celin prane portes sime
Por ti ke ikur.

Qielli eshte blu dhe zogjte kendojne
Fluturat kercejne ne rrathet e ylberit
Por une dhemb.

Ne gjithe token s’ka me gezim
Lumturia s’vjen me tek une
Sepse ti ke vdekur

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 21:51
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

pse na beni te qajme?????????? lorie e di sa do doja t'i thurrja mamit ca vargje........ por se di fjalet me duken sh te zbehta sh te vakta per te shprehur ate qe vertet kam ne zemer.......... ma fal talentin tend per 10 min......... te gjej fjalet qe do i pershtateshin kujtimit te saj........

ah sa dhimbje ndiej tani.......

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Tetor 2003 22:01
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Nėnės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.